EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditimi për vetëdijesim

Shko poshtë

Meditimi për vetëdijesim Empty Meditimi për vetëdijesim

Mesazh  Luli 02.12.13 21:23

Meditimi për vetëdijesim për shëndetin dhe trupin

Meditimi për vetëdijesim 59mediitimiii

Madonna Gauding, autore e 'The Meditation Bible', ju ofron një udhëzim për fillestarët në lidhje me qetësinë e shpirtit. Dobitë: Meditimi jo vetëm që do t'ju ndihmojë që të relaksoheni, ai gjithashtu do t'ju mësojë që t'u kushtoni vëmendje ndryshimeve në organizmin tuaj, të cilat mund të jenë shenja të problemeve më serioze.
Filloni duke bërë disa ushtrime për ngrohje të trupit!

Hapi 1: Shtrihuni në shpinë në një dyshek ose në shtrat pa jastëk, me duart e larguara paksa nga trupi, me shuplakat lart. Mbulojeni veten me një batanije të lehtë, nëse mendoni se do ta keni ftohtë!

Hapi 2: Merrni frymë në bark rreth 20 herë, për t'i relaksuar zonat e tendosura të trupit!

Hapi 3: Filloni nga gishtërinjtë e këmbëve dhe me mend skanojeni trupin tuaj. Vërejini parehatitë, therjet ose problemet e pazakonta, të cilat mund t'ju bezdisin, dhe mbajini mend problemet e mundshme!

Hapi 4: Kur të keni arritur te kurora e kokës, relaksohuni për disa minuta, e më pas uluni dhe i shkruani problemet e zbuluara!
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi