Grimca “Higs”, grimca apo vetë Zoti
Faqja 1 e 1
Grimca “Higs”, grimca apo vetë Zoti
Grimca “Higs”, grimca e Zotit, neutrino apo vetë Zoti
Për herë të parë grimca “Higgs” përmendet nga Peter Higs në vitin 1960. Për këtë grimcë u shpenzuan shumë para dhe ende do të shpenzohen, megjithëse për shumë shkencëtarë, tashmë të lodhur në kërkim të evidentimit të saj, kjo grimcë nuk ekziston.
Gjithashtu në vitin 1931 Volfgang Pauli nga të dhëna indirekte në plotësimin e kuadrit të energjisë supozoi se ekziston një grimcë imagjinare neutrale, e cila më vonë nga italiani Enriko Fermi emërtohet “neutrino”.
Neutrinoja, që ka shumë mundësi të jetë e njëjta gjë me grimcën “Higs”, është (gjithmonë sipas fizikës tashmë kuantike) një grimcë infinit e vogël e pa mundur për t’u matur, pra imagjinare, e cila lëviz aq shpejt, sa e kapërcen shpejtësinë e dritës.
Pas zbulimit të Ajnshtajnit, që përcaktoi kufirin maksimal të shpejtësisë të grimcës më të vogël materiale, asaj të dritës, u konfigurua një herë e mirë edhe koncepti i materies (E = mc2) së bashku me kufizimet e saj.
Ajnshtajni nuk mundi të shtyhej më tej për të gjykuar mbi grimcat materiale në fushat e vakumit apo brimat e zeza, sepse masa dhe graviteti atje nuk mund të mateshin, që do të thotë se ishin infinit, domethënë të barabartë me hiç masë dhe aspak gravitet, pra dhe me minus materie, gjë të cilën fizikani i madh nuk mund ta konceptonte. Me këtë veprim dhe gjykim Ajnshtajni la të kuptohej se masa, materia dhe vetë gjykimi materialist ishte i kufizuar dhe relativist, pra jo gjithëpërfshirës dhe integrues, por i mangët, i metë (i matshëm) dhe përjashtues.
Por, me sa duket, për fizikanët avangardë aktualë historia e materies nuk mbaron këtu, ajo vazhdon edhe përtej kufirit të shpejtësisë maksimale, të cilën mund të arrijë një grimcë materiale, qoftë ajo (deri më sot) edhe “imagjinare”, dhe për këtë është hedhur mendimi i krijimit të një fizike të re, e cila do të arrijë të masë edhe grimcat më të vogla se ato të dritës, gjë që është e njëjta ose vazhdim i rrugës së Ajnshtajnit, në një variant të ri e më të avancuar i teorisë së tij, ose mund të jetë edhe në të kundërt, d.m.th. ngritja e një fizike të mbështetur mbi një arsyetim të ri dhe kontravers me atë që ka funksionuar deri më sot, jo të kufizuar, pra jomaterialist, që duhet të jetë i barabartë me besimin fetar, atë unifikues kristian, pra fizika e kuanteve ose e frymës, fizika e matanë fizikës ose metafizika.
E gjitha kjo do të varet nga rezultatet përfundimtare eksperimentale ndaj kësaj grimce. Ky mendim si dhe bindja e tyre për këtë pikë i ka vënë në garë ata për të kapur dhe për të matur këtë grimcë me sjellje paradoksale. E quaj “paradoksale” këtë grimcë imagjinare për arsye se ajo (neutrino) nuk u përgjigjet ligjeve të materies, që do të thotë se ajo nuk ka shpejtësi për t’u matur, nuk shpenzon energji, pra nuk konsumohet gjatë lëvizjes së saj, nuk ndikohet nga asnjë faktor i materies dhe as nga fushat magnetike e, si e tillë, nuk mund të ketë as gravitet.
Kontradiktor është mendimi i disa shkencëtarëve që studiojnë këtë grimcë kur thonë se neutrinoja është një grimcë që ka masën e saj dhe ndërkohë pohojnë se ajo nuk ndikohet nga materia dhe ligjet e saj... dhe vazhdojnë eksperimentet e kushtueshme dhe pa fund për të vërtetuar të pavërtetueshmen, d.m.th. paradoksalen.
Këto përpjekje dhe shpenzime të mëdha (kujtojmë simulimin e vrimës së zezë në CERN pranë Gjenevës në Zvicër) kanë vetëm një arsye dhe shkak që vazhdojnë të kryhen: pamundësinë e shkencëtarëve apo fizikanëve të quajtur “kuantikë” për të pranuar rënien tashmë de facto të konceptit të materies, që do të thotë [- (E=mc2)]. Pra, e gjithë lodhja dhe shpenzimet eksperimentale të kryera nga fizikanët e sotëm kuantikë vijnë për faktin se ata nuk janë aktualisht gati të pranojnë ekzistencën dhe omniprezencën e Frymës (Zotit), çka do të thotë njëkohësisht, që është e njëjta gjë, se ata nuk janë realisht fizikanë kuantikë.
Kujtojmë këtu shprehjen e një filozofi të shek. XX, i cili thotë: “Ai që pretendon se e ka kuptuar se çfarë është fizika kuantike dhe ende nuk është çmendur, ai gënjen.” Me pak fjalë, kjo do të thotë se me arsyetimin apo logjikën klasike materialiste, që ka udhëhequr shkencat deri më sot, nuk mund të kuptohet dhe të shpjegohet fizika kuantike, fizika e grimcave jomateriale, d.m.th. fizika e hijeve, shpirtrave, e frymës ose metafizika, që në vetvete nuk është më një shkencë e thjeshtë, por është shkenca e shkencave, d.m.th. aspak shkencë, shkenca e vërtetë ose e së vërtetës, ose thjesht Fe dhe Teologji jomaterialiste, kristianizëm i pastër.
Kur një element, cilido qoftë ai dhe i cilësdo natyre t’i përkasë ai, në rast se themi që ky element ka një veti materiale, p.sh. është i matshëm, i kufizuar apo i përcaktuar, atëherë ai rrjedhimisht dhe detyrimisht duhet të posedojë edhe të gjithë gamën e cilësive të tjera të materies, si: shpejtësinë e matshme të lëvizjes, fërkimin, temperaturën, gravitetin, kohën etj. Në qoftë se një elementi të tillë do t’i mungojë vetëm një nga këto cilësi, si p.sh. koha ose masa etj., atëherë edhe cilësitë e tjera vihen në diskutim për të qenë dhe ekzistuar e, si rrjedhojë, nuk mund të jenë dhe së fundi vihet në diskutim edhe vetë ekzistenca e tij si element material.
Me këtë dua të them se një grimcë e quajtur materiale ose që ka masë dhe e pretenduar si e tillë (siç pretendohet nga disa shkencëtarë sot për neutrinon), duhet të ketë ose të posedojë të gjitha vetitë e materies për të ekzistuar, ose të paktën një veti e të sigurt, e cila kurrë nuk mund të qëndrojë e vetme, për shkakun se të gjitha vetitë apo cilësitë e saj (materies) në dukje të ndryshme apo të veçanta nga njëra-tjetra nuk janë tjetër veçse e njëjta gjë.
Në rastin tonë të kësaj grimce imagjinare (neutrino) është vërtetuar shkencërisht që depërton materien Tokë edhe në thellësitë e kores së saj pa u ndikuar nga ajo, pra pa e përfillur atë. Gjithashtu është vërtetuar se kjo grimcë nuk ndikohet nga fushat magnetike, cilatdo qofshin e kudo qofshin ato etj., etj, gjë që detyrimisht e cilëson atë si një grimcë jomateriale dhe pa gravitet.
Megjithatë, shkencëtarët dhe shkenca e tyre diabolike, d.m.th. dyshuese, vazhdon hulumtimet në këtë drejtim për të vërtetuar katërçipërisht natyrën hipotetike materiale të kësaj “grimce”, që sipas mendimit tim nuk do të mund të arrihet.
E them këtë me bindjen time personale dhe në përputhje me çka u tha më lart për faktin se, kur një element plotëson një kusht ose posedon një veti të materies ose të jo materies, ai detyrimisht duhet të ketë ose posedojë edhe të gjitha vetitë apo cilësitë e tjera të kësaj natyre, të cilat tashmë nuk është e nevojshme të maten patjetër, pra në këtë këndvështrim neutrinoja, e cila nuk ndikohet ose nuk njeh e nuk përfill asnjë element të materies, nuk mund t’i takojë dimensionit material apo të ketë masë, siç shprehen këta fizikanë dhe për sa kohë që nuk i përgjigjet gravitetit, ajo duhet t’i takojë një tjetër dimensioni ose një tjetër bote.
Në vazhdim të këtij arsyetimi mund të themi se një element apo grimcë çfarëdo, qoftë ai ose ajo që rezulton, p.sh. pa gravitet, këtij elementi nuk ke se çfarë i kërkon tjetër, sepse është e sigurt që atij do t’i mungojnë të gjithë cilësitë e tjera të materies, si: masa, inercia, shpejtësia e matshme e lëvizjes së tij, konsumi, koha energjisë së shpenzuar etj., etj., pra ky element nuk i përket materies, si rezultat nuk mund të quhet “grimcë materiale”.
Duke vazhduar po këtu dhe me këtë arsyetim, në bazë gjithmonë nga të dhënat jo të sigurta dhe jopërfundimtare të eksperimenteve shkencore të bëra deri më sot, kur vetë shkencëtarët pohojnë se kjo grimcë e kalon shpejtësinë e dritës dhe njëkohësisht kjo shpejtësi nuk mund të matet, çka do të thotë ose nënkupton infinit shpejtësi dhe kur e njëjta grimcë gjendet njëkohësisht në dy ënde të ndryshme (nga Cern e Zvicrës në laboratorin e Gran Sasos në Itali) të paktën 732 km larg njëri tjetrit, atëherë pa frikë mund të themi se ajo është e njëjta grimcë dhe shpejtësia e saj e lëvizjes është infinit, pra e barabartë me zero shpejtësi (v = 0).
E në qoftë dhe rezultoftë vërtet kështu, gjë që deri më tani ka gjasa të jetë e tillë, për shkak se i përgjigjet dhe i qëndron arsyetimit, atëherë vrimat e zeza, që ne i shohim, i perceptojmë dhe lokalizojmë nëpërmjet teleskopëve, nuk janë vetëm ato që na paraqiten për t’u parë ose që ne perceptojmë me anë të shqisave tona, por këto vrima të zeza janë kudo te ne, brenda dhe jashtë nesh, çka do të thotë se materia me të gjitha cilësitë e saj (kohë, gravitet...) nuk ekziston, që do të thotë se realiteti i vërtetë është dhe gjithçka nuk është tjetër veçse një vrimë e zezë, pra bosh dhe ky boshllëk (ashtu siç rrëfen hinduizmi) është realitet.
Pikërisht duke mos qenë të gatshëm për këtë mendim kontravers dhe “të çmendur”, shkencëtarët shpenzojnë shumë kohë dhe para për të matur medoemos të pamatshmen, kapur dhe evidentuar të pakapshmen dhe të padukshmen, d.m.th. Infinitin ose Zotin, apo grimcën e Zotit, e cila u del kudo dhe ngado dhe u prish gjumin, sepse, me sa duket, janë mbushur ditët dhe koha ka ardhur që Adamit t’i dalë gjumi e t’i prishet ëndrra, sikur gjasme, gjasi, fenomen apo materie.
Po nga mendimi shkencor i deritanishëm rezulton që e njëjta grimcë të ndodhet kudo dhe njëkohësisht duke mbushur kështu të gjithë hapësirën e mundshme dhe infinit të universit pa pyetur nëse ekziston materia rreth saj dhe pa u ndikuar nga prezenca e kësaj materie, sikur ajo të mos ekzistonte, çka do të thotë se kjo grimcë tashmë nuk mund të jetë, të ekzistoje dhe si rezultat as të emërtohet më si grimcë.
Në këtë kuptim, kemi të bëjmë me omniprezencën e diçkaje që ne nuk mund ta shohim, nuk mund ta matim, ta kufizojmë apo përcaktojmë, por që me veprimet ose efektet e saj ajo na ka bindur se ekziston. Dhe diçka e tillë nuk mund të klasifikohet e përcaktohet si materie, çka do të thotë së fundi se kemi të bëjmë me një dimension tjetër të kudondodhur (omniprezent) brenda dhe jashtë dimensionit tonë material, që do të thotë se kemi të bëjmë me Frymëm, grimcën e Zotit, e pse jo me vetë Zotin.
Nga animacionet në faqet e internetit të mbështetur në imagjinatën shkencore, të bazuara në ato cilësi që shkenca ka pikasur te kjo grimcë, shohim dhe mësojmë se nga kjo infinit e vogël grimcë [pra nga hiçi] krijohet protoni dhe elektroni d.m.th. vetë atomi [grimca më e vogël materiale], veprim pas të cilit neutrino nuk ekziston më si i tillë, por vepron dhe konceptohet si valë gjithëpërmbushëse.
Në këtë kuptim, grimca në fjalë paraqitet si diçka e papërcaktuar, e pabërë, pra e paformatuar dhe e palokalizueshme, që do të thotë omniprezente ose e barabartë me Infinitin, dhe përderisa konceptohet edhe si krijuese e elementeve bazë të atomit, atëherë ajo është dhe omnipotente, pra në gjendje që prej saj të krijohet çdo gjë materiale dhe e kapshme ose e dallueshme nga shqisat tona.
Çfarë kërkohet më shumë nga shkenca për të ideuar grimcën e Zotit ose Zotin vetë?!
Sot dilema e shkencës materialiste, racionale, hipotetike ose të dyshimit është frika e madhe se mos ndoshta nuk do të arrijë ta kapë, lokalizojë dhe ta masë këtë grimcë. E në qoftë se kjo do të ndodhë, atëherë bie koncepti i materies dhe bashkë me të edhe diferencimet dhe diskriminimet si dhe privilegjet që kanë rrjedhur prej saj, pra bie hierarkia dhe diferencimi shoqëror, dhe atëherë shkencës nuk i mbetet tjetër veçse t’i dorëzohet fesë apo teologjisë së vërtetë, që në thelb është fjala e Krishtit, si dhe të pranojë ardhjen ose zbritjen e Tij dhe mbretërisë së tij mbi Tokë, çka me fjalë të tjera do të thotë se kësaj bote të ngritur nga arsyetimi ynë diabolik dhe konfliktual i kanë mbaruar ditët.
Nga fjala e Krishtit, i cili gjithmonë flet në emër të Atit, si dhe nga disa ungjij të dishepujve të tij, deri tek ungjilli i zbuluar së fundi, ai i Mari Madalenës, thuhet se materia dhe antimateria (të cilat shumë po i lodhin dhe shpenzojnë shkencëtarët e sotëm) nuk ekzistojnë, sepse ato janë e njëjta gjë, pra nuk janë dy, por vetëm një dhe e njëjta kudo dhe kurdoherë. Më poshtë, po te ky ungjill, lexojmë se materia nuk është gjë tjetër veçse një buzëqeshje e thatë (un sorrizo) ose një shaka e Frymës, çka nënkupton se ajo realisht nuk ekziston, por është prodhim i lojës ndarëse që vetë mendja dhe arsyetimi ynë diferencues realizon.
Sipas hinduizmit mistik, bota nuk është gjë tjetër veçse një sajesë e trurit të Brahmës (Zotit). Po kështu pas iluminimit Buda, i cili gjeti nirvanën d.m.th. Infinitin (Hiçin ose Gjithçkanë, që është po e njëjta gjë) pas kësaj bëhet mjaft indiferent për botën që e rrethon. Kur e pyesnin se cili është ai (Buda) që di gjithçka e jep përgjigje për çdo gjë, përgjigjja e tij ishte: “Unë tashmë shoh...” etj., etj., që na çojnë te shprehja e Thotit apo Hermes Tri Megistus, Atllantit apo Perëndisë së parë egjiptiane, që thotë: “Gjithçka në qiell është e ditur dhe gjithçka në tokë është e paditur.”
I gjithë ky predikim ka të bëjë me paraqitjen e përkohshme dhe të kufizuar të materies, që është e barabartë me paraqitjen e gënjeshtërt të saj, e cila rezulton të jetë apo të ekzistojë vetëm në çastin që në e vështrojmë, këqyrim ose e matim atë, dhe për këtë arsye ajo është prodhim i perceptimit, shqisave dhe mendjes sonë diabolike.
Gjithçka që u tha më lart nuk është një këmbëngulje për të mbrojtur doktrinat mistike dhe fetare; në të kundërt, e gjithë lufta dhe përpjekjet e shkencës në vazhdimësi, sidomos në kohët e sotme (që prej më se 50 vjetve kur grimca “Higs” u shfaq për t’u konceptuar si enigma e radhës nga shkencëtarët), bëhet thjesht për t’iu shmangur fesë ose diturisë absolute në mbrojtje të diturisë fragmentare dhe relativiste shkencore, si dhe për mbijetesën e dëshpëruar të saj, ofiqeve dhe privilegjeve dhe diferencimeve që jep e krijon ajo, pa të cilat kjo botë nuk mund të ekzistojë.
Duke vazhduar, mund të themi se neutrino ose grimca “Higs” nuk mund të kapet, izolohet apo të matet me anë të eksperimentit, veprimeve materialiste sado shkencore qofshin ato apo me anë të logjikës dhe arsyetimit, sado shkencor edhe ky i fundit qoftë.
Por edhe sikur të ndodhë diçka e tillë, atëherë kjo grimcë nuk është tjetër veçse në grimcë e matshme, që do të thotë një grimcë materiale e si rrjedhojë do të ketë edhe një kufi shpejtësie po të matshme si dhe një masë dhe shpenzim po të matshëm energjie (gjë që deri më sot shkencërisht nuk është mundur të vërtetohet). Pas kësaj sigurisht që do të dalë një tjetër grimcë, që do ta kalojë këtë shpejtësi, por përsëri të mundshme për t’u matur e kështu me radhë derisa të mbërrijmë në kufijtë e shtyrë, por të domosdoshëm për konceptimin dhe ekzistencën e materies.
Pas kësaj do ta ndjekim grimcën apo grimcat e reja në infinit derisa të arrijmë përsëri në pikën e nisjes, e kështu do të ciklohemi dhe riciklohemi pa fund në ndjekje të grimcave pa fund ose në infinit për të kuptuar dhe pranuar së fundi se Infiniti ekziston ose më qartë akoma, se asgjë tjetër veç tij nuk ekziston. Por Infinit i vogël (grimca “Higs”, neutrino) dhe Infinit i madh është e njëjta gjë, sepse nuk mund të ketë dy infinite, Infiniti është vetëm një.
Sipas Nicola De Cusa, një prift filozof i shek. XII, sa herë që Infiniti përsërit ose kopjon vetveten, produkti do të jetë një deformim ose alienizim i Infinitit, pra më i madh se Infiniti (gjë që nuk mund të jetë) ose më i vogël se ai (d.m.th. materie). Pra, çdo tentativë për ta imituar ose kopiluar atë, do të prodhojë diçka më të vogël, të përcaktuar dhe të kufizuar, pra të matshme ose materiale që do të thotë diçka ivolucionare ndaj tij.
Duke qenë i pamatshëm, pra i plotë në plotësinë e tij, Infinitin nuk ka kush e bën. Ai është dhe, si i tillë, ai është i kudondodhur (omniprezent) dhe shkak e pasojë që gjithçka të bëhet prej tij (omnipotent). Gjithçka materiale krijohet jo jashtë Infinitit apo frymës, por brenda saj [sepse ideja përtej ose mëtane infinit nuk mund të qëndrojë as si koncept], si vetëveprim i saj dhe si kundërshti ose vetëmohim i saj. Kjo do të thotë se çdo objekt material krijohet si objeksion, kundërshti ose mohim e si rezultat zvogëlim ose pjesëtim, pra alienizim ose ndrydhje e rrudhje brenda Infinitit, që në terma të tjera nuk do mund të quhej “evolucion”, siç është pretenduar deri më sot, por thjesht “involucion”.
Pra, gjithçka që i kundërvihet, kundërshton (objeksion = objekt) ose mohon, siç ka ndodhur deri më sot nga shkenca materialiste, Infinitin, nuk mund të prodhojë veçse zvogëlime dhe parcelizime apo racionalizime, që pa dyshim përfaqësojnë një involucion progresiv. Në këtë rrugëtim fragmentizues dhe mendim racional (të racionuar) materialist, që i mban shpresat tek eksperimenti, kurrë nuk do të mund të arrihet tek Infiniti, eteri apo e tëra, e cila është një dhe e vetme, një ose e njëjta dhe që quhet “e Vërteta” ose “Zoti”.
Pra, duke arsyetuar kështu, del se edhe lodhjet e shumta të shkencëtarëve sot për të identifikuar neutrinon, ose grimcën “Higs”, nuk do të kenë rezultatin e pritur nga shkenca materialiste për të mbajtur me forcë materien dhe konceptin mbi të, që tashmë kanë rënë e nuk mund të ngrihen më.
Vetëm në qoftë se këta fizikanë janë vërtetë kuantikë, ashtu siç dhe pretendojnë, pra fizikanë metafizikë d.m.th. që pranojnë ekzistencën e matanë fizikës, pra ekzistencën e Infinitit, Frymës ose Zotit, rezultati do të jetë vetëm një ose i njëjtë, një rezultat jo fizik apo eksperimental, por mendor dhe filozofik, ai i pranimit se kjo grimcë apo një tjetër që mund të vijë pas saj është grimca e Zotit ose Zoti vetë.
Ky përfundim ndoshta i frikshëm, por i vërtetë dhe i pashmangshëm do të rrëzonte nga karrigia fizikanin më të madh materialist anglez Stephan Howkins, Ajnshtajnin e madh së bashku me formulën e tij epokale të identifikimit të materies dhe kufirit të saj (E=mc2), logjikën dhe arsyetimin materialist shekullor të Aristotelit, pra përmbysjen e një epoke dhe të një arsyetimi të gabuar, të metë apo të mangët materialist me të gjitha ligjet e tij, të shkak-pasojës dhe luftës së të kundërtave, që e ka sfilitur njerëzimin në konflikte të pakuptimta e pa zgjidhje, për të filluar një epokë të re me një mendim të ri tashmë integrues, unifikues dhe pa gravitet, atë të paqes dhe dashurisë, Kopshtit të Idenit ose të Parajsës së humbur.
Këtë kuptim duhet të ketë edhe mbarimi i ditëve te kalendari i majave ose 21.12.2012, aq i përfolur nga shkenca, mediet apo kinematografia botërorë e kohëve të fundit, krejt ndryshe nga ç’e paraqesin apo parashikojnë mendimtarët, fizikani i madh i karriges S.Howkins apo kineastët e ndikuar nga mendimi konfliktual materialist, d.m.th. jo përmbysje apo revolucion material dhe fizik të botës, por thjesht një përmbysje dhe revolucion mendor dhe konceptual me braktisje të mendimit të vjetër konfliktual materialist dhe zëvendësimin e tij me mendimin hyjnor të dashurisë infinite, ose rifillimin e epokës qiellore, gjetjen e parajsës së humbur dhe ardhjen e mbretërisë së Zotit.
Në këtë kontekst, duke u kthyer edhe një herë te shkrimet e shenjta, që logjika jonë diabolike konfliktuale apo djallëzore kurrë nuk i kuptoi, por me ose pa dashur gjithmonë i keqinterpretoi, dua të kujtoj se në Bibël (Dhiata e vjetër) vërtet shkruhet se Adami Zot ra për të fjetur e pas kësaj nga brinja e tij e dymbëdhjetë u krijua Eva e në vazhdim e gjithë bota, por kurrkund nuk shkruhet se Adamit i ka dalë gjumi. Në mbështetje të kësaj dua të rikujtoj bindjen e misticizmit hindu se e gjithë bota s’është tjetër veçse një sajesë e mendjes së Brahmës (Zotit) d.m.th. një ëndërr e tij.
Gjithashtu Buda, i cili bëri ndarjen nga kjo botë (Bë-Da) ose që pas iluminit të tij u bë i ditur, u zgjua apo u bë i zgjuar (në rusisht, “budit” ka kuptim “zgjohu”), u bë krejt indiferent nga kotësitë e kësaj bote, e cila për të ishte veç një ëndërr e keqe. Fakti që në fjalët e Zotit (po nga shkrimet e shenjta) njeriu përmendet si shëmbëlltyra e Tij, pra si një imazh apo hije, kopje jo reale e tij. Fjalët lapidare të Jesu Krishtit në kryq; “Fali Zot se këta nuk dinë se çfarë bëjnë”, pra janë jerm, në gjumë, nuk shohin e nuk kuptojnë.
Apo së fundi nga ungjilli i Mari Madalenës, ku materia, pra e gjithë bota materiale ,që edhe sipas të gjithë studiuesve dhe filozofëve metafizikë nuk është gjë tjetër veçse një sajesë apo gënjeshtër e mendjes sonë (mendoj = me-ndaj, mente = mentire) dhe perceptimit (për-cip-tas) të shqisave (shky) tona, në realitet nuk ekziston, por është e tillë, pra ekziston për sa kohë që duam ne që të ekzistojë dhe për aq kohë sa ne e vështrojmë, këqyrim apo matim (mat = materie) atë.
Sipas kalendarit maja, ditët e kësaj bote mbarojnë më 21.12.2012. Sipas botëkuptimit të indianëve të lashtë, maja nënkupton dhe është i njëjti me Maren, dhe po sipas këtij botëkuptimi Mara përfaqëson Djallin, i cili krijoi këtë botë materiale. Po sipas hinduizmit mistik, kjo botë nuk është tjetër veçse pjellë e trurit të Brahmës [Zotit], d.m.th. një ëndërr ose iluzion i Tij.
Pas kësaj ndërhyrjeje të shkurtër rezulton se mbarimi i ditëve të kalendarit të majave nuk mund të jetë tjetër veçse mbarim i ditëve të kësaj bote materiale, d.m.th. të ditëve të gjykimit tonë të mbrapshtë materialist të botës, gjë që përkon edhe me zgjimin tonë [Adamit] nga gjumi dhe fillimin e një mentaliteti të ri mbi botën si dhe përjetimin e një realiteti të ri pa kontradikta dhe pa gravitet.
Pas gjithë kësaj le të presim neutrinon, që ka ardhur në kohën e duhur për të na treguar të Vërtetën që është një e vetme për gjithçka, e nëpërmjet saj të mësojmë më shumë e më saktë për të shumëpërfolurin kalendar fatal ose të fatsjellës të fisit maja për 21.12.2012.
Kastriot Mëlyshi

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Mbi origjinen e Universit
» ADN-ja nje mister me vete...
» Sekti që pinë gjakun e vetë!
» Ritual - të fitosh besim në vete
» Gandi dhe Zoti
» ADN-ja nje mister me vete...
» Sekti që pinë gjakun e vetë!
» Ritual - të fitosh besim në vete
» Gandi dhe Zoti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi