Përvoja jashtë-trupore
Faqja 1 e 1
Përvoja jashtë-trupore
Përvoja jashtë-trupore
Gjatë historisë ekzistojnë personalitete që thonë se kanë përjetuar përvojë jashtë-trupore. E kanë lëshuar trupin dhe kanë pasur mundësi ta shohin vetveten.
Sipas raporteve, kjo më së shpeshti ndodh kur personat kanë qenë para vdekjes apo në operacion. Raportet e grumbulluara janë aq përshkrues dhe të detajuar, sa që shumë shpesh përdoren si dëshmi për ekzistimin e shpirtit dhe parajsës.
Megjithatë, këtë herë shkencëtarët thonë se kanë arritur të shpjegojnë këtë mit në atë mënyrë që artificialisht kanë krijuar përvojë jashtë-trupore me ndihmën e kamerave dhe kompjuterëve.
Ata besojnë se ndjenja e veçimit nga trupi krijohet kur truri është në gjendje të konfuzionit të plotë për shkak të informatave të përziera që i dërgojnë shqisat – dhe kjo assesi nuk mund të jetë dëshmi për ekzistimin e “dimensioneve shpirtërore” të caktuara.
Profesori Olaf Blanke dhe djali i tij nga Universiteti i Gjenevës kanë arritur të gjejnë vullnetarë që i kanë vendosur në trup të një avatari – vizione të krijuara në mënyrë kompjuterike nga vetë ata. Nga vullnetarët kanë kërkuar të mbajnë syze që kanë qenë të lidhura me fotografi të avatarit para kamerave.
Fotografia që kanë marrë përmes syzeve ka qenë e tyrja, vetëm se të xhiruara nga mbrapa. Kur do t’ia preknin shpinën, ajo tregohej edhe në avatarin që ata shikonin, që ka bërë të besojnë se trupi virtual është i tyre. Kjo ka sjellë në konfuzion të madh vullnetarët. Në të vërtetë, ata nuk dinin se cili trup është i tyre, edhe pse ishin të larguar dy metra nga modeli virtual.
“Vizioni dhe prekja ka krijuar humbje të plotë te vullnetarët. Filluan të mendojnë se avatari është trupi i tyre. Arritëm në mënyrë artificiale të krijojmë përvojë jashtë-trupore. Gjithashtu, arritëm t’i veçojmë prekjen dhe shikimin, kështu që personat me të vërtetë kanë menduar se trupi i tyre është dy metra më tutje”, deklaroi profesor Blanke dhe shtoi se përvoja jashtë-trupore është rezultat i zhvendosjes së vogël në tru që është përgjegjëse për dallimin mes shikimit dhe prekjes.
Duke gjykuar sipas hulumtuesve, ky zbulim do të mund të marrë vlerë komerciale përmes video-lojërave të shumta, që do të ngrinte nivelin e adrenalinës së lojtarëve në një nivel krejtësisht të ri.

Zattoo- 600
Similar topics
» Eksperienca jashte trupit- Gerry Brown
» Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca
» Përvoja Njerëzore e Paravdekjes
» Përvoja Prag-Vdekjeje të Pabesueshme
» Teknika relaksimi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi