EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Numerologjia II

2 posters

Shko poshtë

Numerologjia II Empty Numerologjia II

Mesazh  Admin 24.12.08 22:42

Numerologjia II

Numerologjia përdor fuqinë e numrave për parashikimin e cikleve të jetës.

Përcaktoni numrin tuaj personal duke shtuar ditën dhe muajin e lindjes.

Për shembull: nëse ditëlindja juaj është 3 nëntor - numri juaj është 11+3= 14.

Dhe 1+4=5, 5 është numri personal që do të mbani për gjithë jetën.

1. Në përditshmëri ju pëlqeni të dukeni- pak e frymëzuar nga ideale ëndrrash dhe rrezultate pa përfitim.

Kur ju mbërthejnë ethet e shpresës për të arritur diçka të paarritshme, kënaqësia e të pasurit dhe të zotëruarit një person, send ose situatë shuhet menjëherë sapo materializohet.

Vazhdoni të ruani brenda ëndrat tuaja më të bukura, pasi kur yjet do t'ju japin vullnet do të arini çfarë dëshironi.

2. Në momentin kur zgjoni vullnetin dhe dëshirën për të realizuar projektet tuaja, nuk dini të ndaleni më.

Shëndërimi i mendimeve në aksion, ju bën të mbyllni çdo marrëdhënie që ju shkakton mërzi dhe vuajtje ju i prisni lidhjet me një thikë të pamëshirëshme.

Më mirë të mos ju çojnë deri në atë pikë. Nuk e vini veten në gjendje pritjeje- për dikë që t'ju thotë fjalën e mirë- por hidheni kokë-zhyt drejt të panjohurës.

3. Një përkthyes i talentuar- ju kërkojnë gjithmonë ju kur një mik ka nevojë për ndihmë ose kur duhen shpëtuar situatat ekstreme, dashurie apo profesionale qofshin.

Përdorni artin dhe bukurinë për të joshur dhe për të vënë në dukje personalitetin tuaj. Kujdesi në vëzhgimin e botës dhe inteligjanca ju ka kthyer në një gjykatës shumë të mirë të natyrës njerëzore dhe në një mediator të mrekullueshëm.

4. Ju kërkoni kohën e duhur për çdo vendim të rëndësishëm- nuk doni të hidhni hapa të pamenduar.

Nëse e keni vënë re, nuk jeni të lidhur me traditën aq sa pretendoni. Kur shihni se ka një të ardhme- ju i hapni dyert aventurës dhe më pas nuk pendoheni për asgjë. Nuk e përballoni dot brengën, kështu që më mirë se mendoni fare.

5. Sado të lirë dhe të shkujdesur të jeni, ruani gjithmonë një strehë për kohët e vështira. Kur ndiheni të lodhur apo të zhgënjyer, ju fshiheni dhe nuk doni të takoni asnjë.

Meditimi dhe paqja janë forca juaj. Ju pëlqen thjeshtësia dhe ndenja e sinqeritetit është mëse e vlerësuar në marrëdhëniet që krijoni.

6. Dashuria dhe pasioni janë dy nga gjërat në mungesë të të cilave ju do të vdisnit.

Kjo ndodh për të gjithë, por forca që ju përshkon, ju bën t'i doni këto me çdo kusht dhe gjithmonë.Në çdo moment të ditës: në autobus, punë, mbrëmje, libri juaj i dashurisë është i hapur dhe dashuria ju gjen gjithmonë, kudo që të shkoni.

7. Nuk keni frikë të ekspozoheni, sepse vlerësimi për veten ju bën t'i shkatërroni konkurentët. Gjithsesi nuk besoni lehtë te të tjerët- një frikë që e ruani përbrenda ju shqetëson vazhdimisht.

Ndoshta duhet ta lëshoni veten pak më shumë, vlerat tuaja do ishin më të plota nëse lidhen dhe jetojnë bashkë me ato të njerëzve që ju duan.

8. Ju pëlqejnë detajet, kështu çdo plan që bëni është i limuar në të gjitha aspektet. Jeni parashikues të situatave, ndaj arrini ta racionalizoni kohën që keni në dispozicion.

Nuk hiqni dorë, derisa ideja juaj të jetë e realizuar plotësisht. Nganjëherë bëheni të bezdisshëm, por çiltërsia që ju shprehin sytë, i bëjnë të tjerët t'u falin shpejt.

9. Jeni si një yll polar në një natë të ftohtë dimri. Të gjithë shohin nga ju për një këshillë ose fjalë të mirë.

Fakti që arrini të kuptoni botën e brendshme të të tjerëve, ju vë përpara përgjegjësive të një lideri. Ndonjëherë bini në konfuzion, pasi intensiteti më të cilin ndjeni është e tillë sa mund t'ju lërë pa frymë.

Jetoni për të bukurën dhe buzëqeshja juaj është shprehja më e ngrohtë që njeh dashuria.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numerologjia II Empty Re: Numerologjia II

Mesazh  Albaniaa 12.09.13 18:10

me doli 12 korri
1+2+7=10=1+0=1
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi