EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

+8
lutfi
Jon Sh
arbri1994
Gjinkalla
lulja e mire
Androo
Tanki
Jon
12 posters

Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  Jon 28.02.12 15:50

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Experience%20Pristina%20and%20Prizren_3_Day%20Tour_Prishtina%20Nightlife_5594_thmb4

Tinguj misterioz për të cilët thuhet se janë dëgjuar muajve të fundit në shumë vende të botës, raportohet se mbrëmë janë dëgjuar edhe në Prishtinë.

Nga përshkrimi i asaj që është dëgjuar del se zhurma mund të jetë kopjuar nga filmi “The Legion“ dhe shpërndarë më pas në internet, por e prezentuar si zhurmë e dëgjuar në qyte të ndryshme të botës. Policia thotë se ka pranuar thirrje nga mediat për këtë çështje, por nuk ka raporte se është dëgjuar ndonjë zhurmë jo e zakonshme.

Qytetarë të Prishtinës thonë se rreth orës 3 të mëngjesit kanë dëgjuar një zhurmë që vinte nga qielli, pothuajse e njëjtë me tingujt e filmit “The Legion“.

Imer Mushkolaj thotë se e ka dëgjuar këtë zhurmë. “Rreth orës 3 të mëngjesit e kam dëgjuar një zhurmë e cila vinte nga qielli“ ka thënë ai.

Edhe aktori Basri Shala thotë se ka dëgjuar të njëjtën zhurmë natën e mbrëmëshme. “Kjo zhurmë ka zgjatur tri herë nga 5-6 sekonda, fillimisht kam menduar se kjo zhurmë po vie nga toka, pas herës së dytë e kam parë që është duke ardhur nga qielli“.

Policia e Kosovës konfirmom se ka pasur thirrje nga mediat të cilët kanë kërkuar sqarime rreth kësaj zhurme. “Kemi thirrje, po bëhet kjo pyetje mirëpo jemi duke verikuar. Por nuk kemi ndonjë informaicon“ ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahir Sylaj ka mohuar të ketë pasur mbrëmë erëra. “Instituti nuk përcjell zhurmat, por ajo çka mund të ju them se dje nuk është regjistruar asgjë e jashtëzakonshme si ndonjë erë e fuqishme apo diqka e tillë“ ka deklaruar Tahir Sylaj.

Shumë persona të habitur kanë postuar në statuset e tyre në Facebook, se kanë ndëgjuar tinguj të çuditshëm gjatë natës.

Një video e publikuar gjatë muajit janar në Youtube, paraqet pamje në qyteteve të ndryshme të botës, ku qytetarë kanë incizuar të njëjtën zhurme e cila vjen nga qielli.

Filmi me emrin “The Legion“ në një pjesë të tij ka të njëjtën tingull sikurse tingulli që vie nga qielli i cili është inqizuar në qytete të ndryshme të botës. Në pjesën ku paraqitet ky tingull është pjesa ku engjëlli Gabriel zbret në tokë, në ndërkohë në prapaskenë dëgjohen zëra “trumbeta qiellore“.

Deri më tani shkencëtarët nuk mundur arsyet, shkakun, qëllimin dhe burimin e këtij tingulli shqetësues e misterioz.

Incidente të njëta kanë ndodhur në Kosta Rika, ndërsa dëgjimi i fundit i tingullit misterioz, ndodhi në Ukrainë, në jug të Suedisë, Kanada dhe në veri-lindje të Anglisë.

Mijëra banorë në Kosta Rika kanë dëgjuar dhe regjistruar me kamerat e tyre tingullin misteriozë dhe i kanë vënë videot në internet, duke kërkuar përgjigje nga specialistët e fushës, pasi tingulli duket sikur vjen nga qielli, thanë të gjithë ata të cilët dëgjuan ulërimat!

Televizioni britanik ITN ka transmetuar disa nga inqizimet të cilët qytetarë të ndryshëm pohojnë se vijnë nga qielli. Ky medium citon studiuesin Nick Pop, sipas të cilit “një nga mundësitë mund të jetë fenomeni atmosferik, e edhe aso që lidhet me murmurimën. Tingujt në atmosferë të fenomeneve akustike mund të jenë të ndryshëm ndonjëherë edhe qesharak“ ka deklaruar ai.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Ne Prishtine ndegjohen zera misterioz ???

Mesazh  Tanki 29.02.12 15:11

Kjo ngjarje qe po ndodh gati 2 net ne Prishtine ka ndodhur edhe ne shum qytete te tjera ne Evrope dhe ne Bot .
Kjo dukuri Natyrore eshte e projektuar nga vet dora e Njeriut nga CIA dhe NASA me bashkpunim me NATON dhe Financuesit e ketyre jan Masonet apo shkurt " ILLUMINATI "

Ky quhet Projekti HAARP apo " HAARP Project " se pari kjo sherbente per te mar energji nga djelli nga disa gjenerator te medha qe ngrehin energji dijellore dhe elektrike ne ALASKE .
Por ne anen tjeter sherben si mjet per perdorimin e NATYRES kunder shteteve te ndryshme ne bote qe e kundershtojn SHBA-n IZRAELIN dhe Aleancen Veri Atlantike .

Me ane te HAARP-it mund te shkaktohen uragane , termete te fuqishme , vershime , tornado apo edhe shkrirje te akullnajave por mund te paraqiten edhe disa zera te mistershm apo frekuenca te quditshme nga ajri sikur qe po ndodh ne Prishtine .
Tanki
Tanki

Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  Androo 29.02.12 17:49

Shpjegimi për zërat misterioz në Prishtinë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz F.0229131033815_m

Mëngjesin e të martës (02:30 – 3:00) në rajonin tonë janë dëgjuar zëra të çuditshëm të cilët dhe janë regjistruar nga shumë njerëz, e disa prej tyre edhe mund të jenë frikësuar.
Në fakt, ajo që ndodhi ishte vetëm një përplasje e energjive të larta elektromagnetike, që në shkencën e zërit njihet si gravitacion akustik.

Së fundmi pas shfaqjes së këtyre zërave anë e mbanë botës janë përhapur dhe teoritë konspirative se po afrohet apokalipsi apo fundi i botës.


Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  lulja e mire 01.03.12 14:57

o zot sa e tmershme ishall jem ne rrug te drejt se nuk o larg ajo qa pe presim
lulja e mire
lulja e mire

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  Gjinkalla 01.03.12 15:04

mua se pari po me duket konspiracion por shpresoj te jete e vertete dhe te behet kjameti dhe ta pesojne shtresat aristokrate qe po e vjedhin popullin.
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty 5/3/2012

Mesazh  arbri1994 05.03.12 5:01

Serish ka pasur zera te cuditshem ne ora 4:20 pothuajse te njejt mirpo me kohzgjatje me te shumt !
arbri1994
arbri1994

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  Gjinkalla 06.03.12 20:43

Pse nuk po ndegjohen keta zera ne mes te dites ku do ta degjonin te gjithe,por atehere kur jane te gjithe ne gjume...
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  Jon Sh 24.04.12 17:08

Gjinkalla shkruajti:Pse nuk po ndegjohen keta zera ne mes te dites ku do ta degjonin te gjithe,por atehere kur jane te gjithe ne gjume...


Ne vende te ndryshme te botes jane degjuar edhe diten.
Jon Sh
Jon Sh

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  lutfi 24.04.12 19:59

Te ne ne Kumanove as nje za misterioz spo ka
lutfi
lutfi

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Zera te quditshem ne Kosove(Prishtine)

Mesazh  blaugrani 22.10.12 3:34

Keta zera i kom ndegju sonte rreth ores 2:30 pas mesnate ne Prishtine.Ndriqimi nuk eshte aq i mir pasi qe e kom rekordu me telefon edhe tu u ngut me rekordu ma shpejt nuk ja kom leshu flashin.Po me intereson se nga mujn me ardh keta zera?

blaugrani
blaugrani

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  Luli 29.11.13 13:19

Ushtima të çuditshme në Prishtinë!

Në Prishtinë sonte janë dëgjuar ushtima të çuditshme të cilat njerëzit janë përpjekur t’i përshkruajnë sipas ndjesisë që ua kanë shkaktuar.

Megjithatë, askush nuk ka qenë në gjendje të jep një mendim të sigurt se për çka bëhet fjalë. Zërat kanë zgjatur për 15 minuta. Më pas janë ndalur për të rifilluar sërish. Fenomene të ngjashme kanë ndodhur edhe kohë më parë, mirëpo askush nuk është në gjendje të shpjegojë se për cka bëhet fjalë.

Shumë banorë të kryeqendrës kosovare e kanë shprehur shqetësimin nëpër rrjetet sociale në pritje të ndonjë sqarimi se çfarë mund të jetë në pyetje.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  Nekos 01.12.13 1:15

Pa frike keta zera behen vetem nga shkaqe natyrore.
Nekos
Nekos

Pak dritë për sytë tonë në errësirë.

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Zërat "misteriozë" në Prishtinë u shkaktuan nga remontet në KEK

Mesazh  Neutral 01.12.13 9:50

Një zhurmë i shqetësoi qytetarët e Prishtinës në natën mes të enjtes dhe të premtes. Dhe, kjo është arsyeja pse shumë prej tyre bënë xhirime.

Mendimet për burimin e saj janë nga më të ndryshmet

“Jo alien, por një gjë më e përsosur që mund të lëshojë zhurmë aq të madhe”, thotë një bashkëbisedues për Klan Kosovë.

Dikush frikën po e mposhtë me besim.

“Jom friksu po me emër të Allahut qysh e ka shkru”, thotë një tjetër.

Në fakt, në shërbimin kujdestar të policisë në Prishtinë, janë bërë edhe telefonata nga qytetarët e shqetësuar, por organet e rendit pranojnë se ua kanë bërë me dije atyre se nuk e kanë idenë çfarë po ndodh .

Mirëpo, derisa në kryeqytet pati shqetësim, për banorët e Obiliqit kjo zhurmë nuk ishte diçka brengosëse. Sipas tyre, atë e shkaktojnë termocentralet që gjenden afër tyre.

“Sa her’ bjen ose hin ndonje elektran prej sistemit, osht kjo zhurmë”.

Këta tashmë janë mësuar të dëgjojnë diçka të tillë për dekada me radhë.

“Jemi msu na me ket zhurmë. Përpara bojke ma shumë”.

Fjalët e këtyre i konfirmojnë zyrtarët e Korporatës Elektroenergjetike. Sipas tyre, disa nga termoelektranat janë në përfundim të fazës së remontit.

“Mbrëmë është bërë, siç quhet, shkarkimi i kaldave dhe kjo shkakton zërat të tillë. Nuk janë diçka të jashtzakonshëm”, thotë Edmond Nulleshi, drejtor i Shërbimeve në KEK.

E është edhe një njohës i fenomeneve natyrore, që beson se zhurma nuk është diçka më shumë se sa ajo që buron nga KEK-u. Meteorologu Sylë Tahirsylaj, thotë se diçka e tillë mund të jetë normale për kushtet klimatike aktuale. Sipas tij, temperaturat e ulëta, prania e borës dhe qetësia më e madhe që mbretëron gjatë kësaj stine, bëjnë që zërat nga Obiliqi të përçohen lehtë deri në Prishtinën e afërt e të stërmbushur me ndërtesa.

Kësi zhurma janë dëgjuar kohë pas kohe në Prishtinë, por viteve të fundit po përjetohen më me shqetësim gjë që dëshmohet se shumë xhirime shpejt publikohen në internet.

Zhurma të tilla dëgjohen shpesh kudo në botë, dhe gjithmonë ato përcillen me teori të ndryshme. Mëngjesin e të martës, më 21 shkurt 2012, rreth orës 2:30-3:00 të mëngjesit, në Kosovë janë dëgjuar zëra të çuditshëm që po ashtu janë regjistruar nga shumë njerëz. Disa prej tyre edhe mund të jenë frikësuar. E njëjta ndodhi edhe më 2 nëntor 2012!

Në fakt, siç ka raportuar Telegrafi më parë, ajo që ndodhi më herët ishte vetëm një përplasje e energjive të larta elektromagnetike, që në shkencën e zërit njihet si gravitacion akustik.

Sidoqoftë, pas shfaqjes së këtyre zërave anë e mbanë botës janë përhapur dhe teoritë konspirative se po afrohet apokalipsi apo fundi i botës.

Pohime të tilla ka pasur edhe më herët, në shumë vise të botës, por më vonë janë kuptuar vetëm si prishje qetësie nga individë të papërgjegjshëm.

Sipas disa hipotezave, thuhet se këto janë pasojat e teknologjisë HAARP, të cilës ia atribuojnë të gjitha “meritat” kohët e fundit: prej tërmeteve, tornadove, e deri tek zhurmat e pazakonta dhe ngrohjen globale.

Një sqarim tjetër është se këto janë aktivitete të jashtëtokësorëve pasi në disa raste janë vërejtur edhe UFO në qiell. Ka edhe prej atyre që besojnë se e tërë kjo është pasojë e ndryshimit të fushës magnetike të tokës.

Të tilla shpjegime janë dhënë edhe rastin e mbrëmshëm të zhurmave “misterioze”, gjë që vërehet edhe nga raporti i Klan Kosovës. /Klan Kosova/Telegrafi/
Neutral
Neutral

Jeta nuk peshon asnjë fije kur ti shtrihesh pa vetëdije!

24


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz Empty Re: Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi