EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm

2 posters

Shko poshtë

Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm Empty Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm

Mesazh  Zattoo 16.10.12 11:25

Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm F1_16njeriu-futurizmi-jpg1350375073

Vizioni i evolucionit njerëzor sipas mendimit të shkencëtarëve gjithnjë e më shumë na çon te pamja e jashtëtokësorëve nga filmat.

Futuristët na parashikojnë çudira të ndryshme që do të na sjellë e ardhmja, ndërsa tani edhe antropologët janë në dilema se si do të duket njeriu pas një mijë vjetësh. Pas konkludimit që relativisht shpejt të gjithë do të dukemi si brazilianët, sepse racat do të përzihen krejtësisht, spekulimet kanë vazhduar për pamjen e trupit.

Mjekësia dhe ushqimi i përmirësuar do të shkaktojnë rritjen e gjatësisë mesatare, ashtu që njerëzit mesatarisht do të jenë më të gjatë se dy metra, ndërsa stomaku do të na zvogëlohet për të zvogëluar konsumin e sheqernave dhe yndyrave, që do të jetë përgjigjja e evolucionit ndaj trashjes vazhdimisht në rritje.

Duart dhe gishtat duhet të zgjaten, me numrin e rritur të mbaresave nervore në gishta për shkak të përdorimit të shtuar të gadgetëve të ndryshëm, të cilët kërkojnë koordinim preciz, derisa ruajtja e numrit gjithnjë e më të madh të informatave në to mund të shkaktojë zvogëlimin e trurit.

Me ndryshimin e ushqimit, do të ndryshojë edhe numri i dhëmbëve, i cili duhet të jetë më i vogël, sepse nuk do të ketë nevojë më për dhëmballët e skajshme dhe prerësit për shkak të ushqimit të butë, i cili do të jetë në tableta ose i lëngshëm, siç parashikojnë shkencëtarët.

Do të reduktohet edhe numri i qimeve si pasojë e kushteve më të mira të jetesës, ndërsa hundët do të duken njëjtë, sepse të gjitha hapësirat e jetesës do të klimatizohen në mënyrë ideale, dhe kjo eliminon nevojën për hundë më të madhe.

Në fund, kur e vizatojmë të gjithë këtë, ngjan shumë në versionin e sotëm të jashtëtokësorëve në filma... kush i ka përngjarë kujt, pra?
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm Empty Si do te duken njerezit ne mijevjecarin e ardhshem

Mesazh  elektronika 18.10.12 17:11

Do te duken ashtu si kunder jemi sot por me te persosur ne pamjen fizike (ashtu si jane sot modelet do te jete e gjithe popullsia). Ato mendime "shkencetaresh apo mjekesh" per duar te gjata, hunde te vogel e turli budalliqesh nuk do te mund te ndodhin. Raca shkon ne perfeksion.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm Empty Re: Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm

Mesazh  Zattoo 18.08.14 21:17

Njerëzit e së ardhmes çfarë do të ndryshojë në fizik dhe në mendje

Do të jemi më të gjatë, me një tru shumë herë më të fuqishëm, por me dhëmbë tepër të dobët, për shkak se do të ushqehemi vetëm me kimikate? Apo të shëndoshë, me muskuj të atrofizuar dhe me një tru më të vogël?

Do të jemi më të gjatë, me një tru shumë herë më të fuqishëm, por me dhëmbë tepër të dobët, për shkak se do të ushqehemi vetëm me kimikate? Apo do të jemi të shëndoshë, me muskuj të atrofizuar dhe me një tru më të vogël? Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë pamje do të ketë mashkulli dhe femra e së ardhmes pas miliona vitesh.

Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm Robote-2

Fantashkenca ka provuar shumë herë të nxjerrë versione pak a shumë fantazioze në lidhje mekëtë çështje, por tashmë duket se edhe shkenca ka filluar të mendojë rreth disa hipotezash logjike. Pikërisht, këtë ka bërë edhe publikimi më i fundit i revistës “Neë Scientist”, i cili ka komentuar disa nga studimet më prestigjioze të evolucionit të njeriut 50 vite pas publikimit të “Origjinës së Specieve” nga Charles Darwin.

Çështje mbijetese

Nuk e dimë me siguri nëse Darëin ka patur në kokë ndonjë teori të njeriut të së ardhmes, por Maurizio Casiraghi, drejtues i Shoqatës italiane të Biologjisë Evolucioniste, thekson se: “Darëin fliste për pasardhës, të cilët kishin pësuar modifikime, por jo për evolucion të vërtetë, për shkak se një term i tillë të jep idenë që speciet kanë tendencën të përmirësohen me kalimin e viteve.

Nuk është e thënë që të ndodhë pikërisht kështu, pasi ata që dalin ‘fitimtarë’ nga procesi i përzgjdhjes natyrore nuk janë racat më të mira, por ata që mbijetojnë dhe përshtaten më mirë. Evolucioni nuk është aspak inovacion, është mbijetesë”. Me pak fjalë, nuk duhet të presim që njeriu i së ardhmes të jetë patjetër një “supernjeri”, përkundrazi.

Është e logjikshme të mendosh që do të jemi më të gjatë, për shkak se gjatësia mesatare e popullsisë perëndimore është rritur me 10 centimetra. “Gjatësia nuk do të vazhdojë domosdoshmërisht të rritet për shkak se rritja e shtatit tek njerëzit nuk është vërejtur si një ndryshim gjenetik, i cili është elementi thelbësor kur flitet për evolucion”, kundërshton Antonio Torroni, pedagog i gjenetikës në Departamentin e Biologjisë dhe Bioteknologjisë në Universitetin e Pavias.

Njeriu robot

Një fabrikë e re kërkimore në Chemnitz tregon si do të prodhohen produktet pa shpërdoruar energji dhe material. E veçanta: njeriu  dhe robotët bëhen partnerë. Para rreth njëqind vjetësh, ishin oxhakë që nxirrnin tym dhe trena të mëdhenj mallrash plot me çelik dhe qymyr që simbolizonin përparimin industrial. Një çerek shekulli më parë ishin linjat e automatizuara plotësisht, plot me robotë dhe pa punëtorë. Fabrika e së ardhmes sot duket krejt e ndryshme: atje, robotët dhe njerëzit punojnë dorë për dorë, oxhakët preferohet që të mos nxjerrin më fare tym.

Veç kësaj, synohet që në proces të hyjë po aq material pune, sa del në fund të tij si produkt. Më 15 maj, Instituti Fraunhofer për Makineri për Vegla dhe për Teknikën e Formësimit hap në Chemnitz një fabrikë të tillë. Kjo fabrikë, përmban në emrin e saj shkurtimin E3. E-ja e parë është për efikasitet energjish dhe burimesh, e dyta për neutralitetin e emisioneve që nxjerr fabrika dhe e treta për integrimin e njerëzve në prodhim”, shpjegon Michael Cherkaskyy, inxhinjer ekonomie.

Shpërdorimi

Një shembull për E-në e parë, pra për energjinë dhe efikasitetin energjetik, e mban në dorë Cherkassy: një bosht cilindrik i valëzuar me një rrotë të dhëmbëzuar mbi të. “Zinxhiri i prodhimit për një bosht të tillë shkurtohet. Kështu ne mund të kursejmë hapa në proces dhe kohë.” Deri tani, pjesë të tilla makinerish futen në torno, ku u jepet forma. Në këtë proces, bien sasi gjigande ciflash metali, të cilat duhet të riciklohen më vonë me shpenzime.

Në fabrikën e së ardhmes, këto mbeturina as nuk krijohen. E gjithë copa e metalit farkëtohet, pra nxehet dhe i jepet forma, derisa duket siç dëshirohet. “Ne jemi të mendimit se me një teknikë të tillë mund të prodhohen rreth 30 përqind e valëve të boshteve me dhëmbë të tillë të mëdhenj”, thotë drejtori i Institutit, Matthias Putz.

Sa më pak emisione që të jetë e mundur

Në rastin e E-së së dytë, pra për neutralitetin e emisioneve, bëhen përpjekje që të nxirren sa më pak gazra të dëmshëm, për shembull duke e administruar më mirë energjinë. Menaxhim i energjisë 2.0 quhet kjo në zhargonin profesionist dhe do të thotë se prodhimi i energjisë dhe prodhimi duhet të koordinohen dhe sinkronizohen më mirë me njëri-tjetrin. “Ne kemi furnizimin me energji nga furnizuesit e mëdhenj. Pastaj kemi termocentralin tonë”, thotë drejtori i Insititutit Putz.

Kësaj i shtohet edhe energjia diellore. “Ne do të kemi edhe rezervuarë të energjisë, në mënyrë që të provojmë vërtet menaxhimin e energjisë.” Kurse E-ja e tretë është për njerëzit dhe integrimin e tyre në prodhim. “Njeriu u spostua gjithnjë e më shumë nga prodhimi”, thotë inxhinjeri i ekonomisë Cherkassy. Por ai beson se një fabrikë, ku punojnë vetëm robotë, por jo më punëtorë, hedh dëm shumë shanse. Për shembull në prodhimin e produkteve individuale.

Nëse në të ardhmen një klient do të ketë mundësinë të marrë pj në dizajnimin e karrocerisë së automjetit të tij, atëherë kjo nuk bëhet dot pa bashkëpunimin me njerëzit dhe me vegla të zhdërvjellëta. Aktualisht robotët mbahen të mbyllur në kafaze, që të mos plagosin pa dashur njerëzit. Një sfidë për shkencëtarët, edhe për shkak të sigurisë në punë.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm Empty Re: Si do të duken njerëzit në mijëvjeçarin e ardhshëm

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi