EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditimi përmirëson shëndetin

Shko poshtë

meditimi - Meditimi përmirëson shëndetin Empty Meditimi përmirëson shëndetin

Mesazh  Luli prej 08.09.12 9:14

Meditimi përmirëson shëndetin

meditimi - Meditimi përmirëson shëndetin Meditation2

Hulumtimet të cilat kanë vëzhguar efektet e meditimit kryesisht janë të pakta, por megjithatë kanë zbuluar një varg të përfitimeve.

Ekzistojnë disa dëshmi që meditimi forcon reagimin imunologjik te njerëzit, të cilët marrin vaksina ose kanë kancer, që mbron njerëzit nga recidivi te depresioni i madh, qetëson sëmundjet eshtërore dhe madje ngadalëson përparimin e HIV-it.

Për meditim madje supozohet që mund të ngadalësoj ë procesin e plakjes.

Sikurse edhe te ndërveprimi social, meditimi me siguri funksionon në masë të madhe ashtu që ndikon në rrugët me të cilat bartet reagimi në stres.

Një nga bashkautorët e hulumtimit, Elissa Epel, nga Universiteti i Kalifornisë, beson se si meditimi mund të rrisë ‘rrugët e ripërtëritjes dhe të përmirësimit të shëndetit’, ndoshta pse inicion lirimin e hormonit të rritjes dhe hormoneve seksuale.

Nëse nuk keni kohë për kurs tremujor të meditimit, mos u shqetësoni, hulumtimet tregojnë se si meditimi mund të nxisë ndryshime strukturore në tru pas vetëm 11 orë stërvitje.

Epel prandaj sugjeron përfshirjen e ‘mini meditimeve’ të shkurtra gjatë ditës, siç është ndarja e disa minutave kohë në tavolinën tuaj të punës për t’u përqendruar në frymëmarrje.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi