EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

40.000 njerëz të varrosur në një varr

Shko poshtë

40.000 njerëz të varrosur në një varr Empty 40.000 njerëz të varrosur në një varr

Mesazh  Luli 02.11.11 21:08

40.000 njerëz të varrosur në një varr

40.000 njerëz të varrosur në një varr Kosturnica-240.000 njerëz të varrosur në një varr Kosturnica-7

40.000 njerëz të varrosur në një varr Kosturnica40.000 njerëz të varrosur në një varr Kosturnica-6

40.000 njerëz të varrosur në një varr Kosturnica-540.000 njerëz të varrosur në një varr Kosturnica-3

Kosturnica Sedlek, e njohur edhe si Kishë e Eshtrave, është njëra nga gjërat më të çuditshme që ndonjëherë do t’i shihni. Nëse mendoni se keni parë gjithçka në jetë, pyetni përsëri! Nga jashtë asgjë nuk është spektakolare. Ajo është një kishë që gjendet në Sedlek, në rrethinat e Kutna Hora, në Çeki. Nga jashtë dikush mund të mendojë se ajo është vetëm një kishë e vjetër e thjeshtë e ndërtuar në stil gotik.

Sa të hyni në Sedlek do të kuptoni pse, është njëra nga kishat më të çuditshme në botë. Kosturnica është e zbukuruar me mbi 40.000 eshtra të njeriut, prandaj njihet si Kishë e Eshtrave.

Njëra nga veprat më fascinante të artit në brendësinë e Kosturnicës është llambadari i madh prej eshtrash që ndodhet në mes të kishës. Ai përmban më së paku nga një mostër nga të gjitha eshtrat e njeriut. Ekzistojnë disa vende në Evropë për vizitë siç janë, për shembull. Katakombet në Paris, por Sedlek është gjithëpërfshirëse unike.

Ndoshta do të bëni pyetjen si janë gjetur këto eshtrat pikërisht këtu, në një kishëz të vogël në Çeki? Përgjigjen e kërkojmë në vitin 1278, kur mbreti i Bohemisë e ka përcjellë igumenin e manastirit të Sedlekut në Jerusalem. Kur është kthyer igumeni me vete ka sjell një kavanoz me tokë nga Golgota, që ka qenë e njohur si Tokë e Shenjtë. Njerëzit shumë shpejt nga rajoni kanë dashur që të gjithë të varrosen në Sedlek, dhe për këtë arsye varrezat duhej të zgjeroheshin.


Kisha gotike është ndërtuar në shekullin pesëmbëdhjetë dhe bodrumi i saj është shfrytëzuar për eshtra, deri në vitin 1870 kur u paraqit mjeshtri Frantishek Rint, që i ka rregulluar eshtrat në radhë. Rezultati ka qenë impresionues.

Në fund të fundit, Sedlek ndoshta ju duket si vend i mërzitshëm për vizitë, por nëse shkoni ta vizitoni do të shihni se edhe pse është e tmerrshme, vendi është shumë i rehatshëm. Mos harroni, 40.000 njerëz duan të varrosen në vend të shenjtë dhe tani në kishë, kështu që ëndrra u është plotësuar.


Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi