Burri me të bardha
Faqja 1 e 1
Burri me të bardha
Burri me të bardha
Kjo histori ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës .
Një nga shokët e mi më tha që të shkoja me të e ta përcillja deri në plazh dhe më pas të kthehesha vetëm. Ishte natë vonë dhe unë, e vetmja rrugë që kisha, ishte që të kthehesha në këmbë. U nisa komplet i qetë dhe në rrugë nuk ndodhej askush.
Kthej kokën pas dhe shikoj se rreth 100 metra larg meje ndodhej një person i veshur me të bardha i cili po ecte në qetësi. Nuk u habita aspak se edhe unë po të njëjtën gjë po bëja, po ecja i qetë në rrugën time. Për të arritur në shtëpi më shpejt mendova të kaloj nga një rrugë e shkurtër midis disa trenave tek stacioni aty afër dhe më pas e kisha rrugën e lirë, sepse futesha në lagje ku më njihnin dhe mund të vazhdoja tej mase i qetë.
Kur arrij afër trenave shikoj sërish personin e veshur me të bardha që ishte prapa meje i cili e mbante kokën ulur për të mos u dalluar. Në ato momente u tmerrova, nuk e njihja atë person por me sa dukej, ai më njihte mua shum mirë. Vazhdova dhe isha në mëdyshje, a t’i kaloja ato shina treni, apo mos t’i kaloja? Isha në mes dy rrugëve që nëse kthehesha nuk e dija se cfarë më priste nga ai person dhe nëse vazhdoja përpara qëndronte akoma ajo frika që ai mund të më bënte ndonjë gjë kur të hyja në mes të trenave.
Kthej dhe një herë kokën pas dhe ai qëndronte aty ku e kisha parë herën e fundit. Mora guxim dhe vazhdova rrugën përpara. Trenat i kalova pa asnje problem dhe isha më i qetë. Në ato momente kthej kokën pas dhe nuk e pashë atë personin që më ndiqte deri para pak disa minutash.
Kur arrij tek rruga kryesore shikoj të njëjtin person të mbështetur tek njëra nga dritat e rrugës, fillova të djersij dhe nuk e dija se çfarë kishte ai person me mua. U nisa sërish dhe kisha vetëm pak rrugë për të arritur në shtëpi. Kur afrohem tek shtëpia ime, tek njëri nga dyqanet të cilat ndodhen në lagjen time shikoj po atë person, i cili po më shikonte drejt e në sy.
Ishte një burrë i vjetër i cili më buzëqeshte. Më përshëndeti me dorë, shkoi pas dyqanit dhe më pas nuk e pashë më. Të nesërmen në mëngjes ngrihem nga gjumi nga të thërriturat e mamasë sime. E pyeta se cfarë kishte dhe më tha që kishte parë në ëndërr dajën e saj i cili ishte një ish i përndjekur politik dhe më shpjegon historinë e tij.
U habita dhe i tregova për ngjarjen e natës së kaluar. Ajo, në ato momente nuk e mbajti veten dhe filloi duke qarë. Më tha se ai ka qënë daja i saj që ajo nuk e kishte parë prej shumë vitesh dhe unë, aty u shtanga.
Puna e parë që fillova të bëj ishte të kërkoja për atë person i cili më kishte impresionuar me gjërat që bëri dhe më buzëqeshjen e tij të ngrohtë, por çdo gjë më shkoi kot sepse edhe sot e kësaj dite atij nuk i dihet as ku i ndodhet varri...
G.T

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi