EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aeroplani i Trajkovskit u qëllua nga ushtria?

2 posters

Shko poshtë

Aeroplani i Trajkovskit u qëllua nga ushtria? Empty Aeroplani i Trajkovskit u qëllua nga ushtria?

Mesazh  Luli 24.02.12 11:01

Aeroplani i Trajkovskit u qëllua nga ushtria?

Aeroplani i Trajkovskit u qëllua nga ushtria? Tekst,_23_shkurt_12_568481

Përfaqësuesi ligjor i familjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, dha një deklaratë shokuese. Sipas tij, aeroplani në të cilin në vitin 2004 vdiq presidenti maqedonas u qëllua me një projektil që u lansua nga një aeroplan tjetër.

Presidenti i Maqedonisë, Bori Trajkovski, personeli i tij përcjellës dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit presidencial vdiqën më 26 shkurt 2004, si pasojë e një aksidenti ajror që ndodhi jo fort larg Mostarit, në Bosnje e Hercegovinë.

Avokati maqedonas, Igran Pancevski, i cili që nga fillimi i procesit për konfirmimin e shkaqeve të vërteta të kësaj tragjedie i përfaqëson interesat e familjeve të të vdekurve në aksident, ngriti akuza të rënda për rastin. Madje, theksoi se posedon dëshmi të fuqishme në favor të pohimeve të tij.

"Aeroplani i presidentit Trajkovski është rrëzuar nga një aeroplan ushtarak. Pas rrëzimit të fluturakes presidenciale, një njësit mobil ushtarak ka vrarë presidentin, këshilltarët e tij dhe anëtarët e ekuipazhit i ka djegur të gjithë me napalm. Ekzistojnë dëshmi të shumta për këtë tezë”, nënvizoi avokati Pancevski.

Në mesin e këtyre dëshmive, siç pohon ai, janë edhe dëshmimet e banorëve vendor të zonës ku u rrëzua aeroplani, të cilat ndryshojnë ndjeshëm nga versioni zyrtar për ngjarjen.

Sipas fjalëve të avokatit, ekziston edhe një xhirim satelitor - dhe atë në dy gjuhë botërore - i njerëzve të cilët urojnë njëri-tjetrin për qëllimin e suksesshëm të aeroplanit, si dhe një video-xhirim i asaj se si është kryer atentati, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Nga ana tjetër, sipas versionit zyrtar, aeroplani i presidentit Trajkovski ishte në gjendje të rregullt teknike, por aksidenti që shkaktoi rrëzimin e tij afër Mostarit ndodhi për shkak të gabimit të pilotit.

Ndryshe, ka vite që vazhdimisht dëgjohen spekulime të ndryshme lidhur me vdekjen e presidentit Trajkovski.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aeroplani i Trajkovskit u qëllua nga ushtria? Empty Vdekja e Trajkovskit e planifikuar

Mesazh  Odin 06.11.12 11:47

Avokati, vdekja e Trajkovskit e planifikuar, avioni u sulmua nga një raketë

Aeroplani i Trajkovskit u qëllua nga ushtria? Boris

Avokati Pançveski thekson se disponon video xhirim satelitor në të cilin shihet se si një avion ushtarak sulmon me raketë avionin e presidentit maqedonas, Trajkovski dhe se si më pas rrëzohet avioni.

Avokati maqedonas Ignjat Pançveski, që është i autorizuar për zbardhjen e fatkeqësisë ajrore në të cilën humbi jetën ish-presidenti maqedonas Boris Trajkovski ka nxjerrë detaje të reja lidhur me këtë tragjedi që ndodhi tetë vite më parë në Rotmile të Bosnjës.

Avokati nënvizoi se ky xhirim është një dëshmi e fortë dhe konfirmon se bëhet fjalë për atentat ndaj presidentit Boris Trajkovski dhe ekuipazhit të tij.“Shërbimet e huaja sekrete kanë xhiruar tërë fluturimin. Shihet qartë se atentati përgatitej pë një kohë të gjatë. Fluturimi në vend të natës së 25 shkurtit ishte ricaktuar për 26 shkurt në mëngjes, dhe ishte ndryshuar edhe një pjesë e ekuipazhit. Linjat e avionit me kontrollin e fluturimeve ishin ndërprerë”, deklaroi avokati Pançveski, duke shtuar se janë bërë edhe manipulime dhe ndryshimi i navigacionit të avionit presidencial “Kinger” me një navigacion të një avioni ushtarak.

Ai ka shtuar gjithashtu se për të gjitha këto janë kujdesur ushtarak që kanë qenë në vendin e ngjarjes ku ka rënë avioni. Avokati ka paralajmëruar se xhirimin do ta prezantojë edhe në opinion, dhe se deri tani nuk e ka bërë këtë për të mos humbur besueshmërinë e dëshmisë.

Sipas tij, personat e mbetur gjallë pas rënies së avionit janë vrarë në mënyrë kriminale.

Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski humbi jetën më 26 shkurt të vitit 2004 në fatkeqësinë ajrore, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe ekuipazhin e aeroplanit shtetëror në afërsi të Mostarit, në Bosnjë-Hercegovinë. Fatkeqësia ndodhi në lokalitetin malor Rotmile.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi