EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sterilizimi i dhunshëm i grave

Shko poshtë

Sterilizimi i dhunshëm i grave Empty Sterilizimi i dhunshëm i grave

Mesazh  gjilanasi 09.10.12 0:46

Në Uzbekistan, gratë sterilizohen dhunshëm

Sterilizimi i dhunshëm i grave 578646_332790356785892_121434011254862_907412_148985476_n



Në një raport të rrjetit BBC janë prezantuar indikacionet se autoritetet shtetërore në Uzbekistan aplikojnë një program të fshehtë të sterilizimit pavullnetshme të grave, me qëllim të ngadalësimit të rritjes së shpejtë të popullsisë. Mjekëve, siç thuhet në raport, gjoja u caktohet kuota mujore, kurse sterilizimi zakonisht bëhet pa dijeninë e pacienteve. Autoritetet uzbeke, natyrisht, mohojnë ekzistimin e një programi të tillë.

Gazetares së BBC-së, Natalia Anteleva, e cila zbuloi këtë histori, i është e ndaluar hyrja në Uzbekistan, por ajo sërish ia doli të intervistojë disa gra dhe mjekët të cilët kanë ikur në Kazakistan, ndërsa me dëshmitarët e tjerë ka komunikuar me telefon dhe përmes postës elektronike.

Disa gra vetë pajtohen që t’i nënshtrohen sterilizimit, por në raste të tjera kjo ndodh pa pëlqimin e tyre dhe shpesh pa dijeninë e tyre. Procedura zakonisht kryhet menjëherë pas një femër lind. Gazetarja Anteleva tha se numri i grave sterilizuar mund të arrijë në dhjetëra mijëra, kurse mjekët vetë i kanë konfirmuar asaj se nga qeveria marrin “kuotat e caktuara mujore” që duhet t’i përmbushin, respektivisht numrin e grave që duhet të sterilizojnë.

Uzbekistani gjatë gjithë historisë së vetë shpesh herë ka qenë në shënjestër të kritikave, për shkak të shkeljeve të shpeshta të të drejtave elementare të njeriut, kurse autoritetet shpesh janë shërbyer me të gjitha mjetet e ligjshme dhe të paligjshme për të arritur qëllimin. Autoritetet përdornin torturën fizike, persekutimet fetare dhe arrestimet politike. Sipas disa pretendimeve, sterilizimi i detyruar në Uzbekistan është aplikuar që në fillim të viteve 1990.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi