EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 10.02.12 16:05

Isa në Mesevin e Rumit

Në banjon e saj Merjemja pa
Se si një fytyrë me bukuri vërbuese
Para saj,nga toka del!?-Xhibrilin
Shpirtin besnik,të shëndrtishëm sikur hana e dielli;
Një bukuri pa velo,sikur çasti
Kur dielli,nga lindja,lindë!?
Gjithë trupi i Merjemes u dridh
Duke iu frikuar turpit,sepse lakuriq na ishte!
Sikur Jusufi këtë bukuri ta shihte
Edhe ai do i prente duart,sikurse ato gratë
Vallë,si karajfili nga toka ka mbi?
Ose pamje e mendjës së pastër nga zemra ka kërcy?
E mposhtur me at çfarë kishte pa
Merjemja Strehim kërkoi tek Zoti i saj!
Shkaku i dëlirësisë së saj,shprehi,kështu,e kishte
Që hallin e saj t’ia besonte të Padukshmit
Ngaqë mirë e dinte se kjo botë nuk ka gjithmonësi
Strehimin vetëmse në Fortesen e Zoti e kërkoi!
Me ketë ajo,gjer në vdekjen e saj,prej armiqve
Të cilët dëshironin ta kthenin nga rruga e saj,ishte e sigurtë!
Për një çast Merjemja e hutuar na ishte
Duke u dridhur porsi peshku i cili është hedhur në të thatë!?
:”Unë jam i besueshmi i Zotit!”,Ruhul Kudusi tha:
”Mos ke frikë!As mos tento të ikësh prej meje!”.


Duke marrë si shembull hazreti Merjemen(Marijen) dhe nanën e Jahjasë,a.s. hazreti Meulana dëshiron të na skjaroj mënyrën e komunikimit mes eulijave të cilët janë larg njeri tjetrit.Në kohën e shtatëzanësisë së saj nana e Jahjasë (a.s.)ka pa para vetes Merjemen e cila poashtu barte fëmij,dhe i tha:”

Po vërej se në vete po bart perandorin
Një të dërguar të rangut të lartë
Fëmiu që është në mu - sexhde bani
Drejt fëmiut që ti bart në vete!
Fare mirë këtë e vërejta
Andaj: bahuni gati për sprovime!”-:”
Edhe unë,në mënyrë të njëjtë,ndjeva
Lëvizjen e frutit tim!?”-tha Merjemja.
Ahmakët thanë se kjo s’është gja tjetër
Pos tregim bosh apo përfundim i rrejshëm(!?)
Ata thanë se Merjemja në at kohën e saj
Të shtatëzanisë ishte tërhequr larg prej botës
Dhe askush,gjatë asaj kohe,nuk e ka pa
Dhe as me te që ka biseduar
E si e pa nana e Jahjasë?
Që të thoshte atë që po theksohet?!
Kurse të dijshmit dijnë mirë se eulijat,si Merjemja,posedojnë
Dituri zemre dhe të pamur të brendshëm.
Për at Merjemja,plotësisht,ishte në gjendje
Ta shihte nanën e Jahjasë dhe të dëgjonte të folurit e saj!
Sepse fytyra e të dashurit po që mund të shihe
Qoftë edhe sytë të mbyllura qofshin!”.

Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 10.02.12 16:07


Në brendësi shpirti është i dobët
Kurse trupi i trashë nga ana e jashtme.
Shejtani po përtypet
Kurse Xhemshiti po ndjen uri!?
Kërko ilaq për vete,gjersa Isai yt
Ende është pranë tejte!
Bani,ai,e u kthye në qiell?
Sdo të ketë ma shërim për ty!

Unë thashë:”Oj zemër!Kërko një pasqyre universale,
Shko kah deti,sepse cakun tand nuk do ta gjeshë në lum!”.
Kërkim i tillë do ta sjell shejhin tand në vendin tand,
Sikurse që dhembja te druri i hurmes Merjemen e solli


Braktise,pra,adhurimin tand të thatë,o i gëzuar,
Jepi përparësi drurit që fara të mbije!
Nëse farën,porse,ti se ke?Zoti,në bazë të atijë
Adhurimi do ta Japi një palme,dhe do të Thotë:”
Sa bukur ka vepruar ai!”.
Sikurse Merjemja;Ajo kishte dhembje,porse jo dhe fare?!
I GjithMundshmi at dru hurme të gjelbërt e Bani
Shkaku se kjo zonjë fisnike shumë besnike ishte
Zoti ia Plotësoi qindra dëshira,
E që ajo vet asgjë as që kishte dëshiruar!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 10.02.12 16:10

Të folurit në djep

Përulja dhe dhembja e Merjemes të cilen e bartë në shpirtë
ishin shkak që fëmiu i saj(Isa,a.s.) të fliste nga djepi.
Një pjesë e saj,pa të porse për hirë të saj,ka folur;
Ashtu edhe secila pjesë e jotja (o njeri) të flet fshehurazi.

Të folurit e Isa’së ka pasuar prej bukurisë së Merjemes
E të folurit e Ademit është një frymëz e Shpirtit të Zotit.

Si Fëmijë
Fustanët të pastra porsi flladi i mëngjesit,qindra ngjyrash,
Secilën në ngjyrën e saj,e prej një qypi,i nxori Isa!?

Cilësitë dhe veçoritë e Isa’së,(Jezusit)a.s.

Uji dhe toka janë ngjallur përmes frymës së Isa’it
U ban shpeza e cila duke hapur krahët fluturoi

Kjo frymë e ngjashme frymës së Isa’ut
Ajo nuk është naj’farë ere,apo duhi
E cila prej lumturisë apo brengës ka shpërthy

O ti,i cili herë-herë këtë trup prej dheut
Sikur Isa’i me një frymë e ngjallë
Dhe herë-herë vehten nën varëse
Sikur Hallaxhi e tregon...Eja!

Aftësitë e panumërta shëruese të Galenit
Janë qesharake në krahasim me frymën e Isa’it

O ti,me frymë të Isa’së:si po i përballon goditjet e jetës?
Në këtë botë nuk ka thesar pa gjarpën.

O ti gomar!I cili me ngulm i mbahesh gomarisë tande!
E si mundesh frymën e një Mesihu ta vëresh-ndiesh?

Ndoshta edhe ti mund të kujtohesh ndonjë lutje të Mesihut,
Porse ku janë buzët dhe dhëmbët e Isa’it tek ti,o i mjerë?

Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 10.02.12 16:11

Kur shpirti i Isa’së
U kthye nga bota
Në fluturimin shpirtëror qiellit fluturoi
Përmbi qarkun e kaltër,atje,është ngritur.

Isa’i nuk ka lanë sheqer para gomarit
Sepse gomari nga natyra e tijë me kashtën kënaqet
Sikur sheqeri ta rriste kënaqësinë e gomarit
Isa para gomarit njëqind kilogram do të linte.


Dituria dhe njohja janë fat i Isa’ut
O ti gomar!Kjo nuk i takon gomarit!
Kur të dëgjosh pallitjen e gomarit,
shpreh dhembshuri ndaj tijë,
E nuk e dinë se ai dëshiron
që ti gomar të bahesh!?

Ke mëshirë për Isa’in,e jo për gomarin;
Mos lejo natyrën që të sundoj me mendjen.
Le ti natyrën që të pallet me za,
E ti për shpirtin banë përkujdesjen-brengën

Me vite gomarit i ke robëru,tash ball ma ke me këtë;
Shpirtin me prirje të keqës pas shpinës hudhe,
Sepse ajo mendjes sate duhet t’i jet plot bindje
Kjo mendje e ulët ka natyrë prej gomari

Dhe vetëm mendon:kur do ta fitoj kashtën!?
Gomari i Isa’së ka marre natyrën e shpirtit
E edhe mendja,pranë Isa’it,iu ka ndryshue
Tek Isa mbizotëronte mendja,

Kështu që kalorësi i fuqishëm gomarin e ka dobësue.
Gjersa nën të kuptuarit tand të dobët,o ti gomar!
Ky gomarë i stërlodhur kulshedër është kah bahet!?
Poqëse Isa zemrën,vërtetë,ta ban të sëmurë,
kurrë mos e braktis,atë!
Sepse edhe shëndeti,poashtu,
përmes tijë do të kthehet!
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 10.02.12 16:15


Dëgjo,oj zemër!Mos lejo të të mashtroj secila dehje!
Isa është i dehur me Zotin!Kurse gomari me misrin!

Dashuria
Kur Isa,Shpirti Dashurisë,Qiellit u ngrit,
Kurr ma,krahët e tijë,poshtë nuk i ka drejtue,
Në perandorinë e vuejtes për me u kthye!

Shpirtat në vete kanë frymë të Isa’it
Gjersa në trupët është nje frymë është plaga,e tjetra ilaqi.
Sikur shpirtat perdet e tyre trupore t’i braktisnin,
Atëherë sikur fryma e Isa’it çdo i folur do të ishte.

Isa i shpirtit tand,pran teje është
E meqenëse ndihmëtar i mirë është,ndihmë kërko prej tijë!
Trupit,përplot eshtra secilin çast mos ia përkushto !
E Isa’në e zemrës plotësisht pas dore me lanë!?

Sikur ai i marri,e të cilin pra
Për hirë të sinqeritetit,përmendem në tregimin tonë!
Mos kërko prej Isa’it tand jetë trupore!
As Musa’në mos e lut për hirë të dëshirave faraonë!....



Mjeku-shëruesi mahnitës

Burgu i vetmisë së Isa’it është tryezë të dashuruerish;
Eni,o ju të goditur me mundime-nga këto dyer mos u largoni!
Nga të gjitha anët po tubohen njerëzit,
Në harrna,të verbër,të qalë,të goditur me marrëzi.

Ata çdo ditë vijnë para dyerve të qelisë së Isa’ut
Që ai me frymen e tijë nga sëmundja t’i shëronte
Pasi ta kryente adhurimin e tijë të mëngjesit
Ai i gatshëm të dyert e tijë paraqitet,

Dhe sheh grupimet e të mjerëve dhe të vobektëve
Se si në pragun e tijë të mëshirës shpresojnë,
Dhe u thotë,për çdo mëngjes:
”O ju të goditur nga mundimi!Keni kujdes!

Prej Zotit Pranimi për lutjet tua Vjen!;
Shkoni pa dhëmbje dhe pa pikllim,nga ky vend!
Të pastruar prej mëkateve!Me Mëshiren e Zotit të Mbuluar!”.
Dhe të gjithë,porsi devet të cilat gjat ishin të lidhura
E lirohen prej zingjirëve në gjunjët,
Për në shtëpi u nguten,sepse gjetën shërimin
Përmes fjalës së tijë të bekuar!

Unë jam Xhibrili i dashurisë;Kurse ti je druri im i lotosit,
Unë jam i sëmuri;E ti i imi Isa i biri Merjemes!

Unë nuk udhëheqi luftën fitoren që ta arrijë
Dhe botën ta pushtoj!
Sepse kjo botë është e pavlefshme,e kalbur dhe coftinë!
E si valle në coftinë të jem lakmues i sëmurë?
Unë nuk jam qen,i cili të vdekurve lëkuren u shkyen;
Unë jam porsi Isa: Unë vije që t’u rizgjoj!



Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 10.02.12 16:16

Dyqind nana nuk kan ba at që ti për mua ke ba;
Bile as Isa me mu’xhizen e vet për Eliazerin,aq shum nuk ka ba!
Sepse përmes teje shpirti im u liru nga vdekja,
Kurse Eliazeri,edhepse i ngjallur me frymën e Isa’së,prap ka vdekur!

Preokupimi ynë dhe të folurit është rrugë e jashtme
Rruga e brendshmë tejkalon lartësitë qiellore.
Shqisa sheh thatësirën sepse nga thatësira ka lindur;
Gjersa Isa i shpirtit nepër deti ka hecur!



Një emir i njohur,prej poshtërsisë se vet,e ndiqte Isain.
Me një shtëpi Isa ishte strehu .
Në shtëpi hyri emiri,kurorën që ta merrte prej ti.
Por,mëqe ngjante në Isen; Kurorën e varrjes Fitoi,;”
Unë jam Emir!Unë jam me jahudite!”.

Mos u brengos për largimin e Merjemes(oj Merjeme)
Ka ardhur drita,e cila Isain drejt qiellit e ka ngritur.

Isa dhe Idrisi kan hypur në qiell
Sepse ishin i llojit të njejtë-si melaikët.
Kurse Haruti dhe Maruti ishin ma afër trupit(fizikes)
Për at nga Lartësitë u lëshuan në ultësitë.
Mohuesit janë të llojit të njejtë,si shejtanët!
Shpirtat e tyre jan ba nxënës të shejtanëve!

Shkaku i formës sime,unë nuk jam lloji yt!
Isai përkunder formës së vet njerëzore është i llojit të melekëve.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 11.02.12 14:35

Ngjallja e një grumbulli eshtrash

Një marroç i njohur që përcillte Isanë
I pa do eshtra në një vrimë ca ma të thellë
Ai tha:”Më mëso për at Emrin e Lartësuar
Me të cilin ti po ngjallë të vdekurit;
Në mënyrë që me të të banja mirë
dhe përmes tijë të kisha mundur
Eshtrat sërish me jetë t’i mbushja!”.
Isa tha:”Le at punë,se ajo nuk është çështje e jotja,
Kjo nuk i përgjigjet shpirtit as të folurit tand
Sepse për këtë duhet frymë ma i pastër se shiu
Dhe veprim ma të bukur se edhe të vet melekut
Duhet shum kohë fryma për t’u pastruar
Qe i besuar i fshehtësive qiellore të mund të baheshe
Bile edhe shtagen sikurse fort,në dore,ta kishe mbajtur,
Valle a do të ishte ai në dorën tande ajo çfarë ishte në atë të Musaut?”.
Ai tha:”Nëse unë nuk jam i denj për ato fshehtësi,
Atëherë,at Emrin e Madh,ti thuaje mbi këta eshtra!”.
Isa tha:”O Zot!Çfarë fshehtësie është e msheftë në këtë,
Që ky marroç dëshiron të ngjalli?
Pse ky njeri i sëmurë nuk brengoset për vete?
Pse ky i vdekur për jetën e vet nuk brengoset?
Ai vet është i vdekur,porse veten ka harruar,
Kurse të vdekurin e panjohur dëshiron(se ç'ju ka tekë)ta kthej në jetë?!”.
I Vërteti ka Thanë:”I pafati kërkon fatkeqësi,
Sepse në të therrat e rritura janë kompensim për të mbjellurën e tijë!”.
Ai i cili nepër botë mbjellë therra
Nuk kërkon në lulishte
Poqëse lulen në dorë e merr,ajo bahët therrë,
Kurse po gjeti mik,ai bahët gjarpën.
Eliksiri i të pafatit në helm e gjarpër shëndrrohet
Anasjelltas eliksirit të miqve të Zotit!”.
Isa,përmbi eshtra,e tha Emrin e Zotit
Sepse djaloshi për këtë e përbente
Për shkak të këtijë të riu kureshtar,me Dëshirën e Zotit,
U ngjallë personi të cilen këta eshtra me parë e kishin
Nga vrima kërceu luan i zi,dhe me një
Goditje shpute kafkën ia shtypi dhe trurin ia derdhi,
Porsi arrë e thatë,sepse në te tru nuk kishte
Sikur ai tru të kishte
Nuk do shkyhej copa në copa
Isa tha:”Pse aq shpejt e coptove në copa?”
Luani u përgjegj:”Sepse të shqetësonte ty!”
Isa tha:”Pse nuk ia pinë gjakun?”
Luani u përgjegj:”Shkaku se nuk e kam pasur të Përcaktuar si furnizim!”.
Disa njerëz jan sikur ky luan i tërbuar,
Shkojnë nga kjo botë,kurse prenë e vet nuk e hajnë.
Hisja e tyre ma e vogël është sa kashta,kurse lakminë sa bjeshka e kan;
Edhepse gjithnjë e ma shum gjëra fitojnë,ata thuase asgjë nuk kan.
O Ti i Cili na jep lehtësime!Na shpëto
Punëve të padobishme në këtë botë!
Diçka na dëftohet si pre kurse ajo është kurtha;”
Na i trego gjërat ashtu sikurse janë në të vërtetë!”.
Luani tha:”O Mesih!Kjo pre ka qëllim,
Që të tjerët të merrnin mësim.
Sikur në këtë botë të kishte furnizim për mua,
Vallë mes të vdekurve tani do të isha?”.
Ky është dënimi i drejtë-merituar i cili gjenë ujin e pastër
Pastaj pëshurret në të si gomari i marrë
Sikur gomari të dinte për vlerën e këtijë burimi,
Patkojt nuk do t’i kishte vu atje ku kokën e ka lëshuar
I marri ka gjetur një Pejgamber
I cili ishte emir i burimit të jetës
Pse para tijë nuk ka vdekur me fjalët:”
Me ngjallë mua! O ti pronar i burimit të jetës!”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 11.02.12 19:26

Ikja nga i marri

I biri i Merjemes vraponte drejt një kodre,
Thuase luani i tërbuar i ishte pas thembrave.
Një njeri vrapoi pas tijë dhe e pyeti:”
O Isa!Para kujt po ikë kështu,gjersa pas teje nuk ka askend?”.
Thuase nuk kishte dëgjuar pyetjen,
Isa vazhdoi edhe ma shpejt.
Ma në fund,gati pa frymë,
Njeriu me mundim të madh e luti Isain:”
Ndalu në Emër të Zotit!Pas teje nuk ka
Njerëz,as luan të uritur!
Para kujt,o bujar,ashtu po vrapon
Gjersa nuk ke arsye për frikë?!”.;”
Lerm rahat”-tha Isa-“
Sepse po iku prej një të marri!”
Njeriu i tha:”Vallë a nuk je ti Mesihu?,
I cili të verbërit dhe shurdhmemecët mundesh me i shërue?”.
Isa tha:”Po!”.Kurse ky edhe me tutje pyeti:”
Vallë a nuk je ti ai të cilit fshehtësitë nga bota e gajbit(Metafizikës) ju kan zbuluar,
Dhe ai i cili përmbi të vdekurin diç do të lexonte,
Dhe ky porsi luani,mbi prenë e vet,prap në jetë kërcente?”.
Isa tha:”Drejt po thua!Unë jam ai!”-Kurse ky,me tutje pyeti:”
Vallë a nuk e ke mbaru ti zogun prej baltës,
E drejt prej qielli me fluturu,e ke lëshue?”.
Kur Isa edhe këtë e pohoi,njeriu tha:”
O shpirtë i pastër!Kur të gjitha këto me i ba mundesh,
Prej çkafit atëherë të kesh frikë?
Ti posedon aso fuqie saqë në këtë botë,
Askush prej njerëzve nuk mund të kundërvihet!
Vallë dielli të brengoset
Shkaku i stuhisë dimrore që drejt qiellit ngritet?!”.
Atëherë Isa tha:”Pasha Zotin dhe gjitha Cilësitë e Tija
I Cili shpirtin në paraekzistencë Krijoi
Dhe trupin si kallupin e tijë e Formlësoi,
I Cili Është Dritë e qiejve dhe e tokës,dhe shkaku i të Cilit ata janë,
Në frymëzim rreth Tijë duke u rrotulluar,kan këputur zingjirin e tyre
Emrin e Tijë përmbi kodrën e kam lexue
Dhe ajo në dy pjesë u qa
Mbulojën e vet,prej qafës gjer në kthizë e ka shkyer.
Në Emrin e Tijë unë të vdekurit kam ngjallur
Dhe gjërat përmes Emrit të Tijë në ekzistencë i kam nxjerr.
Porse kur përmbi zemrën e një të marri
Një mijë herë e kam lexue-kjo nuk i ishte prej asfarë dobie
Mbeti i fortë si shkambi,aspak duke mos ndryshue
Sikur zalli prej të cilit fara me mbi nuk mundet!”.
Njeriu tha:”Me ndihmën e Emrit të Zotit ke ba mrekullina
E si vallë në këtë rast,mrekullia ka mungua?
Përse ilaçi-bari i cili sëmundjet tjera shëronte
Në këtë rast pa ndikim ka mbetur?”.
Isa tha:”Ngarkesa e marrëzisë është Hidherimi i Zotit,
Gjersa sprovimi me verbërin është vet sëmundja.
Sprovimi është dhembja e cila bjen Mëshirën,
Kurse marrëzia është ngarkesë e cila damin tjetrit ia shkakton.
Marrëzia është Vule e Zotit,
Asnjë dorë nuk mundet me shërue!”.
Andaj porsi Isa : ik prej të marrit,
Sepse shum gjak është derdhur në shoqërimin me ta.
Ikja e Isës nuk është prej frikës
Ai është i sigurtë-kjo ishte mësimi-këshilla.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 12.02.12 14:58

Një mbret tiran

Ishte armik i Isës dhe shkatërrimtar i të krishtërëve.
Kjo ishte në kohën kur Isa u paraqit si pejgamber,
Ai ishte shpirti i Musës,kurse Musa ishte shpirti i tijë.
Mbreti sygem’t këta dy pejgamber,
Edhepse ishin nja,i ndau.
Mbreti në urrejtjen e vet çifute ishte aq tërrpijan
:”O Zot!Na ruaj prej sprovimit të tillë!”-
Kishte mbytur me qinda mija besimtarë duke thanë:”
Unë jam mbrojtja dhe streha e Fesë së Musaut!”.
E kishte një vezir,mohues dhe mashtrues
I cili me dinakrin në e tijë në ujë nyje mund të lidhte:”
Të krishterët”-kishte thanë ai-“po fshehin Fenë para mbretit,
Duke dëshiru ashtu jetën e tyre ta shpëtojnë.
Mos i mbyt!Sepse mbytja është e padobishme.
Feja nuk ka erë-aromë,nuk është moshus as dru aloe,
Ajo është fshehtësi njëqind velosh e mëshefur
E jashtmja të është e kjartë,porse e mbrendshmja e huaj!?”.
Mbreti i tha:”Cili plan është ma i miri?
Cili është mjeti kundër kësaj çmendurie-mashtrimi?
Nuk duhet leju që në këtë botë,
Qoftë fshehtë apo hap’t të mbeten ndonjë i krishterë!”.
:”O mbret!”-tha ai”përmes një dekreti mizorë
M’i prej veshët dhe duart,kurse hunë shpoma!
Atëherë me qit para varrjes,
E të ndërmirret dikush për mua,lejoje
Këtë bane në vendin e hapet
Në nje udhëkryq
Pastaj më dëbo në tokë të largët,
Në mënyrë që mes tyre të mudnja të keqën
dhe çrregullimin ta mbillja!
E do t’ju them:”Unë jam fshehtas i krishterë:”
O Zot!I Cili Di të gjitha të fshehtat!Ti më Njeh mua;
Mbreti ka kuptuar për Fenë time
Andaj i goditur me fanatizmin nga jeta deshti të më ndante
Desha Fenë time para mbretit ta fshihja,
Nga ana e jashtme Fenë e tijë me përfaqësue
Porse mbreti ndjeu erën e Fesë sime të mbrendshme
Andaj fjalët e mia tek ai dyshimin e zgjuan
Ai ka thanë:”Fjalët tua jan si gjilpana në bukë,
Ka një dritare mes zemrës tande dhe zemrës sime
Përmes asaj dritareje e shoh gjendjen tande të vërtetë,
Andaj në fjalët tua besim nuk kam.
Sikur shpirti i Isasë nuk do të më ndihmonte
Ai do të më,sipas mënyrës çifute,në copa do të me prente
Për Isen edhe kokën e jetën me kënaqësi do ta jepja
Dhe mbi vete njëqind mijë flijimi do t’i merrja
Për Isën nuk me dhimbset jeta ta flijoj,
Sepse unë jam shum i mësuar në Fenë e tijë
Pikëllimi dhe mjerimi më përmbysin nga mendimi
Se kjo Fe e ndershme,mes të paditurëve,mund të zhduket.
Falënderu Zotit dhe Isasë që unë
Udhëtregues i Fesë së vërtetë u bana
Unë prej jehudive dhe Fesë së tyre shpëtova
Dhe brezin tim me zunnar e rrethova(Rryp Rendi të krishterë)
Kjo kohë është e Isasë!O njerëz!
Dëgjoni me shpirt fshehtësitë e kësaj Feje!”.
Mbreti e sakatosi,sikurse edhe propozoi
Populli këtë me tmerrim e shikoi.....
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 13.02.12 10:03

Pastaj mes të krishterëve e dëboi,
Dhe veziri me thirrjen e tijë filloi.
Pak nga pak,me mija të krishterë
Rreth vendbanimit të tijë u tubuan
Me kash e lash’ fshehtësitë e Inxhilit
Brezit dhe adhurimit ua shpjegonte
Nga jashta ishte mësues i Ligjit Fetar
Kurse brenda ai,i cili duke mashtruar,në kurthe,gjuan
Të krishterët ia dorëzuan zemrat e tyre
Sa e fortë qe është dhe e verbër Feja tek populli!?
Ata mbollën dashurinë ndaj tij në gjoksat e tyre
Dhe e vështronin si trashëgimtarin e Isait!?
Kurse ai fshehurazi ishte i mallkuari njësyshi Dexhxhalli!
O Zot!Na Ndihmo kundër tij!
Ky vezir kërkushi ishte rranja e lakmisë
Për at në dam të vetvetes,vehtes veshët dhe hunden ia ka shpue
Duke shpresu se poshtërsia e tijë
Përmes thumbit të lakmisë,shpirtat e të paditurve do t’i arrinte
Ata me të kuptuar të prirurit ndienin
Në fjalët e tij të ambla idhtësinë
Kushdo që nuk ka qenë i kujdes’shëm dhe i aftë të dalloj,
Fjalët e vezirit i ishin sikur laku përrreth fytit.
Gjashtë vite i ndara ishte veziri nga mbreti
Dhe gjat gjith asaj kohe Strehim i të krishterëve
Populli në plotësi Fenë dhe zemrën ia dhuroi
Dhe në urdhërin e tij i gatshëm edhe të vdiste,ishte
Populli i Isasë kishte dymbëdhjetë të mira
Të cilëve ata u bindeshin
Këta dymbëdhjetë të mira me pasuesit e tyre
Ishin robër të atijë zakeqi,veziri
Kishin besim në fjalët e tij
Dhe në veprimet e tija ata shembëlloheshin!
Ai për secilin prej tyre nga një
Dërgesë përmbajtjesh të ndryshme e përpiloi
Urdhërat në to ishin krejtësisht të ndryshme
Nga thembre në kokë njena tjetrës të kundërshtueme
Në njerën rrugën e privimit dhe të urisë e kishte nënkuptue
Si kusht themelor për pendimin dhe rikthimmbarin,
Në njerën(tjetër)kishte shkrue:”Privimi në këtë rrugë
Nuk qo kërkah;
Ka vetëm një rrugë shpëtimi-bujaria!”.
Në njerën kishte shkrue:”Uria jote dhe bujaria
Prej teje do të bajnë një idhulladhurues.
Përpos besimit të ndërsjell dhe përkushtimit
të plot në gëzim dhe në pikllim,
Të gjitha tjerat jan humbje dhe kurtha!”.
Në njerën kishte shënue:”Të këshilloj-porosis robërimin Zotit!
Sepse pa këtë,është e dyshimt mbështetja jote!”.
Në njerën kishte shënue:”Urdhërat dhe Ndalesat jan vetëm për at
Që të tregoheshin dobësite tona.
Që nepërmjet dobësive tona,njëkohësisht
GjithFuqinë e Zotit të mundnim ta njohnim!”.
Në njerën kishte shkrue:”Mos shiqo në dobësitë tua,
Sepse kjo do të ishte akt i përbuzjes!Banu i zgjuet!
Shiqoje fuqinë tande e cila të vjen prej Tijë;
Dije se fuqia është Dhuratë prej Një të Vetmit!”.
Në njerën kishte shënue:”Lej këto dyja,
Sepse çdo gjë që të vjen para syshë është idhull!”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 13.02.12 10:06

Në njerën kishte shënue:”Mos e fik këtë qiri,
Sepse të pamurit e qirit është përmbajtja e mbrendshme.
Nëse vështrimin dhe mendimin e hedh poshtë,
Qirin e bashkimin do ta fikesh në gjymsë të natës!”.
Në njerën kishte shënue:”Fike dhe mos u friko!
Pastaj për shkak të kësaj njëmijë qiri të tjerë do të shohih;
Sepse kur do ta fikish,qiri i shpirtit do të përdigjet,
Dhe kështu përmes vetprivimit tand
Lejla do të shëndrrohet-bahet Mexhnuni yt

Kush braktis vullnetarisht Dunjanë
Atij Dunjaja edhe ma e madhe dhe ma e vlefshme i vjen!”.
Në njerën kishte shkrue:”Braktise-hudhe çdo gjë që vjen prej teje,
Sepse është e shtrembër dhe e shëmtuar natyrën tande ta pasosh.
Ka shum rrugë të cilet jan të lehta për t’u ndjekur;
Për atë të gjithë janë të plotbindur(pa kompromis)në Fenë e tyre.
Porse sikur Zoti Rrugën e Drejtë të lehtë do ta bante,
Atëherë secili jehudi dhe zjarrputist në të do të ishte!”.
Në njerën ka shkrue:”Është fare rrugë e lehtë që
Jeta e zemrës dhe ushqimi i shpirtit të arrihet.
Kur kënaqësitë e natyres kalojnë,në to
Sikur në tokën e kriptë,mbjellja nuk do të mbiej!
Vetëm pendimi është mbjellja-korrja e tyre.
Kurse tregëtia e tillë është humbje e pastër.
Arritja gjer tek ajo që është e çmueshme nuk është lehtësia
Emri i vërtetë i saj është vështirësia
Ndaje të vështirën prej të lehtës dhe ti si rezultat,
Në to do të gjesh at që është e mirë!”.
Në njerën shkroi:”Kërko mësues!Sepse nëse vetëm me vetvehten
Bahësh i zanë,largpabes nuk do të bahesh!
Gjitha sektet fetare të drejtuara kah qëllimi i tyre
Në humbje kan ra.
Sikur fundi të parashihet i lehtë do të ishte si duket,
A do të kishte dallime në Fe?”.
Në njerën shënoi:”Ti je mësues!
Sepse e njeh mësuesin.
Banu njeri dhe jo besnik i njeriut(shërbëtor)
Përdore kokën vetiake dhe mos lejo të ta rrotullojnë!”.
Në njerën kishte shënue:”Krejt kjo është nja;
Kush i sheh dy është kallupxhi turp prej njeriut!”.
Në njerën kishte shkrue:”Si njëqindëshi të jetë nja?
Kush mendon kështu,mesiguri është i marrë!”.
Si të jenë nja të gjitha dërgesat kundërshtuese?
A munden sheqeri dhe helmi nja të jenë?
Gjersa nuk kupton dallimin mes helmit dhe sheqerit,
Si do ta ndiesh frymën e Tevhidit?
Dymbëdhjetë dërgesa në këtë mënyrë
I përpiloi armiku i Fesë së Isës
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 13.02.12 17:43

Veziri,sikurse edhe mbreti ishte i paditur dhe pakujdeshëm,
Luftonte kundër të Përjetshmi dhe Të pa Evitueshmit.
Kundër Zotit i Cili ka Fuqinë që një një të vetmin çast
Prej asgjëje të Krijoj me qindra botëra të ngjashme si kjo e jona,bota.
Veziri çpiku planin e dytë
I la ligjeratat dhe u tërhoq në vetmi.
Tek nxanësat e tijë zgjoi përmallimin,
Duke mbetur në qile(shpellë,dhomë,vendqëndrim asketi) 40 apo50dite
Njerëzit duke u përmalluar për të çmendeshin
Sepse ishin të privuar kënaqësisë e të folurit të tijë dhe intuitës
Ata vajtonin-ankoheshin dhe vuanin gjersa ai
Në vetminë e vet,prej të përmbajturit u dobësua-zajftua
Ata thanë:”Pa ty neve nuk kemi dritë,
Çka do të bahet me të verbërin që nuk ka prijës?
Për hirë të kënaqësisë së Zotit dhe mëshirës ndaj neve
Mos rri gjatë prej neve i ndamë!
Ne jemi si fëmijët e ti je si nanushja
Mbrojtjën tande,porsi hija,shtrije përmbi ne!?”.
Ai tha:”Shpirti im nuk është larg prej të dashuruerve,
Porse lejën që të dal,ende nuk kam marrë!”.
Të gjithë thanë:”O i urti!I cili kërkon arsyetim,
Mos na mashtro neve,dhe mos u ban i rreptë ndaj nesh.

Fjalët tua e heshtin djallin(shejtanin),
Kurse veshët tanë i bajnë të afta për të kuptue!”.
Nga vendvetmia veziri bërtiti:”O nxanës,
Këtë dëshiroj t’ua baj për dije;
Isa me ka dërgue lajm që vijon:
“Mbahuni larg prej shokëve dhe të afërmve,
Qendro vet me fytyrë kthyer prej muri,
Dhe bile prej vetvetës sate ndaju!”.
Të flas me tutje unë nuk kam leje,
Pas kësaj ma nuk do të flas.
Qëndroni në të mirën,o shokë!Unë jam i vdekur,
Ngarkesën time po e bart në qiellin e katërt,
Në mënyrë që në Zjarrin sikur dru apo land djegëse
Në mundime dhe mjerim të digjesha
Qysh prej tani rri ulur
Pranë Isasë në qiellin e katërt!”.
Pas kësaj,dyert e tija mbeten edhe 40 ditë të mbyllura
E pastaj u mbyt dhe trupin e tijë e braktisi.
Një muaj me vonë populli tha:”
O ju emir!Cili është trashëgimtari i tijë?
Në mënyrë që në vend të vezirit ta njohnim si emirin tonë,
Dhe duart e bërrylat atijë të ia besonim!?”.
Njeri prej emirëve doli para popullit besnik dhe tha:”
Unë jam trashëgimtari i vezirit
Dhe në këtë kohë,përfaqësues i Isaut.
Ja kjo dërgesa është dëshmi për këtë
Që përfaqësimi,pas tijë,mua me takon!”.
Një tjetër emir,nga kandi i vet doli,

Duke vërtetuar se ai ishte trashëgimtar i vërteti;
Gjithashtu edhe ai dërgesën prej nënsjet’lle e nxorri,
Dhe të dy emiret me urrejtjen jehuditë flakruan.
Atëherë njeri pas tjetrit
Me shpatat e hedhura u paraqiten;
Secili me shpatën dhe me dërgesën në dorë,
U hodhen njeri mbi tjetrin porsi elefant të tërbuar.
Mijëra të krishterë u mbyten,dhe
Gjaku rrodhi majtas e djathtas,si përrocka
Kodra prej pluhuri në qiell u ngriten.
Fara e ngatërresës të cilen e kishte mbjellë viziri
Në kokat e tyre me shkatërrimin mbiu.


Rumi
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 16.02.12 14:41

Sinqeriteti

Duhesh,porsi Isa biri i Merjemes,
Në shtegun e sinqeriteti të jesh
Pastaj që vleftën dhe vërtetësinë e Sureve
Dhe Ajeteve në Inxhill të mund t’i marrish vesh.

Bindja

A dëshiron porsi Isa’i të jesh
E aq gjatë ketë nuk do ta arrishë
Gjersa bindja sikur e Isa’it të mos të bahet,
Vetëm atëherë do të të quajnë Mesih...

Valle a nuk ke dëgjuar se: një ditë Isa
Donte ta luste për shi Zotin e vet?
Me popullin e vet erdhi në vendlutjen
Dhe të gjithë,përplot nënshtrim,filluan të luteshin.
Por ja që lutja nuk ju pranua-
I pikëlluar dhe hutuar mbeti Isa
Befasisht,i erdhi një Za:”Prej atijë vendi
Largoji,me të shpejtë,mëkatarin,secilin!
Ku ka mëkate-aty nuk ka Bamirësi!
-Aty kot gjëmojnë lutjet!
Të gjithë nga masa,u kthyen
Përplot frikë dhe huti,ikën
Vetem njani prane Isasë mbeti-
I bekuar,me vetëm një sy ishte!
Isa tha:”Pse edhe ti nuk ike?
A nuk ishe njeri prej tyre?

Në jetë ke ba mjaft mëkate,
A nuk është e nxime libri i veprave tua?”.
Porse ai u përgjegj:”Në një çast
Me ka ra shiqimi në gruan e huaj,
Dhe menjëherë,në atë vend të njejtin
Prej shpirtit e kam shkulë lakminë,
Kambën nga ai vend nuk e kam ngritur,
Gjersa burimin e mëkatit nuk e kam shkatërrue
Pasi që në sy,shejtani fuqinë tregoi,
Uneësyrin e bana të zi
Shiqimin tim shejtani e kishte zanë në rrjet,
Andaj shiqimin nga syri e largova
Çka në mue e shejtanit ishte,
Atë shejtanit ia kam kthye.
E kam larguar,sikur një puqërr prej vetes,
Që Hidhërimi i Zotit të mos binte mbi mue!”.
:”Ngutu,lutjen thuaje!”-tha Isa-
“O ti i përzgjedhur i Zotit!
Ngriti duart e tua të ndershme,se edhe
Isa në atë ”Amin!”do të thotë!”.
I devotshmi shpejt duart i ngriti,
Zotit mirë i ishte i njohur,
Retë përplot bekime u tubuan,
Prej tyre shirat të binin filluan
Në të majtë e në të djathtë përrockat gurgulliten
Në të majtë e në të djathtë lumejt rrodhën
Secili që vepron e vet Zotit ia kushton,
Lutja,në të njejtin çast,i Pranohet!

Senai


Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri 18.02.12 13:22

Kam dëgjuar recitimin e një tregimi
Prej ulemasë tradicionale
Për një shenjëtor dhe një mëkatarë,
Të cilët jetonin në kohën e Mesihut
Për një kërkushhiq aq të pandershëm
Saqë edhe shejtani prej njohjes së tijë turpërohej.
Jeta e tije ishte një mundim i padobishëm
Në tubimin dhe mastrafllak
Mundim për çdo zemër
Një natyrë e vrazhdë pa të kuptuar dhe mirësi,
I ushqyer me ndytësi
Barkun të mbushur me mish të ndaluar.
Shkaktimi i mundimeve ishte puna e tijë,
E nderin e kishte të zhytur me poshtërsi
Vesh pa mend,të shurdher për qortim,
Hapat e tijë kokëfortë e dërgonin në humbje,
Posa shkelte në rrugë
Urrehej prej njerëzve,porsi uria
Shkaku i zanit të keq larg e larg të njohur
Sikur hana në vjeshtë.
Lakmia kishte shkretëruar shpirtin e ti,
Kënaqësitë fuqitë ia kishin varrosur.
Lëshimet e tija çdo faqe kishin nxi
Pa asnjë rresht të lirë,për shënimin e mëtejme të mëkateve
Në librin e veprave të tijë,
Pa asnjë trohë virtyt në emrin e tijë
I grahur nga mëkati,lakmisë i përkushtuar
Një i burgosur i epshit,
U zhytur në baltë ditë e natë
Në dehje i mahnitur.

Udhëtari i ndershëm Isa,kam dëgju ma tutje,
Kalonte nepër një shkretëtinë
Atje në kodra,hasi në një banesë vetmimi
Nga rrethimi i vetmis doli agjëruesi,i shtyrë nga dashuria,
Qe kambët e Mesihut me puthje ti mbulonte
Dhe vetullat e tija në pluhur i lëshoi.
Nga fundi i shkretinës si objekt i fatit rrotullues,
Një mëkatar,i tërhequr me këtë flakadan,të dritës se Isaut
I mërzim,vetën duke qortuar kërkonte Faljen
Për netet marrëzisht të kaluara
I vetdijshëm,përplot marre si një lypës,
I cili para princit kërkon lëmoshë
Retë e nxitura nga brenga
Binin shi nga qielli i syve të tijë:”
Ah!Mundimet e jetës më kanë humbur,
Pasuria prej erës më është shpërnda,
Mos jetoftë askush sikurse unë,
Për të cilin vdekja ma e mirë është se jeta
Me vdekë si fëmij në gji është ma së miri
Sepse fëmiu i vdekur është i Shpëtuar
Dhe nuk ka nevojë të ankohet se plak hiçkërkushi!”.
Me lotët që rridhnin poshtë fytyrës së tijë,
Ratë në gjuj,vetullat nga turpi poshtë të lëshuara
Thërriste:”O Lëvizës i të gjithave!O Krijues!M’i fal mëkatet!
Qe të mos rrahem me kamxhik me ta si shoqëri e shejtanit?
Në fund të luginës,tejet mase i shqetësuar
Harlisej poshtë përpjetë mëkatari i vjeter.
Duke lutur Zotin për Ndihmë,
Gjersa qëndronte anash asketi mendjemadh,
Me vetullat me urrjetjen kërcënuesë të ngritura
Kinse e shiqonte të prishurin
Sikur do të thotë:”Kush është ky mohues që ai të na përcjell?
Ky i marrë i merr vetes për të drejtë
Që të jetë në shoqëri me Isain dhe mua!?
Me fytyrën në zjarrë,i hudhur
Dhe gjerë në fyt në pangopsi i zhytyr
Jeta jote i është përkushtuar vetëm mjerimit
Çfarë virtyti mund të prodhoj tërheqja e jote?
Si mundet një i pa Zot i tillë
Pranë Mesihut dhe meje të eci?
Si një yll i keq po më përcjell,
Andaj jam i shqetësuar dhe i brengosur se
Qenia jote,me zjarr e përmbushur,edhe mua mos po më ndezë.
O Zot!Me ruaj me rastin e ringjalljes,
Në Ditën e Llogarisë,prej afrisë së tijë!”.
Shenjat e mahnitjes kishin mbizotëru qenin e tijë,
Porse Shpalljen,gjatë mallkimit të asketit,
Vetem Isa e dëgjoi:”
Dëgjova të çmendurin dhe të urtinë!”
Erdh Zani i Zotit:”Të dy lutjet i kam Pranuar,
Me atë që të devotshmin po e Dërgoj në Zjarrë
Kurse tjetrin,hajnin dhe mastrafxhiun po e ngris ne qiell,
Sepse ai Mua me teube(pendim) mu drejtua,
Me lotët prej ditëve të errta të veta
Dhe rasteve të lëshuara u pastrua dhe u vetdijësua
Unë askund nuk Mundem prej Dyerve të Mëshirës Sime
Ta dëboj,i cili më Kërkon me aso nevoje.
Porse,kur një i pastër,asket,frikohet
Qe një mëkatarë ta pasoj në bashkinë qiellore
Shumë mirë,thuaj ti,ai nuk duhet të brengoset
Gjykatësi i vetquajtur po shkon në Xhehennem,
Kurse i gërrditshmi,të cilin ai po e urren,në Qiell!
Sepse shpirtin e vet e këputi me vajdhembje
Në ndërgjegje u dogj i tëri,në lotet u avullu
Gjersa i dyti,përkundrazi,në të vetin asketizëm
Adhurim,e harroi veten
Sepse dije,në pallatin e shkëlqimit dhe gjitha të mirave
Lirija e tejkalon mendjemadhësinë,
Pendim(Teuba) e ven nën hije egoizmin
Rrobet e mendjemadhësisë janë të bukura
Porse astarin e kanë të ndytë
Shërbe në pragun e varfërisë dhe pendimit
Sepse kjo është ma e mirë se vetpëlqimi dhe kundërshtimi
Vlerësimin e unit tand ma le mua.
Unë jam dikushi,porse prap i kujdesshëm
Shenjtëria është e palidhshme me egoizmin
Nëse je njeri me të vërtetë
Mos u kreno me burrërinë tande
Çdo kalorës mbretëror
Topin nuk e hedh nga fusha e lojës
Egoisti është aq i thjeshtë sikurse qepa
Vetëm kore,vetem padituri,
Kurse beson që është e fortë si pistaci
Një bindje e tillë është marrëzi e plotë
Prano që ka vrimë në nderimin tand,
Kërko falje për përtacinë tande!
Nuk luan asfarë roli a je shpenzues i tepërt(mastrafxhi)
I pasurisë së humbur,
Apo një asket pedant përplot mundimi të kotë
Punon në devotshmëri,
Ushtroje sinqeritetin,pastërtinë,thjeshtësinë
Porse,mos u ngrite përmbi Muhammedin
Sepse vetëm i marri do Krijuesin
Kurse nuk do krijesat
Dhe kurrë nuk do të shijoj frutet
Nga pema e besnikërisë
Të mençurit të gjitha fjalët e tyre
Për hirë të brezave që vijnë i kanë folur,
Vetëm një rregull jetësor,përmendësh,prej Sa’dit mësoje
Në shpirt mëkatari i turpëruar
I preokupuar me Zotin,
Ma i mirë është se asketi-agjëruesi dyftyrësh
I cili është i mahnitur me adhurimin-devotshmërinë.


Sa’di k.v

Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa (Jezusi) në poezin Sufiste Empty Re: Isa (Jezusi) në poezin Sufiste

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi