Liqeni që do t’i zgjidhë sekretet e botës
Faqja 1 e 1

Pas një pune që ka zgjatur disa dekada, shkencëtarët rusë, që po bënin një shpim prej rreth 4 kilometrash në shtresën e akullit antarktik, konfirmuan se ata më në fund kishin arritur liqenin Vostok. Liqeni gjigant nën akull nuk ka pasur kontakt me dritën apo me ajrin për më tepër se 15 milionë vjet.
Ekspertët thonë se sasitë e vogla të ujit të nxjerra nga liqeni për studim mund t’i përgjigjen shumë pyetjeve mbi terrenin nën shtresën akullnajore të Antarktikës, përfshirë faktin nëse gjallesat kanë gjetur apo jo një mënyrë për të mbijetuar në këtë botë të humbur dhe kryesisht të ngrirë.
Liqeni i fshehur Vostok
Prova për ekzistencën e një liqeni të madh nën akullin e Antarktikut kanë filluar të gjenden qysh në vitet ’70. Dyshimet filluan për herë të parë kur një grup rusësh bënë shpime thellë në akull për të gjetur mostra me informacione mbi klimën në të shkuarën.
Sipas studiuesit të mikrobiologjisë në Universitetin e Shtetit të Montanës, John Priscu, i cili ka studiuar prej vitesh Antarktikun, interesimi i rusëve filloi prej informacioneve të zbuluara në brendësinë e akullit, raporton Voa. “Ndërkohë që ata po bënin shpime gjithmonë e më thellë, ata gjetën një lloj akulli me përbërje të çuditshme, i cili nuk kishte shtresa. Nuk kishte shtresa të formuara nga ndryshimet e klimës në fundin e tij. Prandaj, ata ndalën punën për të zbuluar se çfarë ishte ajo që kishin gjetur.”
Ajo që ata kishin gjetur ishte akulli pranë sipërfaqes së liqenit Vostok. Deri në vitin 1966, shkencëtarët kishin mbledhur të dhëna të mjaftueshme, mbi përbërjen e shtresës së akullit dhe terrenit poshtë tij, për të botuar një artikull në revistën Natyra, i cili përshkruante liqenin e fshehur Vostok.
Rusia krijoi menjëherë një projekt për të kryer shpime përgjatë 4 kilometrave të trashësisë së akullit, në mënyrë që të arrinin liqenin. Ato shpime dhe studime vazhduan të kryeshefin për çdo vit qysh atëherë. Zoti John Priscu studioi një pjesë të atij akulli 400 mijë vjeçar, për të cilin ai thotë se përmban shumë mikro-organizma të përshtatura ndaj të ftohtit, të ngjashme me ato që gjenden pranë erërave në fundin e oqeanit.
“Të tjera prej tyre, bazuar në të dhënat gjenetike që kemi, bëjnë të mendosh se e marrin energjinë e tyre prej mineraleve të ujit. Këto gjallesa janë në gjendje të depërtojnë brenda shkëmbinjve për të siguruar mineralet dhe duket se ato prodhojnë karbon të ri për të ushqyer gjallesat që pakësojnë karbonin.”
Përgatitjet për të filluar shpimet në liqenin Vostok pa e ndotur atë ishin mjaft të vështira. Zoti Priscu thotë se shkencëtarët rusë janë kanë qenë shumë të kujdesshëm që të shmangnin hyrjen e baktereve të sipërfaqes së tokës në ujërat e pastra të liqenit.
Mostrat e ujit
Plani është që uji të ngjitet në sipërfaqe nëpërmjet të çarës dhe të lihet derisa të ngrijë prej dimrit të Antarktikut, në mënyrë që shkencëtarët të mund ta studiojnë më pas. Por ai do të jetë ujë vetëm prej sipërfaqes së liqenit.
Ndërkohë që shkencëtarët rusë do të jenë të parët në kontakt me të, skuadra nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë përgatitur qysh tani plane për të bërë shpime në akullin e lashtë të Antarktikut. Zoti Priscu mendon se, brenda një dekade, një skuadër ndërkombëtare do të jetë në gjendje të eksplorojë zonat e thella të liqenit Vostok.
“Unë parashikoj gjithashtu se kur ne të fillojmë të kuptojmë këto sisteme ne do të zbulojmë se ato luajnë një rol të rëndësishëm në larmishmërinë biologjike të planetit tonë, një rol në burimet dhe depozitimin e karbonit, i cili është i rëndësishëm për atmosferën.”
Studiuesi Priscu mendon se zbulimet e arritura në Antarktik do të frymëzojnë një brez të ri shkencëtarësh që të zgjidhin sekretet e kësaj bote të gjerë dhe kryesisht të pastudiuar.

Zattoo- 600
Similar topics
» 10 misteret më të mëdha historike që askush nuk mund t’i zgjidhë
» Zhduket liqeni
» Liqeni misterioz
» Liqeni i vdekjes, kush e prek, vdes
» Himalaje: Liqeni akullnajore Roopkund sjell në dritë nje sekret shekullor

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi