EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Strukturat transparente qe shihen nga ajri

Shko poshtë

Strukturat transparente qe shihen nga ajri Empty Strukturat transparente qe shihen nga ajri

Mesazh  Fikrro 16.09.11 19:56

Strukturat transparente shihen nga ajri, por jo nga toka

Strukturat transparente qe shihen nga ajri Strukt10

Ato shtrihen nga Siria në Arabinë Saudite, mund të shihen nga ajri por jo nga toka dhe janë pothuajse të panjohura për publikun.

Ato janë versioni i Lindjes së Mesme i Nazca Lines të cilat sipas disa gjurmëve janë të shpërndara në shkretëtirë në jug të Perusë dhe tani falë teknologjive të reja satelitore dhe një programi ajror të fotografisë në Jordani, kanë arritur të zbulohen nga hulumtuesit gjurmë të tilla më shumë se ndonjëherë tjetër, duke shkuar me mijëra.

Sipas arkeologëve këto struktura guri në formë rrethi kanë pamje të ndryshme me shenja ndryshe njëra nga tjetra brenda vetes.

Studiuesit thonë se ato i përkasin antikitetit të paktën 2000 vjet më parë, transmeton NOA njoftimet.

Ato shpesh janë gjetur në vendet ku ka kaluar llavë dhe arrijnë nga 25 metra në 70 metra.

"Në Jordani vetëm ne kemi marrë gur për të ndërtuar struktura, por janë shumë larg po të krahasosh me numrin e Nazca Lines, janë shumë më të dendura dhe më të vjetra", shprehet David Kennedy, profesor i historisë klasike dhe historisë së lashtë në universitetin Western, Australia.

Kërkimet e reja të Kennedy-t, të cilat do të botohen në "Journal of Archaeological Science", tregojnë se këto "rrota" janë pjesë e një panorame të krijuar prej guri.

Këtu përfshihen strukturat e gurit të cilat përdoren për të vrarë kafshët, gure të përdorura për varre, për ndërtimin e mureve, struktura misterioze në formë gjarpërore, por që deri më tani nuk kanë pasur përdorim praktik

Studimet e ekipit të tij janë pjesë e një projekti afatgjatë për zbulimet ajrore të cilat janë përqendruar në kërkimet në vende në Jordani.

Deri më tani Kennedy dhe kolegët e tij thuhet se strukturat misterioze janë përdorur për shërbime të ndryshme dhe për të mbajtur objekte të caktuara.

Fusha kryesore e studimit të Kennedy-t ishte arkeologjia romake por u mahnit nga këto struktura kur si student lexoi shënimet e Forcave Ajrore të Mbretërisë të cilët kishin fluturuar mbi to që në vitet 1920, duke i rënë përreth Jordanisë dhe duke u habitur nga pamja e rrallë që shihet vetëm nga ajri.

Sipas tij askush nuk mund ti shpëtojë mahnitjes nga kjo pamje.

Në të vërtetë në vitin 1927 RAF Flight Lt. Percy Maitland publikoi disa detaje në gazetën Antiquity.

Ai raportoi se kishte ndeshur me vendin llavë, dhe se strukturat njiheshin si vepër e njerëzve të vjetër.

Kennedy dhe skuadra e tij kanë studiuar strukturat duke përdorur fotografi ajrore dhe përmes Google Earth, pasi nga toka është vështirë për tu studiuar.

"Në se je afër tyre nuk i shikon por në një largësi mbi 500 metra mund ti shikosh dhe ti studiosh. Dizenjuesit e tyre kanë bërë një punë perfekte me to, pasi janë ndërtime origjinale dhe unike, pasi njerëzit mund të ecin sipër tyre, pa i parë dhe pa i kuptuar format mbi të cilat kanë ecur", u shpreh Kennedy.

Për çfarë përdoreshin strukturat?

Deri më tani asnjëra prej "rrotave" nuk është zbuluar, gjë që e bën krijimin e tyre dhe funksionin e tyre edhe më të vështirë.

Arkeologët i kanë studiuar para kohës së Google Earth, hodhën idenë se mund të ishin mbetje të shtëpive apo të varrezave, por sipas Kennedy-t këto shpjegime nuk bindin.

"Duket se ka pasur një vazhdimësi kulturore në këtë zonë, përderisa njerëzit e kanë ndjerë të nevojshme ndërtimin e strukturave të tilla. Disa nga strukturat janë gjetur bashkë ndërsa disa të tjera më të veçuara. Në një vend në Azraq Oasis, qindra prej tyre mund të gjenden të grupuara. Disa prej tyre janë më të mira dhe më të lehta për tu shquar", shpjegon Kennedy.

Në Arabinë Saudite, skuadra e Kennedy-t ka gjetur lloje të ndryshme të "rrotave" krejt të ndryshme disa janë me kënde dhe nuk janë rrethore, ndërsa të tjera vijnë në formë Dielli dhe janë të vendosura në Lindjen e Mesme.

Ato në Jordani dhe Siri duket se nuk kanë lidhje me fenomene astronomike.

Ndërkaq strukturat nuk janë gjetur njëra pas tjetrës dhe nuk kanë qenë të bashkuara, por kanë pasur vendosje të çuditsh,e

Në Arabi Saudite disa nga strukturat duket nga aeroplani sikur janë të lidhura me varre të lashtë.

Ndërkaq strukturat duken aq antike sa që mund të klasifikohen si prehistorike duke mos mundur të jepet një datë e saktë për to.

Sipas studiuesve strukturat mund të datojnë rreth 900 vjet më parë gjë që vërteton lashtësinë e tyre.

Amelia Sparavigna, një Profesore fizike në Torino të Italisë tha për Live Science se strukturat mund të jenë të një kategorie si Nazca Lines.

"Nëse do arrimë të gjejmë origjinën e Nazca Lines, atëherë mund të gjejmë edhe atë të strukturave, ndërsa funksioni i tyre duket të jetë po aq enigmatik sa vizatimet në shkretëtirën e Nazca-s. Ndoshta strukturat kanë lidhje me vendet e adhurimit dhe kultet, apo me ngjarje astronomike apo ndoshta me vetë stinës, por pavarësisht se dizenjua e tyre është e ndryshme funksioni mund të jetë i njëjtë", shpjegon ajo në e-mailin e saj.

Për Kennedy-n kuptimi i tyre mbetet i mistershëm dhe pyetja që ai bën është, "Çfarë qëllimi kanë?"
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi