EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besëtytnitë më interesante maqedonase

Shko poshtë

Besëtytnitë më interesante maqedonase Empty Besëtytnitë më interesante maqedonase

Mesazh  Zattoo 01.07.12 0:37

Besëtytnitë më interesante maqedonase

Besëtytnitë më interesante maqedonase Detelina_svv

Besëtytnitë më interesante maqedonase Potkovica_svv

A keni besëtytni? Nëse nuk jeni të sigurt, shpejt do të bëjmë një test. Çfarë bëni kur shihni mace të zezë, oxhakfshirës ose kur kalendari do t’ju ballafaqojë me të premten, me 13? Nëse menduat ose të paktën keni qeshur, ka mundësi të besoni. Edhe pse besëtytnisë emri i dytë i është “thënie plakash”, që duhet të merret me diçka të vjetër dhe të harruar, disa shprehi dhe besime transmetohen nga gjenerata në gjeneratë dhe duket se janë dhe do të mbeten këtu. Ja disa nga besëtytnitë më të shpeshta maqedonase:

Patkua


Besohet se patkua e ngjitur në derën hyrëse të shtëpisë e mbron shtëpinë dhe mban fat. Por, nëse vendosni për një rojtarë të tillë të lumturisë, keni kujdes në pozitën e saj. Përkatësisht, patkua duhet të jetë në pjesën e hapur lartë që ta “mbledh” lumturinë. Në të kundërt, arrihet një efekt i kundërt.

Tërfil me katër fleta

Në natyrë, shumë vështirë dhe më rrallë gjendet tërfil me katër fleta, dhe me siguri kjo konsiderohet për bartës të fatit.

Mace e zezë

E kundërta e këtyre dyjave, macja e zezë është simbol i fatkeqësisë. Që nga koha kur gratë që parashikonin i mbytnin dhe i shpallnin për shtriga, kjo kafshë e “errët” ua parandalon rrugët të gjithë atyre që besojnë. Dihet, nëse sheh mace të zezë kthehesh disa hapa prapa ose më mirë, nisesh në një rrugë tjetër. Që të mos dëgjojë e keqja.

Oxhakfshirësi

Kjo është njëra nga besëtytnitë më interesante tek ne. Nëse shihni oxhakfshirës, do të keni fat. Por, kjo nuk është e gjitha! Menjëherë pasi ta shihni, kapeni një pullë nga veshja juaj dhe në të njëjtin moment mendoni një dëshirë – do t’ju realizohet! Dilema në fund mbetet – kush e plotëson dëshirën: oxhakfshirësi ose ju vetë?

E Premtja 13

Prejardhje e vërtetë e kësaj besëtytnie nuk është e njohur. Është e lidhur me disa raste historike që janë zhvilluar pikërisht të premten me datë 13 dhe mbahet deri më sot. Sado qoftë që nuk besoni, pikërisht atë të premte do të keni arsyetim dhe sqarim për parkingun e plotë, fluksin e madh në trafik, humorin e keq...

Pasqyrë e thyer

Nuk ka dikush që nuk e njeh fuqinë shkatërruese të pasqyrës së thyer. Thonë se mbeteni pafat shtatë vite të plota, as më pak e as më shumë. Prandaj, kini kujdes me pasqyrat.

Monedhë

Me siguri në fëmijëri keni gjetur ndonjë monedhë dhe ju kanë treguar se sjell fat. Ndërsa mua edhe tani më qesh fytyra kur gjej ndonjë monedhë.

Trokitja në dru

Kur dikush do të përmendë rezultatin negativ nga ndonjë situatë, duhet të trokasë në dru dhe atë tri herë për ta larguar të keqen. Shpikja më e re e një kompanie britanike flet se kjo besëtytni është e zgjeruar, por akoma aktuale.
Ata shesin monedha druri që mund t’i ngjitni në portofol, në timon ose në celularë, që mos dhëntë Zoti, gjendeni në ndonjë situatë që duhet të trokisni në dru, dhe dru nuk ka askund. Dhe nëse akoma përpiqeni të verifikoni, ju lëmë me një këngë të përshtatshme për këtë rast – kënaquni!

Tanja Todorovska
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi