EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrathët misteriozë në fund të Detit të Japonisë

Shko poshtë

Rrathët misteriozë në fund të Detit të Japonisë Empty Rrathët misteriozë në fund të Detit të Japonisë

Mesazh  AI IA 04.08.14 14:51

Rrathët misteriozë në fund të Detit të
Japonisë
Gjatë një ekspedite zhytjeje në ujërat e
Amami Oshima, një ishull gjysmëtropikal në
Japoni, një zhytës dhe fotograf vendas, Yoji
Ookata zbuloi disa struktura në rërën e
fundit të ujit me formë jashtëzakonisht të
rregullt, që duket si e projektuar nga
inteligjenca njerëzore.
Struktura në formë rrethore në rërën e
ujit, rreth 25 metra në thellësi, me
diametër rreth 60 cm është një dizajn
shumë i bukur, dhe fakti që është
pikturuar në fund të detit, të jep
përshtypjen e një misteri të madh,
autorësinë e të cilëve shumë do të
shpejtonin ta lidhnin me inteligjencën
alinene nënujore, siç ka ndodhur edhe më
herët me zbulimin në Detin Baltik.
Por, Ookata vëzhgoi për ditë me radhë
strukturën e çuditshme me qëllim që të
zbulonte më tepër rreth saj dhe e gjeti më
në fund autorin e talentuar. Ai është një
peshk i ujërave të Detit të Japonisë, i cili i
krijon rrathët në rërë me qëllim që të
afrojë femrën gjatë periudhës së
fekondimit. Dhe, duhet thënë se me anë të
kryeveprës së tij nënujore ia arrin më së
miri.
AI IA
AI IA

Mund te besh cdo gje, por jo gjithcka!

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi