“Kanibalizmi” i arinjve polarë
Faqja 1 e 1
“Kanibalizmi” i arinjve polarë
“Kanibalizmi” i arinjve polarë dihej, por ngrohja globale, sipas studiuesve, ka rritur ndjeshëm rastet kur arinjtë më të mëdhenj, ushqehen me trupin e më të vegjëlve të të njëjtit lloj.
Rasti më i fundit është dokumentuar nga studiuesja, Jenny Ross në arkipelagun e Svalbardit. Fotot e marra, janë botuar në revistën shkencore “Arctic” dhe janë shoqëruar nga një shkrim i gjatë i studiuesve dhe biologëve që janë mundur të shpjegojnë fenomenin.
Ata thonë se arinjtë polarë ushqehen kryesisht me foka, por ngrohja globale ka zhvendosur “ushqimin” e arinjve dhe në shumë habitate të tyre, fokat janë të rralla. Ato kanë zgjedhur migrimin në zona të tjera, me ujëra më të ftohta.
Arinjtë polarë, thonë biologët, ushqehen me mishin e të njëjtit lloj në kushte ekstreme, kur mbijetesa e tyre varet nga nevoja për t’u ushqyer. Në të tilla raste, kryesisht meshkujt e rritur, gjuajnë më të vegjëlit të të njëjtit lloj, duke përdorur të njëjtën teknike “vrasje”; kafshimin në kokë.
Dyli KL- 3
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi