EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e disqeve fluturuese. UFO

2 posters

Shko poshtë

Historia e disqeve fluturuese. UFO Empty Historia e disqeve fluturuese. UFO

Mesazh  Asgardian 04.09.12 19:18

Provat dhe gjurmët që kanë lënë UFO-t, në kohërat e sotme.
Valët e shfaqjes së tyre dhe vendet “e preferuara” nga vizitorët e panjohur. Rastet e fundit në Amerikë e Evropë..
Fakte shkencore dhe fetare..
Citate nga shkencetar boteror per UFO-t. ,


Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër. Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO. Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonistë aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime. Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë. Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar. Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948. Në vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje të tilla si “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”. Cilat janë vendet ku UfO-t janë shfaqur më shumë, periudhat kur “vizitorët” e panjohur kanë zbritur në Tokë, pamjet vizive të regjistruara dhe rastet që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Në numrin e sotëm të suplementit “Weekend” do të lexoni fakte interesante për misterin më të madh të të gjitha kohërave. Në këtë suplement gjithashtu do të testoni njohuritë tuaja në fjalëkryqet speciale.

Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve. Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene. Termi “pjatës fluturuese” përdoret

po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën. Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e “UFO”-ve. Sapo një “UFO” identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një “UFO” dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.

Fakte shkencore.

Para se termat “pjata fluturuese” dhe “UFO” të shpikeshin, ka pasur një numër të madh raportimesh për fenomene të çuditshme dhe të paidentifikuara. Këto raportime datojnë që nga mesi i shekullit të 19-të dhe deri në fillim të shekullit të 20-të. Ato përfshijnë:
* Në qershor të vitit 1868, hetuesit e këtij fenomeni përkufizojnë pamjen e parë moderne të dokumentuar dhe ajo ka ndodhur në qytetin Copiago, Kil.
* Në 25 janar të vitit 1878, “Denison Daily News” shkroi se një fermer nga vendi, John Martin, kishte raportuar se kishte parë një objekt fluturues të madh, të errët dhe rrethor, që i ngjante një tullumbaceje fluturuese “me një shpejtësi të mahnitshme”. Ai e krahasoi masën e saj kur i qëndroi mbi kokë me atë të “një pjate filxhani të madhe”.
* Raportime të “anijeve kozmike të mistershme” janë shfaqur në vitet 1887 dhe vitet 1896-‘97, dhe një tjetër valë ngjarjesh të tilla kanë ndodhur në vitet 1909-‘12 në New England, Evropë dhe në Zelandën e Re.
* Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të “USS Supply”, 300 milje në perëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit. Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.
* Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Raporte të ndryshme për ngjarje të UFO-ve janë shkruar në revistën “Nature” dhe në gazeta të tjera shkencore. Maunder tek “The Observatory” raportoi një “vizitor të çuditshëm qiellor”, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916). Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë. Ai lëvizte me vendosmëri në qiellin e veriut, në më pak se 2 minuta nga lindja drejt perëndimit. Maunder tha se ishte shumë i ndryshëm në karakteristika nga një top meteori apo çdo auroral tjetër që kishte parë. Megjithatë, Maunder (dhe disa astronomë të tjerë) mendonin se me siguri kishte lidhje me stuhinë magnetike të njollave diellore që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Maunder i quajti ato “rrezja mëngjesore”.
* Incidenti i quajtur “Fatima” apo “Mrekullia e diellit”, ka pasur dëshmitarë me dhjetëra mijëra njerëz në Fatima, Portugali, më 13 tetor të vitit 1917.
* Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, “diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe” (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.

Fakte Fetare

Shume njerez, edhe shume musliman jane nen keto lloj propagandash dhe nuk kuptojn se ç'fare ka mbas tyre.
Kam pyetur Islmail Bardhoshin dhe me ka thene se nuk egzistojn, argument per kete eshte se nuk jane permendur krijesa te tjera perveç melaikeve dhe ndonje krijese te veçant ne kur'an dhe sunet ndryshe do te ishin permendur.
Kjo ishte pergjigja e pare, me vone personalisht jam interesuar shume ne kete çeshtje dhe vura re disa fenomene shume te çuditshme duke i bere ketyre fenomeneve pyetje shume te thjeshta..
"UFO-t" ulen vetem ne amerik!!
"UFO-t" edhe pse me nje teknollogji shuuuume shuuuuume shuuuuuuuume te avancuar arrijn te kapen nga njerezit ("tokesoret") dhe lejojn qe te behen eksperimente me ta, tu hapet barku, tu shikohen "zorret" apo ku ta di une..
Eshte njelloj sikur njeri nga ne te marri nje nga tanqet e fundit, te kete paimet me te fundit teknologjike dhe te shkoj e te ballafaqohet me fise primitive qe ndodhen ne afrike qe jane akoma ne epoken e zbulimit te zjarrit dhe ata arrijn te te kapin ty dhe te te hane, te vrasin, te shikojn barkun, te te eksplorojn..
Pra eshte i njejti shembull me ufot qe vijn ne toke edhe lejojn qe te kthehen ne kavie, pra eshte komplet pa asnjelloj kuptimi.
Argumenti i dyte,
Nese dikush ben nje udhetim "nga mijera vjete drite larg" ky sigurisht qe e ka nje qellim te caktuar, ose udheton per biznes, ose per ushqim, ose per nje jetese me te mire, ose per te marre ate qe nuk e disponon ne fjale te shkurtra.
Po keto UFO-t o vellezer si shpjegohet qe vijn deri ne tok, dhe nuk pushtojn, nuk marrin risurset e tokes,??
Me vone kuptova realitetin e te gjith ketij montimi (specialistet kameraman mund te konfirmojn qe videot jane montazhe) .
"UFO-t" dilnin vetem atehere kur ne amerik kishte ndonje skandal presidencial, skndal ekonomik, skandal shoqeror, etj.
Dhe kjo me te vetmin qellim qe te zhvendosej vemendja e popullit nga diçka qe nuk u interesonte politikaneve.
Kjo persa i perket ufove,
Persa i perket "shpirtrave" nese eshte fjala per XHIN , per to eshte nje sure ne kur'an dhe ato jane te pranuara nga te gjith ata qe jane musliman, por ato nuk mund te shihen , ose kur shihen shihen me forma kafshesh, ose diçka tjeter por nga kur'ani dime qe jane te padukshme sepse Zoti thote ne kur'an
"E ato u shohin juve, e ju nuk i shihni ato" Në lidhje me UFO-t (krijesa jashtëtokësore) dhe qëndrimin e muslimanit rreth tyre, a t’i besojë apo jo, themi se në Kuran nuk ka diçka të specifikuar se ka jetesë (sikurse ka në Tokë) edhe në ndonjë planet tjetër.
Nga ajo që dihet dhe që përmendet në burimet islame kuptojmë se krijesat të Allahut janë të shumta dhe njeriu nuk i njeh të gjitha.
. Krijesat për të cilat flet zoti i Lartësuar në Kuran janë tre llojesh: njerëzit, xhinët dhe melaiket.
Dy llojet e para (njerëzit dhe xhinët) banojnë në Tokë, ndërsa melaiket banojnë në qiell dhe janë në shërbim të Allahut gjithmonë. Për këto lloj krijesash na ka folur zoti i Lartësuar në Kuran dhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, në hadithe dhe na janë sqaruar specifikat dhe veçoritë e secilit lloj.

Duke pasur parasysh këtë që thamë, mund të konstatojmë se në Kuran nuk vërtetohet qartë se ekziston jetë në ndonjë planet tjetër sikurse në Tokë, por gjithashtu një gjë e tillë edhe nuk mohohet.
Disa nga njerëzit të cilët i janë qasur kësaj çështjeje kanë tentuar të vërtetojnë ekzistimin e jetës edhe në planetë të tjerë në gjithësi me ajetin:

kemi nje ajet ne kuran qe na ven ne dyshim:
“Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.” (Shura, 29)

“Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t’ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon çka ju nuk dini” (Nahl, 8 )

Sido që të jetë, e qëlluar për muslimanin është që të mos vërtetojë një gjë të tillë pasi nuk kemi ndonjë argument të fortë dhe të qartë që të mbështetemi në të, por gjithashtu e qëlluar është që edhe të mos e mohojë ekzistimin e jetës në planetët e tjerë.
Al-llahu e di më së miri!

Fragmente nga shkencetaret rreth UFO-ve

Në lidhje me UFO,kane folur e vazhdojne te flasin personalitete të shquara të shkencës, psikologjisë, politikes dhe botes ushtarake. Nga Ajnshtajni te Jung, Lenini, Rubbia, Gorbaçovi, Reagan dhe të tjerët kaq shumë te famshem jane shprehur se çfarë mendonin ata, ose tashti,te ''medhejte e planetit'', si mendojnë për ekzistencën e fenomeneve të caktuara dhe, mbi të gjitha,pranimin e mundësise për ekzistencen e jetës së avancuar jashtë Tokës sonë.

"Disqet Fluturuese? Njerëzit kanë parë pa dyshim diçka. "
(Albert Einstein)

"Problemi më i rëndësishëm me të cilat përballemi në Kombet e Bashkuara, pas luftës në Vietnam, është fenomeni UFO." Deklaratat e bëra në "New York Post",me 27/06/1967. Por U Thant me 23/01/1970, në pyetje nga gazetarët në lidhje me UFO-t pas mbërritjes së tij në Otava, Kanada, ka thënë:"Ka disa gjëra për të cilat unë kam qenë i ndaluar të flas."
(U Thant, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara)

"Dhe 'mendimin tim se disqet fluturuese janë reale, subjekte ndoshta me origjinë të panjohur nga hapësira të dukshme,dhe te konstatuar për një kohë të gjatë nga banorët e Tokës, por të cilat nuk kanë asnjë lidhje me botën tonë ". Intervistë në ''Europian'', 10 gusht 1958.
(Carl Gustav Jung)

"Nëse ne mund të arrijme te krijojmë komunikim ndërplanetar, të gjitha konceptet filozofike, morale dhe çështjet sociale do të rishikohen. Kjo do të kërkonte ti jepej fund sundimit të dhunës, si mjet dhe metodë e progresit ... (1920) ". (Vladimir Ilyich Lenin Ulyanov, gjatë një interviste "me shkrimtarin britanik Herbert Wells George)



"Sigurisht që UFO-t janë te vertete e me origjinë ndërplanetar. Akumulimi i dëshmive për ekzistencën e UFO-t janë të shumta dhe unë e pranoj realitetin e ekzistencës së tyre. " "Unë jam i bindur se këto objekte ekzistojnë dhe të cilat nuk janë prodhuar nga kombet e tokës." "Unë nuk shoh asnjë alternativë tjetër, por të pranojnë faktin se ata janë me origjinë jashtëtokësore."
(Sir Hugh Dowding, Marshall Shef Aviacioni, komandanti i Forcave Ajrore Mbretërore gjatë Deklarates se Luftës së Dytë Botërore, në 1954)


"Unë jam i bindur kohë më parë se disqet fluturuese janë me origjinë të vërtetë dhe ndërplanetare. Me fjalë të tjera, ne jemi duke u shikuar nga qenie nga një tjetër planet. " (, Drejtor për shtyp i NASA,s, dhe zëdhënësi i saj,ekspert në Forcën Ajrore Shtetet e Bashkuara, kur është fjala për UFO-t)

"Këto objekte fluturuese janë vënë re vazhdimisht nga shkencëtarët e Observatorit Qendrore Aerological të Moskës, dhe nuk jane objekte sinjifikative e te fshehta amerikane, indian dhe japoneze te ketyre njëzet viteve te fundit,pra nuk na mbetet asnjë dyshim për ekzistencën e tyre si nje realitet."
(Prof. Felix Zigel, astronom Sovjetik, Shkolla Aviacionit, Moskë)

"Ka tonelata materiale zyrtare në lidhje me UFO-t,te mbajtura sekret nga Arkivat Kombëtare. Dhe eshte krejtesisht e mundshme që qytetërimet të tjera, janë duke u përpjekur për të marrë kontakt me botën tonë. Unë pashë një UFO ne tetor 1969. "
(Jimmy Earl Carter, Presidenti i Shteteve të Bashkuara)

"Ne jemi te okupuar probleme të mëdha ketu,dhe ndoshta ne nuk mund të merremi edhe me UFO-t. Por ky është një kapitull që ju nuk duhet të bjerë mbi të gjithe. "
(Carlo Rubbia,cmimi Nobel )


Presidenti Regan në vitin 1981, këmbënguli: "Ne mund të shohim pushtimin nga hapësira." Në dhjetor 1985, në takimin e tij të parë me Gorbaçovin. Reagan ka thene: "Toka mund të jetë subjekt i një sulmi nga hapësira." Më vonë, më 21/09/87, duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan vë në pah përsëri çështjen. Më 06/05/88, tre muaj para se të leshonte presidencë, Reagan insistoi në rrezikun e një invazioni nga jashtëtokësoret.
(Ronald Reagan, Presidenti i Shteteve të Bashkuara)

Në një takim në Moskë në vitin 1987, në praninë e shkencëtarëve dhe shkrimtarëve, Gorbaçovi la të kuptohet se çfarë Reagan, tha në vitin 1985,mbi EstraTerrencialet dhe aktivitetet në planetin tone, duke komentuar ai thote: "Unë nuk do të hyjë në meritat e një rast si ky, pavarësisht nga ajo që unë mendoj, se do të ishte e parakohshme të shqetësohemi për të tilla ndërhyrje ''.
Ky koncept u konfirmua edhe 23 qershor 2006 në Venecia, në Forumin me temë "Mediat dhe pushteti në mesin e qytetarëve." (Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik)

"UFO-t duke fluturuar mbi gjysmë shekulli në liri të plotë në qiellin e planetit tonë,atehere duhet te themi se, armët sekrete të qeverisë së SHBA-së të zhvilluara për t'u përballur me sulme të mundshme nga hapësira,një ditë mund të shpërthejne në një luftë intergalactice dhe arsyeja e vërtetë pse NASA ishte urdhëruar për të ndërtuar një bazë në Hënë deri në vitin 2020,është vullneti i Shtëpisë së Bardhë për të monitoruar nga afër mjetet jashtëtokësore qe vijne dhe shkojn nga toka. " Fjalimi publik në Toronto 25 shtator 2005.
(Paul Hellyer ish Ministër i Mbrojtjes dhe ish-zëvendës kryeministri i Kanadasë)

"Ju e dini se ne do të duhet të merremi me një sulm nga banorët e planete të tjera? Të gjitha vendet e botës duhet të bashkohen dhe të formojnë një front të përbashkët. " Fjalim lamtumire në Akademinë Ushtarake të kadetëve në West Point 12 Maj 1962
(D. MacArthur, gjeneral i forcave ushtarake amerikane)

"Unë besoj se qeniet jashtëtokësore të cilët janë duke survejuar tokën për mijëra vjet dhe e kane vizituar atë ,ne sot i quajme ata objekte fluturuese."
(Profesor Hermann Oberth, një pionier i astronautikë)

''Besoni qka te doni por kjo nuk do te thot te besoni gjithqka.''
''Sokrates''
Asgardian
Asgardian

Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!

27


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e disqeve fluturuese. UFO Empty Re: Historia e disqeve fluturuese. UFO

Mesazh  djussi 05.09.12 16:55

pershnetje,une me sa e di ne Kuran shkrun se jan 7 pare qiell e 7 pare tok.kjo len te kuptohet qe edhe ne planete tjeraa ka jett ose me mire me thon krijesa qee ne i thmi ufo.shnett
djussi
djussi

Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi