EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varesia nga video lojrat

Shko poshtë

Varesia nga video lojrat Empty Varesia nga video lojrat

Mesazh  xxxadixxx 09.06.12 2:08

Varesia nga video lojrat Video-game-kid

Varësia nga video lojrat, ose ndryshe mbi përdorimi i tyre, është përdorimi i tëpërt i kompjuterit dhe lorjave që ndërhyjnë në jetën e përditshme. Ka patur raste kur janë raportuar lojtarë që luajnë lojrat me “dhunë”, duke e izoluar veten nga familja, shokët dhe forma të tjera të kontakteve shoqërore, dhe që fokusohen totalisht në arritjet e lojës në vënd të aktiviteteve jetësore, dhe shfaqin mungesë të imagjinatës dhe lëkundje të humorit.

Nuk ka ndonjë diagnozë për varësinë ndaj video lojrave në literaturën mjeksore apo psikologjike. Përfshirja e kësaj si një ç’rregullim psikologjik është propozuar dhe refuzuar për versionin pauses të Manuali Diagnostikik dhe Statistik i Ç’rregullimit Mendor (Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders/ DSM).

Varësia nga video lojrat nuk përfshihet në ndonjë diagnozë të DSM-së, gjithsesi, disa studiues pohojnë se efektet apo simptomat e video lojrave gjatë përdorimit të shumtë të tyre mund të jenë të ngjashmë më varësitë psikologjike si: pokeri, droga apo ç’rregullim i kontrollit të impulsive njerëzore.

Në 2007, Shoqata e Psikiatrisë Amerikane paraqiti nëse apo jo varësia ndaj video lojrave duhej të përfshihej në DSM në vitin 2012. Përfundimi ishte se nuk kishte kërkim të mjaftueshëm apo prova që të përmbyllnin teorinë që varësia ndaj video lojrave ishte një ç’rregullim.

Kohët e fundit duhet mos lënë pa përmëndur se ka patur raste plot të vdekjes së njerëzve nga video lojrat, si shkak i qëndrimit të madh duke luajtur me to.

Këshillë: Studiuesit thonë se, një i ri mund të luajë video lojrat por jot ë tejkalohet sasia e kohës së rekomanduar, pasi shkakton ç’rregullime të ndryshme mendore dhe në sjelljen e përditshme. Një sasi prej 1-2 orësh në ditë është mëse e mjaftueshme, por aprovojnë dhe rastin kalimit por jo më shumë se 3 orë, ose siç ndryshe e interpretojnë të rinjtë, që e shtyjnë akoma më shumë se duan t’i njerrin fundin lojës.
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi