EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Globalizimi i mjerimit

Shko poshtë

Globalizimi i mjerimit Empty Globalizimi i mjerimit

Mesazh  gjilanasi 04.11.10 9:14

“GLOBALIZIMI I MJERIMIT DHE RENDI I RI BOTËROR”

Globalizimi i mjerimit 28953710

Vështrim i shkruar nga Zdravko Tomac, profesor i Universitetit të Zagrebit, botuar në të përjavshmen kroate "Fokus".

Në Kroaci ka shkaktuar mjaft shqetësime libri i autorit Michel Chossudovsky me titll “GLOBALIZIMI I MJERIMIT DHE RENDI I RI BOTËROR”, botuar nga “Prometeu”, Zagreb, 2009, i cili në mënyrë tejet të argumentuar pasqyron dhe provon, se është e domosdoshme të shembet kapitalizmi global, i cili bujqit i ka lënë pa tokat e tyre, punëtorët pa punë, pa fabrikat e tyre e qytetarët pa kurrfarë mbrojtjeje sociale, përkatësisht sistemi ekonomik ndërkombëtar i kapitalizmit global ka krijuar mjerimin global dhe njerëzimin po e shpie drejt greminës.

Autori konsideron se është e domosdoshme revolta dhe bashkimi në shkallë ndërkombëtare, se në shkallën më të lartë të paparë, është i nevojshëm solidariteti dhe internacionalizmi, se është e nevojshme të bëhen përpjekje të mëdha në bashkimin e lëvizjeve shoqërore në të gjitha rajonet kryesore botërore, në mënyrë që me angazhim të përbashkët dhe të vendosur, të zhduket varfëria dhe të arrihet paqja e qëndrueshme.

Autori me argumente ka dëshmuar se mediat globale në mënyrë të rreme po e paraqesin fizionominë e botës, duke murkulluar (fshehur) të vërtetën dhe, duke penguar debatet kritike mbi gjendjen faktike dhe reale në botë.

Për ne, posaçërisht është interesant ajo pjesë e librit me titull “ Shpërbërja e ish-Jugosllavisë-rikolonizimi i Bosnjës dhe Hercegovinës”, ku autori ka analizuar rolin e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë dhe, të politikës falimentuese, e cila ka sjellë kolonizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, krijimin e shtetit mafioz në Kosovë[1], si dhe ultimatume dhe diktate të shumta, të cilat, shtetet e krijuara nga shkatërrimi i Jugosllavisë, po i çojnë në robërinë e debitorit.

Edhe ky libër, është edhe një provë më shumë se, shkaqet kryesore të të gjitha luftërave në Ballkan kanë për pasojë ambiciet dhe planet e fuqive të mëdha, përkatësisht të kapitalizmit global, që t’i imponojnë dhe, t’i realizojnë inetresat e tyre, përkatësisht, që Ballkanin ta shfrytëzojnë si vatër krize, dhe si laborator për eksperimente dhe testime të projekteve të reja në luftën për të mbizotëruar në mbarë botën.

Fuqitë e mëdha janë me urrejtje të vjetër fetare dhe nacionale, kështu që çështjet e pazgjidhura nacionale vetëm po i shfrytëzojnë dhe po i përhapin në mënzrë që të shpërthejnë konfliktet, në mënyrë që të krijojnë kaos dhe kriza, si gjendje e opportune, që shpie deri në menaxhimin e krizave nga ana e “bashkësisë ndërkombëtare”, kinëse si pretekst i “shpëtimit të vetëm në çastin e fundmë”.

Posaçërisht janë interesante analizat dhe konkluzionet e autorit për rolin dështues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të kapitalizmit korporativ, i cili vendet sapokrijuara të Jugosllavisë së shkatërruar i ka prurë në varësi të plotë financiare dhe në robërinë e borxhliut.

Michel Chossudovsky në mënyrë shumë të argumentuar e ka pasqyruar rolin e tmerrshëm dhe dështues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore, të Organizatës Tregtare Botëtrore(WTO) dhe të instiucioenev të tjera financiare të Perëndimit në shndërrimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në një koloni të re..

Në të vërtetë, në kuadrin e shqyrtimit të globalizmit të mjerimit, autori ka provuar se si Marrëveshja paqësore e Dayton-it, në vend të lirisë dhe mëvetësisë, në vend të programit të rimëkëmbjes dhe të prosperitetit të BeH të përvuajtur dhe të popujve tl saj ua “ka mohuar dhe ua ka tjetërsuar sovranitetin deri në atë shkallë, saqë askund në Evropë nuk është shënuar, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në vend të lirisë dhe të demokracisë, të sovranitetit dhe të pavarësisë, Bosnja dhe Hercegovina është shndërruar në një territory të ndarë nën okupimin ushtarak të Aleancës së NATO-s dhe Governës administrative të Perëndimit.

Autori pohon se me Marrëveshjen e Dayton-it, është pezulluar Kushtetuta e BeH dhe, në këtë mënyrë është vendosur administrimi i plotë kolonial mbi Bosnjën dhe Hercegovinën. Është krijuar shteti indirekt i Bosnjës, ku pushteti i mirëfilltë është në duart e të huajve, e jo në duart e shtetasve të Bosnjës e Hercegovinës

Augtori është treguar edhe më I ashpër në kritikën e tij, të përshkrimit të gjendjes dhe të procesit në Kosovë, duke justifikuar si dhe qysh Kosova është krijuar si shtet protektorat mafioz.

Mirëpo, sipas Prof.dr. Zdravko Tomac (nga këndvështrimi kroat) për të pjesa më interesante e librit është ajo, ku autori e ka analizuar politikën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kroacisë. Autori ka pasqyruar të dhënat se si u janë imponuar reformat makroekonomike jo vetëm Kroacisë, por edhe të gjitha shteteve, të ashtuquajtura të “Ballkanit Perëndimor” në asgjësimin e sistemit ekonomik, sovran, industrial, monetary dhe banker, gjë që kanë kanë bërë të pamundur (kanë penguar) zbatimin e programeve shoqërore.

Autori ka reflektuar se si në vitin 1993 Kroacia ka qenë e përçmuar, ngase ka qenë e detyrueshme, që të pranojë mbylljen e reparteve industriale dhe banokrotet masovike, uljen e pagave, privatizimin e sektorit banker dhe, se si gradualisht ka arritur në robërinë debituese (e borxhliut).

Në mënyrë permanente ultimative është kërkuar dhe po kërkohet mënjanimi i rolit të shtetit në zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe të problemeve të tjera nacionale. Nga Kroacia është kërkuar që ta privatizojë dhe ta shesë “Telekom-in” dhe, të gjitha kapacitetet më kryesore të prodhimit me rëndësi kombëtare dhe shtetërore. Tani, në mënyrë ultimatumi po kërkohet likuidimi i anijendërtimtarisë, e më pas, do vij në radhë edhe sistemi energjetik. Vazhdojnë përçmimet e pafund...Quo vadis democracy?! Mirëpo, për të shpëtuar nga një erozion i tillë i globalizimit të mjerimit : ”Kroacisë i nevojitet një president me strategji politike dhe ekonomike.”

Prof.Dr. Zdravko Tomac

(Shënim: Sa u përket observimeve negative për statusin e Kosovës të autorit Michel Chossudovsky, ato nuk janë refleksione të këtij vështrimi të kritikut kroat Prof.Dr. Zdravko Tomac, por vetëm për vetëm të Michel Çosudovsk-it).

(www.fokus-tjednik.hr./16.01.2009.arhiva/)/Nga kroatishtja: MH).

[1] “Vlerësimi” jeretik ortodoks antishqiptar, antiamerikan dhe antievropian perëndimor i Michel Chosudovskit (profesor i ekonomisë në Universitetin e Otavës së Kanadasë) se në “Kosovë është krijuar një shtet mafioz” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, nuk është fare i rastit, as i befasueshëm, sepse Kosova e pavarur për Rusinë dhe për Serbinë, “është vetëm një shtet mafioz”!?
Ndërkaq, për shqiptarët, për Amerikën, për Evropën Perëndiomore dhe për mbarë botën demokratike civilizuese, Kosova e pavarur është shtet legal, demokratik dhe sovran, i krijuar si rrjedhim i përpjekjeve dhe luftërave të pareshtuara 100-vjeçare të shqiptarëve kundër Serbisë kolonialiste dhe imperialiste.

(Shënim i shqipëruesit M.Hyseni).


gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi