EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtetet e Bashkuara te Europes

Shko poshtë

Shtetet e Bashkuara te Europes Empty Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin 28.10.11 22:26

Shtetet e Bashkuara te Europes

Shtetet e Bashkuara te Europes United-States-Europe_0

Te gjitha rruget jane duke na derguar drejt nje nje shteti Federal Europian..kriza e borxheve ne Greqi, Itali, Portugali, Spanje...

Ne pyetje nuk eshte me nese Federalizmi do te arrije por "KUR"?

Pamundesia e shteteve per te kontrolluar borxhin e tyre do te filloje krijimin e nje qeverie ekonomike te BE-se, e cila do të kontrolloje buxhetet e vendeve dhe ekonomine e tyre.

Afrimi Franko-gjerman ne aspektin e taksave, legjislacionit, eshte quajtur nga Sarkozy, si "konvergjence".Pra eshte krijuar institucioni mbi shtetet per ti kontrolluar dhe per te shitur pasurine e tyre per larjen e borxheve.

Edhe me gjithe shkurtimet drastike te shpenzimeve publike dhe kursimeve te rrepta borxhi do vazhdoje te rritet per shtetet e lartepermendura.

Termi humbja e sovranitetit nuk eshte me tabu por e perdorur me ekuivoke.

Bankat jane të varura nga politika. Por edhe politika nga bankat.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtetet e Bashkuara te Europes Empty Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin 28.10.11 22:46

Po sjelle nje artikull te DW ku e ilustron shume mire qellimin final:

"Shtetet e Bashkuara të Evropës" - kanë vdekur, apo...?

Joshka Fisher dhe filozofi francez Jean-Marc Ferry diskutojnë në parlamentin Evropian për temën "Shtetet e Bashkuara të Evropës - Drejt një shoqërie transnacionale"

Ideja e një shteti federal evropian ka vdekur, apo është më e aktuale se kurrë?

Shumë vërejnë në moment riforcimin e parimit nacional, pikërisht tani në krizën e euros. Të tjerë shohin pikërisht krizën si shkak për një hap të ri të madh të domosdoshëm integracioni. Filozofi francez Jean-Marc Ferry mendon se bazat e vjetra nuk vlejnë më.

Pika e kthesës rënia e murit

„Legjitimimi më i madh për projektin evropian pas luftës ishte paqja - nuk do të ketë më luftë civile evropiane! Ky legjitimim, po them fare brutalisht, është rrëzuar me murin e Berlinit.“

Njëri nga projektet më të rëndësishme është globalizimi. Por nga shumëkush ai shihet me shqetësim si rrezik për minimin e shteteve. Ferry rekomandon si legjtimim të ri “rizaptimin politik të ekonomisë".

Për Joshka Fischerin kjo është shumë tradicionale dhe e menduar në shtete. Ish ministri i Jashtëm gjerman kritikon Evropën për verbëri ndaj realitetit. „Mua më duket zbavitëse, se si evropianët vazhdojnë të shqetësohen për transferimin e sovranitetit duke harruar se ne çdo ditë transferojmë sovranitet dhe e humbasim. Vetëm se nuk e transferojmë në Bruksel, por diku krejt tjetër."

Ungji nga Azia zevëndësoi atë të Amerikës

Se ku, do ta kishin dëshmuar vizitat në kryeqytete të ndryshme të Evropës para Krishtilindjeve.

„Nuk ishte njoftuar më vizita në Evropë e ungjit nga Amerika, por një tjetër ungj i mirë u premtoi ndihmë shteteve të periferisë jugore, ungji i mirë nga Azia Lindore."

Fjala ishte për oferta japoneze dhe kineze për të ndihmuar shtetet evropiane të zhytura në borxhe. Teza e Fisherit është se Europa duhet të reagojë me më shumë integracion ndaj spostimit të pushtetit në drejtim të Azisë. Përndryshe do ta humbasë ndikimin e saj në politik botëror. Edhe krizën e euros do ta përballojë vetëm si union ekonomik. Por ku do të jetë fundi i evropianizimit në shtetin federal evropian? Fischer nuk i sheh në rrezik indentitetet e ndryshme.

„Ne nuk do të bëhemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.. Por ne do të shkërmoqemi, nëqoftëse mbetemi federatë.“

Si arrihen njerëzit?

Fischer u bën thirrje politikanëve përgjegjës, që ta bëjnë këtë ide temë të popullatës, që shkakton edhe emocione. Ai vetë është autokritik “se dimensioni emocional“ ka munguar në kohën, kur ai ka qenë aktiv në politikë. Meqenëse politika evropiane është zhvilluar për një kohë shumë të gjatë nga lart, mbetet e huaj për aq shumë njerëz.

Politikani i CSU në parlamentin evropian Manfred Weber është gjithashtu i këtij mendimi. „Besoj se për qytetarët është më pak i rëndësishëm debati teorik për strukturat shtetërore, por ne duhet të zhvillojmë një debat mbi sfidat. Në qoftë se ne sot në sektorin e biznesit përpiqemi të fusim standarte për ekonominë tonë, standarte për konsumatorin, atëherë secili e di se kjo vlen për mbarë Evropën. Dhe atëherë jemi në gjendje të mobilizojmë edhe njerëzit. "

Se ku do të përfundojë bashkimi i Evropës, kësaj pyetjeje deputeti nuk do t'i japë përgjigje. Por edhe Fisher i shmanget fundja kësaj pyetjeje. Por të dy janë të bindur, se në të ardhmen duhet të ketë shumë më tepër Evropë, se sa ka sot.
(DW)
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtetet e Bashkuara te Europes Empty Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin 28.10.11 22:49

Joshka Fisher: Të krijojmë Shtetet e Bashkuara të Evropës

Joshka Fisher, ish-ministri i Jashtëm gjerman, një politikan mbështetës i politikave evropiane, mori pjesë në konferencën “Shtetet e Bashkuara të Evropës – Drejt një shoqërie transkombëtare”.

Mbështetës i hapur i federalizmit, Fisher u ka bërë thirrje për unitet më të madh evropianëve, si e rëndësishme kjo në kohën e tashme, e rrënuar nga kriza ekonomike.

Z.Fisher, është thënë shpesh se po rritet distanca mes qytetarëve dhe institucioneve evropiane. Mjafton të them se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë në rënie në mënyrë të vazhdueshme për tridhjetë vjet. Si mund të ndryshojë ky trend?

- Grupet politike duhet të zhvillojnë programe të përbashkëta evropiane dhe kombëtare, larg nga çështjet evropiane. Ata duhet pastaj të kërkojnë kandidatë të përshtatshëm, figura të rëndësishme.

Disa analistë argumentojnë se 27 shtetet anëtare duhet të ndjekin interesat e tyre dhe jo ato të Evropës. Si mund të rigjallërohet ideja e integrimit evropian?

- Kriza e na ka mësuar një mësim të vështirë dhe ne duhet të mësojmë. Ka nevojë për më shumë njësi, të paktën në zonën e Euros. Unë jam gjithmonë optimist, por që kriza mund ta çojë Europën të krijojë një bashkim ekonomik. Unë nuk shoh asnjë alternativë tjetër.

Si duhet të jetë e ardhmja e Europës?

- Çdo ditë ne kemi humbur një pjesë të sovranitetit tonë në vendet në zhvillim. Por ende ne pyesim veten nëse jemi apo jo ne që duhet të heqim dorë nga sovraniteti ynë në favor të Bashkimit Evropian.

Por ne tashmë jemi duke humbur sovranitetin tonë! Dhe në favor të vendeve jo-evropiane, të tilla si Kina. Ne jemi duke humbur rëndësi dhe pozitë. Bota është duke ndryshuar në mënyrë dramatike dhe pyetja që duhet të bëjnë evropianët është ajo sesi do të jetë Evropa pas dhjetë vjetësh.

Evropa duhet të jetë e fortë dhe kjo është e mundur vetëm kur ne të kombinojmë interesat tona. Është e vështirë, por e arritshme. Qëllimi do të ishte për të krijuar një ‘Shtetet e Bashkuara të Evropës”, një shoqatë e vërtetë e shteteve demokratike që ndajnë sovranitetin e saj.

Por identitetet tona kombëtare vazhdojnë të ekzistojnë dhe te Kombet e Bashkuara, ato do të mbajë një rol të rëndësishëm.

Çfarë roli ka në të gjithë këtë, Parlamenti Evropian?

- Parlamenti Evropian duhet të përdorë kohën e mbetur për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë me të vërtetë evropiane. Në Gjermani partitë politike kanë vendosur në zgjedhje për çështje kombëtare, e jo evropiane. Unë mendoj se vendet e tjera kanë shkuar në të njëjtën mënyrë. Parlamenti ka tani një mundësi të mirë. Ai ka më shumë kompetenca dhe qytetarët duhet të ndihen të përfaqësuar në mënyrë demokratike.

Çështja e taksave evropian duket shumë interesante. Kjo është një betejë e humbur nëse ajo çon në një rritje të taksave. Por në qoftë se taksave BE do të kompensohet nga kontributet e shteteve anëtare të BE-së, gjërat do të jenë të ndryshme.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtetet e Bashkuara te Europes Empty Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin 28.10.11 22:54

Kryeministri belg për krijimin e Shteteve të Bashkura të Evropës

Kryeministri belg Gi Verhofstad bëri publik një manifest, në cilin kërkon krijimin e Sheteve të Bashkuara të Evropës (SHBE) me bërthamë të disa shteteve, të cilat dëshirojnë ta thellojnë integrimin evropian.

Ai konstaton, se "shtetet-anëtare të BE-së më nuk paraqesin grup homogjen, i cili dëshiron të shkojë në një drejtim të njëjtë". Për këtë shkak kryeministri propozon të krijohen dy "rrethe koncentrike" të shteteve.

Rrethin më të vogël Verhofstadi e përcakton si "bërthamë politike", të qujatur nga ai si Shtetet e Bashkuara të Evropës - këto janë shtetet, të cilat vendosën euron si valutë shtetërore apo përgatiten ta bëjnë atë.

Bërthama politike duhet të ndërtojë politikë harmonike sociale-ekonomike, për mbështetje të euros. Rrethi më i madh, nga ana tjetër duhet të jetë Organizata e shteteve evropiane me strukturë konfederative, e cila do të jetë garantuese e paqes në Evropë. Projekti për SHBE-në duhet të jetë i hapur për secilin shtet, theksoi kryeministri belg.

Manifesti i Verhofstadit shfaqet vetëm dy ditë pasi një grup prej 50 veprimtarëve të afirmuar ekonomik nga bashkësia flandriase, shpallën manifest, në të cilën kërkojnë shkatërrimin e Belgjikës dhe shpalljen e pavarësisë së Flandrisë.

"Grupi prej 50 ekonomistëve të afirmuar konsideron se Flandria duhet të bëhet anëtare e pavarur e Bashkimit Evropian për të mirën e vetë dhe mirëqenien e popullit të saj", kërkuan autorët e manifestit.

"Belgjika nuk i sjellë kurrfarë vlere shtesë Flandrisë, por është duke ndodhur pikërisht e kundërta - Flandria i sjellë vlera shtesë Belgjikës në interes të rajoneve tjera. Flandria asnjëherë nuk ka marrë dhe tani nuk merr kurrfarë pagese për këtë solidaritet", konsiderojnë autorët e minifestit për pavarësi.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtetet e Bashkuara te Europes Empty Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Odin 12.09.12 20:17

Barroso: "BE të bëhet federatë shtetesh!”

Shtetet e Bashkuara te Europes Barroso

BRUKSEL - Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një “federatë të shteteve”.

Në një fjalim para Parlamentit Evropian, që e citon 'Koha ditore', Barroso ka thënë se nuk kërkon një “super-shtet” evropian, por ka deklaruar se “BE-ja do të jetë gjithmonë më pak se shuma e pjesëve të saj, derisa unioni nuk po forcohet”. Ai ka thënë se, “idetë e vjetra” nuk do të funksionojnë më dhe "nuk do të shpëtojnë monedhën euro".

Barroso po ashtu ka shfaqur bindjen se, Greqia do të mund të mbetet në Eurozonë, nëse u përmbahet angazhimeve të saj.
Ai po ashtu ka shpalosur planet për një mekanizëm të vetëm mbikëqyrës për të gjitha bankat në Eurozonë.

Ai ka thënë se, “idetë e vjetra” nuk do të funksionojnë më dhe "nuk do të shpëtojnë monedhën euro".
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtetet e Bashkuara te Europes Empty Re: Shtetet e Bashkuara te Europes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi