EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tërësisht shkencë

+4
Meridiani 0 (zero)
xhemalekovaci
.#HeTr!c.K#.
Gon!
8 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Zbulohet një kod sekret ne Kupolen Sistine

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 27.12.11 10:31

Tërësisht shkencë - Faqe 3 A-Zoti

Itali: Michelangelo, njihet botërisht si njëri prej piktorëve dhe skulptorëve më korifenj në historinë artit!
Por, ajo çka nuk është bërë e ditur për shumë dekada rresht, është fakti se ai ishte dhe një studiues i përkushtuar i anatomisë së trupit të njeriut.
Deri më sot, mbizotëronte teoria se artistët të cilët ishin marrë me anatominë e trupit të njeriut, më shumë i kishin sjell dëme sesa kishin ndihmuar mjekësin. Thuajse çdo dorëshkrim i Michelangelo-s, konsideroheshin si të zhdukur, me përjashtim të disa prej tyre të cilat ndodhen nën kujdesin e disa prej muzeve me sigurinë më të lartë në botë.
“Sekreti” i Kapela Sitine
Dy shkencëtar amerikanë, vijnë tashmë të përmbysin çdo ide negative mbi Michelangelon. Sipas një raporti të tyre të botuar në revistat shkencore, ata besojnë: “Vërtet ne nuk mund të disponojmë ndenje nga dorëshkrimet e tij rreth anatomisë së njeriut, apo ndonjë skicë, por ai u kujdes që të fshehë më së miri një ikonë anatomike brenda njërës prej veprave të tij të artit më të suksesshëm; Kapela Sitine”.
Artisti, e pikturoi kryeveprën e tij rreth 1508 dhe 1512 në Romë, në një kishë të vogël të Vatikanit. Vepra e ti përbën majën/piedestalin më të larët të artit perëndimor. Një vepër e komplikuar dhe shumë domethënëse, e cila i ngjallë frikë/frymëzimi dhe e trondit vizitorit! Brenda kupolës së kishës, Michelangelo ia arriti të rikrijojë imazhe historish të nxjerra nga bibla, duke mundur të aplikojë pamje të pa arritshme e të pa imagjinueshme!

Tërësisht shkencë - Faqe 3 A-Michelangelo-300x135


500-vjet fshihej sekreti i Michelanglo-s!
Me miliona palë sy kanë parë, kanë shijuar dhe janë magjepsur nga vepra e tij, por duhej të kalonin mbi 500-vjet që Ian Suk dhe Rafael Tamango, të Universitetit John Hopkins, të mundin të zbulojnë se brenda veprës së tij është ilustruar me saktësi kirurgjikale një pjesë e trurit të njeriut!
Duke e studiuar me më shumë kujdes ilustrimin e “Zotit”, i cili ndanë dritën nga errësira me duart e tij. Shkencëtarët zbuluan se në fytin dhe gjoksin e “Zotit” ekzistonin parregullsi anatomike, të cilat nuk ishin të pranishme në asnjë pjesë tjetër të portretit.
Shumë shpejtë ata arritën në konkluzionin se ajo çka ngjanë me “parregullsi” e artistit, është krijuar qëllimisht prej tij, duke shpalosur e demonstruar kështu edhe një herë gjenialitetin e tij!
Sipas shkencëtarëve, fiks pak mbi fytin e “Zotit”, është pikturuar truri i njeriut. Fill mposhtë saj, ekziston një copë ‘leckë’ në formë ruli, e cila mblidhet rreth trupit me qëllimin që të udhëheqë për në palcën e kurrizit!
Në fotografin e scientificamerican.com është veçuar mesazhi “sekret” i cili ndodhet brenda në rreth.
Ndiqni në vijim një video e cila i referohet veprës së artistit të madh Michelangelo:

Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 29.12.11 8:50

Edhe një teori për qefinin e Torinos?

Tërësisht shkencë - Faqe 3 28rrezet_2812111522_1

Ky relikt kontrovers nxit reaksione me shekuj, disa pohojnë që e kanë bërë falsifikatorët mesjetarë, ndërsa shkencëtarët tani pohojnë që është vepër e rrezeve ultravjollcë

Fotografia në pëlhurën apo qefinin e Torinos nuk është vepër e falsifikatorëve mesjetarë, por atë e ka shkaktuar shkreptima supernatyrale e dritës, pohojnë shkencëtarët italianë nga Agjencia nacionale për teknologji të re, energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ata pohojnë që relikti me imazhin e Jezusit është autentik, respektivisht rezultat i teknologjisë së ngjashme me laserët ultravjollcë e cila nuk ka ekzistuar në mesjetë. Fotografinë e ka krijuar goditja e madhe e energjisë si pasojë e ringjalljes së Krishtit. Goditja e shkurtër dhe intensive e rrezeve ultravjollcë ka vepruar në pëlhurë ashtu që trupi ka lënë gjurmën në të. Imazhin e mashkullit me mjekër, me plagë në duar dhe këmbë në pëlhurë e ka krijuar një formë e energjisë elektromagnetike siç është shkreptima e dritës në intervale të shkurtra, pohojnë shkencëtarët. Skeptikët që një kohë të gjatë pohojnë që pëlhura drejtkëndëshe e gjatë 4,2 metra dhe e gjerë 0,9 metra është vepër e falsifikatorëve mesjetarë.

“Nëse flasim për shkreptimën e dritës e cila “vizaton” në pëlhurë, në fakt nuk mund ta shmangim faktin që është mrekulli. Por shkencëtarët duhet të zbulojnë faktet e vërteta”, pohon autori i studimit, Paolo di Lazzaro, përcjell Daily Mail.

Shkencëtarët nga Universiteti në Oxford, Universiteti Arizona dhe Instituti zviceran për teknologji kanë vërtetuar që pëlhura daton nga periudha prej vitit 1260 deri 1390, por këto të dhëna i kanë hedhur poshtë për shkak të faktit që pëlhura në mesjetë ka pësuar në zjarr dhe e kanë arnuar.

Përveç kësaj, arkeologët izraelitë kanë gjetur qefinin e parë të njohur për varrim nga koha e kryqëzimit. Qefini i Jerusalemit ka thurje te dyanshme, ndërsa thurja e tërthortë në pëlhurën e Torinos është aplikuar 1000 vjet pas jetës së Krishtit.


Pëlhura e Torinos

Qefini i Torinos, apo siç e quajnë pëlhura e shenjtë është një prej relikteve më të njohura të krishtera, ndërsa paraqet një copë të materialit në të cilin mund të dallohet imazhi apo gjurma e trupit mashkullor. Emrin e ka marrë sipas katedrales San Giovanni Battista në Torino ku edhe ruhet. Pëlhura spekulohet që paraqet qefinin me të cilin është mbështjellë Jezusi pas vdekjes në kryq.

Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 29.12.11 12:11

Studimi: 40% e europianëve me sëmundje mendore

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Intelegjenca-truri

Rreth 40% e qytetarëve evropianë, të përkthyer në shifra mbi 165 milionë persona, vuajnë nga sëmundje mendore dhe neurologjike si: depresioni, ankthi pagjumësia dhe dobësia. Është ky përfundimi i një studimi shkencor i realizuar së fundi me fokus realitetin e shoqërisë evropiane.

Sipas studiuesve shoqëria evropiane po tronditet nga themelet teksa pjesëtarët e saj po preken nga sëmundje të rënda si pasojë e krizës morale e shpirtërore, por edhe asaj financiare që po tërheq si magnet njëra pas tjetrës vendet e Evropës e më gjerë.

Pjesëtarë të ekipit të studimeve duke iu referuar përfundimeve të studimit u shprehën se sëmundjet mendore po kthehen në një problem serioz për qytetarët e kontinentit të vjetër. Por akoma më shqetësues, sipas tyre, është fakti se nga numri total i personave të prekur vetëm 1/3 e tyre marrin mjekimet e nevojshme dhe kanë dëshirën për kurim.

Studimi në të cilin u përfshinë mbi 514 milionë persona u publikua nga European College of Neuropsychopharmacology

Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 29.12.11 12:23

Shkenca përparon aq sa të parashikojë edhe jetën

Tërësisht shkencë - Faqe 3 18360

Të gjithë fallxhorët dhe parashikuesit e tjerë të së ardhmes mund ta shohin veten shumë shpejt të papunë, pasi për të patur një parashikim të saktë do të mjaftojë që të shkosh tek mjeku.

Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos, kanë zhvilluar atë që e kanë quajtur pajisjen e “leximit të trurit”, e cila është në gjendje të lexojë historinë e shkuar, për të përcaktuar se si do të reagojë truri ynë në të ardhmen, ndaj emocioneve dhe situatave të papritura.

Pak a shumë, ajo që do të bëjë pajisja është e njëjtë me atë që bën një motor kërkimi si “Google”, i cili duke u nisur nga një fjalë kyç, nxjerr mundësitë më të shpeshta rreth kërkimit që po bëjmë.

Një studim paraprak u krye mbi një grup vullnetar duhapirësish, të cilëve iu kërkua që të përpiqeshin të hiqnin dorë nga duhanpirja. Përpara se të bënin këtë, ata panë një video rreth rreziqeve që shkakton cigarja dhe gjatë këtij procesi, truri i tyre u analizua nga një skaner.

Duke u bazuar në impulset dhe reagimet konjitive të trurit, pajisja parashikuese ishte në gjendje që të parashikonte me një saktësi të madhe se cili prej duhanpirësve do të arrinte që realisht të linte cigaren dhe cilët nuk do t’ia dilnin mbanë.

Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 30.12.11 10:46

Ja nje tjeter zbulim i madh shkencor i ketij fundviti

Shkencetaret publikuan nje tjeter zbulim i cili mund t’u shtohet zbulimeve te medha te ketij viti te shkences.

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Images

Studiues te Universitetit te Sauthemptonit ne Angli, zbuluan gjurme jete ne nje ambient, ku mendohej se nuk mund te mbijetonte asnje lloj krijese.

Nepermjet nje roboti, shkencetaret angleze arriten te marrin foto te krijesave qe jetojne ne thellesite e oqeaneve ne te ashtuquajturat “ererat hidrotermale”, ujera me perberje te larte acidi si pasoje e shperthimeve vullkanike nenujore.

Fotografite u moren ne Oqeanin Indian. Nga imazhet e marra, shkencetaret britanike mendojne se mund te kete lloje te panjohur per shkencen njerezore, studimi i organizmit te te cileve mund te jete me leverdi te madhe per njerezimin.

Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 06.01.12 14:27

Perendimi i trurit njerëzor fillon ne moshen 45 vjeç

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Images

Këtë thotë kërkimi klinik, që është publikuar nga autoritarja “British Medical Journal”

Mesi i ecurisë së jetës, në të vërtetë është fillimi i rrugës së perëndimit të trurit njerëzor, që e nis procesin e rënies së ngadaltë, duke nisur nga 45 vjeç dhe jo nga 60 siç ishte pohuar nga shumë studime shkencore. Shpejtimi i bujshëm me 15 vjet, përsa i takon humbjes së aftësive për të memorizuar objekte e fjalë, apo në lidhje me arsyetimin, është shkruar falë një kërkimi klinik, që është publikuar nga autoritarja “British Medical Journal”, që nuk lë dyshime mbi interpretimin.

Aktiviteti i arsyetimit dhe memories bien me 3,6% te meshkujt dhe te gratë nga 45 deri në 49 vjeç. Situata përkeqësohet me kalimin e viteve, kur rënia mbërrin në 9.6% te meshkujt mes 65 e 70 vjetëve, por ndalet në 7,4% për gratë në të njëjtën moshë.

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Thumbnail.php?file=truri_1_485493138

Kërkuesit e “University College” të Londrës kanë kryer teste në më shumë se 7 mijë persona (5.198 burra e 2.192 gra) në harkun e 10 vjetëve, duke marrë në pyetje vullnetarët me prova memorie, përvetësim të alfabetit dhe përsa i takon arsyetimit. Rezultati ishte se kufiri i moshës, në të cilën fillohet humbja e “mendjes” është faktikisht më afër në krahasim me atë që dihej më parë.

Në dritën e rezultateve të kërkimit, sipas ekspertëve anglezë, për momentin mund të veprohet vetëm mbi parandalimin dhe për të realizuar këtë, janë të nevojshëm studime të mëtejshme që “do të identifikojnë faktorët e rrezikut dhe funksionet konjunktive që dobësohen para kohe, për të bërë të mundur frenimin e këtij procesi”, pohon Archana Singh-Manoux e Qendrës së kërkimeve epidemiologjike në Francë, e cila ka udhëhequr ekipin anglez.


Tërësisht shkencë - Faqe 3 Truri

Rezultatet e studimit janë në fakt një apel për të jetuar duke ndjekur një stil jete të shëndetshëm që mbron sa më shumë të jetë e mundur funksionet e trurit.

Ky studim synon të theksojë rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve si obeziteti, hipertensioni apo niveli i lartë i kolesterolit, të cilat nuk dëmtojnë vetëm zemrën, por edhe trurin, duke u bërë shpesh aleatë të sëmundjeve të rënda mendore.

Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 10.01.12 10:47

Mizat, fajtore për vdekjen e miliona bletëve

Tërësisht shkencë - Faqe 3 10miza_1001121013_1

Për fenomenin e mistershëm të vdekjes së miliona bletëve, shkencëtarët pohojnë që shkaku është miza. Miza parazite zënë vend në shpinën e bletëve, i ndajnë nga kolonitë dhe i vrasin ngadalë, bën të ditur Daily Mail. Për herë të parë, para pesë vjetësh shkencëtarët amerikanë kishin vënë re që koloni të bletëve vdisnin, por nuk kishte shpjegim pse. Pak pas kësaj, vdekjen misterioze të bletëve e kanë raportuar edhe shkencëtarët evropianë dhe atë kryesisht në Evropën Perëndimore.

Në disa raste është raportuar edhe për zhdukjen e deri në 90 për qind të kolonive të bletëve. Zbulimi më i ri, sipas së cilit miza Apocephalus borealis sulmon bletët, duket si arsyeja më e pranueshme pse bletët vdesin në mënyrë masive. Insekti ulet apo aterron në shpinë të bletëve dhe bën vezët në abdomenin e saj, çka bën që bletët të fillojnë të sillen çuditshëm, respektivisht braktisin kolonitë e veta dhe vdesin.

Faktet më të reja dëshmojnë po ashtu që mizat sulmojnë bletët që bartin mjaltë. Deri para një kohe është menduar që ndotja në ajër është fajtore për zhdukjen e papritur të bletëve. Përmes testimeve po ashtu është treguar që edhe bletët edhe mizat kanë pasur infeksione me sëmundjen kërpurdhore Nosema ceranae.

‘Problemi i vetëm me këtë zbulim është që nuk mund të vërtetojmë se në cilin vend mizat i sulmojnë bletët dhe si e dinë cilat t’i zgjedhin. E vetmja gjë që dimë është që bletët nuk dinë që i kanë mizat mbi shpinë dhe që ato fshihen mirë”, ka thënë John Hafernik nga Universiteti i San Franciscos.

Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Shkencëtarët krijojnë pajisjen “e fshehjes” së përkohsh

Mesazh  LaNi 11.01.12 11:47

Shkencëtarët krijojnë pajisjen “e fshehjes” së përkohshme
Tërësisht shkencë - Faqe 3 11shkencetaret_1101121008_1

Shumica e racës njerëzore nuk kanë ndonjë problem për ta bërë kohën të zhduket – por shkencëtarët kanë zbërthyer një mënyrë shumë hi-tech për ta bërë saktësisht këtë.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje për “fshehje të përkohshme” që mund të fshehë ngjarjet nga pamja.

Demonstrimi “ka fshehur” ngjarjet për 40 të triliontat e sekondës – ose 40 pikosekonda -duke shpejtuar apo ngadalësuar pjesë të ndryshme të rrezes së dritës.

Pjesë të ndryshme të rrezes së dritës pastaj u bashkuan përsëri që vëzhguesit apo shikuesit të mos munden të kuptojnë se çfarë ka ndodhur gjatë kohës “së fshehur”.

Informata thjesht nuk është aty për t’u lexuar apo për t’u rikonstruktuar.

Deri tani teknika punon vetëm në periudhat prej 0.00012 të sekondës – kështu që policia me siguri mund të flejë e qetë, pasi që keqbërësit do të duhet të lëvizin shumë më shpejt se sa kanë mundur qeniet njerëzore ndonjëherë ‘për t’i fshehur’ veprimet e tyre.

Si alternativë, fraksionet “e fshehura” të sekondës mund të përdoren për komunikime ultra të sigurta.

Shkencëtarët mendojnë që teknika madje mund të kombinohet me përparimet e fundit në “fshehjen” optike – për të fshehur një ngjarje në hapësirë dhe në kohë.

Profesor Robert Boyd dhe dr. Zhimin Shi, nga Universiteti Rochester në New York, kanë recensuar studimin për gazetën dhe kanë thënë që “sikur ideja për pajisjen që e bën një objekt të duket i padukshëm nuk ishte mjaft konfuze, edhe tani hulumtuesit kanë demonstruar një sistem që mund të fshehë një ngjarje në kohë.

“Pasi që fshehja hapësinore dhe kohore veprojnë në dimensione të ndryshme fizike – hapësirë dhe kohë, respektivisht – nuk ka arsye fondamentale pse dy teknikat nuk mund të kombinohen ashtu që fshehja hapësinore - e përkohshme të ndizet dhe të fiket kurdo që dëshiron dikush.

‘Megjithatë, atë që e kanë demonstruar Fridman dhe të tjerët si pajisjen e parë të fshehjes së përkohshme njëdrejtimëshe tashmë mund të përdoret në disa aplikime, siç është rritja e sigurisë së komunikimit në sistemet me fije optike.

“Drejtimet e ardhshme mund të përfshijnë rritjen e kohës së fshehjes drejt mikrosekondave dhe milisekondave dhe të ndërtojnë një pajisje e cila mund të punojë njëkohësisht për dritën e rastësishme që vjen nga drejtime të ndryshme’.

Teorikisht, çdo gjë që ndodhë në atë boshllëk të imët do të jetë e padukshme dhe e pavërejtur, sepse nuk do të ekzistonte në perceptimin tonë të kohës.

Pajisja mund të përdoret për komunikime ultra të sigurta – ose, në një film fantastik, madje mund të kombinohet me një pajisje optike të padukshmërisë, duke fshehur shfrytëzuesin nga hapësira dhe koha, thanë hulumtuesit.

Efekti është arritur duke përdorur thjerrëza-kohe për ndarje që ndajnë dritën në “komponent” më të ngadalshëm dhe më të shpejtë – duke krijuar në këtë mënyrë një hapësirë të vogël të përkohshme.

Ndryshe nga pajisjet e tjera të fshehjes që punojnë duke e lakuar dritën rreth objekteve, kjo vepron duke e kompresuar dritën e cila kalon nëpër kabllon e fijeve optike me thjerrëz speciale e cila bën që disa të shpejtojnë dhe disa të ngadalësohen.



Kjo i bën valët të ndahen dhe një thjerrëz tjetër më tutje në kabllo pastaj e bën dritën që të bashkohet përsëri.

Rezultati është drita e cila del nga fundi i kabllos dhe që duket të jetë e pandryshuar çka do të thotë për hapësirën në mes thjerrëzave gjërat kanë apo kanë mundur të ndodhin – pa u vënë re që ka ndodhur kjo.

Profesori Moti Fridman, nga Cornell University në New York, dhe kolegët thanë që “vrima e kohës” në rrezen testuese fsheh ndodhinë e ngjarjes nga vëzhguesi.

“Kjo qasje është e bazuar në përshpejtimin e pjesës së përparme të rrezes së dritës dhe ngadalësimin e pjesës së pasme për të krijuar një vrimë apo zbrazësi të përkohshme të kontrolluar – brenda së cilës ndodhin ngjarjet – ashtu që rrezja nuk modifikohet në asnjë mënyrë nga ngjarja apo veprimi”, thanë ata.

“Rrezja pastaj merr përsëri formën e saj origjinale nga manipulimi i kundërt i dispersionit. Në përmbledhje ne kemi prezantuar demonstrimin e parë eksperimental të fshehjes së përkohshme që në mënyrë të suksesshme fsheh një ndodhi nga rrezja në fushën e kohës. Rezultatet tona paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën për të arritur një pajisje të fshehjes hapësinore-kohore”.

Fizikanët tashmë kanë gjetur mënyra për të bërë vello të padukshmërisë, duke ndërruar fushat elektromagnetike dhe manovruar dritën rreth vëllimit të hapësirës që në thelb, çdo gjë brenda kësaj hapësire të jetë e padukshme.

Hulumtuesit e profesorit Fridman ishin të aftë të çonin këtë ide një hap më tej dhe të fshehin me vello kohën.

Ata ndërtuan një pajisje që ka dy thjerrëza të quajtura modulator elektro-optik. Pastaj, ata dërguan një rreze të dritës përmes thjerrëzave. Thjerrëza e parë e kompreson dritën, ndërsa e dyta e dekompreson, duke lënë një zbrazëti apo vrimë, në kohën kur çdo ngjarje ka kaluar pa u vënë re.

Për syrin, drita që vjen nga thjerrëza kohore e dytë është dukur e pandërprerë, sikur nuk ka ndodhur asnjë shtrembërim.

Në esencë, në mes dy thjerrëzave ekziston një boshllëk hapësirë-kohë që fsheh çdo ndryshim që ndodh për një periudhë të shkurtër të kohës që nevojitet që drita të kalojë nëpër të dy thjerrëzat.

Nëse mesazhet e koduara mund të fshihen në një varg të këtyre fshehjeve, do të ishte shumë e vështirë për “t’i kapur”– duke i bërë ato shumë të sigurta për komunikime.

Në anën tjetër, nëse një interval apo vonesë e tillë kohore e fshehur mund të bëhet për të pulsuar ON dhe OFF do të mund të përdorej për “të kapur” të dhënat që kalojnë pa pasur ndonjë regjistrim të tyre fare.

Dhe nëse teknologjia mund të zgjerohet, në teori do të mund të ndaleshim në mes dy thjerrëzave dhe të bënim çfarëdo që të dëshironim dhe asnjëherë nuk do të regjistrohej në kohë – për pjesën tjetër të botës kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë.

Por hulumtuesit, zbulimi i të cilëve është raportuar në “Nature”, nuk presin që teknika të prodhojë një zbrazëtirë që zgjat më shumë se e 0.00012 e sekondës – që nuk është kohë e mjaftueshme për të bërë diçka që ia vlen të fshihet.

LaNi

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 11.01.12 11:53

Shkencëtarët sugjerojnë kalendar të ri pa vitin e brishtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 11kalendar1_1101121014_1

Shkencëtarët nga Universiteti Johns Hopkins në Maryland sugjerojnë përdorimin e kalendarit të ri, sipas së cilit secili vit do të ishte identik me të mëparshmin. Kalendari i ri do të nënkuptonte që mund të harrojmë vitin e brishtë dhe muajin me 28 ditë, por për shembull ditëlindja jonë do të ishte gjithmonë në ditën e njëjtë të javës.

Shkencëtarët sugjerojnë reformë të kalendarit të cilit i përmbahemi në 430 vjetët e fundit, qëkur papa Gregori 13 kishte themeluar kalendarin gregorian. Kalendari i ri parashikon që çdo vit të jetë i njëjtë me vitin e mëparshëm, ndërsa Krishtlindjet të jenë gjithmonë të dielën.

“Kalendari të cilin e propozoj unë nuk është as afër i saktë sa ai gregorian, por është shumë më i përshtatshëm”, ka thënë astrofizikani Richard Henry nga Universiteti Johns Hopkins.

Problemi me dizajnimin e kalendarit të ri është që viti është i gjatë 365.2422 ditë dhe lë një ekstra kohë e cila nuk përshtatet në ditën me kohëzgjatje prej 24 orësh. Pas një kohe në kalendar do të kishte zhvendosje të dukshme, dhe dikur do t’i kishim festuar Krishtlindjet në pranverë.

Kalendari gregorian e zgjidh këtë problem ashtu që dita shtesë në shkurt çdo katër vjet “përmirëson” shtesat kohore dhe i vë në rend.

“Është vërtet e jashtëzakonshme se si në mesjetë kanë bërë një kalendar i cili qe aq i saktë”, ka thënë Henry, megjithatë, ajo çka ai konsideron që nuk është e përshtatshme është se që çdo vit data e njëjtë është në ditë të ndryshme të javës.

Kalendari i ri, kalendari i përhershëm Hanke-Henry, ka marrë emrin sipas profesorit Henry dhe ekonomistit Steve Hanke i cili po ashtu avokon për kalendarin e përhershëm. Kalendari i ri i përhershëm ka renditjen prej dy muajsh nga 30 ditë, pastaj një me 31 ditë. Çdo gjashtë vjet do të kishte javë të brishtë në fund të dhjetorit, e cila do t’i kompensonte shtesat kohore tek ditët.

Arsyeja kryesore pse Henry dhe Hanke propozojnë kalendarin e ri është për shkak të energjisë që shpenzohet në krijimin e kalendarëve çdo vit, dhe për shkak që kërkohet përshtatje e vazhdueshme me kalendarin e ri.

Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 11.01.12 11:59

Garë për të krijuar elementin më të rëndë në univers

Tërësisht shkencë - Faqe 3 11univers_1101121005_1

Dy ekipe ndërkombëtare janë duke garuar për të krijuar elementin më të rëndë kimik në univers. Elementet super të rënda janë elementet në fund të tabelës periodike me numrin atomik (numri i protoneve) mbi 104. Elementi i mëhershëm më i rëndë kimik, përkohësisht i quajtur ununoctium, u “zbuluar në vitin 2002, dhe dy ekipet tani janë duke u përpjekur të prodhojnë elementet 119 dhe 120.

Jon Petter Omtvedt, profesor i kimisë nukleare në Universitetin e Oslos, është duke punuar me shkencëtarët nga Evropa Perëndimore, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, duke bërë eksperimentet në GSI Helmholtzzentrum für Schwerionenforschung në Gjermani. Ekipi tjetër përbëhet nga shkencëtarë amerikanë dhe rusë të cilët janë duke punuar në Institutin e Përbashkët për Hulumtim Nuklear në Dubna, Rusi. “Gara është e fortë,” tha Omtvedt. "Elementet super të rënda janë shumë jostabile dhe shumë vështirë për t’u krijuar. Është sikur të gjeni diçka të panjohur në hapësirë”.

Prodhimi i një atomi të vetëm të elementit të ri nuk është i mjaftueshëm për t’u kredituar që keni zbuluar element të ri Rezultatet duhen të përsëriten. “Askush nuk do të fitojë ndonjë njohje derisa ndonjë laborator tjetër nuk arrin për ta rikrijuar eksperimentin. Në rastin më të keq, mund të kalojnë disa dekada para se të verifikohet eksperimenti”, tha Omtvedt. Sa më i rëndë të jetë elementi super i rëndë, më gjatë nevojitet për t’u prodhuar, dhe më shkurt do të mbetet i paprekur. Një atom i elementit 106 mund të krijohej brenda një ore kur është zbuluar për herë të parë, dhe ai atom të shpërbëhet në elemente më të lehta në 20 sekonda. Një atom i elementit 118 mund të krijohet për një muaj, dhe gjysma e jetës së tij (koha para se gjysma e tij të shpërbëhet) ishte mezi 1.8 milisekonda.

Para dy javësh, fizikani nuklear në Oak Ridge National Laboratory ka krijuar 20 mg të elementit me radioaktivet të lartë, berkelium. Secili ekip konkurrent për të krijuar elementin 119 i janë dhënë 10 mg berkelium. Ata do të bombardojnë një pjatë metalike të lidhur me atomet e berkeliumit me një rreze të atomeve të titanit. Ekipet janë duke punuar në një orar të ngjeshur. Gjysma e jetës së berkeliumit është vetëm 320 ditë, dhe pasi që të kalojnë 320 ditë, gjysma e mostrës së tyre do të dekompozohet në elemente tjera. “Është shumë e vështirë për të krijuar rreze intensive të titanit. Për ta realizuar këtë gjë, ne kemi të fshehtat që nuk do t’i ndajmë me të tjerët”, tha Omtvedt.

Rregulla kryesore për të krijuar atome super të rënda është e thjeshtë: përplasni atomet e një elementi në ato të një tjetri dhe protonet e tyre do të shtohen për të krijuar element të ri. 22 protonet e titanit do t’i bashkohen 97 të berkeliumit për të krijuar një atom me 119 protone, një atom të elementit 119. Megjithatë, shumicën e kohës, atomet do të ndeshen dhe shpartallohen ose pjesërisht ta shkatërrojnë njëri-tjetrin. Por rrallë, “më pak se njëherë në muaj,” protonet do të ndeshen për të krijuar një atom të tërë. Detektimi i një ngjarje të rrallë të tillë është sfidë. “Duhesh ta detektosh këtë atom në një pjatë metali ku më shumë se 100.000 ngjarje të shumta janë duke ndodhur çdo sekondë”, tha Omtvedt. Mënyra e vetme për të detektuar atomin e ri është për të vëzhguar rrezatimin radioaktiv që e emeton kur ai shkatërrohet. Nuk do të ketë dëshmi për elementin e ri derisa ai të ketë shkuar.

“Ne jemi duke punuar në skajet e asaj që është e mundshme në pikëpamjen eksperimentale”, tha Omtvedt. Për të studiuar element më të rënda, ne duhet të përdorim teknologjinë e tanishme deri në maksimum, madje edhe më shumë”.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Shkencëtarët japin alarmin!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 14.01.12 15:53

Dëshmi për ndryshimin e poleve magnetike të Tokës.

Tërësisht shkencë - Faqe 3 A-Magnetuda-1

Tërësisht shkencë - Faqe 3 A-Magnetuda-2-300x139

Another graph with possible outcomes :

Tërësisht shkencë - Faqe 3 A-Magnetuda-3-291x300

5.0-5.9 quakes increasing at an alarm frequency (Average Annually=1300):
Years: 2000 | 2001 | 2002 | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011
Magnitude
5.0 to 5.9: 1344 | 1224 | 1201 | 1203 | 1515 | 1693 | 1712 | 2074 | 1768 | 1896 | 2009 | 2268 !!
source: [earthquake.usgs.gov]

Nga Instituti Britanik i Kërkimeve Gjeologjike (Këshilli Kërkimor i Natyrës dhe Mjedisit)
Një ndryshim i madh magnetik ndodhet në proces!
Anomalia në Atlantikun Jugor (SAA) është bërë e njohur dhe alarmante pasi zmadhohet dhe shpërndahet për në perëndim pranë Afrikës së Jugut, ku fusha magnetike e brendshme e tokës, dobësohet me ritme të shpejta në këtë rajon. Kjo mund të përbëjë dëshminë e një stadi fillestar, për ndryshimin fushës magnetike për në drejtim të kundërt të brendësisë së saj në tokë. Nuk njohim detaje rreth asaj që ndodh gjatë aktivitetit të kundërt, përfshirë edhe ato analoge të cilat u regjistruan në fushën magnetike dhe kohës që të kundërtës i nevojitet të plotësoj procsin.
Por, këto faktor janë shumë të rëndësishëm, për të njohur se ku mund të rritet rreziku i rrezatimit dhe si atmosfera mund të reagojë apo të përgjigjet.



Fusha magnetike e tokës, në të shkuarën ka ekzistuar shumë lartë, poshtë dhe me shumë kthime (e kundërta). E kundërta e fundit, ndodhi rreth 800,000 vjet më parë. Kështu, është e njohur dhe dihet se toka është në gjendje të krijojë nga e para fushën magnetike të saj, ashtu siç ka vepruar gjatë prehistorisë së njerëzimit. Duke konceptuar zhvillimin e SAA-s, mund të jetë e mundur si pasoj konceptimi i procedurës të së kundërtës, e cila është shumë e rëndësishme si dhe ndikimi i saj në jetë, natyrë dhe në mjedis.
Janë vërtetuar raporte rreth “transferimit të poleve” kundrejt Siberisë, të përshpejtuara. Ndërsa rajone më të nxehta gjeografike janë transferuar në veri perëndim.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Ushtari i krishtit 14.01.12 18:55

ne rast se pesojn ndryshime polet magnetike te tokes do ket pasoja katastrofike per kafshet per zingjirin ushqimor
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 14.01.12 21:04

varet si e cileson. une per vete se quaj te vertete cdo te dhene shkencore qe transmetohet. Kjo me teper po merr karakterin e nje plani te mirpergatitur per te ashtuqajturin "fund i botes".
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty varet

Mesazh  Ushtari i krishtit 15.01.12 20:12

Meridiani 0 (zero) shkruajti:varet si e cileson. une per vete se quaj te vertete cdo te dhene shkencore qe transmetohet. Kjo me teper po merr karakterin e nje plani te mirpergatitur per te ashtuqajturin "fund i botes".
kemi kohe te rikuperojme edhe te korrigjojme gabimet para se te jete teper vone por ne rast se flejme gjume do ta paguajme shtrenjte sepse nuk behet shaka me natyren
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Bebet me tre prindër biologjik mund të bëhet realitet

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 21.01.12 13:34

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Ivf_1671864c-300x187

Bebet që kanë tre prindër biologjik mund të bëhet realitet brenda tre vitesh duke përdorur teknikat e IVF që mundëson futjen e ADN-së së një personi të tjerë. Kërkuesit kanë arritur të sigurojnë një fond prej 6 milion paund për të bërë kërkimet që të evitohen ndikime në formë çrregullimesh tek zemra, muskujt apo truri i bebes.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Shpërthime të fuqishme diellore

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 21.01.12 13:39

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Shperthim-diellor


Ashtu sic kishte paralajmëruar NASA gjashtë vite më parë, 2012-ta parashikohet një vit tejet aktiv për Diellin.

Në fakt, agjencia amerikane e hapësirës, ka kapur shpërthime të fuqishme në sipërfaqen e yllit të sistemit tonë. Shpërthimi, i quajtur “shpërthimi 1401” zgjati rreth 1 orë. Po ashtu një tjetër aktivitet u regjistrua po ditën e enjte, për pasojë një “re diellore” e klasit M3, e konsideruar si një stuhi gjeomagnetike tepër e fortë që sjell çrregullime në telekomunikim, u clirua në hapësirë, drejt Tokës e Venusit.

Në gjuhën e astronomisë, A, B, C, M dhe X janë shkallët e vlerësimit të një stuhie diellore, A konsiderohet më e dobeta dhe X më e fuqishmja sipas densitetit, e ndjekur nga një numër nga 1 deri në 9, gjithmonë nga më e dobeta drejt më të fuqishmes. (2 sa dyfish i 1, 3 sa trefishi i 1…).

“Stuhia elektromagnetike” pritet të mbërrijë në Tokë gjatë fundjavës, dhe më shumë probleme, sipas NASA-s, do të hasin satelitët, komunikimet satelitore, ato elektronike e elektrike.
Nga top-channel
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 23.01.12 13:19

Studimi, truri yne nuk “e shet” dot shpirtin

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Images
Shkencëtarët konfirmojnë se truri arrin të mbajë vlerat tona të shenjta, larg analizave kosto-perfitim

Gjithmonë do të kemi diçka që e mbajmë shtrënguar brenda nesh dhe nga e cila s’jemi të gatshëm të heqim dorë për asnjë arsye në botë. Janë vlerat personale, kodi ynë etik, bindjet tona dhe identiteti kombëtar. Sipas disa studimeve të fundit, këto informacione ndjekin një proces konjuktiv të ndryshëm nga të gjithë të tjerët, që i përthithim dhe i shkëmbejmë me të tjerët.
Me fjalë të tjera, truri ynë trajton atë lloj “zone të së shenjtës” në mënyrë të dalluar nga pjesa tjetër e memories. E kanë zbuluar ekspertët e “neuroimaging” të Emory University të Atlantas në SHBA. Vlerat e shenjta, siç thonë ekspertët, aktivizojnë një zonë të veçantë të trurit, që lidhet me rregullat bazë të jetës, me seleksionimin mes të drejtës e të gabuarës, por kurrë s’prekin ndonjë nga zonat e destinuara për analizat kosto-përfitim, që na bëjnë të reflektojmë mbi mundësinë apo jo për të marrë një vendim. Nuk duhet të ketë asnjë çmim për të detyruar njerëzit të kenë një opinion të ndryshëm mbi pozicione të caktuara.
Kërkimi është financuar nga “Us Office of Naval Research”, nga “Air Forc Office of Scientific Research” dhe nga “National Science Foundation”, ndërkohë që e tërë puna është udhëhequr nga profesor Gregory Berns, drejtor i “Center for NeuroPolicy” në Emory Universiy. “Donim të përpunonim një metodë për të zbuluar sesi njerëzit marrin vendimet, të cilat përfshijnë vlerat e shenjta, për të kuptuar më mirë se çfarë ndikon në sjelljen njerëzore të personave të vendeve e kulturave të ndryshme – ka deklaruar Berns -. Vumë re se vlerat kulturore themelore janë të përfaqësuara në tru”. Në studim, kërkuesit përdorën rezonancën magnetike funksionale, instrument që ka lejuar konfrontimin e reagimit të personave përballë pyetjes mbi jetën mondane, apo për apekte më të thella të jetës.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 01.02.12 10:30

Instinkti mashkullor - fajtor për luftërat në botë dhe për huliganizmin

Tërësisht shkencë - Faqe 3 31instinkti_3101122140_1

Instinkti mashkullor është fajtor për konfliktet më të mëdha në botë, që prej huliganizmit në futboll, pastaj konflikteve fetare, e deri tek luftërat botërore, pohojnë shkencëtarët kalifornianë.

Instinkti i “luftëtarit mashkullor” tregon që meshkujt janë të programuar që të jenë agresivë ndaj secilit që e shohin si kërcënim, thuhet në studim. Deri tek rezultatet kanë ardhur duke shqyrtuar një sasi të madhe të literaturës akademike për temat e konflikteve dhe natyrën njerëzore.

Në kuptim të evolucionit, instinkti i dhunës i ka ndihmuar njeriut që të vendosë statusin e vet dhe të ketë më shumë qasje tek femrat, por në kohërat moderne ky instinkt reflektohet në luftëra botërore. Hulumtuesit pohojnë që, në kundërshtim me këtë, femrat kanë prirje për zgjidhjen e konflikteve për të mbrojtur fëmijët e tyre.

Studimi i ri pohon që në secilën kulturë, përgjatë historisë, meshkujt ishin më të prirë për të bërë luftëra dhe për dhunë se femrat. Sipas pohimeve të reja, meshkujt kanë më shumë pritje nga identiteti kolektiv se femrat.

“Zgjidhja e konflikteve duket e paarritshme, që do të thotë që ekziston një prirje e caktuar nga sjellja konfliktuoze. Shqyrtimi që i kemi bërë ne literaturës akademike sugjeron që ekziston tendenca e mendjes njerëzore për të filluar konflikt”, tha shefi i grupit akademik, i cili është marrë me hulumtimin, profesori Mark van Vugt, përcjell Telegraphi.

Profesori Van Vugt ka shtuar që sjellje e ngjashme ekziston edhe tek shimpanzeja dhe që meshkujt në mënyrë të vazhdueshme i mbikëqyrin kufijtë e territorit të tyre.

Shkencëtarët pohojnë që ekzistojnë disa dëshmi historike të cilat ndërlidhin instinktin seksual me konfliktet, si p.sh. Xhingis-Kani, për të cilin pohohet që ka 16 milionë pasardhës direkt. Për Vikingët po ashtu besohet që kanë lënë një gjurmë tejet të madhe gjenetike për shkak të instinktit të tyre për pushtimin e grupeve të tjera fisnore.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.02.12 15:08

Ushtria amerikane ka krijuar plumba të dirigjuar

Tërësisht shkencë - Faqe 3 F1_07plumba-dirigjuar-jpg1328645420

Sandia National Laboratories (SNL), degë e kompanisë amerikane për zhvillim të teknologjive ushtarake, Lockheed Martin, ka zhvilluar atë që e ka quajtur “plumb të mençur” (smart bullet). Ai në majën e tij ka senzorin i cili i mundëson që të përcjellë laserin për shenjim të cakut dhe në këtë mënyrë ta godasë apo qëllojë atë pa marrë parasysh se a është shkrepur në mënyrë precize drejt tij apo jo.

Përveç kësaj, plumbat e mençur kanë edhe senzorë shtesë përmes të cilëve trajektoren e tyre mund t’ia përshtatin terrenit (navigimi mes ndërtesave?) edhe deri 30 herë në sekondë. Plumbat fluturojnë me shpejtësi të zërit dhe kanë diametër deri 2 kilometra.

Hulumtimi është rezultat i investimit prej 12,3 milionë dollarëve të cilin Lockheed Martin e ka marrë në vitin 2008 nga Agjencia për hulumtimin e teknologjive të avancuara mbrojtëse (DARPA). Në foto shihet plumbi duke shkuar drejt cakut me trajektore të ndryshueshme.

Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 09.02.12 11:12

Shkencëtarët gjetën gjallesën më të vjetër!

Tërësisht shkencë - Faqe 3 425754_370907882920639_141388129205950_1603753_1501001486_n

Shkencëtarët kanë gjetur organizmin më të vjetër të gjallë në botë, dhe zbuluan se në tokë ai ka mbijetuar për më se 200,000 vite ndërsa ai vazhdon të jetoj ende.
Bëhet fjalë për një formë të barit gjigant në fundin e Detit Mesdhetar. Shkencëtarët Australian kanë mbaruar një DNA sekuencë të ekzemplarëve të barit gjigant, Posidonia oceanic, e cila shtrihet në mbi 40 “fusha” nëntokësore nga Spanja e deri te Qipro, shkruan Telegraph.

Analiza e DNA-së është publikuar në zhurnalin Plus ONE dhe zbuloi se disa nga ekzemplarët e barit ishin të vjetër edhe deri në 200,000 vite. Deri tani mendohej se një bimë në Tasmani ishte organizmi më i vjetër i gjallë me 43,000 vite jetë.

Profesori Carlos Duarte nga Universiteti i Australisë Perëndimore, theksoi se çelësi i jetëgjatësisë së këtij bari deti është mundësia e tij për riprodhim me rrugë aseksuale, respektivisht me klonim. Ai shtoi se ani pse barërat detar janë organizmat më të qëndrueshëm në planet, numri i tyre ka filluar të bie, për shkak të zhvillimit global dhe ngrohjes globale.

“Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë me këtë tempo, përfundimi për këtë lloj të bimës do të jetë i keq”, përfundoi Duarte. Si një nga arsyet ai ceku edhe atë më realin – ato nuk kanë mundësinë që vetvetiu të zhvendosen dhe të gjejnë ndonjë zonë më mikpritëse të Mediteranit.

Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 16.02.12 9:23

Studimi i ri: Darwini kishte të drejtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Darvinishkencetar

Charles Darwin, hartuesi i teorisë së evolucionit, e cila edhe sot vazhdon të përçajë studiuesit, kishte të drejtë rreth faktit që jeta në Tokë nuk ka nisur në ujë, por në tokë.

Të paktën kështu argumentohet nga një studim i publikuar në “National Academy of Science”, pasi disa kërkues realizuan disa prova mbi përbërësit kimikë të disa prej shkëmbinjve më të vjetër të planetit.

Profesori Armen Mulkidjanian dhe kolegët e tij, pas analizave disa mujore, arritën në përfundimin se oqeani dhe mjediset e tjera ujore nuk kanë balancën e duhur të përbërësve që favorizojnë krijimin e jetës.

Për herë të parë, një pretendim i tillë është ngritur nga “babai i evolucionit”, Darwin, në shekullin XIX.

Megjithatë, teoria e tij, e shumëkritikuar nga kisha dhe teoria e Mulkidjanian, kanë gjetur kundërshtarë të fortë në sferat e larta shkencore.

Disa studiues të tjerë vunë në dukje se në kohën kur referohet studimi, 3,8 miliardë vjet më parë, Toka ishte e bombarduar nga meteorë, prandaj do të kishte qenë e pamundur që gjallesat të mbijetonin në sipërfaqe dhe jo në thellësi të ujit.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Vidhen kode sekrete të NASA-s, jepet alarmi

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 05.03.12 12:19

Tërësisht shkencë - Faqe 3 NASA

Kodet dhe algoritmet që përdoreshin për të kontrolluar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (International Space Station) përmbante një laptop, i cili u vodh vitin e kaluar.
Më saktë, Inspektori i Përgjithshëm i NASA-s, Paul Martin, deklaroi para një komisioni të Kongresit se…
vjedhja e notebook të pakoduar, në muajin mars 2011 rezultoi në humbjen e algoritmeve që përdoreshin për të dërguar urdhëratë e për të kontrolluar ISS.
Që nga prilli i viti 2009, deri në prillin e 2011-ës, nga NASA janë vjedhur 48 kompjuterë, laptop dhe notebook.
Shumë pre tyre, kishin të arshivuara të dhëna shumë të rëndësishme, si p.sh; kodet e sigurisë sociale të punonjësve dhe shumë sekrete të vetë NASA-s.
Njëkohësisht, Inspektori Martin, bëri të ditur se në vitin 2010 dhe 2011, NASA u sulmua nga mijëra hakera (gjatë kësaj periudhe u regjistruan 5,408 raste sulmesh të jashtë ligjshme, të cilat infektonin me viruse rrjetin e NASA-s).
Software-t famëkeqe të instaluara gjatë këtyre dy viteve në rrjetin e NASA-s, i kanë kushtuar asaj më shumëse 8 milionë dollarë.
A. observer


Edituar për herë të fundit nga Meridiani 0 (zero) në 05.03.12 17:59, edituar 1 herë gjithsej
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë - Faqe 3 Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi