EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Numerologjia I

2 posters

Shko poshtë

Numerologjia I Empty Re: Numerologjia I

Mesazh  Jon 28.06.08 12:26

Numerologjia I

Numerologjia, origjina e te ciles vjen nga Pitagora, eshte studimi i numerave dhe te menyres si ato reflektojne disa zakone dhe tendenca te karakterit, si nje pjese e brendshme e planit kozmik.

Cdo shkronje ka nje vlere numerike dhe krijon nje vibracion relativ kozmik.

Numerat mund te na japin infomacione te ndryshme mbi karakterin, mbi qellimet e jetes dhe cilet jane talentet tona.

Numeri i Fatit dhe Numrat e Personalitetit (Numri i shprehjes, i Paraqitjes dhe i Vendosmerise).

Me tutje mund te vazhdohet me llogaritjen e Numerit Sfida qe identifikon dobesite personale dhe streset qe duhet te kalohen per te realizuar obiektivat.

Me tutje mund te studiohen Ciklet e Realizimit dhe Cikli Jetesor.
Ne perfundim mund te shihen duke llogaritur edhe Numeri i Vitit, i Muajit dhe te Dites Personale.

Kjo e fundit ne menyre te vecante mund te te jape cdo dite nje informacion mbi humorin, mbi cfare te pret dhe se si mund te sillesh.

Numeri i Fatit dhe Numerat e Personalitetit

Ne kete seksion mund te procedohet duke llogaritur Numerin e Fatit dhe te Numerave te Personalitetit (numeri i shprehjes, i paraqitjes, vendosmerise) dhe leximit i kuptimit te tyre.

Numeri i Fatit ose numeri karmik, merret duke zvogeluar vetem me nje shifer numerat qe tregojne diten, muajin dhe vitin e lindjes.

Numeri i Shprehjes merret nga shuma e vlerave numerike te te gjitha shkronjave (zanoret dhe bashtingelloret) qe perbejne emrin dhe mbiemrin tone.

Numeri i Vendosmerise, ose Numeri i Shpirtit merret nga shuma e vlerave numerike e zanoreve qe ndodhen ne emrin dhe mbiemrin.

Numeri i Paraqitjes merret nga shuma e vlerave numerike e bashketingelloreve te emrit dhe te mbiemrit.

Numeri Sfida

Numeri Sfida jane pika "te dobeta" ne rrugen tone jetesore. Furnizojne me te dhena mbi dobesite dhe mbi stresin psikologjik qe duhet te kalohen per arritur obiektivat tona.

Per te llogaritur me dore keto numera, mjafton te zbritet vetem nje shifer ne numrerin e dites, muajit dhe vitit te lindjes.

NumerI i Pare Sfida merret nga differenca midis muajit dhe dites se lindjes (ose e kunderta, sipas kujt eshte vlera me e madhe numerike).

NumerI i Dyte Sfida merret nga diferenca midis dites dhe vitit te lindjes (ose e kunderta, sipas asaj qe ka vleren numerike me te madhe).

Numeri i Trete Sfida merret nga diferenca midis numerit te pare dhe numerit te dyte.

Numeri i Katert Sfida merret nga diferenca midis vitit te lindjes dhe muajit te lindjes (ose e kunderta, sipas asaj se cila eshte me e madhe).

Ciklet

Ne kete seksion mund te vazhdohet me llogaritjen e Ciklit te Realizimit (jane 4) dhe te Ciklit Jetesor (Cikli Formativ, Cikli Produktiv dhe Cikli Perfundimtar).

Numerologjia na jep te dhena mbi ciklet qe do kalojme gjate jetes sone duke na i identifikuar me numera.

Cikli Formativ eshte i bazuar mbi vleren numerike te muajit te lindjes, duke zbritur ne nje shifer.

Cikli Produtiv eshte i bazuar mbi vleren numerike te dites se lindjes, duke zbritur ne nje shifer.

Cikli Konkluziv eshte i bazuar mbi vleren numerike te vitit te lindjes, e zbritur ne nje shifer.

Numera Personale

Ne kete seksion mund te procedohet me llogaritjen e Numerave Personale te Vitit, te Muajit dhe te Dites, qe te japin te dhenat mbi parashikimin e Vitit, Muajit dhe Dites.

Numeri personal i Vitit llogaritet duke mbledhur diten e lindjes me muajin e lindjes dhe me vitin qe duam te njohim, duke zbritur te gjithen ne nje numer me nje shifer (nga 1 deri 9).

Numeri personal i Muajit llogaritet duke mbledhur numerin personal te vitit me muajin te cilin duam te njohim.

Numeri personal i Dites merret duke llogaritur shumen midis Numerit Personal te Vitit, Numerit personal te Muajit dhe diten qe duam te njohim.



NUMEROLOGJIA

Pitagora formuloi nje teori mbi magjine e numerave, e cila bazohet mbi kabala hebraike, duke thene qe harmonia e jetes duhet te kerkohet ne vazhdimesine e numerave elementare.

Ne vazhdim po ju japim nje tabele me numrat relative te lidhur me secilen shkronje te alfabetit, ne menyre qe te mujnd te llogaritni numerat celes te jetes suaj.

Analiza numerologjike e emrit

Cdo numer shpreh nje karakteristike, nje force, dhe cdo shkronje eshte e bashkengjitur me nje numer qe nga antikiteti, qyteterimi aramaik.

Korrispondimi midis shkronjave dhe numerave eshte si me poshte:

a; i; j; q; y = 1
b; k; r = 2
c; g; l; s = 3
d; m; t = 4
e; h; n; x = 5
u; v; w = 6
o; z = 7
f; p = 8

tani mund te shkruani emrin tuaj, duke ndjekur tabelen duke i shenuar cdo shkronje nje numer dhe pastaj beni shumen, beni shumen eshe te shifrave qe ju dalin, derisa te arrini te merrni ne numer nga 1 deri 9;

Per shembull: Futura Web
8+6+4+6+2+1+6+5+2 = 40 = 4+0 = 4

Tani mund te lexoni perfundimet ketu poshte ….

1 – Personaliteti i atij qe ka 1 eshte i forte, here pas here egoist, i perqendruar mbi veten, me nje inteligjence mbi mesataren dhe me nje te ardhme me fat. Ka nje passion shume jetesor, por shpesh eshte edhe shume i shperqendruar.

2 - eshte numeri i ciftit, qe sjell lumturi dhe dashuri, sensualitet dhe pasione. Eshte 2 i kupave te letrave, pasioni qe djeg dhe qe te ndryshon jeten. Kush ka 2 eshte nje shpirt shume itensiv, thellesisht sentimental dhe romantik

3 – Eshte numeri hyjnor ne te gjitha fete e njohura dhe karakterizon persona inteligjente, me nje shpirt shume te madh dhe shpesh me fuqi te mbinatyrshme. Kush ka 3 shpesh e di qe eshte nje mesazher per njerezit dhe qe ka nje fat te madh.

4 – Perfaqeson forcen, kapacitetin, zotesine ne te gjitha fushat, senset profesionale por edhe ato psikologjike. Domethene eshte numeri i profesionisteve, i intelektualeve, por edhe e personave psikologjikisht shume te forte, pa tabu dhe komplekse, te zote te jene miq dhe bij shume te mire, ne cdo fragment te jetes.

5 – Mondaniteti, gezimi, zotesia e raporteve eshte e numrit 5, qe i perkasin atyre qe shpesh, per pune, jane ne kontakt me shume persona, jetojne ne qytete te medha dhe kane kapacitetin dhe zotesine qe te mbajne lehtesisht raporte midis njerezve. Pasuria e tyre eshte pikerisht ne faktin qe dine gjithmone te jene te kujdesshem, dine te trasmetojne gezim, lumturi per te jetuar dhe qetesi.

6 - Numeri 6 eshte i bashkengjitur me punen, keshtu qe eshte relative me nje person sigurisht inteligjent, qe mund te kryeje me ndergjegje cfare do lloj detyre edhe sepse shpesh ka nje pergatitje shume te mire dhe nje rezultat po aq te mire. I perket profesorave, edukatoreve, prinderve te pergjegjshem

7 – Arti eshte shenja dalluese e keij numeri, qe te kujton ne fakt muzat, notat muzikore, ditet. Ajo i perket artisteve dhe te gjithe atyre qe kane te bejne me boten e artit edhe pse jo ne lidhje te drejte per drejte. Shpesh jane edhe te bukur fizikisht. Midis tyre ndodhet skulptori, ashtu edhe artizanateve te panjohur qe krijojne mrekulli te vogla.

8 – Eshte numeri i Karmas: kush ka kete numer shpesh e di qe po jeton nje jete tjeter, ne te cilen duhet te zgjidhe shume veshtiresi nga jeta e meparshme, te turpshem, ne dukje te qete, jane persona shume te embel qe fshehin esencen e tyre Brenda nje veli, gati duke fshire cdo gjurme te asaj jete qe mbajne Brenda. Ne kete qetesi te tyre ata behen shume terheqes, me shume se cdo krijese tjeter.

9 – Pafundesia, hapesira, aventura, rreziku, jane elementete te kujt bejne pjese ne numerin 9. Eshte i fundit, pas te cilit eshte vetem pafundesia e hapesires boshe. Jane persona qe hidhen ne rrjedhen e jetes, ecentrike, te vecante, revolucionare, zbulojne gjithmone aspekte te botes qe per te tjeret jane te panjohura. Jane te zote per pasione te medha, e duan jeten, por duan edhe te ndryshojne boten, duke e transformuar me energjine e tyre.

Pergjegjia gjeometrike e se ardhmes

Per te pasur rezultatin geomantik mbi te ardhmen tuaj duhet te veproni ne kete menyre: beni kryqe ne 4 linja horizontale, pa i numeruar, por vetem duke ndjekur instiktin tuaj. Pastaj llogaritini per cdo rrjesht: ne qofte se jane baraz, beni 2 kryqe, ne qofte se jane nuk jane baraz vetem nje kryq.

P.sh:
1) xxxxxxxxxxx = 11 x
2) xxxxxx = 6 xx
3) xx = 2 xx
4) xxxxxxxxxxxxxx = 14 xx
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numerologjia I Empty Re: Numerologjia I

Mesazh  Jon 28.06.08 12:51

Kombinimet e ketyre figurave gjeometrike iniziatike krijojne 16 figura geomantike, shpjegimi I te cilave eshte ne vazhdim…

ACQUISITIO
Numerologjia I Fig1
AMISSIO
Numerologjia I Fig2
ALBUS
Numerologjia I Fig3
RUBEUS
Numerologjia I Fig4
CAPUT DACRONIS
Numerologjia I Fig5
CAUDA DRACONIS
Numerologjia I Fig6
CONJUNCTIO
Numerologjia I Fig7
CARCER
Numerologjia I Fig8
FORTUNA MAJOR
Numerologjia I Fig9
FORTUNA MINOR
Numerologjia I Fig10
LAETITIA
Numerologjia I Fig11
TRISTINA
Numerologjia I Fig12
PUELLA
Numerologjia I Fig13
PUER
Numerologjia I Fig14
VIA
Numerologjia I Fig15
POPULUS
Numerologjia I Fig16

Ne kete menyre mund te beni cfaredolloj pyetje dhe te merrni nje pergjigje Koncize dhe te sigurt.

Kuptimi I figurave

Via: gjerat qe ne humbim

Populus: konfuzioni, mungesa e rregullit qe eshte I pariparueshem.

Caput draconis: triumf total

Cauda draconis: falimentim

Puer: rebelim

Puella: falja

Rubeus: shkaterrimi

Albus: paqja

Conjunctio: pajtimi, bashkimi

Carcer: jolumturi

Fortuna Major: lumturi e stabilizuar

Fortuna Minor: lumturi kalimtare

Laetitia: mireqenie, ndjenja pozitive

Tristitia: ndjenja negative, te ndjerit keq

Acquisitio: arritje

Amissio: humbja e dickaje qe kishim
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numerologjia I Empty Re: Numerologjia I

Mesazh  Albaniaa 12.09.13 18:11

numri 8
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numerologjia I Empty Re: Numerologjia I

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi