EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova - Hapësirë Konspirative

Shko poshtë

Kosova - Hapësirë Konspirative Empty Kosova - Hapësirë Konspirative

Mesazh  Luli 01.07.12 12:28

KOSOVA - HAPËSIRË KONSPIRATIVE E EKSPERIMENTEVE GJEO-STRATEGJIKE GLOBALE

Kosova - Hapësirë Konspirative Americ10

Si ithtar i flaktë i ekzistimit të teorive konspirative në botë, gjithnjë e më tepër mbështes dyshimin tim të bazuar se, në mesin e shumë vendeve dhe rajoneve tjera të botës, edhe Kosova e jonë e mjerë, është bërë viktimë dhe poligon eksperimental për arritjen e disa qëllimeve të caktuara të “më të fuqishmëve”.

Duke medituar nga ky këndvështrim, që për shumë kë mund të cilësohet si “çmenduri”, gjithnjë e më tepër po bindem se për Kosovën ekzistojnë shumë iluzione të imponuara artificialisht, për të cilat, ne, patjetër dikur do të këndellemi. Dikur po, por mos të jetë atëherë shumë vonë?!
Të shkojmë që nga fillimi - hyrja e trupave të NATO-së në Kosovë!

Edhe pse ky intervenim neve kosovarëve, pa dyshim se na ka “hekë qafe” një armik të përbetuar historik - SHKAUN, ajo, realisht, nuk është bërë vetëm për shkaqe humanitare, sikurse të gjithë ne e komentojmë këtë të vërtetë, por edhe për interesa tjera strategjike globale, sepse, me intervenimin e një fuqie më të madhe ushtarake botërore në Kosovë, për herë të parë në historinë e NATO-së, legalizohet një ndërhyrje e një aleance ushtarake, jashtë hapësirës territoriale të shteteve anëtare të saj.

Për herë të parë, aplikuar në Kosovë si një territor që nuk i përket asnjë shteti anëtare të saj, ky pretekst humanitar edhe praktikisht promovoi NATO-n si “xhandar” dhe mbikëqyrëse globale botërore.

Iluzioni tjetër i yni është ai i politikës dhe interesit amerikan në Kosovë. Se SHBA-të, kanë interesa të veta strategjike dhe politike në Kosovë, kjo më nuk ka aspak dyshim, por jo edhe ashtu, sikurse ne mendojmë dhe sikurse ky konformizëm na është imponuar në praktikë.

Amerikanët, çdo politikë dhe interes të tyre strategjik, parimisht e realizojnë në dy drejtime: e para, duke vepruar sipas situatës momentale të politikës ditore, dhe e dyta, duke u bazuar në një strategji analitike afatgjate globale më parë të përcaktuar si synim. Andaj, nga ana e jonë si kosovarë, ky partneritet me amerikanët, nuk duhet të merret bukvalisht, me patetikën e një “jaranie” klasike, por si një balancim në mes të kërkesave tona reale dhe asaj strategjie afatgjate të interesit amerikan në këtë rajon.

Pa dashur që më gjatë ta elaboroj këtë konstatim, desha të jem më konkret me shembuj nga praktika e jonë: ta zëmë, zakonisht të gjitha protestat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, gjithmonë, ato janë gjykuar zyrtarisht nga po kjo politikë ditore amerikane, por, nga ana tjetër, në favor të sensibilizimit të kërkesave tona të drejta popullore, mu kjo politikë, i kishte aktivizuar mediet më të fuqishme botërore, duke parapërgatitur sikur opinionin e vet, nga njëra anë, ashtu edhe atë botëror, nga ana tjetër, për veprimet e ardhshme strategjike që do t’i ndërmarri më vonë.

Iluzioni tjetër i yni është se amerikanët, gjoja po na e dashkan këtë politikan, apo po e përkrahin atë politikë në Kosovë.

Jo, assesi! Ata gjithmonë janë në anën e politikës dhe politikanëve që në rend të parë e kanë përkrahjen sa më të gjerë të popullit të vet. Pra, e favorizojnë autoritetin individual të një politikani, përmes të cilit do t’ua imponojnë vullnetin e tyre popullit që e përkrah atë.
Si shembull të dëshmimit të këtij konstatimi t’i marrim ngjarjet e viteve 98-99.

Atëbotë, amerikanët nuk shkuan të bisedojnë, sikur bënin zakonisht, me Ibrahim Rugovën, i cili veç e kishte humbur ndikimin e tij në popull, por shkuan dhe u ulën këmbëkryq në odë të burrave për të biseduar me përfaqësuesit e UçK-së, të cilët, realisht e kishin përkrahjen e madhe të popullit. Rast i njëjtë është edhe me emërimin e Hashim Thaçit, e jo të Ibrahim Rugovës, si udhëheqës të bisedimeve të palës shqiptare në Rambuje.

Kur e përmendim Rambujenë, ajo është një faqe tjetër e historisë tonë, ku edhe për këtë Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ne, sot e kësaj dite, i kemi ende iluzionet tona. Një iluzion i madh qëndron tek nënshkrimi ose mosnënshtrimi, nga ana e palës kosovare, i kësaj marrëveshjeje të imponuar.

Shumë mirë e dimë se çka ndodhi pas nënshkrimit të atij dokumenti dhe mosnënshkrimit të saj nga ana e Serbisë, por kurrë nuk merremi edhe me anën tjetër të medaljes. çfarë do të ndodhte sikur edhe ne të mos e nënshkruanim atë dokument?.

Rambueja ishte shansi i fundit që evropianët ta zgjedhin vetë këtë çështje të ndjeshme në oborrin e tyre, dhe kjo punë ju besua Francës, një mikeje të vjetër të Serbisë. Kosova si rast, nuk ishte vetëm një provë e fundit e Francës, por edhe e evropianëve që ta zgjidhin këtë çështje.
Jam tejet i bindur se, sikur, ta zëmë, të kishte dështuar Rambueja me mosnënshtrimin e marrëveshjes edhe nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, atëherë problemi do të kalonte definitivesh në duart e amerikanëve.

Si kishin vepruar ata në këtë rrethanë, është një çështje që mund të ketë shumë variante të supozimit. Por, më e kapshme do të ishte ai potez veç i aplikuar amerikan në këto situata. Diçka e ngjashme sikur me talibanët në Afganistanit, të cilët i armatosi me armatim më modern dhe ata vetë e çliruan atdheun e tyre të robëruar nga sovjetikët.

Mos të harrojmë! Në Kosovë, atëbotë, UÇK-ja veç e kishte ndezur luftën e armatosur çlirimtare.
Por, na ndodhi ajo çfarë na ndodhi dhe pas hyrjes së trupave të NATO-s, ne u bëmë viktimë edhe të një iluzioni tjetër. Heshtëm dhe pranuam t’na çarmatoset dhe transformohet UçK-ja. E arsyetuam si kompromis të dhembshëm gjoja mos t’ju prishim qefin aleatëve tanë që na shpëtuan.

Me këtë veprim apo mosveprim, ne si popull, definitivisht e humbëm forcën e armatosur dhe në zgjedhjet e para që u organizuan pas lufte, me mbi 70%, e votuam“opsionin e paqes dhe të bisedimeve me Serbinë”. Kështu, në mënyrë të heshtur dhe ngadalë, filloj të realizohet politika e hartuar nga disa shtete antishqiptare të bashkësisë ndërkombëtare që vepronin në kuadrin e UNMIK-ut, e në favor të copëtimit të Kosovës dhe ndarjes së saj me Serbinë.

Pasi kishte përfunduar testimi i naivitetit tonë si popull, në këto rrethana të krijuara, tanimë dihej se kah do të orientohet edhe politika ditore amerikane: kah Rugova paqësor i cili ishte mbyllur në “sarajin e tij mbretëror”, dhe si një president kukull, pranonte të nënshkruante çfarëdo marrëveshje dhe kontrate që i ofrohej nga bashkësia ndërkombëtare.

Nuk kishte më dyshim. Amerikanët e përkrahin Rugovën dhe partinë e tij, por askush nga ne nuk vërente se kjo përkrahje vinte nga një politikë ditore, e jo analitike afatgjate amerikane.
Sikur ne, atëbotë, kur deshën të na çarmatosin UÇK-në, të kishim reaguar unik si popull, ashtu sikur reaguam unik kur na hiqnin flamujt kombëtar në disa vende zgjedhore dhe zyre të komunave, dhe i rikthyem sërish ato, sot nuk do ta kishim këtë situatë që e kemi.

Më tej, një tjetër iluzion i yni, është iluzioni i ekzistimit të medieve të lira në Kosovë. “De facto” ato kontrollohen nga ndërkombëtarët dhe ky interes i qarqeve të ndryshme globale realizohet përmes dy planeve: atij të donacionit dhe sponzorizimit, ku si kundërshpërblim kompensohet me imponimit paraprak të “rregullave të caktuara të lojës”, dhe, në anën tjetër, përmes trajnimeve “falas” të kuadrove profesionale nga kjo sferë, dhurimit të emisioneve të ndryshme dokumentare, telenovelave, filmave etj.

Të gjitha këto veprime bëhen, duke pasur paraprakisht si orientim një plan të detajuar të hulumtimit kolektiv të mentalitetit të popullatës sonë dhe eksperimentimit të metodave sa më të suksesshme të ndikimit në masa. Rezultatet e arritura nga ky eksperimentim, duhet të shërbejnë si modele që do të aplikohen edhe nëpër regjione tjera të botës.

Në Kosovë, sikur duket testohet dhe eksperimentohet politikisht me çdo gjë, e në rend të parë, me sistemet e reja organizative të strukturave politike dhe shtetërore. Si shembulli më i freskët në këtë drejtim, është “Pakon e Ahtisarit” me “fantom” rregulla të krijimit të një shteti dhe shtetësie të re në botë, funksionimi i së cilës, për herë të parë ka pasur të testohet në Kosovë.

Gjendja e tanishme e viktimizimit tonë për këto dhe shumë qëllime tjera në emër të “interesave më të larta”, si duket është në fazën e vetë përfundimtare, andaj, ne si popull, sot kemi arritur në asi “pat” situate, saqë shumë pak mund të veprojmë arsyeshëm në këtë drejtim.

Gjersa mediet tona masive janë të “trajnuara mirë”, dhe lidershipi ynë politik, tërësisht i ka përmbushur kushtet e këtij eksperimenti të suksesshëm, nuk na mbetet asgjë tjetër, përveç se ta ngrehim zërin tonë kolektiv popullor në shpalosjen e fuqishme të synimit tonë të vetëm shekullor si popull - e kjo është VETËVENDOSJE dhe asgjë tjetër si alternativë. Ta themi këtë haptas, çdo herë dhe kudo...edhe në rrugë kur ta kërkoj nevoja!

Me këtë veprim, sigurisht do t’ia lëmë hapësirën e aplikimit të ngadalshëm, por më efikas, anës tjetër të politikës amerikane: asaj analitike afatgjate për Kosovën?!

Adnan Abrashi
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi