EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekzistojnë dimensione paralele

Shko poshtë

Ekzistojnë dimensione paralele Empty Ekzistojnë dimensione paralele

Mesazh  Odin prej 12.10.12 0:49

Ekzistojnë dimensione paralele, zbulohen fakte bindëse!

Ekzistojnë dimensione paralele 12010410

Mesa duket, shkencëtarët gjithnjë e më shumë po gjejnë fakte dhe të dhëna për të vërtetuar ekzistencën e universeve paralel.

Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Oxford-it, vërtetuan se vërtet dimensionet paralele ekzistojnë!

Vetë teoria, e ekzistencës së dimensioneve paralele, u shfaq në vitin 1950. Shkencëtari Hugh Everett, arriti në konkluzionin se në Univers çdo ngjarje e re, paraprakisht provokon ndjerën e tij. Sipas kësaj teorie, ka tendenca që numri i dimensioneve paralele te jetë i panumërt.

Pak vite më vonë, kjo teori u konsiderua si fantazi dhe e harruar! Por, në universitetin e Oxford-it, një grup shkencëtarësh arritën në konkluzionin se Hugh Everett, ndodhej në rrugë të drejtë.

Llogaritjet e posaçme të kryera specifikisht, tregojnë se struktura e sasive të dendura degëzohen, pasi rezultojnë nga ndarjet e universit në struktura paralele të vetvetes së tij, shpjegon natyra probabilistike e efekteve mekanike kuantike.

Pra, pretendojnë shkencëtarët se është e pashmangshme fakti që jetojmë vetëm në njërin nga dimensionet e pafundme paralele që ekzistojnë dhe jo vetëm në njërin, atë që njohim sot, ashtu siç e dimë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzistojnë dimensione paralele Empty Re: Ekzistojnë dimensione paralele

Mesazh  Odin prej 02.11.14 0:03

Shkencëtarët thonë: Ekzistojnë botët paralele!

Ekzistojnë dimensione paralele Multiv10

Imagjinoni një botë ku dinozaurët nuk janë zhdukur, ku rezultatet e luftërave botërore janë krejtësisht ndryshe, dhe ju keni lindur në një vend tjetër. Kjo, dhe shumë botë tjera paralele ekzistojnë paralelisht me këtë tonin.

Teoria e ekzistencës së universeve paralele nuk është asgjë e re, por disa shkencëtarë argumentojnë se ekzistenca e tyre mund shpjegojë shumë mistere të mekanikës kuantike, raporton Science World Report.

Një grup i shkencëtarëve amerikanë thonë se këto botë jo vetëm që ekzistojnë, por edhe ndikojnë te njëra-tjetra, transmeton Telegrafi.

Kur është prezantuar për herë të parë kjo teori, atë kohë nuk mendohej se këto botë paralele ndikojnë njëra-tjetrën.

Teoria e re thotë se disa botë janë të njëjta si e jona, disa ndryshe.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzistojnë dimensione paralele Empty Re: Ekzistojnë dimensione paralele

Mesazh  Cimi Elezi prej 12.12.19 12:15

Dhe dinosaurët që u zhdukën nga toka jetojn në një bot tjetër paralele :joy::joy::joy: hahahaha
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzistojnë dimensione paralele Empty Re: Ekzistojnë dimensione paralele

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi