Plakat e Marsit
2 posters
Faqja 1 e 1
Plakat e Marsit
Une qe i vogel, mbaj mend se per Plakat e Marsit thuhej se ishin tre, ato dolen ne mal per shkarpa, koha i genjeu duke i qelluar me stuhi e acar deri sa i ngriu.. Plakat mallkuan edhe prej atehere mallkimi i Plakave pasohet deri me sot, kush i beson Marsit, e ze mallkimi plakave..
Prilli sjell mot te mire, por dita e pare e tij nuk besohet, si per te performuar diten e genjeshtrave, por ne te vertet, eshte pasoje e Marsit, pabesise se tij..

unaza10- 6
Re: Plakat e Marsit
Dikur paska qenë një grua plakë, e cila thuhet se ka dalë me gjithë familjen e vet,e bagëtinë tre ditë para ditës së pranverës në stanet e bjeshkëve .Por koha e pranverës së hershme e tradhtoi Plakën. Tre ditë më pas moti u prish shumë shpejt .Thuhet se ato ditë paska fryrë erë e madhe me shi e borë për tre ditë e tre netë rresht, më pas moti është qetësuar.Por Plaka, familja dhe bagëtia e saj ishin ngrirë nga të ftohtit dhe ishin shndërruar në gur.
Madje gojdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake ku edhe sot kësaj dite aty buron ujë, që besohet se janë lotët e Plakës.Me këtë tregim lindi legjenda e të ashtuquajturave ‘plaka të marsit’ , e cila sot përdoret si një metafor në pragun që ndan stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit , kohë pas të cilës besohet se ka ardhur pranvera e vërtetë, sepse 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin , pra ardhjen e stinës së ngrohtë e të luleve.Gojëdhëna e hershme rrjedh nga zonat e veriut të Shqipërisë, dhe thuhet se në muajin mars plakat , pra nënat dhe gratë e moshuara duhet t’i marrim me të mira, t’u përmbushim dëshirat e kërkesat, t’u gatuajmë çdo ditë embëlsira, përndryshe hidhërimi i tyre prish motin, me furtunë ,shi e borë.

Albaniaa- 409
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi