EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jashtetokesoret dhe lufta e Kosoves?

Shko poshtë

Jashtetokesoret dhe lufta e Kosoves? Empty Jashtetokesoret dhe lufta e Kosoves?

Mesazh  Neo 19.06.09 0:05

Jashtetokesoret dhe lufta e Kosoves?
(Matthew + Suzanne Ward)

(Matthew Ward vdiq ne nje aksident ne moshen 17 vjecare. Nena e tij Suzanne hyri ne komunikim me te nepermjet telepatise dhe shkrimit, duke mesuar shume per "jeten" e andejme, por edhe per ceshtje te tjera. "Reptile" u thone jashtetokesoreve shume inteligjente, por te lige.)

6 PRILL 1999

SUZANNE: Miremengjes, shpirt! Mos eshte nje mengjes i shkelqyer?

MATTHEW: Miremengjes dhe JETE te mbare, nene! Ne fakt eshte nje mengjes i shkelqyer! Kam ndjekur mendimet e tua dhe jam i gatshem t'u pergjigjem pyetjeve te tua sipas diturise sime.

SUZANNE: Ne rregull, i dashur! Atehere ti di se sapo kam lexuar qe 12 miliona jashtetokesore do te vendosen ne Kosove, dhe kjo eshte arsyja pse "spastrohet" ky rajon, dhe qe ketu reptile te maskuar, te afte te nderrojne formen, jane duke shkaterruar sistematikisht planetin, keshtu qe njeriu nuk do te mbijetoje dot me per shume kohe. Une mendoj qe e gjitha kjo eshte e cmendur - por dua qe te me tregosh ti qe eshte keshtu!

MATTHEW: Qenka PLOTESISHT e cmendur, nene! Kjo "vendosje" ne Kosove nuk eshte gje tjeter vec nje sajese absurde. Urrejtja etnike dhe konfliktet, qe kane lulezuar ne menyre aq te trishtueshme ne gjithe ate zone per shume shekuj me radhe, kane qene te nxitura nga jashte, kjo eshte e vertete, por lufterat e vazhdueshme per sundim luftoheshin brenda popullsive vete.

Nuk ka nevoje qe qyteterime jashtetokesore te bejne dicka per te nxitur barbarizmat atje, pra, perderisa gjen ende ata te papermbajturit, se paku une mund te te siguroj qe "12 miliona jashtetokesore" NUK do te jetojne ne Kosove. Ose gjetiu ne Toke.

Sa u perket qenieve ne Toke me aftesi nderrimi te formes, po, disa reptile me maskim njerezor punojne ne planetin tone, dhe kane aftesine te nderrojne paraqitjen e tyre, por nuk terheqin vemendje per veten - fshehtesia eshte menyra se si veprojne. Me te keqinjte e reptileve nuk veprojne hapurazi, por me shume gjenden prapa ndodhive duke mbajtur fijet e kukullave te tyre. Pse te demaskohen publikisht "nderruesit e formes" - kush ne Toke do te besonte syve te tij?

Ndikimi reptil ne planetin tone ka qene i dukshem prej zbritjes se tyre te pare, para rreth 200.000 vitesh ne kohen tuaj, dhe kjo ka qene arsyja e gjithe brutalitetit ne te gjitha format qe ka ndodhur atje. Edhe pse asgje prej tyre nuk mund t'u ngjitet drejtperdrejt, nga kjo pike e favorshme mund te shihet se si i manipulojne njerezit per te krijuar luftera, uri, varferi, semundje dhe gjendje te tjera qe plotesojne qellimin e reptileve.

Erresira qe ka qene ne Toke prej fillimit te programit te mbjelljes se njeriut ka ndikuar ata qe zgjedhin te braktisin zanafillat e tyre shpirterore. Bien ne erresiren e lakmise, pushtetit dhe kontrollit dhe krijojne me qellim frike mes njerezve.

Por fakti se kane qene reptilet ne vend te njerezve qe e kane filluar kete, nuk ben asnje ndryshim per PASOJAT, keshtu qe nuk ka me shume arsye te druhen se po ta kishte filluar ndonje njeri i Tokes.

Qenie te tjera po ashtu jashtetokesore - qeniet e drites nga qyteterime te perparuara - jane ne lufte me ata perfaqesues reptile. Pervec kesaj, jo te gjithe reptilet u perkasin forcave te erreta, dhe ata qe jane ne drite luftojne gjithashtu kunder anetareve te erret.

A te kujtohet qe te tregova se si u takova me dy komandante ushtarake reptile, qe erdhen ne Nirvana per te diskutar mjetet per te parandaluar nje pushtim te kesaj galaktike prej forcave armiqesore? Pata nje pershtypje pozitive nga idete e tyre dhe nga vullneti i tyre per te permiresuar vendstrehen e tyre, dhe prandaj u takova me ta pas konsultimit te tyre me Keshillin.

SUZANNE: Po, me kujtohet. Pra, a mendon se autoret e ketij lloji informatash te cmendura e bejne sepse e kane mendjen te kontrolluar?

MATTHEW: Ka mundesi, por nje pjese e madhe e kesaj del me kontroll te thjeshte, dhe ka te ngjare qe te gjitha informatat qe provokojne frike te panevojshme kane kete synim.


Nga: Suzanne Ward: Illuminations For A New Era: Understanding These Turbulent Time
(Ndricime per nje kohe te re: Per te kuptuar keto kohe te trazuara)

Perktheu SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi