EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Post – traumatizmi

Shko poshtë

Post – traumatizmi Empty Post – traumatizmi

Mesazh  Admin 07.07.08 0:00

PTSD- Post – traumatik- stress-disorder

• “Ndjehem keq, shumë i shqetësuar dhe i nevrikosur. Nuk kam qenë kështu përpara. Aksidenti me veturë ka ndodh para 6 muajve por unë ende nuk ndjehem i sigurt në veturë, ndjehem shumë i frikësuar dhe mundohem t’i shmangem udhëtimeve kur është e mundshme.

Më paraftyrohet aksidenti dhe nuk më hiqet nga mendja edhe gjatë gjumit, natën ëndrrat janë të këqija me skena nga aksidenti duke ndodhur prapë edhe prapë ... jam i rraskapitur nga kjo ....”

• “Mënyra se si mendoj për jetën time më ka ndryshuar, mendoj pse na ndodhi neve? Ndjehem shumë fajtore kur mendoj se kam mundur të bëjë më shumë për të ia shpëtuar jeten e shoqes që ka vdekur.

E rijetoj përvojën çdo herë, mendoj gjithmonë ‘vetëm ta kisha bërë këtë’, ‘vetëm ta kisha bërë atë’.... Ndjehem shumë e plogësht dhe në depresion dhe shpesh ... nuk mund të qetësohem dhe frigohem, kam mundur të vdes...., nuk mund të mendoj për të ardhmen..., ndjehem e paftë...” Nëse ju keni vuajtur nga ndonjë përvojë traumatike ju mund të keni ndjenja të njejta.

Kjo fletushkë është shkruar nga psikologët për qëllim që të ju ndihmojë t’i kuptoni këto reagime dhe ju ofron disa sygjerime praktike për të ju ndihmuar t’i përballoni ndjenjat.

Çfare është incidenti traumatik?

Incident traumatik mund të jetë çdo gjë që është jashtë nga ngjarjet ditore dhe është shumë shqetësuese për dike. Shumë gjëra mund të kenë këtë efekt. Mund të jetë nga zjarri, aksidenti, vjedhjes në shtëpi apo sulm personal, sulmit, të jeni dëshmitar të ndonjë rasti tragjik si vdekja e dikujt.

Mund të jetë rast i madh si fatëkeqësisë së madhe që përfshin disa njerëz apo ngjarje personale që ju përfshin juve, shokët/shoqet apo anëtarët e familjes.

Si reagojnë njerëzit pas incidentit traumatik?

Këto në vijim janë disa nga reagimet që ju mund t’i përjetoni pas ndonjë ngjarje tragjike. Në përgjithësi reagimet e njerëzve bëjnë pjesë në tri grupe:

Përsëritja e përjetimit të tragjedisë në mendje.

Shmangia e gjërave që janë të lidhura me tragjedi.

Ndjeheni më shumë të tendosur, të nevrikosur apo më shumë vigjilent se zakonisht.

Jeni në depresion, qani.

Mund të ju ndihmojë të shikoni se a i përjetoni këto simptome.

Ripërtrirja e tragjedisë në mendjen tuaj

Parafytyrim i ngjarjeve të tragjedisë në mendje (kjo shpesh quhet flashback që do të thotë kthim mbrapa)

Ëndrra shqetësuese nga tragjedia apo ëndrra për gjërat që ju frikësojnë.

Ndjeheni që tragjedia do të ndodh prapë – ndjenjë e fortë që do ta përjetoni prapë tragjedinë.

Nëse kaloni nëpër situatë apo ndejnjë që ju përkujton tragjedinë dhe kjo ju shqetëson shumë.

Kur ju përkujtohen kujtimet apo situatat e tragjedisë dhe përjetoni reagime fizike shqetësuese për shembull si rrahje e shpejtë e zemrës, marramendje etj.

T’i shmangeni gjërave që janë të lidhura me tragjedi

Mundoheni t’i shmangeni ndjenjave, mendimeve dhe bisedave rreth tragjedisë.

Shmangeni aktiviteteve, vendeve apo njerëzve që ju përkujtojnë tragjedinë.

Nuk jeni në gjendje të mbani në mend gjërat rreth tragjedisë.

Humbni interesimin për jetë, ndjeheni të ftohtë nga të tjerët apo nuk ndjeheni si përpara tragjedisë.

Ndjeni që nuk do të keni të ardhme normale – ju duket që jetoni në kohë të huazuar.

Ndjeheni më shumë të tendosur dhe të nevrikosur se zakonisht
Ndjeni zemërim

Nuk mund të koncentroheni

Keni vështërsi të flini

Ndjeheni shumë vigjilent tërë kohën dhe trembeni shumë lehtë.

Reagimet nga stresi post traumatik mund të na ndikojnë në katër mënyra të ndryshme:

Si ndjehemi

Mënyrën si mendojmë
Mënyra se si trupi jonë funksionon
Mënyra se si sillemi
Ju mund të kuptoni se si ndjeheni nëse i nënvizoni simptomet e shënuara, simptomet që i përjetoni rregullisht:


Si mendoni?

Brengoseni vazhdimisht
Nuk mund të koncentroheni
Përjetoni tragjedinë në mendjen tuaj
E fajsoni vetën pjesërisht apo plotësisht për ngjarjen
Mendoni që do të ndodh prapë
Keni vështërsi të merrni vendime
Ndjeni keqardhje, turp apo hidhërim
Mendime të turbuara
Të nevrikosur dhe të frikësuar
Turbullim në stomak
Keni problem me gjumin dhe ëndrra të këqija
Trembeni shumë lehtë


Çfare bëni?

Endeni poshtë e lartë
I shmangeni gjërave që ju kujtojnë ngjarjen
Nuk mund të uleni dhe pushoni
U shmangeni njerëzve
Nuk dëshironi të jeni vetëm
Jeni të nevrikosur
I prishni marrëdhëniet
Pini alkohol apo duhan më shumë
Vareni nga të tjerët shumë

Mendimet e zakonshme

‘Ishte faji im’ ‘Jam duke u çmendur’ ‘Do të përjetoj krize zemre’ ‘Po më kontrollon mua’ ‘Nuk mund të përballoj më’ ‘Do të më bjerë të fikët’ ‘Pse u desh të ndodh kjo’ ‘Nuk shoh arsye më’

Pse reagojmë kaq fuqishëm për tragjedine?

Ka disa arsye pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emocional në njerëz.

Së pari, shpesh tragjeditë e dëmtojnë besimin elementar që ne e kemi për jetën, se jeta është mjaft e sigurt dhe jeta për ne ka kuptim, qëllim në formë të posaqme. Mund të jetë se mënyra si e shohim jetën është dëmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dëshiruar apo pritur gjatë krizave.

Së dyti, tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjë paralajmrim. Ne nuk kemi kohë t’i përshtatemi kësaj përvoje të re.

Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe nuk kemi dituri si të sillemi. Ju ndoshta jeni ndjehur që do të vdisni apo njerëzit përreth juve kanë vdekur dhe ju jeni të tronditur.

Kur ndodh kësilloj tragjedie mendja jonë e mbanë në kujtesë traumën me shumë fuqi, si mënyrë natyrale për vetëmbrojtje për tu siguruar që nuk do të kaloni nëpër asilloj situate prapë. Por si rezultat i kësaj ju do të mbeteni me reagime të post traumatike të përshkruara më lartë.

Si mund ti ndihmojë vetëvetes?

Është me rëndësi të kuptoni se reagimet që i përjetoni janë shumë të zakonshme pas ndonjë tragjedie, reagimet nuk janë shenja të dobësisë apo të marrëzisë. Sygjerimet në vijim mund të ju ndihmojnë që të ia filloni t’i përballoni reagimet e post traumës. Gjërat që i përshkruajmë mund të ju ndihmojnë:

Kuptoni tragjedinë

Të merreni me paraftyrimet dhe ëndrrat e këqija nga tragjedia
Tejkaloni presionin, neveritjen dhe zemërimin
Tejkaloni shmangjen
Tejkaloni mërzitjen

Kuptimi i tragjedisë

Mundohuni të kuptoni sa më shumë se çfare ka ndodhur. Kjo mund të ju ndihmojë ta kuptoni ngjarjen më qartësisht. Kjo do të ju ndihmojë të shëroheni. Nëse njerëzit të tjerë kanë qenë në ngjarje, bisedoni me ata dhe pyetni për mendimet e tyre për ngjarjen.

Bisedoni me viktimat e tjerë, personat nga shërbimet shpëtuese apo kalimtarët këta mund të jenë personat që mund të ju ndihmojnë të kuptoni më gjerësisht se çka ka ndodhur. Zakonisht në këto rrethana personat nga shërbimet ndihmese janë në gjendje të ju ndihmojnë.

Nëse mendoni për tragjedinë me njerëzit e tjerë mund të ju ndihmojë. Ju ndoshta ndjeni që tragjedia ju ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si keni menduar për jetën, kështu që është mirë të mundoheni t’i sqaroni ndjenjat, bisedat me njerëz të tjerë mund të ju ndihmojnë ta bëni këtë.

Disa njerëz bisedojnë me shokë/shoqe, anëtarët e familjes apo partnerin/en, të tjerët i qasen mjekut të tyre për të kërkuar ndihmë. Disa njerëzve ju ka ndihmuar nëse i kanë shkruar përvojat e tyre.

Mundohuni të kaloni disa minuta për t’i menduar mënyrat që ju mund të kuptoni se nëpër çfare keni kaluar. Mundohuni t’i shkruani disa ideja si:

1- Njerëzit bisedojnë për tragjedi për të kuptuar se çfare ka ndodhur

2-Njerëz me të cilët mund të bisedoni.

3-Gjëra që mund të bëni vetëvetiu p.sh. të shkruani përvojat tuaja

Të merreni me perfytyrimet dhe ëndrrat e këqija nga tragjedia

Shumë njerëz mundohen t’i harrojnë përvojat nga tragjedia për të mos menduar për te. Edhepse kjo është gjë natyrale për të bërë nuk mund të ju ndihmon përgjithmonë për ta tejkaluar problemin. Njerëzit vazhdojnë ta përjetojnë tragjedinë në mendjen e tyre dhe të kenë ëndrra të këqija lidhur me tragjedinë.

Është vërtetuar se njëra nga mënyrat më të mira për t’i redukuar përjetimet dhe ëndrrat e këqija është duke bërë kohë çdo ditë për t’i rishikuar kujtimet e pakëndshme dhe ëndrrat.

Shumë njerëzve ju ka ndihmuar nëse çdo ditë për 20 minuta janë ulur të qetë për t’i menduar apo për të biseduar gjërat apo për t’i shkruar disa shenime rreth tragjedisë kështu që paraftyrimet e padashura dhe ëndrrat e këqija gradualisht janë bërë të parëndsishme dhe nuk kanë ndodhur shpesh.

Nëse shihni ëndrra të këqija e bëni këtë para se të bjerni në gjumë. Ky proces ju ndihmon të përfitoni kontroll të këtyre mendimeve në vend se të ju tejkalojnë juve. Është me rëndësi të mundoheni të synoni në anën pozitive të situatës tuaj të tanishme kur ju bjen në mend përvoja e tragjedisë që e keni përjetuar.

Provoni këto mënyra:

1-Shkruani hollësirat e paraftyrimeve dhe ëndrrave të këqija që i përjetoni.

2-Gjeni kohë gjatë ditës për të menduar se çka ka ndodhur. Kjo duhet të bëhet në ambient të qetë dhe të sigurt.

3-Mendoni për gjëra pozitive për situatën që jeni tani: për shembull, ‘Unë kam mbijetur këtë dhe ende jam këtu’, Unë kam shoqe/shokë të mirë që më përkrahin’, ‘Unë tani mund të filloj të planifikoj të ardhmen’.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi