EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hermetizmi - Ligji i Hermesit

+2
Neo
Gon!
6 posters

Shko poshtë

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Empty Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Gon! 04.10.11 15:29

Ligji i HERMESIT

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Hermesimes

Hermesi është emër i greqizuar i perëndisë egjiptiane, Thoti, i cili konsiderohet pionier i shumë shkencave, posaçërisht i alkimisë e i shumë shkathtësive të tjera.

Nocioni "Hermetizëm" rrjedh nga greqishtja dhe ka kuptimin e diçkahi të mbyllët dhe të pakuptueshëm, për shkak të gjuhës së vështirë ose të ideve e të figurave të paqarta.

Një ndër ligjet e hermetizmit është, edhe ligji i analogjisë, ngjasimit ose ligji i Hermesit.

Ligji i Hermesit thotë: "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart". Pra, një formë shumë e thjeshtë, prapa së cilës fshihet një fushë shumë e gjërë e përdorimit praktik.

Shprehja "si është poshtë, ashtu është lart", në kuptim të parë do të thotë: "si është fotografia juaj psikike, ashtu është edhe në botën tuaj reale". Fotografia që krijohet nëpërmjet imagjinatës kreative u takon planeve të ekzistencës, planeve të mendimeve (lart), ndërsa plani fizik, që është më i ulët, i takon planit material (poshtë).

Në qoftë se dëshirojmë të krijojmë diçka në botën materiale, duhet që së pari ta krijojmë atë në planin psikik. Duhet të formojmë përfytyrim të kthjellët dhe të qartë. Në atë moment që një gjë e krijojmë në imagjinatë, ajo tani më veç ekziston, por në botën e mendimeve. Në çoftë se bëhet mbushja e mjaftueshme e fotografisë së imagjinuar me energji (kjo do të thotë se sa më shumë energji emocionale dhe mendore të derdhim në të), për një kohë të caktuar, ajo do të kalojë nga plani mendor në atë material.

Elementet kryesore kozmike, pa njohjën e të cilave nuk mund të lidhemi me hermetizmin janë:

Shpata - simbol i elementit të ajarit;

Shkopi - simbol i elementit të zjarrit;

Kupa - simboli i elementit të ujit;

Monedha - simbol i elemenetit të tokës

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Image001Simboli i ajrit

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Image002Simboli i zjarrit

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Image003Simboli i ujit

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Image004Simboli i tokës

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Image005Akasha

Nuk duhet t’i krahasojmë këto elemente kozmike me elementet reale në tokë, që mbajnë të njëjtin emër. Elementet kozmike: ajri, zjarri, uji dhe toka nuk janë fizike. Toka fizike, nëpër të cilën ecim, përbëhet nga humusi, gurët, rëra etj., pra, kjo është përzierje e elementeve kimike. Ose ajri, në planin fizik, përbëhet nga gazrat, tymi, avulli, grimcat e pluhuri etj.

Kur flasim për këto elemente, nuk mendojmë në elemente fizike, por mendojmë në shfaqjet e energjisë universale kozmike. Pra, me energji kozmike nënkuptojmë mënyrën, në të cilën shfaqet energjia e përgjithshme kozmike në universin dhe njeriun.

Këto katër elemente kozmike nuk janë forca kozmike, por mënyra të shfaqjes në universin e pafund nga mijëra anë dhe përthyerja e tyre në dijen e njeriut, nga ana tjetër. Ato janë dukuri me të cilat forcat kozmike paraqiten dhe ndryshojnë, duke kaluar nga një gjendje në tjetrën.

Ekziston edhe elementi i pestë kozmik, nga i cili burojë të gjithë elementet të e tjerë dhe quhet AKASHA. Për këtë element ka pak të dhëna. Ky element konsiderohet si element fillestar krijues. Akasha, thonë kaballistët, është diçka joekzistuese. Por si mund të jetë joegzistuese kur thuhet se ajo ekziston?! Përgjigja është në atë se ajo "diçka" ka plotësisht dimensione tjera në krahasim me botën tonë të mendimeve, të ndjeshmërisë dhe të realitetit material. Disa religjione Akashën e krahasojnë me Zotin.

Gjithçka që ekziston, si në univers, ashtu edhe në shpirtin e njeriut, ekziston në njërën nga gjendjet që i quajmë elemente kozmike. Gjithçka që është krijuar, që krijohet, kalon nëpër këto katër elemente kozmike. Këto katër elemente kozmike shfaqen te njeriu si katër procese psikologjike:

Ajri - lindja e ideve ose bota e mendimeve në vetëdije;

Zjarri - paraqitja e emocioneve. Ky është investimi i energjisë emocionale, zgjerimi i ideve origjinale në të gjitha drejtimet;

Uji - përmbledhja e dëshirave të flakta në një drejtim konkret;

Toka - shndërrimi i ideve në realitet: pra materializimi i tyre.

Këtu qëndron edhe sekreti i sukseseve për realizimin e planeve dhe dëshirave të caktuar në secilën fushë.

Hermetizmi dhe njeriu bashkëkohorë

Shkenca, si sistem më i ri për hulumtimin e së vërtetës, rëndësi kryesore u jep fakteve. Ajo përgjithësisht bazohet në frymën racionale e cila është mjaft e ngushtë në krahasim me kapacitetin e përgjithshëm që posedon qenia njeri.

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Hermesi1

Por, hapësira e shkencës po zgjerohet për çdo ditë, me shpejtësi rapide, dhe fundi i zhvillimit të saj është i pamundur të parashihet. Mirëpo, kur shkenca dhe filozofia na denoncojnë, është plotësisht e arsyeshme që të mbështetemi në sisteme dhe forma tjera hulumtimi për ta kërkuar të vërtetën. Sisteme dhe forma, që na mbushin hapësirën e zbrazët dhe na ofrojnë zgjidhjet e tyre përkatëse.

Diku në sferën ku gërshetohet shkenca, filozofia dhe religjioni, e gjen hapësirën e frymimit të vetë tradita hermetike. Lidhja e saj me sisteme dhe forma tjera të mendimit njerëzor është më shumë e theksuar në Lindjen e Largët se sa tek ne (mendoj në perëndim). Tradita e Lindjes së Largët është e pamundur të ndahet nga religjioni, filozofia dhe shkenca, sepse është e lidhur dhe e gërshetuar në mënyrë të pandashme me to. Ne, në këtë pjesë të globit, deri më sot kemi pasur më pak përvojë, e natyrisht edhe më pak njohuri dhe fakte në këtë drejtim.

Kërkimi i çfarëdo vlere në punimet e alkimistëve si: Paracelzusi, Elifasi Levi, Papuasi etj. përmban në vete rrezik të madh që kolegët, por edhe të afërmit, të na përqeshin, të na proklamojnë si sharlatan ose edhe të marr dhe të na mohojnë të gjitha vlerat, jo vetëm të lëndës që dëshirojmë ta hulumtojmë, por edhe motivet që na shtyjnë kah ajo. Për këtë arsye njerëzit vështirë vendosin për t’u marrë, së paku publikisht, me interesime të tilla.

Njerëzit që mendojnë se shkenca e kompjuterëve do t’i zgjidhë dilemat tona, mashtrohen shumë keq! Ata e shqiptojnë fjalën “shkencë” si të ishte ajo magjistare e gjithëmundshme, e cila, sikur me shkop magjik, do t’i zgjidh e shërojë problemet e shumta me të cilat përballet njerëzimi në vazhdimësi siç janë: ndjeshmëritë, traumat, urrejtjet, dhunën, konfliktet, vuajtjet etj. Por, përkundër faktit se ajo në këtë lëmi ka kontribuar mjaftë shumë, megjithatë përparimi, i shkencës dhe teknologjisë ka karaktere të dyanshme. Për anën e errët të saj, fanatikët nuk dëshirojnë as të mendojnë! Shkenca vërtet lehtëson dhe e bënë më atraktive jetën tonë, format elementare të saj, por nuk mund t’i zgjidh dot dilemat që na preokupojnë. Bile në shumë raste, ajo na bënë që t’i ndjejmë edhe më qartë ato.

Zbritja e kozmonautëve në truallin e Hënës krijoi botëkuptim dhe ndjenja të veçanta mbi forcën njerëzore, respektivisht për forcën e produkti të mendjes së tij - shkencës dhe teknikës. Por, pak kohë pas kësaj, njeriu filloi ta ndjejë fuqishëm inferioritetin e vet, pasi u vetëdijesua për pafundësinë e gjithësisë.

Motivet reale të këtyre shprehive, në mënyrë vizionare, i lakuriqësoi psikologu i njohur, K. G. Jungu, me fjalë të thjeshta por shumë kuptimplote: "Fluturimet kozmike janë thjesht ikje na vetvetja, sepse më lehtë është të arrihet në Hënë ose Mars, se sa të depërtohet në qenien personale, në unin tonë".

Synimi themelor i secilës qenie njerëzore është që të zhvillohet, të shprehet dhe të krijoj në cilëndo formë a mënyrë. Forca e tij krijuese është e pakufishme. Jeta e tij është shesh ku zhvillohen procese të panumërta emocionale, mendore e trupore. Dhe në qoftë se aktivitetet e tij janë të orientuara kah një qëllimi i arsyeshëm, si dhe janë në harmoni me momentin, kohën dhe ambientin, atëherë edhe çdo lëvizja e tij, çoftë e duarve, e gjuhës apo trupit, është krijuese.

Artet në përgjithësi janë pasardhëse të drejtpërdrejta të vezullimeve spirituale, që burojnë thellë në ne, të cilat nëpërmjet poreve të jashtme depërtojnë në hapësirë ndërnjerëzore dhe aty, po nga ne, behën të njohura.

Sabir Krasniqi


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 17.11.11 11:05, edituar 2 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Empty Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Neo 16.11.11 23:20

HERMES TRISMEGISTUS

Hermetizmi - Ligji i Hermesit P5i1

Shtegu që të nxjerr drejt përjetësisë është i vështirë,
dhe të paktë janë ata që e gjejnë.
Shumica pret ditën e madhe
kur boshti i Universit do të ndalet
dhe shkëndijat e pavdekshme
do të shkëputen prej bazës së tyre.
Mjerë ata që presin,
sepse do tu duhet të kthehen sërisht,
të paditur dhe të pavetëdijshëm
në farishten e yjeve,
për të pritur
një fillim

ri.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Empty Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Neo 16.11.11 23:30

Mos beso se njeriu është me origjinë tokësore,
edhe pse besohet se ai vjen nga Toka.
Njeriu është një shpirt që vjen nga drita.
Por për aq kohë sa ai nuk e di,
ai nuk mund të jetë i lirë.

HERMES TRISMEGISTUS - Tableta IX
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Empty Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  The Punisher 17.11.11 3:55

ligji me i bukur deri me sot ku as shkenca dhe askush ska aritur ta zbuloje . njeriu eshte qenie e krijuar nga zoti dhe qenie shume inteligjente ,zbesoj se ne kete univers ka qenie jo njerezore me inteligjente se ne .mund te kete civilizim me te zhvilluar ama ne perseri mbetemi me inteligjente .
The Punisher
The Punisher

44


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Empty Hermes - si perendi pagane

Mesazh  Nikolaos 17.11.11 17:25

Sipas mitologjisë Merkuri njihej si perëndia me emrin Hermes. Zeusi i çiftua me Majen, vajzën e viganit Atlas, dhe nga bashkimi i tyre lindi Hermesi i vogël. Në Olimp Zeusi (mbreti i zotave) i dha funksionet e tij: perëndia e shkëmbimeve, tregëtisë, udhëtarëve, artizanëve (zanatçive) por edhe i hajdutëve. Hermesi njihej gjithmonë si lajmëtari i perëndive. Tepër i zgjuar, i shkathët, i shumëanshëm, tiran, nervoz dhe gjithmonë në lëvizje, ai shpiku alfabetin, tonet muzikore, peshat dhe matjet, boksin dhe gjimnastikën. Me dinakëritë e tij ai dilte gjithmonë nga vështirësitë. Hermesi (Merkuri tek romakët) ishte një atlet i shkëlqyer dhe zakonisht është paraqitur në statujat antike i veshur me sandale mbrojtëse të cilat i dhanë atij shpejtësinë, dhe me helmetën magjike për të mbrojtur lamjet e rëndësishme. Dita e Merkurit festohet me 15 maj.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Empty Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  yasmin 18.11.11 11:56

dimitrov xhunga shkruajti:Kush me tregon materiale per kete Hermesin???

Kliko tek ky link : http://www.sacred-texts.com/alc/emerald.htm
dhe e ke librin "The Emerlad Tablet of Hermes" është një mrekulli e vërtetë, ta sugjeroj ta lexosh !
Lexim të këndshëm .
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Empty Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Berti69 19.11.11 13:47

Doktrina hermetike eshte nje doktrine qe daton qe nga koha e pare e njeriut.
Ne fakt keto jane nje lloj i tekstit ose udhezime me shkrim nga Thoth (per egjiptasit) i cili më vonë u be (Hermes te greket).
Hermes Trismegistus eshte ne te vertete Thoth ose Hermes, por emri i te cilit ketu eshte perdorur per te eliminuar çdo ndarje mes ketyre dy karaktereve te cilat jane vetem nje!
Thoth = Hermes = Hermes Trismegistus.
Thothi eshte zoti "instruktor" si Hermesi.
Eshte ai qe ka evoluar racen njerezore me mesimet e tij. Ai eshtë simbolizuar ne Egjiptin e lashte si Ibis, i cili simbolizon urtesi, dije...

Ai erdhi nga nje planet tjeter ne planetin tone ne kohen e Atlantides dhe pas fundosjes se saj ai u duk ne Egjipt.

Nga ku ai shkroi njohurite e tij dhe duke i vene ato vetem ne syte e nxenesve te tij, sepse ata fshehnin fuqite qe vetem mendjet e mençura mund te dinin. Idete ne mbrojtjen e njerezimit.

Me pak fjale, pas disa shekujsh ne Egjipt ai u kthye ne planetin e tij.
Thuhet se Platoni, Pitagora ... kane qene nxenes.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hermetizmi - Ligji i Hermesit Empty Re: Hermetizmi - Ligji i Hermesit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi