EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet

Shko poshtë

Hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet Empty Hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet

Mesazh  Odin 22.10.12 11:11

Vajza që nuk donte të vdiste, hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet

Një 19-vjeçare daneze, e cila kishte pësuar një aksident të rëndë automobilistik dhe gjendej në koma, është zgjuar pikërisht në momentin kur do i merrnin organet për dhurim.

Hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet Vajza%20ne%20komaHap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet Vajza%20ne%20kome

Hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet Vajza%20me%20koma%201Hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet Vajza%20me%20koma%205

Hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet Vajza%20me%20koma%204Hap sytë kur mjekët do t’ia merrnin organet Vajza%20me%20koma%203


Bëhet fjalë për Carina Melchior, e cila pas aksidentit ra në gjendje kome dhe u shtrua në spitalin Aarhus në Danimarkë. Mjekët bënë një gabimi të pabesueshëm mjekësor, duke e konsideruar “klinikisht të vdekur” dhe bindën familjen e vajzës se nuk mund të bëjnë asgjë për ta kthyer në jetë.

Njëkohësisht ata u sugjeruan atyre të dhuronin organet e saj për të shpëtuar jetë të tjera. Prindërit e vajzës nisur nga humanizmi pranuan, por kur mjekët ishin duke u përgatitur për të hequr organet, 19-vjeçarja ia hapi sytë dhe tundi këmbët. Prindërit e vajzës edhe pse u lumturuan i tmerroi fakti se ajo mund të kishte vdekur me miratimin e tyre.

Kështu ata paditën mjekët të cilët vetëm, pas tre ditësh qëndrimi në spital nxituan t’i bindin ata se ajo nuk do mund të jetonte. “Plaçkitësit me bluza të bardha e braktisën shumë shpejt pacientin e tyre, sepse donin një donator të organeve”, është shprehur babai i 19-vjeçares për mediat.

Ky rast ka shkaktuar shumë polemika në Danimarkë, ku Ministria e Shëndetësisë lëshoi udhëzime të reja për dhurimin e organeve. Gjithashtu për Melchior u bë një dokumentar që u titullua “Vajza që nuk donte të vdiste”.

/Daily Mail /
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi