EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë

Shko poshtë

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë Empty Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë

Mesazh  Androo 15.11.11 17:17

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë Bretkoca01_1511111314_1

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë


Numri i llojeve të gjallesave në zhdukje ka shënuar rritje alarmante gjatë vjetëve të fundit. Shumë nga gjallesat zhduken si pasojë e ndryshimeve të klimës e të ambientit, por edhe të faktorit njeri. Megjithatë ka edhe lloje shumë rezistente që ia kanë dalë të mbijetojnë deri më sot.

Pjotër Naskrecki, biolog në Muzeun e zoologjisë komparative të Harwardit, meret me biogjeografinë, evolucionin dhe mbrojtjen e insekteve që prodhojnë zë.

Në librin e tij më të ri, me titull “Relics: Travels in Nature’s Time Machine”, ai ka prezantuar disa lloje më pak të njohura që kanë mbijetuar ndryshimet e kushteve të ambientit jetësor gjatë historisë. Disa nga gjallesat dhe bimët që kanë ekzistuar në paleozoik dhe mezozoik, si lloje ekzistojnë sot e kësaj dite.

Ato mbijetuan në saje numrit të vogël të përfaqësuesve që mbijetuan ndryshimet në kohë dhe pastaj vazhduan llojin.

Ja gjallesat që përballuan kohët:

Bretkoca nga Guineja e Re

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë Bretkoca01_1511111314_1

Një lloj bretkoce nga Gueineja e Re gjatë evolucionit iu përshtat kushteve të ambientit, këshut që tani mashkulli kujdeset për vezët deri sa nuk arrijnë nivelin përkatës të zhvillimit


Tuatara nga Zelanda e Re

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë Bret202_1511111315_1

Tuatara sot mund të ndeshet vetëm në Zelandë të Re, e cila 80 milion vjet ishte e “veçuar” nga pjesa tjetër e botës.


Gjinkalla

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë Gjinkalla03_1511111315_1

Insekti më i vjetër që prodhon zë jeton në Wajoming. Bëhet fjalë për llojin e gjinkallës që është më së shumti aktiv gjatë qershorit.


Dragoi i pyllit nga Guineja e Re

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë Dragoi04_1511111316_1

Në pyjet e Giunesë së Re fshihet dragoi i pyllit, predator që është në gjendje prenë e tij ta presë aq gjatë sa në të zhvillohen bimë të vogla.


Kacadreni i Arlekut nga Amerika Jugore

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë Kacadreni05_1511111316_1

Kacadreni shumë i bukur i Arlekut sot mund të ndeshet vetëm në pjesën veriore të Amerikës Jugore, dhe në trupin e tij strehohen organizma më të vogla që e shfrytëzojnë si mjet të vërtetë transporti.


Gaforret e patkoita nga Amerika Verirore

Krijesat parahistorike që ende jetojnë në Tokë Gaforret06_1511111328_1

Çdo maj e qershor gaforret e patkoita braktisin ujërat e Oqeanit Atlantik dhe lëshojnë vezët në tokë. Këtë me siguri e bëjnë nga shkaku se dikur në ujë ka pasur më shumë predatorë në ujë, se në tokë.


Magnoli gjigant

Magnolet gjigante na bindin për lidhjen e afërt të dikurshme ndërmjet bimëve e insekteve, të vendosur par 135 milionë vjetësh. Magnolet vazhdojnë të mbështetën në insekte të vogla, si bartëse kryesore të polenit, meqë në kohë të hershme bletët nuk ekzistonin.


Shkencëtarët kanë vënë re se gati është e pamundur të ruhen të paprekura kushtet jetësore të bimëve e gjallesave, kështu që tash e pas do të koncentrohen në mbrojtjen e përfaqësuesve të sa më shumë llojeve , në mënyrë të në të ardhmen ato lloje të mund të vazhdojnë zhvillimin.

Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi