EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i Parkut të Gurëve Kumbues!

Shko poshtë

Misteri i Parkut të Gurëve Kumbues! Empty Misteri i Parkut të Gurëve Kumbues!

Mesazh  Androo 19.01.12 19:58

Misteri i Parkut të Gurëve Kumbues (gurë që lëshojnë tinguj)

Misteri i Parkut të Gurëve Kumbues! Images

Te vendosur brenda parkut është një fushe me gurë te mëdhenj. Fusha është rreth 7-8 akra ne madhësi. Gurët e vendosur ne këtë vend kane disa cilësi te pazakonta. Kur ato përplasen me njeri-tjetrin apo goditen me një cekic, ata lëshojnë tinguj te çuditshëm si te ishin metali apo te zbrazet, dhe tingulli qe prodhohet është i ngjashëm me atë te një tubi metali qe goditet.

Ne këtë park gjendet gjithashtu ujëvara me e madhe e Bock's Country. Përveç aftësive te çuditshme kumbuese te gurëve, ne këtë park ka edhe mistere te tjera shume te çuditshme.

Një prej gjerave me te habitshme ne lidhje me këtë park, është qe shumica e fushave te gurëve është rezultat i një orteku te shkaktuar nga rënia e një pjese te malit. Megjithatë, kjo fushe specifike me gurë është ne drejtim te majës se kodrës dhe jo ne pjesën e poshtme.

Kjo do te thotë qe kjo fushe me gurë nuk është krijuar ashtu si mendohej, nga një rënie gurësh nga rrëshqitja e malit. Gjithashtu nuk ka fakte qe këto te ishin sjelle nga ndonjë akullnaje pasi nuk mendohet qe akullnajat te kenë arritur deri kaq larg.

Po atëherë, si ka mundësi dhe si ka arritur kjo fushe me gurë qe te jete kështu dhe këtu?

Këto gurë janë te përberë nga një substance e quajtur diabaze, qe është thellësisht basalt vullkanik. Dhe këto gurë te mëdhenj, përbejnë një prej fushave me te mëdha me gurë diabaze ne pjesën Lindore te Shteteve te Bashkuara.

Këta gurë kane një përmbajtje te larte hekuri dhe alumini dhe mendohet qe janë ndare gjate Epokës se Akullnajave, ka mundësi rreth 12.000 vjet me pare.

Gurët janë krijuar nëpërmjet shume viteve duke kaluar ne shume cikle ngrirje-shkrirje qe e shkatërroi diabazen ne pjese individuale, një proces ky i njohur si "frost wedging". Gurët mund te jene mbledhur ne këtë sipërfaqe pasi dheu i ngopur me ujë, mundësoi lubrifikim për gurët qe te rrëshqisnin deri ne vendndodhjen e tyre te tanishme, proces ky i njohur me emrin "solifluction".

Megjithatë ky është vetëm një prej shpjegimeve te mundshme qe është dhëne për fenomenin e këtyre gurëve te çuditshëm.
Shume shpjegime te tjera janë dhëne për këtë fenomen.

Një prej varianteve te tjera shpjegohet ne lidhje me radioaktivitetin, apo një tjetër me meteorët apo kometat. Ka shpjegime qe lidhen me fusha te çuditshme magnetike, apo akoma te tjera qe mendojnë se këto gurë vijnë nga një planet tjetër.

Edhe mundësi mbinatyrore janë sugjeruar si shpjegim për fenomenin e gurëve kumbues. Sipërfaqja është studiuar nga ata qe kane një prirje drejt paranormales.

Ne qershor te vitit 1890, Dr. J. J. Ott mblodhi mjaftueshëm gurë qe lëshonin tinguj te ndryshëm, sa për te luajtur disa melodi, i shoqëruar edhe nga Banda Pleasant Valley. Ky event u zhvillua ne Stony Garden gjate takimit Buckwampun. Dhe ndoshta ky mund te këtë qene edhe koncerti i pare rrok i bere ndonjëherë.

Është e çuditshme se si vetëm kjo sipërfaqe është kaq e boshatisur dhe nuk ka fare jete, as flora dhe as fauna. Ndërkohe qe e gjithë pjesa tjetër rrethuese është e mbushur me pyje, ne këtë sipërfaqe duhet kërkuar me ngulm qe te arrihet te gjendet sikur edhe një barishte e thate.

Fusha me gurë supozohet te jete dhjete këmbë e trashe, dhe pothuajse pa dhe fare. Thuhet qe gurët qëndrojnë drejt e mbi themele. Kjo do te ishte shume e çuditshme nëse do te ishte e vërtete, pasi dikush do te mendonte qe e gjithë fusha do te mbulohej me gjethe te reja vetëm pas shume pak vitesh duke marre ne konsiderate sasinë e pemëve qe e rrethojnë këtë fushe.

Qe nuk ka shume kafshe te egra rreth e rrotull nuk është aspak e habitshme duke qene se shumica e kafshëve ka mundësi qe te frikësohen nga një sipërfaqe e mbushur me gurë dhe me njerëz qe i godasin zhurmshëm gurët me cekice.

Demarkacioni i zymte ndërmjet fushës se gurëve dhe pyllit rrethues është shume e çuditshme.

Kur civilizime te plota mund te gjenden te varrosura nen dhe ne vetëm disa qindvjeçare, atëherë si është e mundur qe kjo fushe me gurë është ende e dukshme aty? Si ka mundësi qe kjo fushe me gurë është ende e dukshme mbas mijëra vjetësh?

Një mister tjetër ne lidhje me këto gurë te jashtëzakonshëm është se ne fakt jo te gjithë prej tyre kumbojnë dhe lëshojnë tinguj. Vetëm disa prej tyre e kane këtë veçori ndërsa te tjerët lëshojnë vetëm një tingull te mërzitshëm.

Dhe ne fakt, është një mister me vete fakti qe disa gurë kumbojë dhe disa te tjerë jo. Nëse këto gurë janë te gjithë te njëjte atëherë pse ndodh ky fenomen?

Është hedhur një hipoteze qe gurët duhet te rrije lirshëm ne mënyre qe te mund te vibrojnë, pra duhet te kenë paksa hapësire, por megjithatë kjo hipoteze është hedhur poshtë pasi shume prej gurëve qe kumbojnë janë te vendosur dhe te ngecur ne mes te gurëve te tjerë pa mundësi lirshmërie.

Prandaj shume pyetjeve ne lidhje me misterin e gurëve kumbues ende nuk i janë dhëne përgjigje. Ndërkohe gurët kumbues mbeten ende një mister.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi