EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Informacione per ROCKFELLER

2 posters

Shko poshtë

Informacione per ROCKFELLER Empty Informacione per ROCKFELLER

Mesazh  Dilan 05.04.12 16:19

A mundet dikush mem dhene ndonje inormacion rret ROCKFELLER ?????
Dilan
Dilan

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione per ROCKFELLER Empty Re: Informacione per ROCKFELLER

Mesazh  Odin 05.04.12 19:19

Ndikimi i familjes Rockfeller

“Qe kur te hyni njehere ne boten e Rokfelereve dhe kur te mesoni dic per te, do te kuptoni se ka edhe shume gjesende qe nuk dini”. Mezvinski

“Ne do te kemi drejtori boterore pavaresisht se a e doni ju ate apo jo – permes pushtimit ose pajtimit”.

Pergjegjja e Xhejms Vartburgut – anetar i Komitetit per lidhje me boten e jashtme prane Komisionit te Senatit per ceshtje te jashtme.



Prej para 130 vjetesh e kendej familja Rokfeler, e cila kaloi neper shume peripeti dhe biznese te ndryshme, me mallra dhe pasuri iu imponua, jo vetem SHBA-ve, por edhe tere botes. Luftoi me shume rivale dhe konkurrente te cilet i bleu ose likuidoi qe sot te behet sundues boteror i naftes dhe i bankave ne partneritet me Rothshildin dhe te tjeret. Askush nuk eshte ne gjendje qe t’i percaktoje pasurite e saj, si dhe te ardhurat e saj.146


Firma e vajgurit ,,Ekson”, e cila e takon familjes Rokfeler, eshte me e madhja ne bote, nderkaq ajo nuk eshte profesion kryesor e Rokfelereve. Nder bankat e shumta qe posedojne, me te njohura jane Siti Bank dhe Çejz Menheth Bank, e cila sipas kerkesave ze vendin e trete ne bote, e sipas ndikimit ze vendin e pare. Banka me e madhe ne bote eshte Bank of Amerika, me seli ne Kaliforni dhe eshte prone e dinastise Rothshild. Te dy bankat jane shume te aferta njera me tjetren dhe te lidhura ngusht me ane te projektit per qeverisje boterore.

Çejz Menheth Bank e ka prejardhjen prej bashkimit te Çejz Bank prone e Rokfelerit me Menheth Bank – prone e Kunit dhe Lobit, te cilet gjenerate pas gjenerate lidhen financiarisht dhe me ane te lidhjes fisnore me Rothshildin. Momentalisht Çejz Menheth Bank ka me se 60 mije banka – filiala ne bote, bile edhe ne Bashkimin Sovjetik (ne Moske).

Çejz Menheth Bank i ngjane nje shteti te pavarur dhe te fuqishem, i cili mallra dhe pasuri ka me shume se shume shtete tjera te botes. Dejvid Rokfeleri ka pasur takime me shume me shume shefa te shteteve se cilido qofte shef ose udheheqes shteteror ne bote. Ai ka biseduar edhe me udheheqesit e Kines, te Bashkimit Sovjetik dhe te shteteve tjera qe deri paradokohesh kane qene vende socialiste.

Te gjitha bankat e Rokfelereve financojne dhe jane te lidhura ngusht me me se 50 kompani me te medha te sigurimit ne bote, punojne me avoaret e tyre. kontrollojne shume linja ajrore dhe korporatat e medha, si: IBM, Mobil, Teksako, Boing, Kseroks, kompanine jashtezakonisht te madhe telefonike Ei Ti and Ti dhe shume te tjera.

I kontrollojne pothuajse te gjitha shtetet ne bote pavaresisht nga percaktimet e tyre ideologjike – shtetet kapitaliste dhe socialiste. Shume me lehte per ta eshte t’i kontrollojne vendet socialiste, ku duhet patjeter ta vene nen kontroll vetem nje njeri – diktatorin, kurse ne boten kapitaliste njerezit qe perbejne shtresen e mesme ende jane te pavarur dhe te panenshtruar

Themeluesi i dinastise, Xhon D. Rokfeler, ka qene njeriu me i urrejtur ne Amerike. Pese djemte e tij nga gjenerata e re nxoren mesim prej disa gabimeve te babait te tyre. duke i zbatuar te gjitha maniret e tij te vjetra eksploatuese, ata bene orvajtje qe ta prezantojne emrin e familjes ne nje drite tjeter me te pershtatshme dhe kete e arriten deri ne njefare shkalle me ane te formimit te nje numri te madhe te fondacioneve te ndryshme.

Fondacioni i pare u formua ne vitin 1901 me emrin ,, Instituti i Rokfelerit per hulumtime medicinale”. Nderkaq emri i ketij instituti misheronte humanitetin, i cili, ne realitet, kishte krejtesisht qellim tjeter dhe te dyfishte: i paramendonte vitaminet qe shfrytezoheshin per preventive nga cfaredo semundje te cilat shume shpejt iu imponuan tregut dhe per prodhimin e te cilave Rokfeleri investoi mjete te medha.147

Me ane te formimit te nje numri te madh fondacionesh Rokfeleri ne nje menyre perfide i bente bisht pageses se tatimit ne te ardhurat e pergjithshme ne SHBA, i cili ishte i obligueshem per secilin amerikan dhe ne te cilin mbeshtetej shteti.

Ne ShBA fondacionet ishin te liruara prej tatimit, sepse paramendohej se ata ishin formuar per qellime humane dhe bamirese: per hulumtime medicinale, per te ndihmuar institutet shkencore, per te ndihmuar studente amerikane e nderkombetare dhe per fusha te ndryshme qe do te kishin nevoje per ndihme private.

Ata e shfrytezonin mjeshterine ligjore vijuese – gjysmen e te ardhurave personale e futnin ne fondacion - dhe ne kete menyre liroheshin nga tatimi. Me gjysmen tjeter mbanin shume kolegje dhe institute, te cileve ua impononin ideologjine e tyre dhe i mbanin nen kontroll. Prej disa gjenerateve tashme kishin krijuar kuadrot e veta. Te gjithe ata te cilet e kishin mbaruar Universitetin e Harvardit ndodheshin ne pozitat me te larta te administrates.148

Fotografia eshte e qarte. Prej atehere kur Rokfeleret i mbanin ne kontroll bankat, naften, kompanite me te medha prodhuese, kompanite e sigurimit, sistemit arsimor, mjekesise dhe me me rendesi – administrates, ata qeverisnin jo vetem me SHBA-te, por edhe me tere boten.

Sado qe te tingelloje cuditshem, fondacionet e Rokfelerit financonin personalitete dhe organizata qe kishin per qellim propagimin dhe realizmin e ideologjise komuniste neper shkolla.149 Ata publikonin dhe financonin shumicen e teksteve shkollore te cilat me asgje nuk dallonin prej atyre ne shtetet socialiste.

Ata bile nuk e harruan edhe religjonin i cili luan rol te rendesishem ne formimin e opinionit publik. Para shume kohesh ata formuan shkolle speciale per prifterinjte ne Nju-Jork, e cila ishte njera nder shkollat me te njohura dhe me me ndikim. 150 Te gjithe edukatoret e kesaj shkolle tashme nuk ishin propagandiste te krishterizmit, por te socializmit.

Ja, pra, pse shumica e prifterinjeve, pastorale dhe kisha ne Amerike, bile edhe ne tere boten, nuk ishin asgje tjeter, pervecse ndermarrje te medha financiare te cilat permbaheshin dhe mbeshteteshin ne naivitetin e shume njerezve te mire.

Vite me radhe une e kam shtruar pyetjen te cilen jam i bindur se do ta shtroni edhe ju duke e lexuar kete liber. Pse Rokfeleret, kapitalistet me te medhenj ne bote, harxhojne miliarda dollare dhe financojne armiqte e vete – socialiste? Pothuajse te gjitha dhuratat ne madhesi te qindra milioneve qe Rokfeleret i kane dhene dhe i japin jane per ta ashpersuar dhe ndihmuar socializmin. Kundershtaret e konkurrences, ata do te duhej te jene kundershtare te nisiatives private, e cila do t’i pergoje.

Ata e drejtojne qeverisjen e disa shteteve vetem per t’i realizuar interesat e tyre vetanake. Rruga me e lehte per ta menjanuar konkurrencen, per ta kontrolluar tregtine, bankat, resurset natyrore dhe pothuajse mbi te gjitha, eshte ta shfrytezosh fuqine e pushtetit. Kurse per t’i kontrolluar monopolet boterore duhet te veshe nje pushtet boteror, ky edhe eshte qellimi i tyre final.

Celesi i tere organizates se tyre eshte Komiteti per bashkepunimin me boten e jashtme, truri dhe kompjuteri i oktopodit, me kryetarin Dejvid Rokfeler.

Qellimi kryesor i kesaj qeverie boterore, e kontrolluar nga Rothshildi, Rokfeleri dhe nga disa magnate tjere, eshte qe t’i ve plotesisht nen kontroll te gjitha shtetet ne bote. Koheve te fundit gjithe e me teper po qarkullon fraza: ,,renditje e re boterore”. Per te njejten gje ka folur Hitleri, Musolini dhe japonezet. Kjo nuk eshte gje e re.

Kjo eshte nje ide e vjeter e patriarkut Rothshild, Novus Ordo Seclorum, e menduar dhe e leshuar ne veprim prej agjentures se tij Iluminatet. Kjo ide u be aq e njohur sa qe hasej bile edhe ne banknote nen moton e siperme, e futur prej atyre qe sundonin dhe shtypnin parate.

Nje ,,renditje e re boterore” kesisoj ka per qellim kontrollin nderkombetar te armates, armatimit, tatimeve, sistemit arsimor dhe absolutisht mbi te gjitha. Kush ta kontrolloje? Kuptohet vellezerit me te medhenj – Rothshildet dhe Rokfeleret. Plani i tyre final eshte te vehet diktatura boterore, te cilen disa ndoshta do ta quajne socializem, te dytet komunizem, e te tjeret fashizem. Une do ta quaj me ndergjegje te paster: ,,diktature nderkombetare kapitaliste”.

Revolucioni bolshevik ne Rusi ka lene gjurme te thella ne histori. Shumica e njerezve mendojne se revolucioni ka qene i sukseshem dhe se eshte imponuar me ndihmen e fshatarsise se lodhur nga tirania mbreterore. Bile keshtu shkruan ne shume tekste te sotshme shkollore te historise. E verteta eshte se revolucioni sovjetik eshte zhvilluar ne rrethana krejtesisht tjera.

Mbreti abdikoi shtate muaj para revolucionit dhe ne Rusi sundoi Qeveria e perkohshme e Lvovit, i cili menjehere filloi te beje reforma ne qeverisjen ruse sipas shembullit te republikes amerikane. Mirepo, si da ta benin nje gabim te tille Rothshildi dhe Rokfeleri? Si do t’i lejonin Rusise qe te decentralizohet si SHBA-te dhe te ballafaqohej me te njejtat probleme ne nisiativen private? Ata me teper e donin nje qeverisje centraliste, te cilen do ta financonin dhe i imponuan Rusise nje sistem joproduktiv ekonomik te mvarur nga Perendimi, keshtu qe ai vazhdimisht te kete ndikim permes kapitalit dhe teknologjise.

Ja, pra, pse ata me manovrime te medha e nderruan Lvovin me Kerenskin, i cili ishte trampoline e ardhjes se bolshevikeve te cilet u imponuan si oponente te tyre. Udheheqesit e drejtperdrejte pas revolucionit, Lenini dhe Trocki pikesepari nuk ndodheshin ne Rusi. Lenini ndodhej ne Zvicer, e Trocki- ne SHBA, ku redaktonte revisten komuniste. Dhe te dy u kthyen ne Rusi, jo pse populli i thiri, por per shkak se ata i dergoi Rothshildi dhe Rokfeleri.

Trocki, e po ashtu edhe Lenini, shkuan ne Rusi me shuma te medha parash. Njeri i pranoi prej Morganit, e tjetri prej Vartburgut ne Gjermani. Nga kjo shihet se revolucionin nuk e pergatiten as komunistet, as bolsheviket, as demokratet e as socialistet, por monopolistet superzengjine nderkombetare, te cilet me kete ia arriten njerit prej qellimeve te tyre – sistemi ekonomik te udhehiqet prej nje qendre dhe te jete i mvarur prej tyre. te mos harrojme se Rusia para revolucionit ndodhej ne zhvillim e siper industrial dhe ekonomik, e cila filloi t’i konkuroje superioritetit financiar dhe industrial amerikan.

Plani per pazaret ruse, njeri nder planet me te medha dhe me te rendesishem per kapitalistet, u hartua dhjetra vjete me pare. Me ane te ,,Manifestit te partise komuniste”, te hartuar prej Karl Marksit, te njerezit u krijua nje disponim i forte negativ kunder kapitalizmit, gje qe ky ishte edhe qellimi i dinastise.

Plotesisht eshte e logjikshme te pranohet se ata njerez, te cilet nuk frikesoheshin prej komunizmit nderkombetar, e financonin dhe kooperonin me te. Perse? Per ata se ata e kontrollonin. Menjehere pas revolucionit kjo klike furi ne Bashkimin Sovjetik nje numer te madh agjentesh te ushehequr prej Trockit qe t’i zene te gjitha pozitat udheheqese.151 Shume dokumente te arkivave amerikane deshmojne se pothuajse krejt ate qe posedojne ruset e kane marre prej amerikaneve. Bile pa kurrfare zmadhimi mund te thuhet se Bashkimi Sovjetik eshte femija i SHBA-ve.

Sic permendem me larte, industria e naftes ne Rusi, pak para revolucionit jo vetem qe filloi t’i konkuroje, por edhe t’ia tejkaloje Amerikes, e cila ze vendin e pare ne bote ne prodhimtari te naftes. Pas revolucionit, prodhimtaria e naftes ne BRSS ne menyre katastrofale u zvogelua dhe ,,Standart Ojli” i Rokfelerit serish u kthye ne vendin e pare.

Ne vitin 1926 Rokfeleri dhe disa kompani vajgurore te nenshtruara te tij lidhen kontrate me BRSS per ta shitur naften ruse ne tregun evropian, e per kompesim i dhane 75 milione dollare hua Bashkimit Sovjetik. Nje vit me vone partneri i fshehur i BRSS ndertoi rafineri te naftes ne vend, me cka i ndihmoi ekonomise se tij. Si duket edhe kesaj radhe Rokfeleri i fitoi dividentet e vet nga rafineria qe e ndertoi.

Ne vitin 1964 Rokfelerin e thiri Hrushcovi ne Moske, dhe pasi u kthye ne SHBA e dha deklaraten qe vijon: ,,Hrushcovi deshiron kredi me te medha dhe me afatgjata prej SHBA-ve”.

Pas largimit te Hrushcovit, ne vitin 1966 ai u takua me Brezhnjevin prane Detit te Zi qe t’i vazhdoje raportet e kontraktuara me udheheqesit e ri. Menjehere pas kthimit te tij, Kryetari Xhonson i beri presion Kongresit qe ta zvogeloje kontrollin dhe carinen eksportuese midis SHBA-ve dhe sheteteve komuniste evropiane. Shume mallera qe deri atehere konsideroheshin se mallera strtegjike, u liruan nga embargoja.

Ne mesin e atyre mallerave benin pjese: perimet, dritherat, ushqimi i kafsheve, kaucuku i paperpunuar, pemet e konservuara, tekstili, pleherat artificiale dhe shume maqina dhe instrumente. Dhe mbi te gjitha, shume mallera mbeten si mallera strategjike, eksportimi i te cileve ndalohej ne vendet komuniste – per shembull, eksportimi i tankeve amerikane ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vendet e tjera komuniste.

Dhe perkunder kesaj SHBA-te permes Rokfelerit arriten te ndertonin fabrike ne lumin Kama, e cila tash per tash ze vendin e pare ne bote me prodhimin e motoreve te tankeve dhe te pjeseve tjera ushtarake. Gjithashtu, nuk mund te eksportoheshin mitraloze dhe plumba, kurse materiale dhe pajesje per nje fabrike te prodhimit te mitralozeve mund te eksportoheshin. Plumbat dhe baruti ishin ne regjistrin e mallerave strategjike, por komponentet dhe kimikaljet per prodhimin e tyre ishin liruar nga embargoja.

Me kete qe permendem me larte deshiroj te nenvizoj dhe t’ia terheq vemendjen lexuesit se si fakte kaq te qarta jane shtremberuar dhe jane reduktuar vetem ne nje – ne biznes dhe interes vetanak te atyre magnateve financiare.

Shume gjesende qe jane ruajtur ne fshehtesi fillojne te dalin ne shesh me krijimin e korporatave te ndryshme. Keshtu, per shembull, ,,Korporata ekonomike nderkombetare” e udhehequr nga i biri i Rokfelerit, nipi i Oldrihut (njeri nga themeluesit e Rezerves Federale) dhe ,,N. M. Rothshildi dhe bijte” nga londra kane ndertuar ne Bashkimin Sovjetik dhe momentalisht ndertojne me se dhjete fabrika per kaucukun dhe nje fabrike te madhe per alumin, njeri prej materialeve me te rendesishem per prodhimin e aeroplaneve.

Per zhvillimin dhe perpunimin e nje projekti te gazit natyror ne Sibir ,,Eksoni” leshoi 1,5 miliarde dollare, nderkaq raportet huamarrese u ruajten ne fshehtesi.

Fabrika ultramoderne per plehera artificiale, e ndertuar ne SHBA, u barte pjese-pjese, u montua dhe u ndertua ne Bashkimin Sovjetik. Vlera e saj ishte 400 milione dollare, prej te cileve sovjetiket paguan vetem 40 milione, kurse shumen tjeter prej 360 milioneve e paguajten SHBA-te.152

Vec kesaj, Rokfeleri ka pasur te drejta te posacme te realizoje (te barte) ne Bashkimin Sovjetik risi teknologjike te fushave te ndryshme, duke inkuadruar bile edhe ate ushtarake. Per kete qellim u formua banka speciale per import-eksport, e cila menjehere i ka paguar eksportuesit per mallerat ose per patenten e dorezuar, kurse raportet e metejshme jane rregulluar brenda, midis BRSS dhe perfaqesuesve te Rokfelereve ne Moske, me seli ne sheshin ,,Karl Marks”, Nr. 1, tel .255-627.

Lidhjet e Rokfelerit me vendet e tjera socialiste jane mbajtur permes perfaqesise se tij ne Vjene (Austri).

Koheve te fundit ata po depertojne edhe ne Kine. Ndertohen fabrika dhe nderrmarrje te medha amerikane. Futen kapitale dhe teknike per perpunimin dhe zhvillimin e industrise se naftes. ,,Standart Ojlit” i eshte dhene e drejte nga Republika Popullore e Kines te sondoje dhe te zbuloje burime te reja te naftes.

Te gjitha keto orvajtje dhe investime te medha qe bejne kapitalistet per te depertuar ne boten komuniste, krejtesisht ndryshe nga ajo e tyre, per shumicen e njerezve jane inigme e pazberthyer, te cilet presin me shpejt ta shohin vorrimin e kapitalizmit, te paralajmeruar shume here prej Marksit, Leninit, Stalinit, Hrushcovit dhe prijesve tjere komuniste.

Pjesen me te madhe te jetes e kam kaluar ne vendlindjen time, ne Bullgari. I kam perjetuar edhe njerin edhe tjetrin sistem. Ne vitin 1944 e kam pare sistemin qe i paraprinte sistemit komunist. Kam marre pjese ne Luften e Dyte Boterore edhe ne njerin sistem politik edhe ne tjetrin. Kam menduar si i njohe mire te dy sistemet, por u mashtrova. Per shtetet e vogla si Bullgaria nuk mund te flitet per ate kapitalizem qe ekziston ne Perendim, e vecanerisht ne Amerike. Nje kapitalizem te tille nuk e kam njohur, sepse nuk kam jetuar ne ate sistem.

Sistemin komunist, po ashtu, e kam njohur deri ne njefare shkalle, vetem aq sa e kam pare dhe ndier. Literatura ka qene mjaft e kufizuar qe te me ofroje njohuri objektive ne lidhje me keto dy ideologji dominuese ne bote. U dasht patjeter te jetoj njezet vjet ne Perendim, posacerisht ne Amerike qe te mesoj dhe te kuptoj shume me shume.

Megjithate e verteta eshte tjeterfare. Rothshildet dhe rokfeleret per komunizmin dine dic qe ne nuk e dime. Pas ketyre financimeve kaq te medha dhe ndihmave me kaq perkushtim pa kurrfare frike, eshte logjike te mendohet se ata jo vetem qe jane partnere te tyre, por i mbajne teresisht nen kontroll.

Me se shtatedhjete vjet kapitalistet e planifikuan zhvillimin e komunizmit dhe nuk u treguan naive ndaj tij. Magnatet financiare e dinin fare mire se komunizmi nuk ishte ne gjendje t’i zhduke, sepse ata e mbanin forte dhe e qeverisnin per qellimet e tyre vetanake.

Ata kishin per qellim qe t’i shfrytezonin popullaten, energjine, prodhimtarine dhe mundesine financiare si forme per kontrollimin e popujve. Kjo eshte ,,renditja e re boterore” per te cilen kane folur Napoleoni, Hitleri, Stalini etj. Kush eshte sundimtari? Ai i cili e paguan shperblimin. Socializmi i Rokfelerit nuk eshte sistem per rindarje te pasurive, e posacerisht jo te pasurise se tij por eshte sistem per kontrollimin e njerezve. Socializmi ia percjelle pushtetin Qeverise, te cilen nga ana tjeter e kontrollon Rokfeleri.

Pasi per cdo amerikan emri Rokfeler paraqet kapitalin gjigant, do te ishte shume veshtire qe dikush prej familjes te ze poziten e kryetarit te SHBA-ve. I zgjedhuri i familjes ka qene Nelson Rokfeleri i cili disa here u kandidua, por pa sukses, pastaj vendosi te ze nje funksion te larte dhe pergjegjes ne nje menyre tjeter – pa zgjedhje.

Nga presioni i forte, kryetari Spiro Egnju dha doreheqje dhe ne vend te tij erdhi Fordi, anetar i organizates se Rokfelerit. Faza e pare mbaroi, pastaj filluan pergatitjet per te dyten. Niksoni duhej ne cdo menyre te shkarkohet nga pozita e kryetarit. Kuajt e Trojes ne kabinetin e Niksonit – Kisinxheri dhe Gjenerali Hejg, te dy anetare te Komitetit per lidhje me boten e jashtme, ishin me te afert te Rokfelerit.

Ata prej brenda e pergatiten te ashtuquajturen afere mjaft te zhurmshme ,,Votergejt”. Kjo e detyroi Niksonin qe te terhiqet nga pozita e kryetarit dhe ne ate funksion te le nenkryetarin, Fordin, i cili nga ana e tij zgjodhi per nenkryetar te vetin Nelson Rokfelerin. Rokfeleri e mori kontrollen ne udheheqjen e politikes nacionale, kurse Kisinxheri u kthye ne politiken e jashtme dhe ne kete menyre Familja Rokfeler tashme qeveriste me te gjitha funksionet.

Dhe nderkohe, Fordit i bene disa atentate te dyshimta per ta likuiduar.

Sikur njeri prej tyre te kishte qene i sukseshem, poziten e kryetarit sipas rendit kushtetutar do ta zente nenkryetari, Nelson Rokfeleri.

Ashtu sic kane pasur dobi disa shekuj me radhe Rothshildet prej te gjitha lufterave, Rokfeleret kane kontribuar per ngritjen e autoritetit te Amerikes ne Luften e Pare dhe te Dyte Boterore, e po ashtu edhe ne luften e Korese dhe te Vietnamit. Nga kjo kane nxjerre fitime te medha. Duke kontrolluar qeverite, drejtpersedrejti ose terthorazi, ata cdo gje kane mbajtur nen kontroll, sipas kesaj ,,ata na kontrollojne neve te gjitheve”.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi