UFO-t në Egjiptin e Lashtë
Faqja 1 e 1
UFO-t në Egjiptin e Lashtë
Sipas një papirusi të lashtë një flotë e tërë UFO-sh u shfaq 3000 vjet më parë në qiellin e Egjiptit. Papirusi Tulli (kështu është quajtur) dhe që sot ndodhet në Muzeun e Kajros shkruan si më poshtë:
“Në vitin 22, muajin e tretë të dimrit, në orën gjashtë të ditës shkruesit e Parlamentit vërenë një disk të zjarrtë që vinte nga qielli. Nuk bëri zhurmë dhe shkruesit e Faraonit të hutuar dhe tronditur njëkohësisht ranë për tokë.
Papirusi Tulli përmend se austronautë të lashtë jashtëtokësorë vizituan Egjiptin gjatë mbretërimit të Thumosis III. Menjëherë, pas kësaj objekti i gjetur iu tregua faraonit. Madhëria urdhëroi shqyrtimin e ngjarjes dhe regjistrimin e faktit në cilindrat e Parlametit. Ditëve në vijim, shumë disqe të tjera filluan të shfaqeshin në qiell derisa u bënë të panumërta
Tashmë, qielli Egjiptian kishte humbur kaltërsinë e vet nga prania e disqeve që kishin pushtuar katër këndet e tij. Ushtria e Faraonit i shihte me frikë.
Kur ra nata disqet e zjarrta u ngritën më lart në drejtim të Jugut. Një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndaj dhe Faraoni urdhëroi që të digjnin temjan në nder të perëndive dhe të shkruhej në analet e Parlamentit me qëllim të vetëm informimin e pasardhësve të tyre”.
xxxadixxx- 106
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi