Zbulime nga personazhet e mistershme!
4 posters
Faqja 1 e 1
Zbulime nga personazhet e mistershme!
Zbulime nga Personazhet e mistershme!
Xhokonda është një burrë
Xhokonda ka qenë në të vërtetë një travestit. Këtë teori mbështet studiuesja Sofi Herfort në librin e saj (Le Jocond), i cili është publikuar në të njëjtën ditë që është hapur edhe ekspozita e Leonardo da Vinçit në Londër.
Nëse Xhokonda ishte në të vërtetë Liza Gedini, gruaja e Françesko del Xhokondës, atëherë pse piktura nuk ka qenë kurrë pronë e këtij të fundit. Dhe për më tepër, si shpjegohet që piktori nuk e ka ndarë kurrë nga vetja portretin, të cilin e ka marrë me vete në Francë?
Autorja ngul këmbë se përgjigja është e thjeshtë: Modelja në fakt është një model, një farë Salai, ndryshe Xhan Xhakomo Kaproti, nxënës dhe i dashur i vetë Leonardos. Da Vinçi është zbavitur duke e paraqitur atë si femër, me të njëjtat rroba që ai mbante zakonisht brenda mureve të shtëpisë.
Portretit i janë dhënë më pas nota femërore për shkak të censurës, duke i shtuar vellon mbi flokë dhe një gjoks më femëror. Sipas studiueses Hertfort, Leonardo u njoh me Salain në 22 korrik të vitit 1490 në Oreno, në hyrje të Milanos, dhe mbeti i mahnitur nga bukuria e tij. Më pas ai e mori në punë dhe u dashurua me të çmendurisht, saqë i plotësonte çdo lloj teke.

Androo- 250
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Pippi Çorapegjata është një raciste
Personazhi që ka argëtuar breza të tërë fëmijësh me aventurat e saj sipas teologut gjerman, Eske Wollard shpreh një pikëpamje raciste të botës. Ky përfundim është publikuar sot nga gazeta më e madhe gjermane Bild, e cila e kritikon ashpër studiuesin.
Teologu ka shprehur pikëpamjet e tij në një konferencë të mbajtur në Leipzig . Ai ka kritikuar ashpër disa botime për fëmijë, pasi sipas tij, ata shprehin një botë ekskluzivisht të bardhë, duke harruar se një në tre fëmijë gjermanë ka njërin nga prindërit me një të kaluar emigracioni.
Një nga shembujt më konkret që është marrë nga teologu gjerman, është libri Pipi Çorapegjata që është shkruajtur nga shkrimtarja suedeze, Astrid Lindgren në vitin 1945. Kritikat vijnë në një kohë kur shtëpia botuese ka bërë disa ndryshime në tekst, duke e zëvendësuar termin “Mbretëresha e zezë” në “Mbretëresha e Jugut”
Por sipas teologut këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme. Ka libra për fëmijë ka thënë ai që kanë nevojë për ndryshime më të mëdha lidhur me çështjet e racizmit.
Androo- 250
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Ja kush janë “kokat” që ndryshuan botën
Filozofi i madh, Platoni mendonte se çdo njeri synon që të jetë një qenie njerëzore e realizuar. Sipas tij filozofia është mjeti kryesor për të realizuar këtë qëllim.
Pavarësisht se bashkë me kohën ndryshojnë pamjet, idetë, qëllimet dhe njerëzit ... disa prej tyre i rezistojnë ndryshimit për shkak të gjurmëve të thella që kanë lënë në kohët që u përkisnin.
Por nuk ishte vetëm Platoni, janë edhe shumë të tjerë që ndryshuan botën.
Ja kush janë “kokat” që ndryshuan botën:
Koperniku dhe Teoria e Universit - Galileo Galilei nuk ishte i pari që sugjeroi rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Këtë nuk e ka bërë i pari as Nikolla Koperniku, pasi burimet flasin për astronomin grek Aristarus, i cili një sugjerim të till e bëri 2000 vjet para tyre.
Zbulimi i Galileos dha prova dhe fakte për këtë teori, e cila pati një ndikim të jashtëzakonshëm. Zbulimi kyç i Galileos ishte nisja e kërkimeve shkencore të yjeve, duke përdorur teleskopët, që do të mundësonin pamje shumë të thella të universit në krahasim me syrin.
Dekarti dhe deklarata - “Mendoj, pra jam” Me deklaratën “Kogito ergo sum” (Mendoj, pra jam), Dekarti vendosi të menduarit në qendër të kërkimit të tij.
Në vend që të fillonte me fizikën dhe botën natyrore, ai e nisi me këtë veti njerëzore. Dekarti arriti që të bënte dallimin mes mendjes dhe materies. Ai njihet dhe si “babai” i filozofisë moderne.
Njutoni dhe Teoria e Gravitetit Universal - Teoria e Njutonit ishte demonstrimi i parë që matematika mund të përdorej për të kuptuar botën natyrore. Kështu mund të parashikojmë eklipset e ndryshme edhe një shekull para se të ndodhin, sepse sistemi i orbitave të planetëve është shumë i thjeshtë.
Nëse Njutoni nuk do të kishte ekzistuar, atëherë ndoshta do të kishte kaluar një shekull a më shumë kohë para se dikush të kishte dalë në përfundimin e tij.
Adam Smith dhe ekonomia - Ideja më e madhe ekonomike e Adam Smithit ishte se individët duhet të lihen të lirë të ndjekin interesin e tyre gjithmonë në kuadrin e së mirës së përbashkët.
Kjo ide ishte revolucionarizuese, sepse, sipas saj, njerëzit nuk kanë nevojën e një despoti mbi kryet e tyre për të mbikëqyrur të mirën e përgjithshme. Gjithçka që njeriu ka nevojë është tregu.
Meri Uollstonekraft dhe liria e grave - Përligjja e të drejtave të grave (1792) është jashtëzakonisht e rëndësishme. Meri Uollstonekraft ishte e vetmja femër që i bëri ballë botës mashkullore për nxjerrjen e gruas nga kornizat e “kukullës”.
Meri mendonte se gratë duhet të jenë të lira të zgjedhin për jetën e tyre, por megjithë përpjekjet e mëdha të saj vetëm pas Luftës II Botërore në vitet ‘60, gratë përqafuan idenë e Uollstonekraft.
Marksi dhe ideja e kapitalit - Duket shumë e çuditshme, por analiza e Marksit në lidhje me kapitalin vlerësohet si shumë e rëndësishme duke e renditur atë në njerëzit që ndryshuan botën.
Ai tha se konflikti në botë nuk është mes gjinive dhe racave, është mes 95% të popullsisë së botës që krijon pasuritë dhe vlerat dhe 5% të popullsisë që është pronare e të mirave.
Frojdi dhe teoria e nënndërgjegjes - Frojdi eksploroi rrugën përmes së cilës nënndërgjegjja drejton disa nga veprimet tona, e që na çon të bëjmë lëvizje që ndërgjegjja nuk do t`i kishte bërë kurrë, pasi nuk do të ishin në interesin tonë.
Ai tha i pari që përmes ëndrrave, apo lapsuseve të të folurit njerëzit mund të kuptojnë shumë nga vetja e tyre e vërtetë.
Ajnshtajni dhe teoria e Relativitetit - Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit ishte nga idetë e pakta që kishin një rëndësi jetike për botën dhe që e shëndërruan atë.
Kjo teori është në thelb të çdo teorie moderne në lidhje me funksionimin e botës, duke nisur që nga elektriciteti, magnetizmi, transistorët etj. Pa relativitetin nuk do të kishim një pamje moderne të botës, atë që kemi sot.
Androo- 250
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës
Një artist amator amerikan, i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk dekodohej dot për 500 vjet me radhë.
Bëhet fjalë për atë që pretendon artisti Ron Piccirillo nga New Yorku, sipas të cilit, po ta shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura.
Sikundër ju dalloni në këto foto të pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë kafshësh të fshehura brenda pikturës, transmeton agjencia e lajmeve Noa.
Artisti amator Ron Piccirillo thotë se në pikturë mund të dallohet edhe koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall.
Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër, i cili shfaqet në anën e majtë të gjirit të Mona Lizës, e njohur edhe si Xhokonda.
“Rreth kokës së Mona Lizës mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, mendon Piccirillo.
Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinci për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519.
Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjejë përgjigjet e duhura.
“Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos”, tha ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar.
Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu.
Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë.
Androo- 250
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Akti që ndryshoi rrjedhën e historisë
Ky akt mëshire ndoshta mund të jetë më shkatërruesit në histori. Nga arkivat gjermane është zbuluar se një gazetë ka raportuar ndihmën që një djalë 4-vjeçar i ka dhënë një moshatari të tij.
Fëmija i shpëtuar – për të cilën historianët besojnë se ishte Adolf Hitler – u shpëtuar nga ujrat e akullt të lumit Inn në Gjermani në janar të vitit 1894.
Sipas Max Tremmel, djali që ka shpëtuar Hitlerin është Johann Keuhberger, i cili më pas u bë prift. Hitleri kurrë nuk e ka treguar këtë histori por tashmë një copë gazete e “Donauzeitung – Dunube” e vitit 1894 e dëshmon një gjë të tillë.
Lajmi tregon se Keuhberger shpëton moshatarin e tij që më pas do të bëhej monstra më e rrezikshme që ka njohur njerëzimi.
Androo- 250
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Gjenden fosilet e humbura të Darvinit
Prej 160 vitesh qëndronin të harruara në një kabinet dhe sot, krejt rastësisht disa shkencëtarë kanë gjetur fosilet e mbledhura nga Charles Darwin. Ato ishin mbledhur në vitet 1830 në Amerikën e Jugut, gjatë një udhëtimi 5-vjeçar që po kryente ai.
Ekspertët thonë se zbulimi hedh dritë mbi kohën kur Darwin ishte një student 20-vjeçar. Me studimin e tij mbi bimët tropikale dhe jetën e egër, Darwin përgatiti terrenin për Teorinë e tij të Evolucionit.
Në fosilet e gjetura nga Dr. Falcon-Lang ka edhe bimë 40 milionë vjeçare nga një ishull i largët i Kilit. Një tjetër është një kërpudhë e cila rritej në tokë 400 milionë vjet më parë, kur klima ishte aq e nxehtë sa as në pole nuk kishte akull
Androo- 250
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Zbulimi i Wikileaks: Trupi i Bin Laden nuk u hodh në det!
Kreu i Al-Qaedas, Osama Bin Laden, i cili u vra në mëngjesin e 2 majit të vitit të kaluar nga Forcat Speciale amerikane, gjatë një operacioni në Abbottabad, s’u dogj në det, por trupi i tij u transferua në Institutin e Patologjisë të Forcave të Armatosura në Dover të SHBA. Kjo është zbuluar nga informacionet sekrete të rrëmbyera nga ana e Wikileaks prej "Statfor", një agjenci e fshehtë amerikane.
Pikërisht në "e-mail"-et e gjurmuara mësohet fakti se trupi i Osamas nuk u dogj dhe u varros në det, sipas riteve islamike, por trupi i tij u zhvendos në një morg ushtarak, përmes një avioni të CIA-s. Më pas, ai u dërgua në institutin mjekësor të forcave të armatosura të SHBA, në Maryland, për shqyrtim e raportim. Gjithçka është përcjellë nga Fred Burton, zv./presidenti i Stratfor, në një seri “e-mail”-esh gjatë orëve që pasuan vrasjen e liderit të Al Qaedas dhe që sot janë publikuar nga Wikileaks.
Komunikimi i fshehtë
Në ora 5:26 të 2 Majit 2011, një ditë pasi presidenti amerikan Obama bëri me dije misionin e sukseshëm për vrasjen e Osama Bin LAden në Abbottabad, administratori i Stratfor, George Friedman, dërgoi një e-mail, ku lexohej: “Mund të them se ne e morëm trupin me vete. Falë Zotit!”. Kurse Fred Burton, zv.presidenti i agjencisë së inteligjencës amerikane, vijoi në 5:51 me një e-mail të titulluar “Trupi u dërgua për në Dover mbi një aeroplan të CIA-s” dhe në të cilin thuhej: “Më tej do të lëvizë drejt Institutit të Forcave të Armatosura të Patologjisë në Bethesda".
Kurse në 1:36, Burton iu përgjigj dokumentit me emrin “Re: Kufoma e OBL”, përmes një mesazhi: “Trupi është i detyruar të shkojë në Dover, duhet të jetë këtu tani”. E gjithë kjo kundërshton historinë zyrtare se trupi i Bin Laden u varros sipas traditës islamike dhe u hodh në det, nga ushtria amerikane.Në një farë mënyre, kështu shtohet misteri rreth vdekjes së tij.
Androo- 250
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Itali, gjendet vepra e fshehur e Da Vinçit?
Dyshimet bënë që kërkuesit të bënin disa shpime në veprën Beteja e Marcianos të Giorgio Vasari-t, në Palazzo Vecchio, ku u gjetën pigmente të zeza të përdorura në portretin e Mona Lizës.
“Këto të dhëna janë shumë inkurajuese”, deklaroi drejtuesi i projektit, Maurizio Seracini, ndonëse historianët italianë pranuan në një konferencë për shtyp se kërkimi i tyre nuk ishte përfundimtar. Ata shtuan se analiza të tjera kimike duhet të kryhen.
“Edhe pse ne jemi ende në fazat paraprake të kërkimit dhe ka ende shumë punë për të bërë për të zgjidhur këtë mister, provat e gjetura sugjerojnë se ne jemi duke kërkuar në vendin e duhur”, deklaroi Seracini, që punon në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.
Kërkimet zbuluan gjithashtu vernik të kuq dhe pigment kaf në murin e fshehur. Kërkimet kanë shkaktuar shumë polemika, me disa ekspertë arti që do të firmosin një peticion për të ndalur kërkimet, me pretendimin se shpimi i murit po dëmton punën e Vasarit.
Tomaso Montanari, një historian arti që ka drejtuar fushatën kundër kërkimeve, ka deklaruar se nuk e konsideron burimin e zbulimeve të besueshëm.
Androo- 250
Zbulimi i Wikileaks: Trupi i Bin Laden nuk u hodh në de
mbase binladeni nuk ka agzistuar kurr por eshte thjesht nje krijim i amerikes per qellimet e saj
Ushtari i krishtit- 152
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
jo..binladen eshte me se real..ku cilesohet per me teper si simboli i terrorizmit....por persa i perket vdekjes se tij..ne eshte hedhur apo jo ne det..kjo edhe mund te jete e vertet sepse ShBA-ja ka qene gjithmone diskrete ne dhenien e informacioneve ne lidhje me veprimtarine e saj... qellimin se pse vazhdon dhe genjen ose mban te fshehur shume gjera njerezve dhe te gjithe botes, askush nuk do ta kuptoj kete...iforti shkruajti:mbase binladeni nuk ka agzistuar kurr por eshte thjesht nje krijim i amerikes per qellimet e saj
monita- 6
mendimi jot
mendimi jot edhe un e rrespektoj rrespektemonita shkruajti:jo..binladen eshte me se real..ku cilesohet per me teper si simboli i terrorizmit....por persa i perket vdekjes se tij..ne eshte hedhur apo jo ne det..kjo edhe mund te jete e vertet sepse ShBA-ja ka qene gjithmone diskrete ne dhenien e informacioneve ne lidhje me veprimtarine e saj... qellimin se pse vazhdon dhe genjen ose mban te fshehur shume gjera njerezve dhe te gjithe botes, askush nuk do ta kuptoj kete...iforti shkruajti:mbase binladeni nuk ka agzistuar kurr por eshte thjesht nje krijim i amerikes per qellimet e saj
Ushtari i krishtit- 152
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Cili ishte sekreti i Chaplinit, që nuk e zbuloi as CIA
Një letër që Charlie Chaplin e ka mbajtur të fshehur në një sirtar të vjetër të kyçur për dekada me radhë, mund të zbulojë misterin se ku ka lindur ikona e filmit, një mister që nuk ka arritur ta zbulojë as CIA, as britanikët e MI5. Letra, e shkruar për Chaplinin në vitet ’70, deklaron se ai ka lindur në një karvan ciganësh afër Birminghamit dhe jo në Londër, siç ka deklaruar vetë ai publikisht.
Dokumenti ishte dërguar nga Jack Hill dhe u zbulua vetëm në vitin 1991, pasi e bija e tij trashëgoi tavolinën ku ajo ishte kyçur dhe u bë publike kohët e fundit. Sot, studiuesi Edward Ellis nga Manchesteri po tenton të gjejë rrënjët reale të kësaj historie, pasi sipas tij “është një mister i vërtetë, ai ishte hetuar nga MI5 dhe CIA në vitet ’50 dhe askush nuk e gjeti të vërtetën, sepse nuk kishte certifikatë lindjeje dhe as vetë Chaplini nuk e dinte të vërtetën”.
Androo- 250
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Sekreti i Biblës së Marco Polos
Studimi i ekspertëve të Politeknikut është ilustruar me detaje në një artikull të publikuar në revistën “Journal of Proteomics”.
Faqet e së ashtuquajturës “Bibla e Marco Polo”, janë bërë prej lëkure viçi dhe jo qingji, siç mendohej më parë.
Bëhet fjalë për Biblën e çmuar që ka mbërritur në Itali nga Kina dhe që ruhet në Bibliotekën Mjekësore të Firences që prej vitit 1685.
Sekreti i fundit i saj është zbuluar nga një hetim shkencor i papreçedent nga kërkuesit e Universitetit të Milanos, të cilët kanë analizuar proteinat e librit.

Fikrro- 484
Re: Zbulime nga personazhet e mistershme!
Mbretëresha në një kokërr kafeje
Një skulptor ka krijuar portretin më të vogël në botë të Mbretëreshës Elisabeta II, mbi një kokërr kafeje 2 mm. Kryevepra në miniaturë e kokës së Mbretëreshës është kaq e vogël sa nuk mund të shihet me sy të lirë, do të duhet një lupë për ta parë atë dhe, sapo e sheh, e kupton menjëherë se me sa mjeshtëri është punuar.
Skulptura e mrekullueshme prej kafeje u realizua për të shënuar Jubileun e Diamantë të Madhërisë së saj. Ajo u realizua nga skulptori i miniaturave, Willard Wigan, duke u bazuar në ritmin e rrahjeve të zemrës dhe duke punuar ndërmjet rrahjeve për të evituar dridhjet e dorës, transmeton panorama. Ai ka përdorur vegla të vogla të ndërtuara vetë në shtëpi dhe e leu portretin me qime të vogla të shkëputura nga kurrizi i mizave.
Iu deshën katër javë super të mundimshme për ta mbaruar atë, pasi ekspertët e kafesë vendosën të bashkëpunonin me skulptorin për këtë rast special. Por edhe pse e realizoi veprën me shumë mundim, Vigan, i cili ka marrë edhe më parë titull mjeshtërie nga Mbretëresha, tha se e pëlqeu shumë këtë sfidë.

Tolstoy ka 200 pasardhës nëpër botë
Në dhjetëra vende të botës jetojnë rreth dyqind pasardhës të Lev Nikolayevich Tolstoy (1828 - 1910) të cilët çdo dy vjet bëhen tok me qëllim që të shihen e të shoqërohen, ka deklaruar djali i stërnipit të shkrimtarit të njohur Tolstoy.Siç njofton agjencia informative fetare (VIA), në Rusi jetojnë rreth njëzet pasardhës të Tolstoy, në Suedi jetojnë rreth njëqind, derisa në Itali, Uruguai, Brazil, Amerikë dhe Francë jetojnë të tjerët.
Nuk janë të gjithë ortodoksë, ka edhe katolikë, por edhe protestantë. Vladimir Tolstoy, të cilin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kohët e fundit e ka emëruar si njërin nga këshilltarët e tij, thotë se disa nga pasardhësit gjatë vitit 1945 janë kthyer nga Jugosllavia e atëhershme në Rusi. Vladimir Tolstoy tash disa vjet është drejtor i memorialit “Jasna Poljana” (“Fushë e qartë”), i cili gjendet rreth 200 kilometra larg Moskës, e në të cilin vend shkrimtari i njohur ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Vladimir Tolstoy deri para disa vjetësh i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse Ruse që edhe një herë t’i shqyrtojë rrethanat nën të cilat stërgjyshi i tij në vitin 1901 është anatemuar dhe larguar nga kisha. Ky largim, siç deklarohet, i ka ndarë një pjesë të intelektualëve rusë nga kisha dhe ajo distancë vazhdon edhe sot.
Priftërinjtë rusë nuk ia këshillojnë besimtarëve që të lexojnë veprat e Tolstoyit. VIA përkujton që përvjetori i 100-të i vdekjes së Tolstoy, para dy vjetësh, është shënuar me një ceremoni të thjeshtë dhe se ai jo vetëm për kishën, por edhe për shtetin ka mbetur një rebel.

Rembrandt në papafingon e një shtëpie fshati
Një vizatim i panjohur më parë i Rembrandt-it u zbulua në papafingon e shtëpisë së tij nga një banor i fshatrave skoceze.
Sipas informacionit nga mediat lokale, raporton ZR, ekspertët konfirmuan origjinalitetin e skicës së vizatuar me pastel të zi që përshkruan një varfanjak të verbër me një djalë dhe një qen. Përveç kësaj zbulimi i papritur ka ndihmuar për të vërtetuar se vepra me një kompozim të ngjashëm që i atribuohej më parë mjeshtërit të shquar që ruhet në një muze të Berlinit është një kopje. Përveç skicës që përshkruante një lypës në papafingo i zoti i shtëpisë gjeti dhe pesë vizatime të tjera të tjera, të cilët sipas ekspertëve i përkasin nxënësve të Rembrandt-it. Të gjitha punimet do të nxirren në shitje në ankand.
Se si krijimi i mjeshtërit të madh u gjet në shtëpinë e skocezit nuk jepen detaje.Pronari ka thënë se atij as që ia merrte mendja se në shtëpinë e tij ruhej njël objekt artistik me kaq vlerë.

Shkencetari britanik zbulon 'mesazhe sekrete' te fshehura ne tekset antike te Platonit
Veprat e tij jane debatuar per me shume se 2000 vjet nga mendjet me te medha ne histori.
Megjithate mesa duket, filozofi Grek Platoni ka ende disa surpriza per te na bere edhe mbas kaq vitesh. Ne nje zbulim te jashtezakonshem, nje akademik Britanik deklaron qe ka zbuluar nje seri mesazhesh te fshehura ne disa prej veprave me te rendesishme te Botes Antike.
Kodet sygjerojne qe Platoni ishte nje ndjekes i fshehte i filozofit Pitagora dhe ndante besimin e tij qe sekretet e universit fshihen nen numra dhe matematike.
Ne fakt nuk do te ishte shume e besueshme po te ishte thene kjo nga kushdo, por ky studim i fundit vjen nga nje studiues ne Universitetin e Manchester, dhe eshte pranuar per publikim nga nje gazete akademike shume e njohur.
Platoni, i cili vdiq rreth vitin 347 para Krishtit, eshte nje prej filozofeve me te medhenj Greke. Me udheheqesin e tij, Sokratin, dhe me studentin e tij Aristotelin, ai hodhi themelet e filozofise dhe shkences.
Sipas Dr Jay Kennedy nje prej besimeve me te medha te Platonit ishte e fshehur ne shkrimin e tij.
"Librat e Platonit luanin nje rol te rendesishem ne themelimin e kultures Perendimore, por gjithashtu ato jane te mbushura me mistere dhe perfundojne me gjeagjeza." - tha Dr Kennedy.
Ne Antikitet, shume prej ndjekesve te tij thane qe librat e tij permbanin shtresa te fshehura kuptimesh dhe kodesh te fshehura, por ne kohet moderne ky mendim nuk eshte pranuar.
"Eshte nje histori shume e gjate dhe interesante, por un e zbulova kodin. Kam treguar me ne fund qe libri permban kode dhe simbole dhe qe zbulimi i tyre tregon filozofine e fshehur te Platonit." - shtoi ai.
"Rezultati ishte i jashtezakonshem."
Celesi per zbulimin e Kodit te Platonit fshihet nen nje shkalle muzikore Greke me 12 nota e njohur nga ndjekesit e filozofit me te hershem Pitagora. Dr Kennedy zbuloi qe frazat celes, fjalet, priten ne intervale te rregullta pergjate shkrimeve te Platonit dhe qe ata perputhen me hapesiren e ketyre 12 notave ne shkallen muzikore.
Per shembull, vepra e tij me e famshme, The Republic, eshte e perbere nga 12.000 rrjeshta teksti Homerike. Dr Kennedy zbuloi qe cdo 1.000 rrjeshta, Platoni rikthehet ne motivin e muzikes. Nje nje dialog tjeter, Symposiom, fjalet qe pershkruajne harmonine dhe unitetin priten ne te njejtat intervale me hapesire te rregullt.
Ne shkallen muzikore Greke, disa nota jane harmonike dhe te pelqyeshme per degjuesin. Disa nota te tjera jane disonante dhe kane nevoje per nje note tjeter per te lehtesuar tensionin muzikor qe ato krijojne.
Ne vendndodhjen e notave harmonike ne shkrimin e tij, Platoni shkruajti nota te shoqeruara me dashuri dhe buzeqeshje. Por notat disonante ishin te shenuara me tinguj gerrices apo lufte apo vdekje.
Dr Kennedy, zbulimet e te cilit jane publikuar ne Apeiron, beson qe modelet e simboleve do te kene qene shume te qarte per ndjekesit e lashte te Pitagores.
"Nderkohe qe ne lexojme librat e tij, emocionet tona ndjekin uljet dhe ngritjet e nje shkalle muzikore. Platoni luan me lexuesit e tij si me instrumenta muzikore," - tha ai.
Nje qindvjecar me perpara, Pitagora kishte deklaruar qe planetet dhe yjet leshonin nje muzike te padegjueshme, apo "harmoni te sferave" dhe qe sekretet e universit shtriheshin ne matematike.
Prezenca dhe natyra e kodeve te fshehura, sygjeron qe Platoni te ndante te njejtin besim, dhe qe 2.000 vjet perpara lindjes se shkences moderne, ai ishte duke lene nje mesazh ne shkrimin e tij qe modelet matematikore dhe logjike ishin ato qe e drejtonin universin dhe jo Zotat.
Dr Kennedy shprehet qe Platoni nuk e ka perdorur Kodin per kenaqesine e tij, por per sigurine e tij. Vete mesuesi i Platonit ishte ekzekutuar me akuzen per herezi.
Fshehtesia ishte normale ne kohet e lashta, sidomos nese behej fjale per njohuri ne lidhje me fene, por per Platonin kjo ishte nje ceshtje per jete apo per vdekje.
Platoni kishte nje jete dramatike. Ai shkruajti te pakten 30 libra dhe themeloi universitetin e pare ne bote, tequajtur Academy. Ai i lejoi grate qe te studionin ne akademine e tij, duke shkuar kunder traditave te kohes, dhe ishte nje mbrojtes i dashurise romatike duke dale kunder martesave me marreveshje si edhe mbronte homoseksualitetin.
Dr Kennedy shtoi: "Ky eshte fillimi i dickaje shume te madhe. Do te duhet nje kohe shume e gjate per te arritur nje deshifrim. Te gjitha faqet permbajne simbole te fshehura."

Zbulimet e Da Vinçit që njerëzit nuk i kanë ditur kurrë
Të gjithë kemi dëgjuar për shpikësin dhe shkencëtarin e madh italian, Leonardo da Vinçin, por jo të gjithë e dinë që shumë prej sendeve dhe mekanizmave që ne përdorim sot janë projektuar prej tij.
Italiani Leonardo da Vinçi (1452-1519) njihet si ndër zbuluesit më të mëdhenj. Ai zbuloi shumë makina dhe mjete të cilat nuk janë ndërtuar gjatë kohës kur ai ishte ende gjallë, transmeton Starti shkrimin. Shumë njerëz sot kanë dëgjuar, parë dhe prekur një maskë me gaz, por kurrë nuk mund t’i ketë shkuar në mendje që ajo është hedhur në letër si ide prej Da Vinçit.
Ja cilat janë shpikjet e Da Vinçit të cilat njerëzit i trashëgojnë sot dhe që nuk bëjnë dot pa to:
- Ventilimin
- Busullën
- Aeroplanin
- Helikopterin
- Instrumente mekanike muzikore
-Armën shumë tytëshe
- Skenën rrutulluese
- Orën me zile
- Teshat zhytëse
- Maskën e gazit
- Parashutën
- Turbinën me ujë
- Orën
- Vinçin
- Tankun
- Syzet
- Makinën me avull
-Teleskopin

Similar topics
» Personazhet e Demonologjise
» 10 Zbulime të pashpjegueshme nga antikiteti
» Zbulime ne vendburimet e Amazones
» Mesi i Botes - Zbulime të mahnitshme
» Zbulime të reja nga qytetërimi antik egjiptian
» 10 Zbulime të pashpjegueshme nga antikiteti
» Zbulime ne vendburimet e Amazones
» Mesi i Botes - Zbulime të mahnitshme
» Zbulime të reja nga qytetërimi antik egjiptian
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi