Përgatituni për Luftën e Tretë Botërore
2 posters
Faqja 1 e 1
Përgatituni për Luftën e Tretë Botërore
BE-ja po nxiton që të krijojë një super-shtet të plotë, sepse e dinë çfarë i pret dhe për të mbijetuar, Europa detyrimisht duhet të jetë një shtet i bashkuar. Nxitimi i tyre më lë të kuptoj se e dinë mjaft mirë që lufta është e pashmangshme
Henry Kissinger
Me siguri të plotë foli diplomati i njohur Henry Kissinger, kur u pyet për situatën politike që mbizotëron sot në botë. Ai u shpreh i sigurt se Lufta e Tretë Botërore është shumë pranë. Kissinger përshkroi me ngjyra shumë të errëta të ardhmen e zymtë që na pret. Sipas tij, SHBA është gati të godasë Kinën dhe Rusinë, duke gjetur si pretekst Iranin. Ai është i bindur se SHBA do të triumfojë, pasi është më e mira dhe ka ushtrinë më të konsoliduar.
Kissinger, është një figurë kontroversale. Diplomati i vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes, në një shkrim të tij në sajtin elektronik dailysquib.co.uk, jo vetëm që është pro luftës, por e përshkruan momentin e shpërthimit me shumë entuziazëm.
Në këtë shkrim, ai thotë: “SHBA do të sulmojë Kinën dhe Rusinë dhe gozhda e fundit në arkivol do të jetë Irani, i cili sigurisht që është vënë në shënjestër të Izraelit.
Lufta që na pret do të jetë kaq e ashpër, saqë vetëm një superfuqi mund të fitojë dhe ajo do të jemi ne. Ndaj dhe BE-ja po nxiton që të krijojë një super-shtet të plotë, sepse e dinë çfarë i pret dhe për të mbijetuar, Europa detyrimisht duhet të jetë një shtet i bashkuar.
Nxitimi i tyre më lë të kuptoj se e dinë mjaft mirë që lufta është e pashmangshme. Oh, sa shumë e kam ëndërruar këtë moment të mrekullueshëm! Kontrolloni naftën, që të ushtroni kontroll mbi kombet. Kontrolloni ushqimin që të ushtroni kontroll mbi njerëzit.
Nëse je një njeri i zakonshëm, atëherë mund të përgatitesh për luftë. Shko në periferi dhe ndërto një fermë, por duhet të marrësh me vete armë, pasi rreth e rrotull do të kesh turma njerëzish të uritur. Edhe pse shtresa e lartë do të ketë vende të sigurta ku do të strehohet, duhet që gjatë kohës të luftës, të jetë mjaft e kujdesshme me shtresat më të ulëta të shoqërisë, pasi vendstrehimet e tyre mund të rrezikohen.
Informuam ushtrinë se duhet të pushtojmë mbi shtatë shtete të Lindjes së Mesme, me qëllim që të sigurojmë burimet e financimit të ushtrisë dhe pothuaj e kanë përfunduar punën e tyre.
Të gjithë e dimë se çfarë mendimi kam për ushtrinë, por duhet të them që këtë herë iu bindën urdhrave të mësipërm.
Tashmë ndodhemi në fazën përfundimtare dhe stacioni i fundit është Irani, i cili do të ndryshojë balancimin. Sa kohë do të qëndrojë Kina dhe Rusia duke parë Amerikën të bëjë spastrime? Arusha e madhe ruse dhe drapri kinez do të zgjohen nga gjumi i tyre dhe kjo do të ndodhë kur Izraelit do t’i duhet të luftojë duke përdorur gjithë forcat e tij, si dhe arsenalin e armatimeve.
Le të shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë. Gjysma e Lindjes së Mesme është izraelite. Nga rrënojat do të ndërtojmë një shoqëri të re, do të mbetet vetëm një superfuqi dhe ajo do të jetë qeveria ndërkombëtare që do të fitojë. Mos harroni, SHBA ka armët më të mira, kemi pajisje që asnjë komb tjetër në botë nuk i ka. SHBA do t’i shfaqë këto armë para popujve, në momentin e duhur”.
Pak fjalë për diplomatin
Dr. Henry Alfred Kissinger lindi më 27 maj 1923 në Fürth të Gjermanisë. Është diplomat dhe politikan me shtetësi amerikane dhe me origjinë çifute.
Ishte konsulenti i sigurisë kombëtare të presidentëve amerikanë Richard Nixon dhe Gerald Ford në vitet 1969-1975 dhe Ministër i Punëve të Jashtme i ShBA-së ndërmjet viteve 1973-1977. Ka qenë nismëtari i butësimit të marrëdhënieve midis ShBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, dhe si rezultat është nënshkruar marrëveshja e SALT I në vitin 1972. Në të njëjtën vit u krijuan marrëdhëniet e para zyrtare me Republikën Popullore të Kinës.
Kissinger ka dhënë mbështetjen për bombardimin e Kamboxhias gjatë viteve 1969-1970. Për kontributet e mëdha për zgjidhjen e problemit të Vietnamit, në vitin 1973 Kissingerit i ishte dhënë Çmimi Nobel për Paqe. Në vitin 1979 kontribuoi për fillimin e marrëdhënieve midis Egjiptit dhe Izraelit me metodën e ashtuquajtur “Shuffle Diplomacy”.
Kissinger edhe sot mbetet një figurë kontroversale. Këtë ka treguar edhe karriera e tij diplomatike, duke qenë herë pro luftës dhe herë pro paqes!

Edituar për herë të fundit nga gjinkalla5 në 24.01.12 13:53, edituar 1 herë gjithsej
Gjinkalla- 111
Re: Përgatituni për Luftën e Tretë Botërore
"Djalli" edhe pse genjen kete here e paska thene te verteten .
tetari- 8
Similar topics
» Nostradamus
» Çfarë do ta stimulojë Luftën e Tretë Botërore?
» FMN e ka shkaktuar luftën e Jugosllavisë?
» Ju nuk mund ta justifikoni luften
» Syri i Trete

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi