EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasojat e medha te ateizmit

+16
DaniEL
Pansophia
Dimitrov Xhunga
Jon Sh
john abraham
Niko_
Xhemajl
Arb
Arsenic
Syndrom
ILIRA
Venera1
Albi4all
vanina cela
Djep
Gjinkalla
20 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Syndrom 27.04.12 11:49

Djep, pres ndonje shpjegim nga ty tani...

Syndrom

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Djep 27.04.12 12:54

Syndrom ti thua se:
"Ateizmi ka qellime tendencioze per ta mohuar nje Zot dhe perfundimi i cdo ateisti eshte "Politeizmi"."

Ku i bazon ti keto konkluzione? Keto jane pretendime teper te forta, dhe si te tilla kerkojne baze te forte racionaliteti per tu mbeshtetur.

Nuk eshte fare e vertete se ateizmi ka qellim tendencioz per te mohuar zotin. Qe dicka te mohoet, duhet fillimisht te ekzistoje. Te gjitha faktet qe feja nder mijevjecare, ka sjelle se zoti ekziston jane jo-bindese. Keshtu qe une nuk pres nga ty te jesh ne gjendje te me bindesh se zoti ekziston.
Ateizmi si parim thjesht pohon se zoti nuk ekziston sepse nje entitet i tille eshte e pamundur te vertetohet me fakte. Kaq. Pra ateizmi nuk ka asnje qellim tendencioz, dhe nuk sulmon askend qe mendon ndryshe.

Ti vijon duke thene se perfundimi i cdo ateisti eshte politeizmi. Me vjen keq po mua kjo me duket pallaver.
Si mund te jesh ateist duke qene politeist?? Ateisti (a-theos [latinisht] - mungesa e zotit/zoterve) perjashton ekzistencen, qofte te nje zoti, qofte te shume zoterve. Nuk mundohem te te sulmoj apo ofendoj, po te keshilloj te mos i kerkosh hesap nje debatuesi pa qene vete i qarte ne mendime.

Ateisti nuk ka pse te kerkoje per ndonje teori qe te rrezoje ekzistencen e zotit, kur ne kendveshtrimin e tij zoti eshte inekzistent. Nje ateist i bind te tjeret me fakte; nje prift ose nje hoxhe i bind te tjeret me perralla e mite.

Sa per Darvinin, une nuk u besoj fjaleve te Darvinit. Une si individ parapelqej te mos e perdor fjalen "besoj" apo "besim," sepse nje term i tille shpreh "bindje ne dicka qe nuk mbeshtetet ne evidence." Edhe teoria darviniane nuk me bind, per faktin se, ne kendveshtrimin tim, ajo mbeshtetet ne nje evidence te cunguar, ose me keq akoma, te manipuluar. Po kjo eshte nje teme teresisht tjeter, qe meriton nje diskutim shume te gjere, e qe s'ka shume lidhje me kete teme.

Sa per krijesat inteligjente qe kontribuan ne manipulimin tone gjenetik si qenie, une absolutisht nuk mendoj se ata mund te jene Zoter. Ty mund te te duket cudi sesi nje qenie me nje shkalle me te larte inteligjence mund te manipuloje ty gjenetikisht, por mua s'me cudit nje aludim i tille. Une nuk kam fakte shkencore te ta vertetoj ty nje gje te tille, por une mund te te sjell shembuj nga jeta jone te cilet tregojne se manipulimi gjenetik i nje gjallese eshte plotesisht i mundshem.

OMGj-te (organizmat e modifikuara gjenetikisht) jane bime, fruta e perime (pra gjallesa, njesoj si njerezit e kafshet) te cilat jane modifikuar gjenetikisht per te kryer nje funksio qe eshte ne avantazh te njerzve. Psh. nje frut mund te modifikohet gjenetikisht ne OMGJ per t'i rezistuar te ftohtit ekstrem, ne menyre qe te mos prishte dhe te jete i konsumueshem nga njeriu edhe ne mot te ftohte.

Tani vere veten ne poziten e nje fruti, le te themi nje molle. Ti si molle u modifikove gjenetikisht nga njeriu per nje funksion specifik. Duke qene se ti u ndryshove, a beson ti se njeriu eshte zoti yt? Ndoshta po. Ndoshta nje molle e beson plotesisht se njeriu eshte zoti i saj. A eshte e vertete kjo? Jo. Fakti eshte se njeriu nuk eshte zot, por krijese.

Sipas ketij paralelizmi, nqs. ne vertet jemi modifikuar gjenetikisht nga qenie me inteligjente se ne (le t'i quajme Qeniet X), une nuk kam fare arsye te mendoj se Qeniet X jane zoterit tane. Ndoshta Qeniet X po bejne te njejten gje qe qenie me inteligjente se ato (le t'i quajme Qeniet Y) kane bere me vete Qeniet X.

Ndoshta paraardhesit tane (Egjiptianet, Greket dhe Romaket e lashte) Qeniet X i quajten zoter. Pse? Ndoshta sepse aq njohuri kishin dhe nuk ishin ne gjendje te shpjegonin fakte te pashpjegueshme. Magjite qe mund te kane performuar Zoterit mund te kene qene thjesht teknologji e larte e shkencetareve te Qenieve X. Pse atehere tani qe une nuk jame me ne stadin e nje njeriu primitiv duhet te vazhdoj ta besoj kete perralle?

Pra, sic molla OMGJ s'ka arsyte te me quaje zot mua, une s'kam arsye te quaj zoter Qeniet X, dhe Qeniet X, s'kane arsye te quajne zoter Qeniet Y. Po ky zinxhir mund te vazhdoje ne pafundesi, dhe une s'gjej arsye ta mohoj nje gje te tille.

Feja thote qe ka vetem nje zot. Kush me garanton mua se ky zot nuk ka nje moter, nje vella, nje fis, nje komunitet. Ndoshta ky zoti yne ka dhe ai nje zot te vetin, ne te cilin beson se eshte i vetmi. Pra le te jemi pak me mendjehapur, se mendja njerezore zhvillohet vetem duke qene e tille.

Djep

22


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  ILIRA 27.04.12 13:10

nese do te vazhdoje ky debat dhe mire eshte te vazhdoje mendoj qe duhen hequr tonet e "kerkese-llogarise" apo nuancat e "gjyqeve" per ata qe mendojne ndryshe.
Djep deri diku edhe une kam dale ne konkluzionet e modifikimit gjenetik mirepo ashtu si e kam shprehur edhe here tjeter pyetja eshte "qellimi" ,,, skllever pune???!!! Po perse te na pajisnin me shpirt???

ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Djep 27.04.12 13:35

ILIRA shkruajti:nese do te vazhdoje ky debat dhe mire eshte te vazhdoje mendoj qe duhen hequr tonet e "kerkese-llogarise" apo nuancat e "gjyqeve" per ata qe mendojne ndryshe.
Djep deri diku edhe une kam dale ne konkluzionet e modifikimit gjenetik mirepo ashtu si e kam shprehur edhe here tjeter pyetja eshte "qellimi" ,,, skllever pune???!!! Po perse te na pajisnin me shpirt???

Ilira, skllever pune eshte nje nga aludimet/teorite. Ka me dhjetera te tilla. Po kjo e sklleverve te punes mua me duket me bindese, per shkak te evidences nga zbulimet arkeologjike.
Ti do te dish qellimin e tyre. Pra ti je si ajo molla OMGj qe do te dije arsyen pse eshte OMGJ dhe jo natyrale. A mund ta dije nje molle arsyen pse eshte OMGJ?

Pra, nese vertet kemi te bejme me inteligjence me te perparuar se e jona, rrjedhimisht e kami te pamundur ta kuptojme ate dhe arsyet/qellimet e saj, qofshin keto dashamire apo dashakeqe.

Persa i perket shpirtit, ne po te bej keto pyetje. Cili eshte qellimi qe ne mbareshtojme nje familje minjsh laboratori ne nje laborator shkencor? Eshte ai dashamir apo dashakeq ndaj miut, dhe si do t'ja mbushje ti mendjen miut per kete? Ne e mbareshtojme miun, mund ta manipulojme edhe gjenetikisht miun, po a jemi ne gjendje ne ta pajisim me shpirt miun?

Djep

22


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  ILIRA 27.04.12 13:44

Po per kete na duhet te pyesim delen DOLLY apo ta studiojme ate... per te gjete a ka shpirt.

Ndersa sa per krahasimin qe bere per minjte ne laborator le ta zgjerojme shembullin dhe te mendojme nje vend real psh havanen ose nje xhungel te populluar nga banoret perkates... atje here pas here shkojne studiues, gjuetar, ambientalist, apo edhe turiste me mjetet e tyre si te udhetimit ashtu edhe te punes te cilat te vendasit ne te shumten e rasteve shkaktojne FRIKE por xhunglen dhe banoret nuk i "prodhuan" ata te siperpermenduarit...

ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Syndrom 27.04.12 15:47

Arsyeja ime qe une thash se qdo ateist perfundon ne politeizem eshte e pa kundershtueshme, sepse cdo njeri eshte i prirur te besoj ne diqka, qofte edhe ne nje gur te pa levizsshem, ose sikur ne rastin tend qe beson ne ato krijesat X, por asesi nuk guxon te krahasosh njeriun me mollen dhe miun, sepse ajo e cila e dallon njeriun nga miu dhe molla eshte vetedija. Pra, vetem krijesa njeri ne kete bote e ka vetedijen e plote, ndersa te tjerat gjallesa veprojne pa vetedije psh. kafshet, shpezet veprojne instiktivisht dhe mbijetojne ne menyre instiktiva, kurse gjallesat bimore kane nevoj per shiun djellin e ne disa raste edhe per njeriun dhe bletet.

Ju thoni qe diqka te mohehet duhet fillimisht te ekzistoj, por nese ajo diqka ekziston dhe shihet me sy nuk mund te mohohet asesi.

Nese themi se ato qenie jashtetokesore na krijuan neve, sepse kane pasur nevoj per punetore krahu, po miun, zogun, lejlekun, xhirafen, tigrin, luanin....etj, keto kush i krijoi? Dhe cila eshte arsyeja e krijimit te ketyre? Mendoj se mendjehapur jam deri diku ne kete drejtim...

Une mendoj se feja ka faktet me bindese se nje Krijues ekziston, ato fakte jane te shkruara me fjale ne libra, por edhe te koduare ne menyre matematikore mbinjerezore. Ti do te thuash si eshte e mundur, ma argumento....! Po nese te sjell faktet e kodimit matematikor mbinjerezor a do t'i pranosh? Une te kam bere nje pyetje me pare; Cili eshte numri i pare dhe i fundit ne tastaturen tende, por ti nuk me dhe pergjigje. ti nuk me dhe pergjigje edhe per shume gjera te tjera. Une te kerkova te me japesh shpjegim rreth rimisherimit, por ti nuk me dhe ndonje shpjegim, per deri sa thua se beson ne rimisherim. Nuk me shpjegove se si eshte e mundur pasi qe nje trup te vdes shpirti automatikisht do te kaloj ne nje trup tjeter! Une jam i hutuar pak me kete! Si mund ta besoni ju nje gje te tille dhe e quani veten mendjehapur e njeri qe punon me llogjik te shendosh'? Nese ekziston rimisherimi, atehere njerezimi nuk do te shumohej, sepse ne te gjithe e dijme se cdo njeri nga nje shpirt e ka. Po sipas mendimit tend po i bie qe edhe shpirterat qiftezohen dhe shumohen apo si shkon kjo?!! Ne kete pike ju nuk me dhat asnje pergjigje.

Ti prap mbetesh kembengules se ateisti mbetet ateist dhe nuk mund te perfundoj asnje here si politeist. Nejse ky eshte qendrimi yt i fort dhe kembengules te cilin nuk mund ta ndryshoj une, kete qendrim mund ta ndryshoj vetem truri yt, kuptohet, nese mundohesh te gjesh te verteten duke hapur trurin me teper, sepse per ndryshe kembengulesia jote te ben te prapambetur.

Po ateistet a na kane sjellur neve ndonje argument te fort rreth mosekzistences se Zotit? Me sjell te lutem nje fakt te arsyeshem qe argumenton mosekzistencen e Tij dhe atehere me deshire ose pa te do te bashkohem me ty.

Ndersa sa i perket qartesise, mbetet ta vleresojne te tjeret.

Ti nuk i beson fjaleve te Darvinit, por beson se na krijuan krijesat X. Sillu poshte e larte dhe prap do te perfundosh me fjalen "Besoj".

Per fat te keq ti nuk ke fakte shkencore per te me bindur, por gjen vetem shembuj pjeserisht te "mundshem" dhe krahasime te cilat kundershtohen shume lehte dhe llogariten si te "pamundura". Ndersa une kam fakte shkencore qe kane te bejne me mbretereshen e shkencave 'Matematiken', ku libri i besimtareve eshte i koduar matematikisht ne menyre mbinjerezore jo rasteshisht. A mundesh t'i kundershtosh faktet shkencore matematikore? Pra, libri eshte i shprehur me shkronja (gjuhe njerezore), ku tregon se nuk na krijuan qenje intelegjente, por na tregon se neve na krijoi nje Zot i pa shoq, i cili as nuk eshte i lindur dhe as nuk ka lindur dhe ato shkronja i ka koduar me mbretreshen 'Matematik'.

Je shume larg te vertetes nese mendon se Zoti ka gjini si ne njerezit, por me kete thjesht tregon paditurin qe ti ke rreth Zotit dhe shprehesh si nje femij duke thene perse Zoti nuk ka nje moter ose nje vella ose nje familje ose...

I nderuar Djep, Zoti eshte Alfa dhe Omega


Syndrom

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Djep 27.04.12 18:21

Ndoshta une jam teper larg se vertetes. Atehere mund te me shpjegosh si e perfytyron Zotin ti? C'do te thote qe Zoti eshte Alfa dhe Omega, sepse une jam teper i paqarte per kete...

Sa per rimisherimin, me sugjero ndonje teme tjeter ku te mund te diskutojme, sepse kjo nuk eshte ajo e duhura. Dhe mos u merzit nese une te injoroj ndonje pyetje. Une ketu mundohem te diskutoj me te gjithe, dhe seleksionoj ne ato pergjigje qe vendos te jap, pasi kohen gjithsecili e ka te cmuar.


Djep

22


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Gjinkalla 27.04.12 19:06

Djep me pelqen shume pjekuria yte,te pergezoj,ndonse une besoj ne zot ti jo,me pelqen te komunikoj me njerez si ti qe fatkeqsisht jane shume pak,ne Shqiperi aq me pak ne Kosove.

Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Djep 27.04.12 22:54

Falemnderit per fjalet e mira gjinkalle. Gjithkujt i vjen mire kur i degjon ato nga te tjeret.

Duhet te dish se shumica derrmuese ne shqiptareve te Shqiperise, jemi rritur ne familje me fryme ateiste, pasi brezi i prinderve tane kane jetuar ne mungese te plote te fese e spiritualizmit, ndaj dhe mendojme e filozofojme paksa me ndryshe nga shqiptaret e Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi. Mjedisi ndikon radikalisht ne botekuptimin e njeriut. Jam i bindur se dhe une, po t'i kisha lindur ndonje familjeje fetare Kosovare, do isha nje myslyman i devotshem dhe do ta kisha te veshtire ta identifikoja veten me nje te krishtere, nje ateist, apo nje hindu. Fakti eshte qe si myslymanit, si te krishteri, si ateistit dhe si hinduit, gjaku ne deje u rrjedh njelloj. Ata kane njelloj ndjenja, emocione, dashuri e dhembshuri per familjaret e njerezit e tyre. Pra ndryshimet fillojne nga perceptimet, dhe perceptimet - qofte ne menyre te drejte, qofte ne menyre te gabuar - kultivohen nga mendja e njeriut.

Ndoshta kjo qe dhurata me e vyer qe na la diktatura e Enver Hoxhes, pasi ketu myslymanet e te krishteret nuk e shohin njeri-tjetrin me armiqesi. Fetaret, para se t'i bashkoje besimi ne zot, duhet t'i bashkoje te qenurit njerez, sepse po te mos ishin njerez, me siguri nuk do te kishin mundesi as te besonin.

Djep

22


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Xhemajl 28.04.12 0:34

I nderuar Djep, te lutem me thuaj si e kupton ti termin Spirtualitet ?
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Arb 28.04.12 2:19

Djep.
Me plote bindje them se ata kater nocionet dhe dhjetra te tjere, nuk jane gje tjeter vech se Mohim ne Krijuesin , pavaresisht se ndonjera mund te duket me e kapshme dhe me elastike ndaj pamjes se jashtme.

Nuk eshte aspak e vertete se komunizmi ne Shqiperi ka ndikuar qe te eliminohen besimet dhe njerezit te priren ne ateizem, sepse ka nga ata qe familjaret jane besimtar te devotshem, kurse femiju eshte i prirur ne mos besim dhe anasjelltas. Pra, rrethi nuk eshte dhe aq qe ndikon ne personin, por vetedija dhe hapja e trurit dhe zemres per t'a kuptuar nje realitet qe na rrethon.

Gjithsesi, nje ateits (per mua) duke pasur para vetes nje grumbull pyetjesh qe nuk din tu jepe pergjigje, gjithmon tenton qe te kerkoje nje pergjigje te arsyeshme , sikur ajo te jete dhe ne librat fetare dhe gjasa eshte me e madhe qe te orjentohet ne Rrugen e Drejte, se sa nje besimtar qe i din disa dogma fetare, qe nuk jane te kapshme dhe te arsyeshme per te , por qe kleriku apo tradita familjare i'a ka transmetuar, sa qe ai nuk eshte ne gjendje te ndryshoj , por i gelltit duke mos i shijuar.

Fundja te jeshe ateist, do te thote te distancohesh nga besimi, dhe sistemin e jetes t'a realizojsh ashtu si te te vije me lehte, kurse nje besimtar (mysliman) sistemin e jetes e ka te rregulluar deri ne instancen me te fundit me ndalesat dhe urdherat. Cili eshte me i pergjegjeshmi?
Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Gjinkalla 28.04.12 11:31

syndrom cfare eshte alfa dhe omega?
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Venera1 28.04.12 12:08

Gjinkalla shkruajti:syndrom cfare eshte alfa dhe omega?
alfa eshte shkronja e pare e alfabetit grek ndersa omega eshte shkronja e fundit. Qe do te thote fillimi dhe fundi.
Venera1
Venera1

17


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Niko_ 28.04.12 16:56

Djep shkruajti: Ateisti (a-theos [latinisht] - mungesa e zotit/zoterve) perjashton ekzistencen, qofte te nje zoti, qofte te shume zoterve.

Më pëlqen mënyra e arsyetimit tënd, pasi edhe unë ndodhem i pozicjonuar pak a shumë në të njëjtat linja. Megjithatë doja të bëja një korigjim të vogël në lidhje me prejardhjen e termave të huaj që po përdor ti.
A ' theos, nuk ka lidhje me latinishten, pasi latinët nuk e kanë përdorur shkronjën "th", madje as pasardhësit e latinëve nuk e përdorin. Thjesht latinët e huazuan nga greqishtja dhe nga Atheos, u shndërrua në Ateist. Latinishtja nuk e spjegon etimologjikisht këtë fjalë të marrë nga greqishtja. Megjithatë për mendimin tim, fjala "theos" i ka rrënjët në gjuhën shqipe (nga djalekti geg).
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Gjinkalla 28.04.12 19:14

Venera1 shkruajti:
Gjinkalla shkruajti:syndrom cfare eshte alfa dhe omega?
alfa eshte shkronja e pare e alfabetit grek ndersa omega eshte shkronja e fundit. Qe do te thote fillimi dhe fundi.

Tani e kuptova faleminderit Venera,ne fakt isha e hutuar ngase kete alfa dhe omega ne e kemi perdorur ne matematike prandaj isha e hutuar
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Djep 28.04.12 21:41

Niko_ shkruajti:
Djep shkruajti: Ateisti (a-theos [latinisht] - mungesa e zotit/zoterve) perjashton ekzistencen, qofte te nje zoti, qofte te shume zoterve.

Më pëlqen mënyra e arsyetimit tënd, pasi edhe unë ndodhem i pozicjonuar pak a shumë në të njëjtat linja. Megjithatë doja të bëja një korigjim të vogël në lidhje me prejardhjen e termave të huaj që po përdor ti.
A ' theos, nuk ka lidhje me latinishten, pasi latinët nuk e kanë përdorur shkronjën "th", madje as pasardhësit e latinëve nuk e përdorin. Thjesht latinët e huazuan nga greqishtja dhe nga Atheos, u shndërrua në Ateist. Latinishtja nuk e spjegon etimologjikisht këtë fjalë të marrë nga greqishtja. Megjithatë për mendimin tim, fjala "theos" i ka rrënjët në gjuhën shqipe (nga djalekti geg).

Ke te drejte Niko. Gabimisht kam shkruar Latinisht por ne fakt eshte Greqishtja e Vjeter. Dhe nuk eshte aspak cudi qe rrenja e fjales te vije nga Shqipja.
Djep
Djep

Te mendosh se ne te gjithe universin jeta inteligjente ekziston vetem ne Toke, eshte si te mendosh se ne nje are te mbjelle me grure do te mbije vetem nje kallize.

22


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Djep 01.05.12 17:52

Arb shkruajti:

Fundja te jeshe ateist, do te thote te distancohesh nga besimi, dhe sistemin e jetes t'a realizojsh ashtu si te te vije me lehte, kurse nje besimtar (mysliman) sistemin e jetes e ka te rregulluar deri ne instancen me te fundit me ndalesat dhe urdherat. Cili eshte me i pergjegjeshmi?

Mire e ke thene Arb. Edhe per mua, te jesh ateist, me shume se te mohosh zotin, do te thote te mbash distance nga cfare ofron besimi.

Sic e kam thene dhe me pare, ateisti nuk e mohon zotin - ai thjesht nuk eshte i bindur ne ekzistencen e tij. Dhe deri sa te bindet per kete, s'ka pse ta pranoje si te mireqene. Dhe ketu s'ka asgje te keqe. Une si Ateist Agnostik s'kam asgje kunder besimtarit. Edhe ai njeri eshte si une, me ndjenja e emocione, halle e telashe, endrra e deshira, dyshime e dilema.

Por per mua besimtari eshte si puna e atij te verbrit, te cilit i thuhet te besoje se qielli eshte blu. Ti mund ta besh nje te verber te besoje se qielli eshte blu (duke qene karizmatik ne menyre te mjaftueshme), po a mund ta bindesh? Jo!

Mendoni rastin sikur te gjithe besimtaret (te krishtere e myslymane) te jene si ata te verbrit te cileve u eshte thene se qielli eshte i verdhe. A mund ta besojne ata nje gje te tille? Duke mos patur sy, sigurisht qe po. A eshte e vertete qe qielli eshte i verdhe? Jo!

Pra rruga e besimit eshte nje rruge e hapur dhjetera, ndoshta qindra, shekuj me pare nga njerez e grupime te cilet besimin mund ta kene perdorur per perfitim politik e pushtet mbi masat. Ajo eshte nje rruge te cilen shumica derrmuese e besimtareve e ndjekin verbazi, thjesht sepse kane lindur, jane rritur e kalitur ne ate besim.
Po sikur ajo rruge te jete e gabuara, ose akoma me keq, e hapur qellimisht per t'i mbajtur njerezit larg se vertetes? (pra rasti kur te verberve qellimisht u thuhet genjeshtra se qielli eshte i verdhe?)

Une s'kam pse ndjek me fanatizem nje rruge te tille kur nuk jam i bindur ne vertetesine e saj. Por nje "te verber" (si une) s'e ndalon asgje ne bote te enderroje qe nje dite ta shohe vete (pa ja treguar te tjeret), e te bindet per, blune e qiellit. Kete une e quaj spiritualizem, dhe ky eshte gjithmone me i forte tek "te verbrit" qe kerkojne te binden nga racionalizmi e logjika e tyre, sesa tek ata qe bindin veten se besojne.
Djep
Djep

Te mendosh se ne te gjithe universin jeta inteligjente ekziston vetem ne Toke, eshte si te mendosh se ne nje are te mbjelle me grure do te mbije vetem nje kallize.

22


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  john abraham 02.05.12 23:03

Djep shkruajti:Sic e kam thene dhe me pare, ateisti nuk e mohon zotin - ai thjesht nuk eshte i bindur ne ekzistencen e tij. Dhe deri sa te bindet per kete, s'ka pse ta pranoje si te mireqene. Dhe ketu s'ka asgje te keqe. Une si Ateist Agnostik s'kam asgje kunder besimtarit. Edhe ai njeri eshte si une, me ndjenja e emocione, halle e telashe, endrra e deshira, dyshime e dilema.

Pershendetje Djep... me falni pasi nuk pata mundesi te shoh dhe te lexoj te gjitha komentet, po ashtu edhe postimin fillestar, por me beri pershtypje komenti yt i fundit dhe mu duke e drejte qe te shkruaja dicka; sa per tu kuptuar!

Ne vetvete ateisti eshte "asgje", pra nuk egziston: pse e thm dicka te tille!
Ne rradhe te pare, ju (ATEISTET) nuk dini nga vini dhe as ku shkoni..
Nuk besoni ne absoluten, si morali absolut apo e verteta absolute... thjesht i mveshni asgjese titullin "shkak" asgjeja eshte "Zero" dhe kete zero shumezoje me c'fare do shifre prap asgje ngelet; pra thjesht nuk egzistoni.

Ju thoni qe ateisti nuk e mohon Zotin, por thjesht nuk eshte i bindur, ndersa ajo qe une ju shkruajta mesiper tregon fare qarte se ju e mohoni; eshte e thjeshte, mjafton te perdoresh matematiken.

Djep shkruajti:Por per mua besimtari eshte si puna e atij te verbrit, te cilit i thuhet te besoje se qielli eshte blu. Ti mund ta besh nje te verber te besoje se qielli eshte blu (duke qene karizmatik ne menyre te mjaftueshme), po a mund ta bindesh? Jo!
Po bindet, dhe eshte teper e thjeshte:
Nese dikush e ka te pamundur shikimin, atehere duhet ti flasim, por duhet ti sjellim prova; cilat jane keto prova?
Nese une nuk e genjej asnjehere nje te verber per gjerat qe ka mundesi ti verifikoje vete, atehere pse nuk duhet te me besoje edhe ne kete???

Djep shkruajti:Pra rruga e besimit eshte nje rruge e hapur dhjetera, ndoshta qindra, shekuj me pare nga njerez e grupime te cilet besimin mund ta kene perdorur per perfitim politik e pushtet mbi masat. Ajo eshte nje rruge te cilen shumica derrmuese e besimtareve e ndjekin verbazi, thjesht sepse kane lindur, jane rritur e kalitur ne ate besim.
Po sikur ajo rruge te jete e gabuara, ose akoma me keq, e hapur qellimisht per t'i mbajtur njerezit larg se vertetes? (pra rasti kur te verberve qellimisht u thuhet genjeshtra se qielli eshte i verdhe?)

Besimi eshte qe ne fillim, dhe nuk eshte krijuar nga njerezit per perfitime sepse po te shohim historine e atyre qe shpallen mesazhin; te gjithe kane vuajtur dhe kane ardhur nga familjje te thjeshta ...!

Une jam nje musliman, por jo se isha i tille ne tradite, por se e gjeta gjate hulumtimit tim, a mos valle une kam gabuar? Jo nuk besoj dhe a e din pse?
Sepse ti nuk me thua cila eshte e verteta; ose me sakte bota ateiste pohon se "nuk egziston nje e vertete absolute", mendjelehtit, sapo pohuan nje te tille sipas tyre; e di Djep eshte nonsense...

john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Jon Sh 20.07.12 14:20

kjo teme paska qene interesante, por un s'isha interesuar per ta hapur. Gjithsesei do t'i lexoj postimet tuaja te shumta me kalimin e kohes.
Nje fakt tjeter interesant esht qe une kam qene gjate ketyre diteve duke debatuar nje teme te ngjajshme ne nje forum tjeter.


Un besoj ne zot. Mendoj se universi nuk esht krijuar nga asgjeja por nga dikush me fuqi te pa limituara ne cdo lloj drejtimi te imagjinusheshem dhe te paimagjinushem.
Jon Sh
Jon Sh

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Dimitrov Xhunga 21.07.12 1:32

BOTA INTELEKTUALE(KUSH E NJEH ATE)KA NJE TRENDI.
SA ME SHUME DIJE FITON AQ ME SHUME ATEISTE BEHET DHE AQ ME PAK BESOJNE.
KESHTU QE KJO TEME ESHTE NJE TEME E PAVLERE.BEJNE MIRE MODERATORET TI KONTROLLOJNE KETO SHKRIME PASI ANETARET PERFITOJNE NGA SHKRIME TE PASTRA,TE PAINFEKTUARA DHE TE NIVELIT C'KA DO THOTE SE NJEREZIT DUAN ME SHUME ARSIMIN DHE ARSIMIMIN SE SA KISHEN DHE KRISHTERIMIN APO ISLAMIN DHE MYSLIMANIZMIN
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Djep 05.08.15 16:08

john abraham shkruajti:

Besimi eshte qe ne fillim, dhe nuk eshte krijuar nga njerezit per perfitime sepse po te shohim historine e atyre qe shpallen mesazhin; te gjithe kane vuajtur dhe kane ardhur nga familjje te thjeshta ...!

Une jam nje musliman, por jo se isha i tille ne tradite, por se e gjeta gjate hulumtimit tim, a mos valle une kam gabuar? Jo nuk besoj dhe a e din pse?
Sepse ti nuk me thua cila eshte e verteta; ose me sakte bota ateiste pohon se "nuk egziston nje e vertete absolute", mendjelehtit, sapo pohuan nje te tille sipas tyre; e di Djep eshte nonsense...



Varet se cfare nenkupton me termin "besim". Anglishtfolesit bejne nje dallim ne terma: ata kane "trust" dhe "belief".

- "Trust" zakonisht term qe perdoret per te thene se nje njeri ka bese te nje njeri tjeter (ose nje grup njerezish). Me kete dimension te termit "besim" une jam shume dakord. Ketu futet ndjenja per nje qenie te njejte per nga niveli me ty. Nje njeri ka bese tek nje njeri tjeter pasi kasi kjo i vjen natyrshem njeriut, eshte pjese e qenies se tij dhe eshte e pashmagshme edhe per ata me mos-besuesit dhe skeptiket. Edhe me skeptiku nder ne, beson te nje njeri: mamaja, babai, motra vellai, etj. E nese edhe tek keta nuk beson, atehere beson tek vetja. Por njeriu mund te kete bese edhe tek nje qenie me e ulet se vetja; tek nje qen p.sh. Dhe shpesh te kesh bese tek nje kafshe rezulton me me dobi se te besosh tek nje njeri. kjo per faktin se kafshet - duke patur ndergjegjje teper primitikve ne raport me ndergjgijjen e njeriut - pergjithesisht udhehiqen nga parimet e instiktit ne sjelljen e tyre. Ndersa njerezit udhehiqen nga ndergjgijja ne sjelljen e tyre. Por, eshte pikerisht ndergjigjja (ana negative e saj) ajo cka e ben njeriun egoist, ziliqar, cmire-madh, oportunist, etj., dhe kur nje njeri sillet ne kete menyre me te tjeret, te tjeret fillojne te mos i zene bese me ketij njeriu. Edhe nje kafshe mund te jete ziliqare, egoiste, etj., por duke qene se ndergjegjja tek kafsha eshte teper primitve krahasimisht me ne, edhe keto trajta te karakterit shfaqen ne menyre teper primitive - dhe te pademshme - tek kafsha.

Duhet ta kesh vene re besoj, qe kafshet shtepiake - kryesisht qente - kane besim pothuaj te verber tek njeriu. Kjo ndodh pasi qeni eshte ne marredhenie me nje qenie me te evoluar se ai (njeriun). Ne nje marredhnie midis nje qenieje te evoluar dhe nje qenieje primitive, qenia primitive eshte ajo me shume e ekspozuara ndaj rrezikut te shperdorimit te besimit. Nderkohe qe qenia e evoluar eshte ne pozita me te forta pushteti (ndaj qenies primitive), por njekohesisht eshte nen nje barre me te madhe pergjegjesie qe kete pushtet ndaj qenies me primitive nuk duhet ta keqperdore.

Une kam pershtypjen se nese ka nje marredhneie "qenie primitive - qenie e evoluar", ne shumicen e rasteve kjo marredhenie ekziston per shkak te interesave te seciles pale. Keto interesa mund te jene reciproke, por zakonisht ne marredhenie te tilla pala me e fituar eshte qenia e evoluar. Qe ne nje marredhenie te tille te rezultoje e fituar pala primitive, pala e evoluar duhet qe te kete minimalisht ose aspak interes nga marredhenia.

A ka raste kur njeriu e shperdoron pushtetin qe ka ndaj kafsheve? Pafundesisht, per fat te keq. Rasti i te gjitha marredhnieve qe njeriu ka me kafshet e mbareshtuara: delet, lopet, dhite, etj. Arsyeja e marredhnies: kryesisht qumshti dhe mishi. Njeriu, shume shpesh, ka interes nga marredhnia me kafshen, ndaj e nderton dhe e mban marredhnien. Ai keqperdor besimin qe krijon kafsha ndaj tij, dhe pushtetin qe rezulton nga kjo marredhnie e shperdoron. Nese njeriu nuk ka interes, ai shume rralle nderton marredhenie me qenie me primitive sesa veten. Perjashtim perbejne njerezit e dhembshur, dashamiresit e kafsheve, qe realisht jane pak.

Tani imagjino sikur te kete nje qenie me te evoluar sesa ne, qe eshte ne marredhenie me ne. Ne kete marredhenie, ne do te ishim qeniet primititve, dhe rrjedhimit me shume te ekspozuarat ndaj rrezikut te shperdorimit te besimit. Marredhenia me nje qenie me te evoluar sesa ne, kur kjo qenie eshte e panjohur ose pak e njohur prej nesh, eshte nje rrezik i madh per shkak te pa-parashikueshmerise se qellimeve te kesaj qenieje ndaj nesh. Mundesite qe kjo qenie te jete e dhembshur dhe dahsamirese ndaj nesh, jane realisht po aq te pakta sa mundesite qe nje njeri te jete i dhembshur dhe dashamires ndaj nje kafshe. Pra mudesite ME TE MEDHA jane qe, nese ka nje marredhenie midis nesh dhe nje qenieje me inteligjence superiore, qenia me inteligjence superiore ta kete ndertuar kete marredhnie per shkak te interesit. Po sikur qellimet e kesaj qenieje ndaj nesh, te jene te parazvlefshme me qellimet tona ndaj nje deleje apo nje dhie?


- "Belief" zakonisht term qe perdoret per te thene se nje njeri beson tek nje qenie e mbinatyrshme (zot), apo tek nje ideologji apo teze dogmatike e cila perseri ka ne thelbin e saj ekzistencen e nje qenieje te mbinatyrshme (zotin). Ketu hyn dhe "besimi i institucionbalizuar."
Ne tezat e institucioneve fetare (kishes dhe xhamise) dhe ne librat e shenjte te feve abrahamike, besimi ne zot kerkohet per shkak te frikes. "Beso te une, ndryshe do te perfundosh ne ferr." Frika eshte forma me primitive e zoterimit dhe mbajtjes se pushtetit. Funksionon, por eshte e panatyrshme dhe nuk vazhdon gjate; heret a vone do te shperbehet, dhe bashke me te do te prishet dhe marredhenia. Nese supozojme se me te vertete ekziston zoti, atehere rrjedhimisht ai ka interes ne ndertimin e marredhenies. Nese nje qenie superiore ka interes tek marredhnia me nje qenie primitive, qenia superiore po perfiton! Ndryshe qenia superiore do te shihte punen e vet, dhe marredhnie me qenien primitive nuk do te ekzistonte.

Ne botekuptimin tim, qeniet superiore ndaj nesh ekzistojne. Te mendosh qe nuk ka qenie me superiore sesa ne, eshte njesoj si nje qen apo nje mace te mendoje se nuk ka qenie me superiore sesa ai. Po kjo nuk do te thote qe keto qenie jane permbi natyren. Cdo gje qe ndodh, edhe pse mund te jete mbinjerezore, eshte gjithmone e natyrshme.
Djep
Djep

Te mendosh se ne te gjithe universin jeta inteligjente ekziston vetem ne Toke, eshte si te mendosh se ne nje are te mbjelle me grure do te mbije vetem nje kallize.

22


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Pansophia 05.08.15 23:00

Ateismi eshte fillim i mire, por feja perben problem madhor per njeriun.
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  DaniEL 06.08.15 21:34

Djep shko meso njehere etimologjine dhe prejardhjen e fjalve dhe pastaj hajde e na meso per temen.

Fjala "Ateist" nuk vjen nga latinishtja por nga gerqishtja e lashte dhe eshte "a - theos" dhe "theos" do te thote Perendi eshte shprehja me e larte e hyjnise ne gjuhen greke po parshtesa "a"+ theos ose ateist do te thote kunder Perendise ne forme mohuese ose rebeluese ne menyre te vetedijshme ose te pavetedijshme shume njerez qe pretendojne se jane ateiste nuk e dine fare se cfare do te thote kjo fjale nga vjen dhe cfare kuptimi ka. ateizmi nuk lindi ne toke por mijra shekuj me pare. fjala ateist eshte sinonim i fjales Satan ne hebraisht kane te njejten kuptim ose ne shqip perkthehet "Kundershtar" "Armik" "Rebel" por i kujt? i Theos - θεός - Perendise thjesht ateistet e vegjel ketu ne toke po ndjekin gjurmet e babait te tyre shekullor "Satanit" "Djallit" apo "Luciferit" quajeni si te doni por me keta emra njihet me shpeshe me dashje apo pa dashje. ja po jap disa fragminte nga bibla dhe po e mbyll me kaq.

(Eze 28:12-15 [Alb])
" Kështu thotë Zoti, Zoti: Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria.
Ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë; ishte mbuluar me lloj lloj gurësh të çmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve të tua dhe i flauteve të tua u përgatit për ty ditën që ti u krijove.
Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës. Unë të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë dhe ti ecje në mes gurësh zjarri.
Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja.

(Isa 14:11-15 [Alb])
Salltaneti yt ka rënë në Sheol tok me tingujt e harpave të tua; poshtë teje shtrihet një shtrat me krimba dhe krimbat janë mbulesa jote".
Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet?
Ti thoshnje në zemrën tënde: "Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut; do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin".
Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e gropës.





DaniEL
DaniEL

Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Jasin 12.08.15 4:12

Pershendetje te gjitvhe un nuk jom shum aktiv ne ket forum me shum me pelqen te lexoj por kjo tem me shtyri te shkruaj ne fakt tju bej pyetje

Se cili esht zhgenjimi me i madh per njeriun pasi te vdes ?

1. Te mos besosh ne zot dhe kur te vdesesh ta kuptojsh qe zoti ekziston ?
2. Te besosh ne zot dhe kur te vdesesh ta kuptojsh qe zoti nuk ekziston ?

nese jam i paqart DIÇKA lirisht pyesni
Jasin
Jasin

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Pansophia 12.08.15 16:08

kush tha se Zoti zbulohet se ekziston apo jo pikerisht pas vdekjes? Kur e verteta kuptohet me vdekjen, pse nk vdisni te gjithe ju me keto mendime?
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  mynameisreal 12.08.15 16:23

Ma'at shkruajti:kush tha se Zoti zbulohet se ekziston apo jo pikerisht pas vdekjes? Kur e verteta kuptohet me vdekjen, pse nk vdisni te gjithe ju me keto mendime?
i djegu njerit
mynameisreal
mynameisreal

ISLAM IS PEACE,LOVE ISLAM,READ ABOUT ISLAM,BUT BE SURE TO THINK ENOUGH TO UNDERSTAND THE TRUTH
REPENT ALLAH FORGIVES ALL SINS


5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  mynameisreal 12.08.15 16:36

Jasin shkruajti:Pershendetje te gjitvhe un nuk jom shum aktiv ne ket forum me shum me pelqen te lexoj por kjo tem me shtyri te shkruaj ne fakt tju bej pyetje

Se cili esht zhgenjimi me i madh per njeriun pasi te vdes ?

1. Te mos besosh ne zot dhe kur te vdesesh ta kuptojsh qe zoti ekziston ?
2. Te besosh ne zot dhe kur te vdesesh ta kuptojsh qe zoti nuk ekziston ?

nese jam i paqart DIÇKA lirisht pyesni
mos i bej pytje atyre qe dyshoje,mos i bej pytje atyre qe nuk besojen,mos i bej pytje atyre qe nuk deshirojne te besoj,sepse pergjigjja e tyre eshte thjesht mosbesimi
me keto pytje mos e ven ne dyshim besimin tend,ne kete bote i ke dy (besim ose mosbesim) ndersa boten e pertejme e ki vetem nje (vertetim).
mynameisreal
mynameisreal

ISLAM IS PEACE,LOVE ISLAM,READ ABOUT ISLAM,BUT BE SURE TO THINK ENOUGH TO UNDERSTAND THE TRUTH
REPENT ALLAH FORGIVES ALL SINS


5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Pansophia 12.08.15 22:22

mynameisreal shkruajti:
Ma'at shkruajti:kush tha se Zoti zbulohet se ekziston apo jo pikerisht pas vdekjes? Kur e verteta kuptohet me vdekjen, pse nk vdisni te gjithe ju me keto mendime?
i djegu njerit
fetar injorant!
s'eshte per ju ky forum
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  mynameisreal 13.08.15 11:15

Ma'at shkruajti:
mynameisreal shkruajti:
Ma'at shkruajti:kush tha se Zoti zbulohet se ekziston apo jo pikerisht pas vdekjes? Kur e verteta kuptohet me vdekjen, pse nk vdisni te gjithe ju me keto mendime?
i djegu njerit
fetar injorant!
s'eshte per ju ky forum

a jam une injorant apo ti qe fyen te tjeret,i djegu perseri njerit apo njeres
çfarë je ti shtrig apo shtrigan,sepse ne kete forum ish bere turm e shtrigave,sepse ndryshe nuk mund te shpjegohet,edhe amerikani nuk i urren siq ju i urreni muslimanet,jo perkundrazi ata jane tolerant,kurse ne jemi shqiptare ore..,por ju jeni te piste e keni bere nje nenforum vetem qe te fyhet feja islame,jo nuk fyeni tjera fe vetem fene e vertete per shkak se ju jini armiqte e Zotit,nese nuk eshte forum fetare athere pse shkruhet per fe,kur folet e mira per fene islame juve ju djeg sepse ju dhemb e verteta i fshini edhe temat,por ju njemed meritoni te organizohet kunder jush nje gjueti,sikurse neper filma te gjuetive te shtrigave.
ajo qe me ben pershtypje te ju eshte se juve ju djeg e verteta ne kete bote,shpesh kur flitet e verteta juve ju djeg por a e keni menduar se nese ju vdisni me kete inati ne zemer athere djegja e vertete fillon ne boten e pertejme,jo ajo nuk eshte djegje shpirtrore ajo eshte fizike,jo ajo nuk eshte djegje e rastit ajo eshte djegje e perhershme,e kuptoni ju fjalen e perhershme,me siguri e kuptoni fillon nje here e nuk ndalet kurre,e kuptoni fjalen infinit,me siguri e kuptoni edhe me kete injorance qe posedoni.
njemend une friksohem per juve ashtu siq friksohem per vete,por ama ju jeni te vendosur dhe me siguri menoni se asgje nuk do tju ndodh,apo ju menoni se do te qendroni per pak kohe,apo nuk medoni te largeten vetem te afermen.
por njemend per ben pershtypje trimeria e juaj,jo por une mendoj se trimeria e juaj bazohet ne arsye,me siguri keni me ÇKA me u mbrojte prej zjarrit ne boten e perjtejme,me siguri keni pergaditur DIÇKA si mbrojtje dhe jeni te sigurt se do ta merrni ate.
athere me thoni çfarë keni pergaditur qe tju mbroje nga zjarri?
edhe DIÇKA shkruani çfarë te doni mua nuk bejne dem genjshtrat e juaja

''Mjere per secilin qe ofendon e perqesh(njerzit).Qe ka tubuar pasuri dhe qe ate e numron( e ruan qe te mos i pakesohet.)E mendon se pasuria e tij do ta beje te perhershem.Jo, te mos mendoje ashtu ! Se ai patjeter do te hidhet ne Hutame.E ÇKA di ti se qeshte Hutame? Eshte zjarri i Përendisë i ndezur fort, qe deperton deri ne zemer, Ai i mbyll ata ,ua ze frymen.Ne shtylla te gjata''(El-Humeze)

O Zoti yne, ate qe Ti e shti ne zjarr keq e ke poshtruar. Per mizoret nuk ka ndihmtare''( Ali Imran 192) ''A nuk e dinin ata( njerzit) se ai i cili kundershton Përendinë dhe te Derguarin e Tij, per te eshte pergaditur zjarri i Xhehenemit ku do te qendroje pergjithmone.Ky eshte poshtrimi i madh''( Et-Tevbe 63)

Ata ( hebrenjte) thane:''Zjarri ne nuk do te na preke( djege) veqse disa dite te numeruara''Thuaju(Muhammed) ''A keni marre ju premtim nga Zoti keshtu qe Ai nuk e thene kete premtim, apo ju thoni per Zotin çfarë nuk dini ?! Po gjithqysh ! Ai qe ben keq dhe mekati i tij e perfshin ate, te tillet do te jene banoret e Zjarrit ku do te jene pergjithmone''(El-Bekare : 80 81) dhe (Ali Imran 23 24)
mynameisreal
mynameisreal

ISLAM IS PEACE,LOVE ISLAM,READ ABOUT ISLAM,BUT BE SURE TO THINK ENOUGH TO UNDERSTAND THE TRUTH
REPENT ALLAH FORGIVES ALL SINS


5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  elektronika 15.08.15 3:38

"MYNAMEISRAEL"....... Do te te them dicka: Shkenca ka vertetuar se dy gjera nuk kane fund "Madhesia e Universit" dhe "Budallalleku i njeriut". Kjo e dyta verteton me se miri mos egzistencen e Zotit. Sepse po te egzistonte Zoti bota nuk do te kishte kaq shume budallenj.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  mynameisreal 15.08.15 17:37

elektronika shkruajti:"MYNAMEISRAEL"....... Do te te them dicka: Shkenca ka vertetuar se  dy gjera nuk kane fund "Madhesia e Universit" dhe "Budallalleku i njeriut". Kjo e dyta verteton me se miri mos egzistencen e Zotit. Sepse po te egzistonte Zoti bota nuk do te kishte kaq shume budallenj.
Budallakun njeriu vet e zgjedh,qe ne te njejten kohe ka pasur mundesi te zgjidhte edhe te mencuren,
nese ti ke per qellim te me fyesh me kete athere te them se me kete asgje nuk mund te arrish.
mynameisreal
mynameisreal

ISLAM IS PEACE,LOVE ISLAM,READ ABOUT ISLAM,BUT BE SURE TO THINK ENOUGH TO UNDERSTAND THE TRUTH
REPENT ALLAH FORGIVES ALL SINS


5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Jasin 17.08.15 6:36

Ma'at shkruajti:kush tha se Zoti zbulohet se ekziston apo jo pikerisht pas vdekjes? Kur e verteta kuptohet me vdekjen, pse nk vdisni te gjithe ju me keto mendime?

Me fal per gabimin tim ne fund u dasht me shkrujt se pyetja esht per te gjallet  e jo per te vdekurit .

Perte gjith ju qe e quani veten atesita mendjeleht qe mendoni me mendje te hapur logjiken e juaj aftesite juaja per te menduar te them te drejten me vjen keq sa jeni mbyllyr ne mendjet e juaja .

Kam lexuar shum ne ket forum edhe ne ket postim intersant te gjitha komentet dhe pash do shembull interesant me qiell blu e qiell te verdh , me qenie me superiore se na qe na kan kriju por qe smundeni me besu per nje krijues absolut !?

Nese po themi qe jemi kriju nga nje qenie me superiore se na ather edhe keto qenie duhet te ken DIÇKA me superiore se ato qe e i ka kriju dhe keshte ne nje zinxhir qeniesh superiore me superiore me me superiore... prap gjithqka jeton ne nje univers time space and matter dmth ka fillimin dhe fundin ? pra duhet te ket nje fuqi aboslulute qe e krijoi time space and matter dhe nqofse dicka esht jasht time space and matter dmth nuk ka as fillim dhe as fund .
Jasin
Jasin

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  syri i art 18.08.15 16:56

Problemet qe i krijon mendja,ajo nuk mund ti zgjidh..zgjidhja esht tejkalimi i mendjes,atehere problemi as nuk egziston...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasojat e medha te ateizmit - Faqe 2 Empty Re: Pasojat e medha te ateizmit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi