Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
+5
Nikolaos
lucio
Fakiri
Elsavrana
maqomaqo3
9 posters
Faqja 1 e 1
Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes,
mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet.
Nga FAHRI XHARRA
A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut? A ka pasur të pabesë që e kanë goditur me thikë pas shpine? I madhi Kristo Frashëri pyetet:
“Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri?
Si mundet Zoti Erdogan të na thotë: “Ne nuk mund t’ju harrojmë juve se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë… në Prishtinë dhe Prizren, edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, thotë kryeministri turk”.
Për të pasur një vëlla biologjik e dimë rrugën. Vëllai i vërtetë është ai vëlla prej një nëne e prej një babe. Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër?! Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore”, pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli, pa ju?
Si mundi “vëllai” osman të ndërpresë procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri? (K.F) Si mundi “vëllai” osman të zëvendësojë rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë?(K.F.).
Si mundi “vëllai” të pushtojë “vëllain” e të shkëpusë Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën? (K.F.) Si mundi “vëllai” osman, të mospërfillë as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte? Shkurt, si mundi “vëllai” osman të lejë për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese?” (Kristo Frashëri).
“Ne nuk mund t’ju harrojmë juve se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi ynë dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë”, po na thotë Erdogani. Pse tani?
Si mundi “vëllai” të na lejë të ngelur disa shekuj para shekujve? A pse s`kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë?
E ka ditur “vëllai” se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i dilte në mbrojtje “vëllait”: “Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor”.
“Vëllai” i shihte ato që i “shihte” serbi? Se: “Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrës”. Kur vëllai të ofendohet, njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo jo?
Po me këto fjalë për ne, “vëllai” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:
“Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyrë njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte”.
E pyes “vëllain” se a me të vërtetë, me të vërtetë kështu ishim, dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës? “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prenë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhën e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për tokë si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike”.
Po apo jo? Nëse ishim, pse na lije në këtë gjendje, o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vëllait “ në mbrojtje?
Vështirë është të jesh vëllai ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllai ynë biologjik.
Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dhe tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë?
Nëse nga të tanët të dualen pashallarët, azemat e sadriazemat, edhe serbit i kemi dhënë krajla e ministra; edhe grekut i kemi pruar lirinë, i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhëhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë?
Dashuria e vonuar
Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.
“Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona, ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat, duke na siguruar bartjen, duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë dhe hiç s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe bile edhe shumë, se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje tokën e ‘vëllait” tënd të mbushej me sllavë, e doje mbushjen e Anadollit me ne.
Kur Rankoviçi na bartte andej e këndej, na ç’kombëtaronte, na dhunonte, ty “vëlla” zëri s`të ndihej…
Kur Millosheviçi na i mbyllte shkollat, na burgoste, na çnjerëzonte, na… , ty s`të shifshim. O “vëlla”! Ku ishe, pse mshifeshe, pse s`folshe?
Kur Gjeneral Jankoviçi në vitet ‘12-‘13 të shekullit të kaluar, iu fuste bajonetat grave tona shtatzëna që kurrë mos të lindin “nipat” e tu, t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla, i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës, edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët? Pse?
Kur u bë “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten në shkapërderdhje, pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës e aq katil me “vëllain” tënd? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën, për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllait” tënd, pse nuk të dhimbseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanëmeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhte asgjë?
Mos o “vëlla”, se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron!
Kur me qindra shkolla serbe, greke, turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin në Shqipëri s i s`të binte ndërmend të hapësh bile një në gjuhën tonë? Pse aq shumë i frikoheshe shkollimit tonë? Shumë mirë e dije që ne ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane, por ty s`të pëlqente kjo, doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?
Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…

maqomaqo3- 96
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
Nje analize e forte dhe e duhur. Kur e degjova ate "vella" te thene me krenari nga Erdogani turk u neverita. E dime mire ne shqiptaret se perse pretendojne ata, turqit te na perqafojne ne shqiptaret e Gjergj Kastriotit...sepse kane nevoje per nje ure te forte lidhjeje me Evropen. Ne ju dhame atyre qyteterimin me te sakte te kohes nepermjet Vezireve me gjak te paster shqiptari, ne ju dhame atyre Kemal Ataturkun shqiptar, ju dhame enciklopedite e shkruara nga mendja e ndritur e Sami Frasherit e shume te tjera.
Asnje shqiptar me gjak shqiptari nuk ka nostalgji per Turqine e pushtimeve barbare, Nuk kemi nevoje per ta.

Elsavrana- 33
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
Dhe ne ishim që ja ngritëm lavdin dhe nderin asaj perendori,ne ishim që pushtuam dhe nënshtruam popuj dhe kontinente për këtë perendori,dhe posa ne u vetdijësuam dhe ja kthyem shpinën kësaj perendorie ajo u shëmb sikur mos të ishte fare.......dhe nga humënera ku kishte rënë ,prapë ne ishim që e ngritëm në këmbë dhe e bëm një shtet të fortë Turqin............miqë po por vëllezër jo............
Fakiri- 486
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
vllezer ? kurre/ miq ? asnjehere / armiq ? pofakiri shkruajti: Dhe ne ishim që ja ngritëm lavdin dhe nderin asaj perendori,ne ishim që pushtuam dhe nënshtruam popuj dhe kontinente për këtë perendori,dhe posa ne u vetdijësuam dhe ja kthyem shpinën kësaj perendorie ajo u shëmb sikur mos të ishte fare.......dhe nga humënera ku kishte rënë ,prapë ne ishim që e ngritëm në këmbë dhe e bëm një shtet të fortë Turqin............miqë po por vëllezër jo............
maqomaqo3- 96
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
''Rrymat e lindjes'' gjithmone kane qene,jane e do te jene te ftohta dhe te thata per Shqiperine.Keshtu qe nuk mund te presi shqiptari te ndertoi kalendarin e jetes se tij nga keto rryma,pamvarsisht ''temperaturave'' te perkoheshme te ngrohta qe mund ti sjelli gjate diteve me diell.
Kjo eshte nje ''rryme qe kerkon te ftohe mendje'' matane maleve tona,drejt Europes,sepse atje temperatura eshte shume e larte....dhe ''rrymaxhinjte e lindjes'' e shohin depertimin drejt perendimit,duke marre force edhe nga disa ''fllade te lehta Shqiperie e Kosove'',qe faktikisht kane filluar te krijohen keto vitet e fundit.

lucio- 74
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
Autoriteteve turke nuk u vjen mire kur shohin bustin e Skenderbeut aty ne qender te Tiranes. Ka shqipetarë (kryesisht kosovarë) myslimane sa te duash qe e urrejne figuren e Skenderbeut vetem per shkak te fese. Per ta ka me shume rendesi feja sesa atdheu.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
Kam ngjuar një histori në lidhje me Kemal Ataturkun,kur e kishin marrë pushtetin gjonturqit, Kemali kishte qenë një shërbim ushtarak në arabi dhe duke u kthyer për në Stamboll me anjije i kishte pyetyre pashallarët të gëzuar për fitoren e gjonturqëve.I kishte pyetur se pas kësaj fitore(mbasi e keni marrë pushtetin ju) qfarë plane politike dhe ushtarake keni në lidhje me shtetin.Ata ju kishin përgjegjuar nuk kemi akoma kurfarë planprogrami për sistemin shtetëror,mbasi ju nuk paskeni unë po ju sygjeroj që ne duhet të terhiqemi nga tokat arabe dhe nga Ballkani duke formuar në Ballakan një shtetë mik me popullin trim dhe besnik Shqipërin.Kur ngjuan këtë propzim të tij,ata u ngriten dhe e akuzuan rend sa që menzi shpëtoj nga ata pashallar gjonturq duke i thënë se kush na qenke ti që të falësh tokat e perendoris… mbas kalimi të kohës në kohën kur Kemal Ataturku luftonte për ta formuar turkin e re dhe se është marrë me shumë spastirme politike,njëheri prej likuidimeve politike që është bërë në Izmir në mesin gjithë atyre të vramëve kanë qenë edhe të gjitha emrat e atyre pashallarëve që kanë qenë atë ditë duke u kthyer me anije për në Stamboll…Pra,ky shqiptarë që e ka ndihmu që Turkija të ngrihet në këmbë të veta kishte qenë pro një shtetit Shqiptar,meqen se këto duhet të vërtetohen historikisht unë jam pro që historianët të shkojnë dhe të shikojnë(hulmtojn) në arikavat e shteti turk…..
Fakiri- 486
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
mos u beni me atdhetar se duhet o njerez, ca flisni budalleqe, qa ka lidhje feja ne ket mes. Erdogan ( nje nga njerezit me te nderuar qe ka njohur ndonjehere europa ) asnjehere nuk e ka filluar ligjeraten e tij pa kerkuar falje per vitet e roberise, dhe eshte kjo arsyeja, ndjenja e fajit qe e ben ate te thote qe jemi vllezer ne te mire e ne te keqe. Nuk ishte as Amerika, as Italia apo Franca qe i dolen zot shqiperise, po vetem perfituan prej saj. Ishte Tansu Ciller qe dha urdher pergatitjen per lufte ndaj serbise ne dhjetor te vitit 1998 ne rast se do kishte perkeqesim te situates pas vrasjes se nje bariu shqiptar 2 km brenda kufijve te Shqiperise nga ushtria serbe. Per 24 or u mobilizuan 1 mln ushtare turq dhe u drejtuan ne kufi shqiptar, ne kuader te marveshjes se solidaritetit qe kane dy shtetet, ne ndryshim nga USA qe shume e adhurojne qe e sheh shqiperine vetem si nje baze gjigande ushtarake apo si nje ure drejt lindjes ne rast nevoje. Ashtu si Shqipria ka qene nje pjese shum e madhe e Europes ( perandoria osmane, shikoni harten e kohes ) por Shqiperia doli e fundit ne 1912 pasi vete vendet e zhvilluara europiane kishin interesat e tyre qe ta mbanin shqiperine nen diktat he ta coptonin. Ka qene i vetmi vend Shqiperia qe ne 1832 eshte dhene leja per ndertimin e Katedrales se Madhe te Shen Stefanit ne Shkoder, me e madhja ne ballkan, duke mos e respektuar me ideologjine e tyre per forcimin ne nderrimin e fese dhe tolerancen fetare, duke kontribuar edhe ne 50 % te vleres se saj. Mos u beni me katolik sesa papa se nuk shkon per disa tema
dante- 36
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
Pajtohem plotesisht me ju dante..dante shkruajti:mos u beni me atdhetar se duhet o njerez, ca flisni budalleqe, qa ka lidhje feja ne ket mes. Erdogan ( nje nga njerezit me te nderuar qe ka njohur ndonjehere europa ) asnjehere nuk e ka filluar ligjeraten e tij pa kerkuar falje per vitet e roberise, dhe eshte kjo arsyeja, ndjenja e fajit qe e ben ate te thote qe jemi vllezer ne te mire e ne te keqe. Nuk ishte as Amerika, as Italia apo Franca qe i dolen zot shqiperise, po vetem perfituan prej saj. Ishte Tansu Ciller qe dha urdher pergatitjen per lufte ndaj serbise ne dhjetor te vitit 1998 ne rast se do kishte perkeqesim te situates pas vrasjes se nje bariu shqiptar 2 km brenda kufijve te Shqiperise nga ushtria serbe. Per 24 or u mobilizuan 1 mln ushtare turq dhe u drejtuan ne kufi shqiptar, ne kuader te marveshjes se solidaritetit qe kane dy shtetet, ne ndryshim nga USA qe shume e adhurojne qe e sheh shqiperine vetem si nje baze gjigande ushtarake apo si nje ure drejt lindjes ne rast nevoje. Ashtu si Shqipria ka qene nje pjese shum e madhe e Europes ( perandoria osmane, shikoni harten e kohes ) por Shqiperia doli e fundit ne 1912 pasi vete vendet e zhvilluara europiane kishin interesat e tyre qe ta mbanin shqiperine nen diktat he ta coptonin. Ka qene i vetmi vend Shqiperia qe ne 1832 eshte dhene leja per ndertimin e Katedrales se Madhe te Shen Stefanit ne Shkoder, me e madhja ne ballkan, duke mos e respektuar me ideologjine e tyre per forcimin ne nderrimin e fese dhe tolerancen fetare, duke kontribuar edhe ne 50 % te vleres se saj. Mos u beni me katolik sesa papa se nuk shkon per disa tema
Xhemajl- 187
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
Edhe une nuk i shikoj me si armiq turqit qe prej 1912 e kam mbyllur ate "muhabet".
ILIRA- 137
Re: Nuk jemi vëllezër, Erdogan!
Shqiptarit ka filluar ti tollovitet truri,i gjori nuk di se nga t'ja mbaj.Le qe kane filluar te bejne dhe historianin edhe ata qe nuk e dine se nga fillon historia e Shqiperise.
Ne se ketu ka shume dashamires te turkut,bukur,por une nuk kam per ti thene Erdoganit dhe babait shpirteror te tij, Fetullah Gylenit asnjehere vella e mik.Ata jane nje popull qe kane ndertuar historine e tyre,kane ngritur perandori,kurse ne jemi tjeter gjak,kemi historine dhe heronjt tone pa perandori,sepse perandoret e lindjes,jo vetem qe s'na kane lene,por dhe na kane percare ashtu sic bejne dhe sot ne dite me diell .
Kur ne Shqiperi sundonte diktatura komuniste,dhe religjionet fetare ishin erresuar,i dashuri turk nuk na tha nje here te vetme vella,sepse s'kishte nje pellg uje ku te ''notonte''.Kur sot me bekimin e Erdoganit u krijuan jo vetem pelgje por edhe lumenj me uje te qelbur,Erdoganit i lindi deshira keqaz per te ''gjuajtur''peshk.Peshku eshte rritur i bollshem,me tru pa tru,per te s'ka rendesi,rendesi ka qe duke gjuatur peshk shqiptare,ai sheh peshkun edhe ne detin e Europes.Kuptohet,qe e ka te veshtire,mbasi peshkataret e Europes jane me te regjur,mbasi kane gjuajtur ne oqeane me stuhi.

Similar topics
» Neo nazistet i quanin dikur shqiptaret vellezer!
» Ne jemi e ardhmja...
» A jemi ne politeiste?
» Kush jemi ne ?
» Pse nuk mund te jemi te lumtur?
» Ne jemi e ardhmja...
» A jemi ne politeiste?
» Kush jemi ne ?
» Pse nuk mund te jemi te lumtur?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi