EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keshtjella Edinburgh dhe fantazmat

Shko poshtë

Keshtjella Edinburgh dhe fantazmat Empty Keshtjella Edinburgh dhe fantazmat

Mesazh  Zattoo 12.04.12 11:23

Keshtjella Edinburgh dhe fantazmat

Keshtjella Edinburgh dhe fantazmat Edinburgh-castle

Keshtjella e Edinburgh eshte nje prej vendeve me me fantazma ne te gjithe Skocine. Dhe ne fakt vete Edinburgh ka rezultuar te jete qyteti me me shume fantazma ne te gjithe Europen.

Ne shume raste te ndryshme, vizitoret e keshtjelles kane raportuar qe kane pare fantazmat e nje renesi daullesh pa koke, shpirtrat e te burgosurve franceze nga 7 vitet e luftes dhe te burgosurit koloniale nga Lufta Revolucionare e Amerikes, dhe madje edhe fantazmen e nje qeni qe vertitet neper varrezat e qenve.

Madje, per kete ceshtje eshte bere edhe hetimi me i madh shkencor i paranormales, dhe ne fakt rezultatet habiten shumicen e hetuesve.

Si pjese e festivalit Nderkombetar te Shkences ne Edinburgh, Dr. Richard Wiseman, nje psikolog nga Hertfordshire University ne juglindje te Anglise, kerkoi ndihmen e 240 vullnetareve per te eksploruar 3 vende me fantazma ne Edinburgh, nder keto edhe Keshtjellen. Studimi do te zgjaste 10 dite. Vullnetaret u ndane neper grupe. Ekipi i Wiseman erdhi i pergatitur me nje shumellojshmeri pajisjesh "high tech", si sensore gjeomagnetike, pajisje per te pare naten, kamera dixhitale te vecanta, etj.

Secili prej vullnetareve u skanua me kujdes. Vetem ata qe nuk dinin gje per fantazmat e Edinburgh u lejuan qe te merrnin pjese. Megjithate, ne fund te eksperimentit, gjysma prej tyre raportuan fenomene qe nuk ishin ne gjendje te shpjegonin.

Wiseman u mundua te ishte sa me shume shkencor qe te mundej ne lidhje me studimin shkencor. Vullnetareve nuk iu tregua se cilat vende ishin ato te raportuara me shume per fenomene paranormale. Vullnetaret raportuan fenomene paranormale pikerisht ne vendet e te cilave vite me rradhe jane raportuar fenomene te tilla.

Ne eksperiencat e raportuara perfshihen:

- renie te papritura te temperaturave

- shfaqja e hijeve

- nje ndjesi sikur dikush eshte duke te pare

- nje person raportoi nje ndjesi djegie ne krah

- nje prezence qe nuk duket e qe te prek fytyren

- ndjesia e dickaje qe kapet tek rrobat

Nje raportim ishte per nje fantazem me nje perparese lekure, nje fantazem qe eshte pare edhe me pare ne te njejtin vend.

Vete Wiseman pranoi qe rezultatet e gjetura e kane habitur. "Ndodhite e dhjete diteve te fundit jane shume me ekstreme nga sa e kisha menduar." - tha ai.

Wiseman ka qene shume i kujdesshem qe te mos arrije ne konkluzione te nxituara persa i perket ketyre fantazmave. Shume prej eksperinces mund te jete e shkaktuar si nje reagim psikologjik ndaj situates dhe mjedisit te tille. Por ka mundesi qe jo e gjitha.

"Une duhet te theksoj qe keto jane vetem rezultate fillestare", - tha Wiseman i cili e pranon qe ka frike nga erresira. "Por me duken shume interesante, dhe une jam bere shume kurioz. Dicka eshte duke ndodhur, por une nuk e besoj deri sa te kem prova te besueshme."

Ajo cfare Wiseman mendon qe eshte me intriguese, eshte fakti qe eksperiencat e shume vullnetareve ndodhen pikerisht ne dhomat qe ishin raportuar me pare qe kishte fenomene te pashpjegueshme, edhe pse vullnetaret nuk dinin asgje per kete.

Pyetja eshte: Pse?


"Mund te jete dicka shume e thjeshte si pershembulll fakti qe eshte me lagesht apo me ftohte dhe ne marrim masa fizike per te njehesuar temperaturen e ajrit, levizjen e ajrit dhe fushat magnetike." - tha Wiseman.

"Sido qe te jete pergjigja, do te thote qe dicka eshte duke ndodhur, pasi ne te kundert do te pritej qe shperndarja te ishte me e rastesishme."

Fran Hollinrake, dikush qe eshte marre me keto fenomene te pashpjegueshme per nje kohe shume me te gjate, nuk u habit aspak nga rezultatet e ketij kerkimi.

"Njerez nga e gjithe bota po shikojne dhe po raportojne te njejtat gjera," - tha ajo.

"Keshtu qe duhet te kete dicka aty."

Megjithese rezultatet shkencore te kerkimit te Wiseman nuk jane permbyllese, ajo qe eshte me inkurajuese eshte qe shkencetaret po fillojne tu japin ketyre mundesive paranormale vemendjen qe meritojne.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi