Nderhyrja turke
+9
Gjinkalla,
Dimitrov Xhunga
ILIRA
Estilen
Valtoni
Cimi Elezi
Tanki
Venera1
Uliks
13 posters
Faqja 1 e 1
Nderhyrja turke
Ministri Turk i arsimit Omer Dinqer,kerkon ndryshimin e teksteve shkollore te historis ne Kosov.Aty ku perdoren fjal fyese per shtetin dhe popullin e Turqis.Ministri Ram Buja tha se esht formuar nje komision i veqant per ket qeshtje i cili ka shkuar edhe vet ne Turqi, per te verifikuar fakte historike dhe per te ber ndryshime te caktuara ne librat e historis.Ai deklaroi se librat e rinj do jen te gatshem vitin e ardhshem
Edituar për herë të fundit nga uliks në 31.08.11 22:24, edituar 2 herë gjithsej
Uliks- 36
Re: Nderhyrja turke
Shyqyr qe nuk nderhyjne edhe ne Shqiperi, sepse Kosova i mirepret turqit perderisa feja myslimane dominon familjet kosovare. Ne shqipetaret e Shqiperise nuk besoj se do ta marrim parasysh nderhyrjen e turqve ne histori. Ata veprojne per interesat e tyre historike, s'jane per te miren e popullit tone.
Venera1- 17
A Eshte e Nevojshme Nderhyrja
Pa tjeter qe ato tekste shkollore duhet te ndryshohen sepse jan te gjitha te paverteta dhe te sajuara ne imagjinatat , legjendat , dhe mitet e disa shkrimtareve te njohur shqipetar siq jan " Marin Barleti " " Pjeter Bogdani " e " Gjon Buzuku " etj .Keto Trillime e imagjinata te ketyre shkrimtareve jan shenuar ne ditarin e tyre dhe pastaj nga arkivat e gjetura kohe me par kan kaluar ne librat shkollore .
Tanki- Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.
46
Re: Nderhyrja turke
ne Shqiperi ka ndryshuar disi historia e epokes se komunizmit. Historianet demokrate, kane permendur vetem te keqijat e komunizmit duke i humbur vlerat dhe te mirat qe ka bere komunizmi per ta pastruar kete vend nga fashistet, kane lene pa permendur patriotizmin e madh te kesaj epoke, fuqine si shtet, filozofine ateiste etj.cimi elezi shkruajti:Pse ne Shqiperi nuk ka ndryshuar historia?
Venera1- 17
Re: Nderhyrja turke
Venera1 shkruajti:ne Shqiperi ka ndryshuar disi historia e epokes se komunizmit. Historianet demokrate, kane permendur vetem te keqijat e komunizmit duke i humbur vlerat dhe te mirat qe ka bere komunizmi per ta pastruar kete vend nga fashistet, kane lene pa permendur patriotizmin e madh te kesaj epoke, fuqine si shtet, filozofine ateiste etj.cimi elezi shkruajti:Pse ne Shqiperi nuk ka ndryshuar historia?
Cilat i konsideron ti te mira nga regjimi komunist.
Valtoni- Dija eshte Pushtet!
39
Sulltani ne vend te Skenderbeut..?
Sulltani ne vend te Skenderbeut..?
kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan
me ish-kryeministrin shqiptar, Fatos Nano,
gjatë vizitës së Erdogan në Tiranë, 12 shkurt 2005
Në një simpozium ndërkombëtar kushtuar historisë së Perandorisë Osmane që u zhvillua në Turqi në shtator 2010, ishte bërë thirrje për “ribërjen” e historisë së periudhës osmane. Rreth 70 ekspertë të periudhës së Perandorisë Osmane, 30 prej të cilëve të huaj, merrnin pjesë në simpoziumin që po mbahej në qytetin turk Bilexhik. Shumica e shkencëtarëve pjesmarrës në simpozium mendonin se historianët perëndimorë janë të njëanshëm dhe shprehin mendime të gabuara lidhur me historinë e Perandorisë Osmane.
Rektori i Universitetit të Bilexhikut, prof. dr. Azmi Jozxhan, deklaronte se njëra nga dobësitë kryesore është se historia osmane deri tani është shkruar nga të huajt. “Sipas kuptimit të tyre tradicional, turqit janë përshkruar si kolonizues të ashpër dhe pushtues, të cilët kanë shkaktuar gjakderdhje”, deklaroi Jozxhan duke shtuar se ”hulumtimet tregojnë se këto pohime nuk i përgjigjen të vërtetës. Duke grumbulluar në një vend shkencëtarë nga disa shtete, ne dëshirojmë të bëjmë hapat e parë në ndryshimin e historisë osmane, nëse kemi mundësi për këtë”.
Duke nisur që nga Shqipëria dhe më pas Kosova. Por nëse kërkesa e autoriteteve turke ndaj qeverisë së Kosovës për ribërjen e historisë daton vitin 2010, kur kjo kërkesë iu parashtrua ish-ministrit të Arsimit të Kosovës Enver Hoxhaj, në Tiranë kërkesat kanë qenë të rangut më të lartë.
Dy herë brenda tre viteve, kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u kërkoi zytarisht autoriteteve shqiptare që të rishikonin tekstet e historisë, për periudhën otomane, duke hequr ato që gjoja fyenin popullin turk dhe madje duke riparë rolin e Skënderbeut. Dhe ky i fundit ishte “kurbani” i vizitës së kryeministrit turk në selinë e qeverisë shqiptare mëse 6 vite më parë.
Një ish-zyrtar i selisë së qeverisë Nano në atë kohë tregon se çfarë poshtërimi u bë në selinë e Ekzekutivit të një shteti sovran. Para se kryeministri Nano të priste në takim zyrtar homologun e tij Erdogan, në 12 shkurt 2005, gjatë vizitës në selinë e qeverisë, nga zyra u hoq një statujë e vogël e Skënderbeut. “Ishte një zyrë e re që ishte bërë me oxhak dhe sipër tij ishte statuja e vogël, që u hoq përpara se kryeministrat të takoheshin”-kujton ish-zyrtari i administratës në shkurt 2005.
Ky do të ishte vetëm fillimi. Pak ditë më vonë, agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, do të zbardhte bisedimet e mbajtura sekret mes dy kryeministrave, duke u shprehur se kryeministri turk Erdogan kishte kërkuar nga autoritetet shqiptare korrektësi historike, duke bërë thirrje për rishikimin e teksteve të historisë.
Erdogan, sipas agjencisë “Anadolu” i kërkoi homologut shqiptar ngritjen e një komisioni ekspertësh dypalesh për rishikimin e teksteve të historisë dhe që “informacioni mbi marrëdhëniet Turqi-Shqipëri duhet të reflektohet korrektësisht në librat shqiptarë të historisë”. Këto detaje të bisedimeve u fshehën nga qeveria e Nanos, siç kishte ndodhur edhe me kërkesat e qeverisë greke për tekstet e historisë që përshkruanin pushtimin dhe masakrat e andartëve grekë në jug të vendit.
Kërkesa e zyrtare e kryeministrit turk për rishikimin e historise i kishte si referim periudhë kohore kur heroi kombëtar I Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skenderbeu, për gati një çerek shekulli përballoi sulmet e ushtrive osmane, duke u bërë jo vetëm mbrotës i vendit, por edhe pengesë e hordhive osmane për të kaluar matanë Adriatikut, në Perëndimin e krishterë.
Erdogan, Berishës: Rishikoni “gabimet” në tekstet e historisë
Në mars 2008, Erdogan erdhi sërish në Shqipëri, duke kërkuar rishikimin e teksteve të historisë. Në kuadër të vizitës zyrtare, ku u nënshkrua marrëveshja “Programi kuadër për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit, rinisë dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerëzve”, qeveria e Berishës bëjnë të ditur se kryeministri turk do të paraqesë një propozim për ngritjen e një komisioni të përbashkët për rishikimin e “gabimeve” të tekstet e historisë.
Erdogan ishte mbështetës i qeverisë “Berisha” dhe dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, që të dy prenë shiritin e rrugës dhe tunelit Rrëshen-Kalimash, ndërtuar nga konsorciumi amerikano-turk, “Bechtel-Enka”. Berisha, pas ardhjes në qeverisje në 2005 ndërroi mendje për shitjen e “Albtelekom”, duke u tërhequr nga kritika për shitjen e bërë nga ish-kryeministri Nano në 2005, dhe ia la atë grupit turk “Çalik”.
Arbën Xhaferri
Fjalët e urta popullore kanë konotacione të shumëfishta dhe vlejnë për situata të ndryshme. Populli thotë “ujku qimen e ndërron, por vesin jo”. Kemal Ataturku, Presidenti i parë i Republikës së Turqisë, e ndërroi karakterin e rendit shoqëror politik të Turqisë, por nuk arriti ta ndryshojë mendësinë e popullit, apo thënë më saktë të një elite që mendonte me kategori imperiale.
Këto tendenca, ambicie imperiale si moto kryesore e kanë tezën se periudha osmane ka qenë një rrëfim i suksesshëm (suçess story) dhe jo një okupim i egër. Me këtë bëhen përpjekje që jo vetëm ta ndryshojnë të vërtetën historike, por edhe imazhin e turqve. Kjo tezë fillon nga konstatimi se Perandoria Osmane nuk ishte okupatore e jashtme, por erdhi në një hapësirë gjeografike të pasunduar, ngjashëm si popujt evropianë që krijuan shtetet e tyre të reja në Amerikë.
Shkrimtari Sabri Godo: Skënderbeun nuk e heq askush
Sabri Godo shkrimtari i librit “Skënderbeu” ishte ndër zërat që e dënoi ashpër veprimin e qeverisë shqiptare në 2005, duke akuzuar Nano se ishte mundur të zhbënte historinë e lavdishme të vendit, duke hequr bustin e Skënderbeut dhe duke ribërë historinë.
Ai ishte shprehur kundër ribërjes së historisë sepse siç shprehej: “Më duket një gjë krejt e habitshme sepse nuk mund t’i kërkosh një njeriu, që të ndryshojë të kaluarën, sepse kjo është jashtë fuqive të kujtdo qoftë. Ne nuk mund të bëjmë ndryshime të sforcuara në histori, sepse nuk e kemi një mundësi të tillë. Skënderbeu ne na është dhënë fillimisht përmes Barletit.
Për kontributin e vërtetë të tij kanë dhënë një numër të madh albanologësh të huaj, të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, dhe ne nuk mundet që tani ta ndryshojmë. Ashtu si nuk mund të mohojmë dokumentacionin, që është në arkivat e pothuaj tërë shteteve në Evropë, lidhur me Skënderbeun.
Më në fund nuk kemi se çfarë t’u bëjmë as vetë kronistëve turq të cilët flasin për dhjetëra fushata, gati 20 fushata të pashallarëve turq kundër Skënderbeut dhe më në fund dy fushatat e mëdha të sulltanëve, Muratit të Dytë dhe të birit Mehmet Fatihut, të cilët rrethuan Krujën me këmbëngulje dhe më pas u detyruan që të tërhiqen me humbje.
Ka një kronist turk që thoshte se sulltani hoqi dorë nga dëshira për të kapur nusen e fitores. Të gjithave këtyre nuk kemi se çfarë t’u bëjmë”-shprehej ai duke dënuar edhe heqjen e statujës së Skënderbeut gjatë takimit Nano-Erdogan.
“Na mbetet që të fshehim Skënderbeun dhe të nxjerrim Nanon, dhe kjo do të ishte një gjë e turpshme. Skënderbeun nuk mund ta lëvizë nga vendi, askush. As ndonjë parti politike apo kryeministër. Kështu që, nëse kjo ka ndodhur me të vërtetë, them se i është bërë një poshtërim këtij vendi. Pastaj do të duhej, që kur të vemi ne në Turqi, të kërkonim që të hiqeshin nga galeritë e tyre portretet e sulltanëve, që kanë pushtuar këtë vend.
Ajo që më bën mua më tepër përshtypje është se cilado qoftë e vërteta dhe nuk besoj se ndokush të dalë në Turqi dhe të mbrojë agresionet dhe fushatat e përgjakshme, që bënë sulltanët turq njëri pas tjetrit për gati 5 shekuj. Ndaj dhe them se edhe në Turqi zor se ndokush do të pranonte që të ribëhej historia duke i dhënë ngjyrime të tilla”-shprehej autori i librit “Skënderbeu”.
Godo bënte thirrje për të mbrojtur historinë e Shqipërisë, duke mos e bërë atë një mall për treg për interesat tona politike të ditës. Ai bënte paralelizma me historinë e popujve të tjerë që krijojnë dhe ngrenë lart figura edhe kur nuk i kanë, ndërsa shqiptarët kanë Skënderbeun, që është çmuar nga tërë bota si një nga kapitenët e shquar në histori, dhe ndoshta i vetmi që ka mundur të përballojë fuqi të mëdha me trupa të pakta dhe këtë e kanë thënë kritikë të historisë së luftërave në anë të ndryshme të botës.
Historianët e Kosovës: “Sulltani në vend të Skënderbeut?!”
Historiani kosovar: “Okupatori mbetet okupator. Krimet që i kanë bërë Turgut Pasha e sulltanët e Turqisë, asnjë ministri, asnjë individ në asnjë mënyrë nuk mundet t’i injorojë”
Një vit më vonë, pas vizitës së ministrit të arsimit të Turqisë në Kosovë dhe thirrjeve për rishikimin e gabimeve në tekstet e historisë, historianët kosovarë shprehen të hidhëruar se: “Një ditë, jo fort të largët, nxënësit kosovarë ndoshta nuk do ta dinë një prej kapitujve më të tmerrshme të historisë shqiptare – asaj të okupimit nga Perandoria Osmane, që sundoi këtë popull për pesë shekuj.
Ndoshta nuk do ta dinë se vetëm disa vite më parë nga Kosova u degdisën në Turqi dhjetëra mijëra kosovarë, si pjesë e një plani djallëzor të hartuar në Beograd dhe Ankara, pas Luftës së Dytë Botërore. E, Sulltan Murati e Sulltan Mehmeti, një ditë, ndoshta do ta zëvendësojnë figurën e Gjergj Kastriotit”.
Frika e historianëve dhe intelektualëve në Kosovë, duket e justifikuar sepse, tashmë që Turqia edhe zyrtarisht i ka kërkuar Kosovës “korrigjimin” e historisë përmes ministrit të Arsimit, Omer Dincer, ndërsa homologu i tij kosovar, Ramë Buja e pranoi kërkesën, duke pohuar se një komision i posaçëm tashmë po punon për t’i jetësuar kërkesat turke për “korrigjimin e historisë”. Ndonëse ministri turk Dincer tha se: “
“Ne biseduam dhe kërkuam nga Ministria eliminimin e paragrafëve nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për historinë turke” ministri Ramë Buja tha se kërkesa e ministrit Dincer nuk është për ndryshim të historisë, por vetëm të bëhet korrigjimi i saj. ”U tha që do të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk. Kjo do të korrigjohet dhe jo të ndryshohet historia, sepse nuk mund të ndryshojmë historinë, e cila ka ndodhur. Kjo do të ndodhë duke qenë të përbashkëta të dy komisionet shumë profesionale në këtë drejtim”-ishte shprehur ai.
Historianët janë të alarmua, duke theksuar se okupatori mbetet okupator, pavarësisht ndihmës që Turqia mund t’i japë Kosovës aktualisht. Hakif Bajrami, një nga historianët më të njohur në vend, duke folur për gazetën “Express” u shpreh se: “Okupatori mbetet okupator. Krimet që i kanë bërë Turgut Pasha e sulltanët e Turqisë, asnjë ministri, asnjë individ në asnjë mënyrë nuk mundet t’i injorojë”, thotë Bajrami, për Express.
“Krejt e dinë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka luftuar kundër turqve. Tash na me e fshi atë a? Krejt botën e japim, e Skënderbeun s’e japim”, -u shpreh historian Hakif Bajrami, duke përmendur disa prej krimeve të osmanllinjve: “Prej Shkupit e deri në Merdar, Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar. A t’i harrojmë ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmë edhe nuk bën t’i harrojmë”.
Dje reagoi edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan. Ajo ka thënë për RTK se projekti me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, nuk përmban ndonjë qëllim të ndryshimit të historisë. “Me këtë marrëveshje synohet që gjeneratave të ardhshme të ju sigurohet mësimi i historisë me një botëkuptim objektiv që nuk ngërthen elemente urrejtjeje dhe që është e pastruar nga paragjykimet.”.
“Në takim, janë vlerësuar edhe mundësitë e bashkëpunimit te cilat do të mund të përdoreshin ne periudhat e ardhshme për pastrimin e elementeve të cilat përmbajnë shprehje te gabuara dhe paragjykuese të paraqitura në disa libra të mësimit fillor në pjesët ku flitet për turqit dhe periudhën e Perandorisë Osmane si dhe përmirësimin e disa hartave të cilat përmbajnë emërtime te papranueshme nga vendi ynë”-u shpreh e dërguara e Turqisë në Kosovë. Por historianët kosovarë kanë thënë se librat nuk përmbajnë elemente fyese, dhe se askush nuk mund të mohojë faktin se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese.
A.Rozhani
Estilen- 713
Re: Nderhyrja turke
Nano eshte figure e ndricuar e ketyre viteve te paskomunizmit dhe kjo eshte nje nga iniciativat e tij ka shume si psh marredheniet me shtetin grek apo me shtetin serb madje edhe iniciativa madheshtore si treni ekspres Tirane Rinas marreveshje kjo me nje sipermarrje shume te rendesishme amerikane General electric.
ILIRA- 137
Re: Nderhyrja turke
Shqiperise i nevojitet ende kjo figure mbasi ende nuk kemi lidhur mardhenie te forta me Hugo Chaves-in e Venezueles ,Kim Xhong-Ili e Korese se veriut etj...ILIRA shkruajti:Nano eshte figure e ndricuar e ketyre viteve te paskomunizmit dhe kjo eshte nje nga iniciativat e tij ka shume si psh marredheniet me shtetin grek apo me shtetin serb madje edhe iniciativa madheshtore si treni ekspres Tirane Rinas marreveshje kjo me nje sipermarrje shume te rendesishme amerikane General electric.
Estilen- 713
Re: Nderhyrja turke
estilen shkruajti:
Sulltani ne vend te Skenderbeut..?
kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan
me ish-kryeministrin shqiptar, Fatos Nano,
gjatë vizitës së Erdogan në Tiranë, 12 shkurt 2005
Dje reagoi edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan. Ajo ka thënë për RTK se projekti me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, nuk përmban ndonjë qëllim të ndryshimit të historisë. “Me këtë marrëveshje synohet: që gjeneratave të ardhshme të ju sigurohet mësimi i historisë me një botëkuptim objektiv që nuk ngërthen elemente urrejtjeje dhe që është e pastruar nga paragjykimet.”.
Per kaq sa thote ambasadorja e turqise tashme eshte e qarte qe pushtuesit e ciles do epoke qofshin nuk u dashkan urryer dhe nuk u dashkan pare me paragjykime.
Te na thote znj.ambasadore c'behet me pushtuesit?????????????
Ajo ka te drejte te flas keshtu perderisa figurat tona politike,nese e meritojne te thirren keshtu nuk u kerkojne demshperblime per masakrat,fshatrat e djegura dhe te zhdukura si dhe ngulitjen e nje prapambetje te papare ne historine e popullit shqiptar.Ne Shqiperi ne vend te kishave dhe objekteve te tjera te kultit pushtuesit turq ngriten xhamija dhe minare.Nuk dua te ofendoj besimin qe ka secili individ por edhe ata ta kene te qarte se islamizmi eshte futur me vrasje,me prerje dhe therje e jo me deshire.(Por kjo gje mund ti perkase nje teme tjeter) Edhe nese shqiptaret vuajne sot kjo vjen ne saje te ketij pushtimi mbi 500-vjecar e tanime u dashka edhe te mos i urrekemi.Shikoni pra se sa larg rrahin osnmanllinjte e sotem dhe sa peshtire me vjen kur politikanet tane luajne servilin,puthadorin.Keta nuk jane politikane.Keta jane batakcinj.
Dimitrov Xhunga- 100
Re: Nderhyrja turke
dimitrov xhunga shkruajti:

Turqit nuk i mundon dilema ne se kane qene ose jo pushtues,pare kjo nga aspekti i historise,por ata ne vazhden e luftes se expasionit islamik drejt Europes,duan te fshehin gjurmet e konvertimit me dhune te shqiptareve,ne myslimane.
Keshtu qe duan ta paraqesin pushtimin 500 vjecare te trojeve tone si nje deshire e perbashket ne kuadrin e vllazerimit te popujve myslimane ne mbare ballkanin e sidomos ne Shqiperie e Kosove,mbasi sot ata konstatojne me shume kenaqesi, se elementet baze te ketij''vllazerimi''ekzistojne dhe fuqizohen nga dita ne dite nga vasale besnike si dhe nga derdhja pa kursim e fondeve,ku midis tyre jane dhe kokat e ''cmura te kombit''si Nano dhe Berisha,te ndjekur nga kasape qe duan vetem kurbane mbi kete toke...
Estilen- 713
Re: Nderhyrja turke
Skandali: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë’
Pas dy vizitave, në 2005 dhe 2008, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ia arrin qëllimit të shprehur në Tiranë: rishikimit të historisë që kanë shkruar shqiptarët për periudhën e pushtimit mëse 500-vjeçar nga Perandoria Osmane, nga shekulli XV deri në fillim të shekullit XX. Qeveria shqiptare, në emër të bashkëpunimit dypalësh shqiptaro-turk, pranon të rishikojë tekstet e gjeografisë dhe të historisë të shkollave fillore dhe të mesme, sipas kërkesës së palës turke.
Më 26 mars 2008, në prani të kryeministrave Sali Berisha dhe Rexhep Taip Erdogan, u nënshkrua marrëveshja, për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, artit, rinisë, sporteve dhe masmedias. Marrëveshja e nënshkruar në Tiranë nga ministri i Arsimit të Shqipërisë në atë kohë, Genc Pollo dhe ministrja turke e Shtetit, Nimet Çubukçu u kthye në vendim në 1 maj 2008. Vendimi numër 553, firmosur nga kryeministri Sali Berisha vendoste miratimin e programit kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, arteve, rinisë e sporteve, medias dhe kontakteve ndërmjet njerëzve.
Programi kuadër mbështetej te disa marrëveshje të nënshkruara mes dy vendeve, nga ajo kulturore, e lidhur në Ankara, më 2 shkurt 1989, deri te marrëveshja për bashkëpunimin shkencor ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Turke të Shkencave të nënshkruara në Ankara, në 2001. Synimi ishte shkëmbimi i materialeve të informimit dhe publikimeve në lidhje me programet e tyre arsimore, sistemet arsimore dhe organizimin e arsimit në vendet e tyre.
Në nenin 2 të vendimit materializohet edhe këresa zyrtare e kryeministrit Erdogan, drejtuar homologut shqiptar, Berisha për rishikimin e historisë, apo siç thuhet në tekst përfitimin e korrigjimeve të pasaktësive në to. Ky nen thotë: “Në emër të Palëve, Ministria e Arsimit Kombëtar të Turqisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë shkëmbejnë atlaset, si dhe tekstet e gjeografisë dhe historisë që tashmë përdoren në arsimin fillor dhe të mesëm dhe paraqesin vlerësimet, vërejtjet dhe komentet e tyre me qëllim përfitimin e korrigjimeve të pasaktësive në to në lidhje me secilin prej të dy vendeve, duke iu referuar orientimeve të UNESCO-s dhe Këshillit të Europës dhe praktikës së vendosur ndërkombëtare”.
Pika 2 e nenit 2 thotë më tej se: “Takimet e ekspertëve për këtë qëllim mbahen siç kërkohen nga rasti, hollësitë e të cilave shtjellohen me anë të kanaleve diplomatike”, ndërsa pika 3 shton se: “Palët mbështesin krijimin e marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet shkollave të arsimit të mesëm të të dy vendeve”.
Teksti turk: Osmanët jo pushtues, por administrues miqësorë?!
Portreti i Perandorisë Osmane në librat e historisë mbetet në qendër të një debati të ashpër si për shqiptarët krishterë, ashtu dhe për shqiptarët muslimanë. Kur Dorina Zhupa vendosi të përfitonte nga kurset falas të gjuhës turke në Tiranë, ajo e gjeti veten mes një leksioni historie, të cilin nuk e priste aspak. Teksa 27-vjeçarja ishte përgatitur ta ndiqte atë leksion duke praktikuar turqishten, ajo u çudit kur zbuloi se Shqipëria nuk kishte qenë kurrë një vend i nënshtruar ndaj Perandorisë Osmane. Osmanët nuk kishin qenë pushtues por administrues miqësorë, kishte deklaruar profesori. “Po diskutonim për historinë e Shqipërisë dhe në një pikë të diskutimit unë thashë se Shqipëria ishte çliruar nga pushtimi turk në vitin 1912. Megjithatë, Profesor Derjaj më korrigjoi menjëherë duke thënë se në fakt, Perandoria Osmane e kishte administruar Shqipërinë dhe nuk e kishte pushtuar”, tregon Zhupa. Dhe profesori i kursit të rreth një viti më parë – kurs i financuar nga qeveria turke – i qëndron deklaratës së tij. Adriatik Derjaj, profesor i turqishtes moderne dhe gjuhëve të epokës Osmane në Universitetin e Tiranës thotë: “Perandoria Osmane ishte një konglomerat kombesh me mundësi të barabarta. Rreth 36 persona që kanë sunduar perandorinë kanë qenë me gjak shqiptar”. “Mendoj se bashkëjetesa me Osmanët u mirëprit nga shqiptarët. Nëse analizojmë gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve sot, mund të kuptojmë se shqiptarët dhe turqit jetuan bashkë dhe turqit u mirëpritën”. Vezirët e mëdhenj osmanë përmbushnin de facto funksionet e kryeministrit dhe drejtonin perandorinë. Vetëm Sulltani ishte më lart se ata në hierarki. Megjithatë, si shumë shqiptarë të tjerë, Zhupa kishte mësuar shumë pak mbi këta vezirë të lindur shqiptarë. Por ama ajo kishte mësuar ndërkohë se osmanët pushtuan Shqipërinë dhe e mbajtën vendin nën zgjedhë për pesë shekuj deri në Luftën Ballkanike 1912-1913.
Nacionalizmi rishtar
Ndërsa pikëpamjet e Derjaj mund të jenë kundërshtuese për shqiptarët, ai sigurisht që nuk është vetëm kur ngre pikëpyetje nëse sundimi osman në Shqipëri ishte pushtim i dhunshëm. Shumë historianë besojnë se në vigjiljen e rënies së Perandorisë Osmane në Europë, udhëheqësit e rinj shqiptarë dhe baballarët e kombit, vendosën qëllimisht të ndërtojnë një identitet të ri, unifikues, perëndimor që e përcakton të shkuarën osmane si një aksident tragjik.
Në një formë të ngjashme, historitë zyrtare të vendeve të tjera të Ballkanit, veçanërisht Bullgaria dhe Serbia, e përshkruajnë të shkuarën e tyre në llogoret e një lufte shekullore për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Megjithatë, ndërsa këto vende me shumicë të krishtere mund ta rrëfejnë historinë e tyre me një farë kollajllëku, çështja mes shqiptarëve me shumicë myslimane bëhet disi më komplekse.
Ideja e një identiteti kombëtar shqiptar, ishte e re, duke marrë parasysh se myslimanët shqiptarë ende njiheshin si ‘turq’ dhe të krishterët si ‘grekë’, deri në shekullin XX. Në përpjekje për të bashkuar dhe fuqizuar Shqipërinë që sapo kish fituar pavarësinë, elitat politike zhvlerësuan dallimet fetare, duke zgjedhur që të përqendroheshin në prerjen e lidhjeve me të shkuarën osmane.
Fjalët turke u spastruan nga gjuha shqipe dhe ata vezirë të mëdhenj që u lindën shqiptarë dhe sunduan Perandorinë Osmane, as që përmenden në të dhënat zyrtare të historisë së vendit. Versioni shqiptar i ripublikuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, thotë se udhëheqësit politikë të Shqipërisë së re komuniste besuan se nënshtrimi i identiteteve personale në favor të vetëdijes dhe edukimit kombëtar do të ndihmonte emancipimin e kombit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca dhe ndasitë fetare.
Ky identitet i ri post-osman dhe qëllimisht perëndimor, u farkëtua në kurriz të saktësisë historike, sipas disa historianëve, sepse këta udhëheqës të rinj – disa prej të cilëve ishin ish-zyrtarë të Perandorisë Osmane ne menyre qe ti ruajnë vendet e tyre – e panë të udhëz që në mënyrë të rreme, të fryjnë rezistencën shqiptare ndaj kinse “shtypësit osman”.
“Krijimi i një identiteti perëndimor ishte çështje mbijetese në vende të caktuara profesionale për elitat shqiptare në fund të shekullit të 19”, shpjegon sociologu shqiptar Enis Sulstarova. “Kjo histori që i përshkruan turqit thjesht si armiq të shqiptarëve, filloi në fund të shekullit të 19, pjesë e një procesi komb-formues të njohur si ‘rilindja kombëtare’… kjo praktikë e tregimit të historisë me tone nacionaliste vazhdoi gjatë komunizmit dhe vazhdon edhe sot. “Sot, trashëgimia e Perandorisë Osmane në Shqipëri konsiderohet përgjegjëse për pothuajse çdo problem ekonomik, kulturor dhe politik kurse e verteta është ndryshe. Ky është një historicizëm banal, ku shumëkush e gjen më të thjeshtë t’ua faturojë turqve problemet e së tashmes. Disa thonë se po të mos ishim pushtuar nga osmanët (të cilëve u referohen thjesht si turq), ne do të ishim një komb perëndimor i zhvilluar”, thotë Sulstarova e në të vërtet do të ishin të asimiluar.
Propaganda
Historianët, më së shumti bien dakord që të dhënat historike shqiptare janë influencuar nga propaganda nacionaliste gjatë ‘rilindjes kombëtare’ të shekullit të 19 dhe gjatë regjimit komunist të gjysmës së dytë të shekullit të 20. Ferid Duka, historian dhe specialist i epokës osmane në Universitetin Europian të Tiranës thotë: “Historia shqiptare gjatë komunizmit e përshkruante periudhën osmane në një formë jashtëzakonisht negative, duke theksuar në mënyrë të tepruar… prapambetjen, nënshtrimin dhe dhunën e ushtruar nga osmanët dhe duke e përcaktuar atë periudhë thjesht përmes kryengritjes popullore ndaj sundimit osman”.
“Kjo pikëpamje gjithashtu, dominoi edhe historiografinë e vendeve të tjera në Ballkan, por në një shtrirje më të kufizuar. Arsyeja kryesore e kësaj lloj historie ishte thjesht se ideologjia zyrtare e komunizmit diktonte që çdo realitet i krijuar nga sundimi i huaj duhet konsideruar e errët dhe të urrehet kurdoherë”, shpjegon Duka. Në fakt, të dhënat historike të shumë vendeve të Ballkanit janë kritikuar me forcë si të njëanshme dhe se përmbajnë përshkrime paragjykuese të osmanëve dhe të vendeve fqinje. Aq e vërtetë kjo sa në 1998-n, Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore, caktuan një grup prej 60 historianësh nga 11 vende të kësaj zone për të rishikuar librat e historisë.
Në shtator të 2010-s, grupi në fjalë nxori katër libra të rinj për t’u përdorur nga mësuesit e historisë në Ballkan. “Librat e rinj… nuk ofrojnë një të ‘vërtetë’ të re dhe të vetme mbi kundërshtitë e së shkuarës”, thotë historianja Dubravka Stojanoviç, redaktore e librave të historisë së Serbisë.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve historike që na mësoi sistemi komunist ndërmjet Ankarasë dhe Tiranës mbi të shkuarën osmane, Turqia shihet sot si një vend miqësor dhe mbrojtë karshi Sllaveve dhe Greqies. Shpesh duke iu referuar si një “komb vëlla”, Ankaraja është aleati i përzgjedhur, kur puna vjen te influenca turko-greke në Shqipëri. Përfitimet ekonomike, gjithashtu, kanë shërbyer në tejkalimin e mosbesimit historik, dhe tashmë Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me zotërime strategjike në industritë e telekomunikimit dhe financës, arsimit të lartë dhe ndërtimit.
(Marrë nga Balkan Insight)
Rilindja osmane nis nga Ankaraja
Qeveria në Ankara ka marrë përsipër të përballet me vështrimin negativ mbi osmanët, të përhapur ndër shqiptarët, duke financuar bursa studimi mbi historinë osmane dhe duke publikuar libra të rinj në Shqipëri.
Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm turk, ka zgjedhur qëllimisht që ta vendosë në këtë kontekst, periudhën e shekujve të 16 dhe 17 – ‘epoka e artë’ e perandorisë, së cilës gjithashtu, disa historianë i referohen si “Pax Ottomana”. Gjatë kësaj periudhe, Perandoria Osmane sundoi deri dhe Hungarinë, dhe udhëheqësit e saj ndërmorën ndërtimin e disa prej punëve më madhështore të arkitekturës osmane – duke veçuar Xhaminë Sulejmanije, apo Xhaminë Blu në Stamboll. Në të njëjtën periudhë, qyteza të reja u krijuan në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe Tiranën, sot kryeqytet i Shqipërisë,dhe qyteza tjera në teritoret shqiptare.
Në Bosnjë, osmanët ndërtuan të famshmen Urë të Drinas – e përjetësuar nga Laureati jugosllav për Çmimin Nobel, shkrimtari Ivo Andric në romanin e tij të shquar “Ura mbi Drina”. Gjatë kësaj periudhe, kullat e sahatit filluan të shfaqen për herë të parë në qytetet e Ballkanit. Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë në tetor 2009, Davutoglu deklaroi se vendet e Ballkanit dhe Turqia ndajnë një “histori, fat dhe të ardhme të përbashkët”, duke na kujtuar se “gjatë shekullit të 16, qytetet në Ballkan ishin më të pasura se ato në Europën Perëndimore”.
Arben Rrozhani
Estilen- 713
Re: Nderhyrja turke
Nder shqiptar degjon cudira te tilla.Turku na administronte,italiani na pruri qyteterimin,gjermani kalimtar.Po me cilet paskan luftuar te paret tane?Me mullinjte e eres,si don Kishoti?Jan keto plera politikberesish qe duan te zhbejn historin per tna nxjer ne shitje si nje mall pa vler.
Cimi Elezi- 108
Re: Nderhyrja turke
Perse heshtim,ne i kemi fajet,turqise duhet ti dalin te zezat ne shesh
A te organizojme nje proteste ne prishtine????
A te organizojme nje proteste ne prishtine????
Gjinkalla,- 3
Re: Nderhyrja turke
Pse kaq shume perqasje ''dashamirese'' e dipllomacise turke ne Shqiperi e Kosove...?
Brigjeve gjarpëruese të identitetit shqiptar u ofrohet një baticë e re neo-otomanizmi. Sa për kthjellim, pararendësi i tij, otomanizmi nuk na ka lënë, në fakt, për asnjë ditë. Ajo që ka formuar ngjarjet, fenomenet dhe individët në këtë cep të Ballkanit që nga 1912-a, kur u pavarësuam e më parë që nga otomanët e këtej, kanë qenë, kryesisht, forma të ndryshme të lindores, lexo otomanizmit.
Shumë e mohojnë këtë, disa e pranojnë zemërlëshuar e disa e shenjojnë si kryeproblemin e identitetit shqiptar. Sigurisht ka nga ata që mendojnë kryekëput të kundërtën: të gjithë anti-osmanët, thonë ata, janë anti-shqiptarë. Fusin në krye të kësaj liste Gjergjin e Kastriotëve të shndërruar në Skënderbeg.
Vala e re e otomanizmit kësaj here vjen përmes bajlozësh (ambasadorësh) të tjerë. Davutogllu, ministri i Jashtëm turk, është vendosur në krye të një fushate, projekti i së cilës ka si kryefjalë rikompozimin e Perandorisë së dikurshme Osmane.
Me seriozitet e këmbëngulje, ky teoricien dhe diplomat ka përpiluar një hartë pajtimi e afrimi me fqinjët aziatikë e europianë. Nga anët tona, sigurisht Bosnja, Kosova e Shqipëria përbëjnë urën europiane të Perandorisë së vjetër.
Ishte pikërisht republika trikokëshe ballkanike ku Davutogllu e shpalli së pari rikthimin te vëllazëria e dikurshme e popujve nën Portën e Lartë. Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri kanë patur gjithmonë njëfarë mistike ngashnjyese të fatit të përbashkët 500-vjeçar.
Në Kosovë, një organizatë shtetërore turke e ngjashme me USAID-in amerikan, financoi restaurimin e xhamisë së Sinan Pashës në Prizren. Në një vizitë të ditëve të fundit ministri i Arsimit të Turqisë bëri një deklaratë që gjeti mbështetjen e kolegut kosovar Ramë Buja.
Kërkesa kishte të bënte me rishikimin e teksteve të historisë, ku me gjasë Turqia trajtohet padrejtësisht. Opinioni kosovar, duhet thënë, ka reaguar me një predispozitë parehatia e së cilës është e barabarta kulturore e klithmave në betejën e fushës së Mëllenjave në vitin 1389.
Ndërkohë Ahmet Davutogllu fillon sot një tur ballkanik dhe ka zgjedhur Kosovën si stacionin e parë. Duhet thënë se ndoshta kësaj radhe aktorët në skakierën gjeopolitike ndërkombëtare nuk janë kundër, por pro ish-të sëmurit të Bosforit.
Një ndër shenjat duhet gjetur te një libër. Pikërisht te “Paqja që u dha fund të gjitha paqeve”, të historianit amerikan David Fromkin. Autori aludon aty se fuqitë perëndimore (lexo Perandoria britanike) gaboi me investimin e saj të fortë për shpërbërjen e Perandorisë Osmane në fund të shekullit të 19-të.
Më tej, sipas tij, ishte shpërbërja e këtij konglomerati popujsh që i dha shteg dhe hapi fuçinë e barutit që sot njihet si Lindja e Mesme. Nëse ky gabim duhet korrigjuar disi, ndoshta tani është koha. Shtetet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, dikur vasalë të Portës së Lartë, ndoshta kanë nevojë ta kthejnë kokën te një shtet musliman beninj e laik si Turqia.
Kjo pasqyrë e madhe mes Europës dhe Azisë mund të jetë investimi më i ri gjeostrategjik i Perëndimit. Soft power-i(fuqia e butë) turk duhet parë si realitet dhe si mundësi e shmangies së makthit të kërcënimit të fondamentalizmit islamik.
Davutoglu vjen ndoshta në Ballkan me këtë skicë të re gjeopolitke. Ndoshta batica turke do t’i prekë edhe njëherë brigjet e identitetit shqiptar. Ndoshta edhe njëherë tjetër bota shqiptare mbetet në anën e gabuar të vijës së Teodosit. Ndoshta edhe ne na duhet një skicë reaguese. Një Përlindje e Dytë.
noa-opinion
Estilen- 713
Re: Nderhyrja turke
Politika turke e diteve te sotme nuk eshte e rastesishme.
Ministri aktual i puneve te jashtme turke eshte pikerisht hartuesi i nje poltike te re turke ,me qellim krijimin e nje fuqie rajonale dhe boterore,bazuar mbi perandorine me vjeter osmane.
Kete qe po kerkojne te luajne turqit me kombin tone eshte me e rrezikshmja nga te gjitha,me e rrezikshme se dhe vete politika serbe e greke.
Perfundimisht jemi nen goditje te gjtihe armiqve te kombit tone.Kjo duhet te na shtyje te zgjohemi dhe ndoshta te organizojme nje Lidhje te re te Prizrenit,kunder politikaneve aktuale,kunder turqise,greqise e serbise dhe ndjekjen e rruges per ne Europe.
Duhet te mendohet dhe te behet dicka kunder mostrave qe bejne lojen turke,pasi per fat te keq jane te shumte.
Per fat te keq jemi akoma ne gjume,pasi kthetrat e armiqve na jane ngul me kohe.Nje popull e ben kultura.A mund te me thote dikush kush lejon qe muzika turko-arabe e dhjetera te ashtuquajturve kengetare lejohen te jepen anekend tv shqiptare? dhe kjo ben pjese ne tjetersimin e kultures dhe ketu pergjegjes jemi te gjithe por me shume ata qe bejne ligjet.
“Kurre mos u besoni turqve” , kjo eshte thenia me e goditur per tu pas parasysh gjate jetes tokesore si nga individet ashtu dhe nga shtetet. ate prapambetje ek-shoqerore,kulturore artistike, etj etj nuk ka komb ne bote qe mund tja ket bere si turku kombit ton “vella”. nqs sot kemi vetem kaq pak trashegimi kulturore dhe ndertime te vjetra apo dhe ato qe kane ngelur jane te rrafshuara jane dore vetem e turqve( dmth dhe e shqiptareve turq) jane perpjekur te shkaterojne cdo gje ilire apo arbereshe vetem e vetem qe te mund te asimiloheshim dhe normal mos kishim kujtese kombetare.Eshte e turpshem dhe antikombetare kjo qe po ndodh por edhe Sali Qamili kete mendje ka mjafton qe te jete ne fron dhe ti thone nje fjale te mire. si nuk kemi krenari fare ne si popull!!!!????

abramelin- 19
Nderhyrja turke
Normal qe duhet me nderhy Turqia me kaq perkushtim te madh per Kosoven duke e ndihmu ne te gjitha aspektet e vlerat shoqrore kulturore e Teknologjike kosoven , duke e strehu ne turqi popullin Kosovar duke i then ne turqi je ne shtepin tende etj .
Ndersa qfar behet ne librat e historis ne Kosov flitet kunder turqve duke i par ata si armiq ne fakt ata kan qen qliruesit e Kosoves para 500 vjetve .
Pra duhet te ndryshohet historia e disa shkrimtareve qe kan jetuar para 2 apo 3 shekujsh e qe kan qen kryesisht te krishter dhe nga shkrimet e paverteta ne ditaret e tyre ato jan mar dhe jan futur neper librat shkollore ne kohen e komunizmit ne Kosov e Shqiperi .
Ndersa qfar behet ne librat e historis ne Kosov flitet kunder turqve duke i par ata si armiq ne fakt ata kan qen qliruesit e Kosoves para 500 vjetve .
Pra duhet te ndryshohet historia e disa shkrimtareve qe kan jetuar para 2 apo 3 shekujsh e qe kan qen kryesisht te krishter dhe nga shkrimet e paverteta ne ditaret e tyre ato jan mar dhe jan futur neper librat shkollore ne kohen e komunizmit ne Kosov e Shqiperi .
Tanki- Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.
46
Re: Nderhyrja turke
me njerez si ju do ti japim te drejte Enver Hoxhes qe i prishi xhamiat dhe kishat, ju nuk jeni fare fetar por nje rrace dembelesh dhe spiunesh, ne Serbi spiunonit tek serbi, ne kohe te Turkut ishit spiuna ne kohe te zogut po ne kohe te enverit dhe tani ne kohe te Sales po spiuna, dembeli nuk eshte i zoti te punoje dhe ben si fetar per te ngrene, Profili i kopilit qe sa shef na nje te forte thote ky eshte baba im, yyysh mos iu rafte nje vend ne dore se e beni lesh.
abramelin- 19
Re: Nderhyrja turke
Okupatori nuk mund,te quhet qlirimtar.Sado te mira ne kohen e sotshme te jen mardhanjet shqiptaro,turke historia nuk duhet te ndryshohet.Nuk esht vetem nje arsye dhe nje pse por jan te pa fundme.
Nuk guxojm te shkelim mbi gjakun e sa e sa deshmoreve te cilet dhan jeten per mbrojtien e vatanit vet.Kush harron te kaluaren nuk e njeh vetveten dhe historia perseritet.
Mos bini pre e literaturave te gabuara o vllezer,te cilat per fat te keq po qarkullojn me bollek epo marrin nje shtytje nga disa media vendore e individ qe jam me se i bindur se kta shqipfolsa nuk kan gjak te paster shqiptari dhe skan piken e meshires per ket vend.
Sepse vendi i tyre dihet esht Turqia,Serbia apo Greqia.Le ta harron dikush se mund te jet nje fetar i mir pa qen nje kombtar i mir.Vendi yne i shejt o vllezer egziston me prpara se Krishterimi e Islamizmi.Nuk na duhen gjamiat e kishat e mira e te mdha pa i pasur fabirkat e mira.
Pse i mallkuari turk nuk na ndimon ne rimekembjen e ekonomis e infrastruktures, por vjen e perhap propaganda djallzore.Se si duhet te shkruhet historia,ne cilin vend duhet te ndertohet gjamia ne Prishtin e Tiran,te futet mesimi fetatr neper shkolla etj etj.Mustodjallzoret jo vetem qe kan qen por edhe mbeten armiq te perbetuar te vendit tone.

Po të ishte Turku armik i përbetuar i yni, ai do na shkrumonte ore njerëz, sepse vetëm ushtrin këmbësore me armë në dorë që ka, numri i tyre ia kalon popullit tonë e mos të flasim më tepër. Po mos të ishte Turku, Greqia ishte duke bërë masakra në shtetin shqiptar, e shihni ju se çfarë urrejtje kanë grekët ndaj shqiptarëve, madje edhe duke marshuar ushtria e tyre këndojnë vargje trishtuese për popullin tonë, po përse nuk urreni Grekun ashtu siç urreni Turkun? A thurr vargje këngësh anti shqipëtare Turku, ashtu siç ka thurrur Greku e Serbi? A keni ndëgjuar ju ndonjëri ndonjë gjë të till nga ana e Turqis? Historia është e mbushur përplot gënjeshtra nga disa "Shqipfolës Greko-Serb (Sllav)" të atëhershëm, të cilët nuk kanë pasur gjak të pastër Shqiptari, siç na quani ju neve "Shqipfolës Turq" me gjak të përzier.
Unë nuk jam pro ardhjes së turkut në vendin tonë, nuk jam as pro ardhjes së grekut e serbit në shtetin tonë, por nuk jam as pro ardhjes së Europës në vendin tonë, sepse ajo na burgosi me shekuj e shekuj dhe ende jemi të burgosur nga ajo, në përjashtim të shqipris që ia dha "Lirimin me Kusht". Si mund ta adhuroni "dikend" dhe ta lakmoni aq shum, kur ai "dikush" iu ka futur në burg pa të drejtë!?
Eh sa të marr, e sa të mjerë që jemi ne, sikur të jepnim kontributin maksimal dhe të qoheshim të gjith në këmb për bashkimin e trojeve tona kishte me qenë më mirë për ne, por ne urrejm popuj të caktuar dhe vetëm dijm të mallkojmë dikend, e nga dikush të shpresojmë, përse kështu!? sepse jemi një popull i gjymt dhe i mallkuar, sepse kur mallkon dikend, ai mallkim do të kthehet kundër teje, dhe pastaj në fund kthehemi dhe mallkojmë njëri tjetrin! Njëri fajson ndërtimin e Xhamijave, e tjetri fajson ndërtimin e Katedraleve! Interesante apo jo, ne jemi edhe lypës edhe zgjedhës!. Të gjitha të këqijat e këtij planeti janë të mbjellura në ne, vërtet po! Skishte faj Fishta që tha "Le ta dij bota mbar se unë më nuk jam Shqiptar", sepse pa mjaft marifetlliqet e këtij kombi, i cili nuk di tjetër vetëm të mallkoj, të mbjell urrejtje, të tradhtoj vëllau vëllan, me dyftyrësi të pa skajshme, të jap kombësin për fe!, të jap kombësin për lek, spiun nga friga, dëshira materiale dhe dëshira shpirtërore, hahen mish vëllau me vëllan, madje edhe fjalë të urta ndëgjohen tek ne "Më i keq vëllau se Shkjau", e gjith qka tjetër është në gjendje të bëj kjo farë e jona. Vërtet flas i zhgënjyer për popullin të cilit i përkas edhe unë vet. Realiteti është i hidhur dhe të lëndon tej mase, por ja që ky është realiteti i vërtet e i hidhur!. Ne nuk dijmë kush jemi dhe çfarë kërkojmë.

Gon!- 294
Re: Nderhyrja turke
Ashtu mendoj edhe une Gon, ka nje shprehje nga jugu qe thuhet " si kofini pas te vjelave" keshtu eshte dhe kjo pune... atehere kur duhej te luftohej kunder turkut nuk ishim te zote dhe kaluam shume kohesh ne roberi tani dalin disa e kujtojne roberine turke, por ajo kaloi ne kemi ca kohe qe jemi liruar nga turku... nderkohe jemi duke u perballur perdite me fenomene asimiluese nga fqinjet ortodokse dhe per kete asksuh nuk ndihet ose me sakte flasin me patriotizem zera te vecante vetem kur jane ne opoziteeeeeeeeee???!!!
ILIRA- 137
Re: Nderhyrja turke
Më lehte është me mbledh një thes me pleshta , se t'i bashkosh dy shqiptar!
(Gjerg Fishta)
(Gjerg Fishta)
Gon!- 294
Re: Nderhyrja turke
Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t'çajë,
Mbasi do t'thirret
Sod derri dajë...
Me anmiq t'Shqypnís
Un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,
Kacagjelue.
Pse kam pasë thânun
Deri sivjet:
Lum aj q* shkrihet
Per atme t'vet;
Edhe kam pritun,
Mbas ktij mendimi,
Trimnisht per atme
Ç'farë do ndeshkimi.
Por tash, t'a dini
T'tânë rreth e çark,
Se mue m'ka hi
Sod lepri n'bark.
M'âsht bâ shtupë zêmra,
E m'la trimnija,
Si jam tue njoftun
Se ç'm'qet Shqypnija...
Po, po; kujdesi
Për Gegë e Toskë
Mue sod m'ka hjedhun
Si hút n'ketë prroskë,
Kû, ndêjë harû
Si dac n'govigj,
M'janë bâ, qe besa,
Kërçikët si vigj,
E shtati tjeter
Porsi degë pishe,
Thue se kam hanger
Haram gjâ kishe.
Si me pasë lé
M'ndo'i knetë n'Zejmên,
A me pasë ndêjun
Tue tredhun qen.
Ehu! t'kishe shkue
Pak mâ kadalë,
S'kisht' kênë nevoja
Me tjerrë ktû fjalë;
Përsè ishe màjun,
Si mâjet njala,
E punue m'kishte
Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,
q* ndêjë n'Shqypní,
Kujtojn se gjinden
Shi n'Australi;
E per dhé t't'Parvet
S'u bjen nder mend
Me sa per kpurdha
q* bijn n'dervend.
Ata, eh t'paça!
Kanë spaten n'mjaltë,
E si balona,
Per ditë mâ t'naltë:
Per ditë t'u mâjun,
Si mâjet njala,
U punon m'shekull
Kuleta e fjala.
As per punë t'ême
S'kanë t'lodhët, hae i keq,
Me sá druen halen
Se i therë n'perpeq.
E pse, pra, t'rrekem
Pa i bâ gjâ kujë?
Persè t'a mbajë
Un shatin n'ujë?
A thue dishroni
Prej ktyne s'ligash
Gjithmonë me m'pamun
Si t'pimun shtrigash?
Ehu jo, bre burra,
S'kam lé per s'teprit!...
Mâ mirë u rrnueka
Me zêmer t'leprit...
Kam dá, t'a dini,
Me vjetë t'sivjetit
Me u shporrë Shqypnijet,
Me kênë i vetit.
E dij se kini
Ju t'gjith me m'shá,
E se me m'thirrun
Mâ s'kini vllá;
Por n'dashtë; le t'thohet
Se dredhoi Leka,
Veç kurr mos t'thohet
Se ka mbetë Leka.
T'a dijë Shqypnija
Prá, e sheklli mbarë,
Se mâ mbas sodit
Uu s'jam Shqyptár,
A ndiet, Zotni,
q* rrini m'shkam?
Un mâ me sodjet
Shqyptár nuk jam.
M'thirrni si t'doni
U tham: Urdhno!
Zulù m'a njitni...
Shqyptár, por, jo.
Per mue Shqypnija
Kufij mâ s'ká,
Nuk kam kund atme
As fis, as vllá,
Fis kam mâ t'fortin
E vllá bujarin,
Per atme barkun,
Per erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,
Kur t'm'leverdisin
Un kam me shndrrue
Sá herë t'due fisin.
Kshtû, kam me rá
Un n'mbramet Grek,
Kam me ndjehë n'nesret
Shkjá ja Zejbek.
Dér sod kjeç dhanun
Per gjuhë shqyptare:
Por shka, me sodjet,
Per mue dalët fare.
Per mue janë baras
Si bukë si pane,
Por due q* gjindja
Pa tê t'mos m'lâne.
Persè veç shqypja
Do folë n'Shqypní,
(Si duen me thânun
Nji palë zotní),
Kur me 'i gut'n Morgen!
A kali imera!
Me 'i dobra vecer!
A buona sera!
Mue punët të tana
M'hecin për fille,
E dér morrizi
M'qet drandofille?...
Luftët e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hînit.
Sot per mue Leka
E Skanderbegu
Janë Palok Cuca
E Jaho Begu.
Mâ s'kam me i qitun
Zavall un krés
Per krena t'vendit
As per t'parë t'fés;
Kushdo per mue
Le t'jét i pár:
T'jetë dreq me bryna,
Por jo Shqyptár.
Pse krejt sod jeten
Un ndrrue e kam,
Kam lé per s'dytit:
Shqyptár mâ s'jam.
E prej se s'dytit
Kam lé sivjèt:
Kurdo t'pagzohem
A t'm'bâjn synèt,
Un due t'm'a njesin
Pantaleone
Pse mbarë bjen fjala
Me napolione.
Pantaleone,
O 'i tjeter êmen
q* t'dáj se mashkull
Nuk jam, as fêmen:
Taman si duhet
Shqyptari t'jét,
q* don me pasun
Kuleten xét.
Tash bjer kavallit,
O barku i êm,
Porsi bylbyli
q* kndon mbi gêm!
Persè me sodjet
Nji jetë e ré
Do t'xâje filli
N'Shqypní per né.
Per né xén filli,
Po, koha arit,
Sod q* i rám mohit
Rodit t'Shqyptarit.
O i lum ti i lumi,
Si padishà
Tash ké m'u lkundun
Mbi ndo'i sofá.
Per né mbas sodit
Per çdo punë t'liga
Nuk do t'na marre
Mbi shekull friga.
Kemi per t'kênun
Si hy mbi tokë,
Kem' per t'zotnue
Pa dhimbë mbi shokë,
Kemi me shkelun
Mbi rrashtë t'Shqyptarvet,
Tue lànë mbas krahit
Burrnín e t'Parvet.
Tjerët kanë m'u ushqye
Me lakna t'veja.
Me shllinë (n'i paçin,
Medjè, dhênt plleja),
Ti ké me rrue
Bibâj e pata,
E makerona
Edhe sallata.
Tjerët kanë me shkimun
Edjen me hirrë;
Ti, veç a mundesh
Shampanjë e birrë.
Pa lodhë na menden
Per dhé e gjuhë t't'Parit,
Kem per t'kênë çmue
Prej zogjsh s'Shqyptarit.
S'ka per t'ngranë palla
Pse t'digjet ara
Ase mos t'gjindet
Kund rrushit fara.
Kúr per tý greza
Bâjn malit bungat
E mjaltë per tý
Kullojnë dér cungat.
Ehu! dy germaza
Sod kjeçë tue dashtë
E 'i plandc lastiket
Krejt mbrendë e jashtë:
Kjé at-herë tu' u zgjâ
Ti sá koteci,
E tu' u kuqë hunda
Mue m'kje si speci.
Oh! Kúr t'xâsh filli
Me vû ti strehë,
Sa t'u ngjatjetat
Ké per t'i njehë!
E ka me u gjetun
Ndo'i farë Orfeut
q* lavdet t'ua
T'i a kndojë dheut.
E ti, tue qeshun
Kangë e kangtár,
Tash mban perkthesen:
Nuk jam Shqyptár
Mandej, kúr plakun
E lodhë prej vjamit,
Ké m'u dá shekllit,
(Per sherr t'Adamit),
Njata q* zhaben
N'ketë jetë t'a rrasen
Kshtû kanë me t'shkrue
Mbi vorr ty rrasen:
"Ktû njaj fatbardhi
Âsht tue pushue
Per Fé e per Atme
q* pat jetue."
A thue se âsht vorri
Bash i Spartanvet
q* n'Thermopila
Bânë báll Persjanvet...
Prá, bjer kavallit,
O barku i êm,
Porsi bylbyli
q* kndon mbi gêm!
Gon!- 294
Cili eshte Imazhi i Shqipërisë
Sipas disa statistikave, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë zyrtare, tregohet se afërsisht 70% e qytetarëve të shtetit shqiptar janë myslimanë. Ky imazh islamik për këtë vend pothuajse mbizotëron në përshtypjen e njerëzve jashtë shtetit për shqiptarët. Kur bëhet fjalë për “Albanezët”, të huajt imagjinojnë një popull konservator dhe fanatik me mjekër dhe perçe, që shkon në xhami me Kuranin nën krah, ashtu si nëpër diktaturat fetare në Iran apo në Jemen. Natyrisht në Shqipëri ka besimtarë të tillë, por ata janë një pakicë pothuajse e papërfillshme. Ndërsa jashtë shtetit më shumë janë kosovarët dhe shqiptarët nga Maqedonia ata, të cilët e krijojnë këtë imazh të gabuar, sepse ata kanë një marrëdhënie më të ngushtë me fenë islame dhe manifestojnë një kulturë më të ndikuar nga Turqia, sesa shqiptarët e Shqipërisë. Fakt është që shumica e europianëve nuk kanë akoma idenë për t’i njohur apo dalluar.
Nisur nga ky realitet, mund të themi arsyen pse çuditen të huajt, të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri (dhe kjo është e vetmja mundësi për të krijuar një imazh real për këtë vend dhe njerëzit e tij). Ai vizitor nuk gjen një vend islamik ose një vend të prapambetur, por takohet kudo qoftë me një shoqëri moderne dhe me një mentalitet liberal; ai njihet me një popull, që i ka mbyllur hesapet me të kaluarën dhe që është i orientuar drejt Perëndimit; dhe ai gjen shumë njerëz, të cilët besojnë tek Zoti, duke mos qenë të skllavëruar nga fetë e ndryshme me institucionet e tyre!
Keqkuptimi ndaj këtij imazhi është një fatkeqësi kombëtare që po na prishë shumë punë në një botë të globalizuar, sepse pikërisht identiteti dhe qëndrimi i një shteti është tepër e rëndësishme për politikën mes aleateve, partnerëve strategjikë për tërheqjen e investimeve apo për çështje të ndryshme si p.sh. lëvizja e lirë. Për këto arsye, gjykojmë se qeveria dhe populli shqiptar duhet sa më shpejt të gjejnë dhe përcaktojnë identitetin e vet dhe t’ia komunikojnë këtë botës!
Po: Kush është Shqipëria?
Një identitet të përbashkët për të gjithë shqiptarët ne nuk do të gjejmë, sipas mendimit tim, sepse shoqëria shqiptare e cila ka jetuar për dekada me radhë nëpër krahinat e ish- Jugosllavisë ka kaluar një tjetër histori zhvillimi dhe ka marrë tjetër drejtim. Por ne e kemi në dorë t’i japim shtetit tonë, Shqipërisë së Re, një imazh real mbi atë çfarë përfaqësojmë. Pse të na ngatërrojnë apo identifikojnë në botë me mentalitetin dhe fenë e shteteve të tjera dhe fqinje? Pse e kemi lënë në dorën e të tjerëve të na krijojnë këtë imazh në botë?
Shqipërinë e quajmë të Re, sepse ajo rrëzoi sistemin socialist dhe vendosi marrëdhëniet shoqërore të ngritura mbi pluralizmin politik. Në këtë periudhë Shqipëria kishte një identitet të qartë në të gjithë botën: Jemi shtet laik komunist! Por tashmë kjo kohë ka përfunduar. Ka rreth 20 vjet që në këtë vend ka filluar demokracia dhe ushtrohet liria e besimit dhe fesë, por ky shtet akoma nuk e ka gjetur vetveten, për ta shpallur se cili është identiteti i tij.
Nuk ka nevojë t’ju kujtojmë historinë e Shqipërisë, pasi ju vetë e dini, por dikur Ilirët ishin paganë dhe të lirë, derisa u pushtuan nga Perandoria Romake. Në kohën e Apostullit Pal, ata dëgjuan Lajmin e Jezusit dhe disa u kthyen në kristianë. Perandoria Romake në shekullin e IV-të u bë katolike. Ndarja e Kishës në shekullin e XI shkaktoi ndryshimin e fesë së shumë kristianëve nga katolikë në orthodoksë. Pas kësaj periudhe Shqipëria u pushtua përsëri, këtë radhë nga perandoria osmane. Përgjatë 500 viteve e në vazhdimësi një pjesë e madhe e shqiptarëve u kthyen duke përqafuar në fenë islame, disa nga bindja, më shumë prej interesit apo dhunës dhe barbarisë së egër të ushtruar nga pushtuesit. Pas shpalljes së pavarësisë kombëtare nga shqiptarët në vitin 1912 dhe përfundimit të Luftës së Parë Botërore, e cila shënoi dhe fundin e Perandorisë Otomane, Shqipëria vijoj përpjekjet për perfeksionimin e shtetit të saj, ku pas disa vitesh u bë për herë të parë mbretëri. Do të kalonte përsëri një tjetër luftë, Lufta e Dytë Botërore që ky vend të provonte përsëri thundrën e diktaturës komuniste dhe izolimin e regjimit të Enver Hoxhës, në të cilën praktikat fetare ishin të ndaluara dhe Perëndimi u shpall armik. Po ku kemi arritur tani, 20 vjet pas rënies së murit...?
Identiteti i Shqipërisë së Re
Shqipëria e sotme, natyrisht nuk mund të quhet më “e pa fe” si në kohën e sistemit të monizmit, pasi ky vend sot ka lirinë e besimit, e cila ushtrohet me mirënjohje nga shumë institucione fetare dhe qytetarë. Ky ndryshim është një fitore e madhe dhe nuk do të dëshironim ta kthejmë kohën prapa. Por sot, realisht nuk mund të flasim për një vend mysliman, sepse statistika e treguar nuk është e drejtë dhe në Shqipëri nuk ka 70% të popullsisë myslimanë. Duhet të themi një herë të drejtën për veten mbi këtë çështje ku: ata shqiptarë që thuhet se janë shumica dhe që pohojnë se janë myslimanë, as nuk e dinë se çfarë do të thotë të jesh fetar! Ata thjesht kanë “trashëguar fenë” e paraardhësve të tyre si emër, por nuk shkojnë në xhami, nuk lexojnë Kuranin dhe nuk zbatojnë ritet fetare (normalisht me përjashtim riteve që shoqërohen me një mish qengji! Dhe në këto raste, si të mos i lejojnë vetes të pinë dhe nja dy teke raki?). Sigurisht që feja islame është rrjedhojë e një influence dhe sundimi disa shekullor të Perandorisë Turke në historinë e popullit shqiptar, por ajo definitivisht duket se nuk ka zënë rrënjë të forta në këtë vend dhe si rrjedhim nuk është identiteti, shpirti apo zemra e shqiptarëve!
Politikisht, një identitet islamik do ishte shumë i padëshirueshëm për një shtet demokratik. Së pari, kemi kuptuar problemet që mund të sjellë kjo ngatërresë me aleatët e rinj të lidhur me Europën. Por më i rëndësishëm është faktori i ndarjes së shoqërisë shqiptare. Një identitet fetar gjithmonë do t’i ndajë njerëzit e këtij vendit. Shqipëria është një shtet në të cilin ekzistojnë disa fe, të cilat janë të detyruara të jetojnë bashkërisht në paqe. Madje, në këtë vend ka familje dhe çifte me fe të ndryshme që bashkëjetojnë mrekullisht.
Një problem tjetër i rëndësishëm nga ana politike është kontradita mes Kuranit dhe parimeve demokratike. Secili që e quan veten mysliman, duhet të lexojë një herë Kuranin me vëmendje dhe të kuptojë, se ky libër kërkon patjetër autoritetin dhe pushtetin e plotë vendor, jo vetëm fetar, por edhe shtetëror! Nëse, duhet të kemi parasysh këtë, një qeveri myslimane do të kufizonte liritë themelore të njerëzve, dhe sidomos lirinë e besimit!
Prandaj, ky identitet i Shqipërisë së Re, duhet të përmbajë patjetër një element lidhës dhe ky nuk mund të jetë imazhi i një feje të caktuar. Ky imazh që do të shpallë Shqipëria do të jetë i përbashkët, krenaria e të gjithëve në vend dhe themeli i një bashkëjetese të bekuar në harmoni mes shumë njerëzve me besime të ndryshme, secili me të drejtat dhe detyrimet e veta.
Besimi i secilit duhet të jetë i lirë dhe vetjak. Besimin në Shqipëri nuk e kemi të përbashkët. Prandaj ai nuk mund të përcaktojë identitetin e vendit tonë.
Rilindja e Shqipërisë së Re është një shans i jashtëzakonshëm
Shqipëria ka përjetuar këto vite një rilindje të dhimbshme, duke hyrë në një sistem tjetër demokratik. Parimet, qëndrimet dhe pikëpamjet ndryshuan menjëherë dhe plotësisht. Çdo fillim i ri ka vështirësitë e veta, por është dhe një shans i madh:
Bota po globalizohet. Vendet po u nënshtrohen ndryshimeve të mëdha. Emigrimi i jashtëzakonshëm sot në planetin tonë mund të përshkruhet me fjalën “shtegtim i popujve”. Miliona njerëz po i drejtohen Amerikës dhe Europës. Si shembull në Gjermani jetojnë sot rreth 3 milionë turq. Për këtë arsye, shumë nga këto vende të quajtura “kristiane” janë në dilemë dhe po kërkojnë një rrugë zgjidhje. Si mund të jetojnë bashkërisht kaq shumë njerëz prej popujsh me mentalitete dhe fe të ndryshme?
S h q i p ë r i a t ë b ë h e t m o d e l !
Shqiptarët krenohen për unitetin dhe bashkëjetesën e tyre ndërfetare. Shqiptarët janë një popull mikpritës dhe tolerant, ku racizmin fetar nuk e njohin, me përjashtim të një grupi të vogël fundamentalistësh islamikë, të cilët e zbatojnë Kuranin në mënyrë dogmatike dhe shprehin ritet e tyre me zhurmë akustike. Në Shqipëri vërtet ka shumë fe, por ato kanë jetuar bashkë në paqe. Shqipëria faktikisht e ka shansin sot, të themelojë dhe t’ia shpallë modelin e saj të tolerancës fetare, gjithë botës së globalizuar.
Ne faktikisht nuk kemi për të ndryshuar shumë, vetëm imazhin. Fillimisht do ta quajmë shtetin tonë “ndërfetar” apo “multifetar”, ashtu siç është në realitet, jo më laik, që ka më shumë nuanca ateizmi. Një përcaktim edhe më saktë do të ishte “shtet monoteist”, pasi të gjitha fetë kryesore në Shqipëri besojnë se Zoti është Një. Fetë monoteiste besojnë se Zoti është vetëm një, këto janë Kristianizmi, Islami dhe Judaizmi, secili me sektet e tyre të ndryshme. Edhe pse po krijojmë një shtet fetar, shteti nuk do të përzihet me kultin fetar, siç nuk bën edhe sot. Si ditë feste shtetërore do përcaktohen vetëm ngjarjet kryesorët e këtyre feve. Edhe arsimin fetar nuk do ta marrë përsipër shteti. Shkollat kanë për detyrë vetëm të mësojnë se cilat janë fetë e ndryshme ekzistuese me bazat e tyre, pa favorizuar ndonjë fe, dhe cilat duhet të jenë marrëdhëniet e tyre me shtetin. Ndërsa arsimi dhe mësimi fetar u përket familjeve dhe besimtarëve. Çdo familje ka të drejtë t’i çojë fëmijët nëpër leksionet fetare jo shtetërore, sipas dëshirës dhe të pa detyruar, qoftë kristianë, myslimanë, apo të ndonjë feje tjetër. Besimi i njerëzve është personal dhe jo në masë dhe ai as nuk duhet të jetë institucionalizuar. Sigurisht në shtetin tonë monoteist do të praktikohet edhe Liria e fjalës mes feve, që secila të ketë të drejtë të konkurrojë tjetrën, duke argumentuar për çështjen e besimit mbi bazat e së vërtetës, por pa shpifur dhe pa e ofenduar njëri-tjetrin për zgjedhjen e lirë të besimit. Besimtarëve u është lejuar të takohen apo mblidhen në vendet e tyre të kultit, të cilët nuk duhet të japin një përshtypje publike, të praktikojnë fenë brenda ligjeve njerëzore dhe të shpallin doktrinat dhe lajmin e tyre popullit, pa krijuar shqetësime në publik nëpërmjet përdorimit të pajisjeve akustike.
Kjo do të ishte Shqipëria monoteiste, në të cilën bashkëjeton një popull ndërfetar, pa u ngatërruar! Ky rast do të ishte shembull për botën. Sigurisht që e vërteta është vetëm një dhe jo të gjithë këto fe mund të jenë të drejta! Unë besoj vetëm tek Bibla. Unë e di se Bibla është e vërteta dhe s’do të pushoja për t’ju bindur edhe për t’ju shpëtuar. Por ama, unë nuk dua t’ju cënoj, unë ju respektoj si njerëz edhe pse mund të zgjidhni një besim tjetër.
A nuk është pikërisht kjo Shqipëria, një vend me tolerancë fetare? Pse të mos zhvillojmë këtë dhunti dhe të bëhemi model zhvillimi për të tjerët? Pse të mos jemi një herë të parët shembullorë dhe t’ia tregojmë botës rrugën e drejtë?
Kërkesat për realizimin e këtij “vendi” shembullor mësohen në Bibël:
Respekti dhe dashuria ndaj njeri-tjetrit, pavarësisht nga feja e secilit, bile dhe për armiqtë e vet! Le të fillojmë pra, secili, që sot: Ta kërkojmë të vërtetën mbi Zotin, pa kisha dhe xhamia! Dhe të përhapim imazhin e Shqipërisë reale!
Nga Marcel Steiner

Qeveria vendos për ndryshime rreth historisë
Qeveria e Kosovës ka bërë një marrëveshje me Qeverinë turke që të ndryshohen disa pjesë të historisë në librat shkollor që kanë të bëjnë me Turqinë.
Burime të Radio Kosovës brenda Qeverisë konfirmojnë marrëveshjen mes të dyja shteteve, ndonëse historianë nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë.
Autoritetet kosovare, mësohet se kanë vendosur paraprakisht të pranojnë ndryshimin e gjithë atyre elementeve që Turqia i quan fyese dhe të njëanshme në historinë shqiptare, pavarësisht se historianët në Kosovë dhe Shqipëri po e mohojnë këtë.
Për këtë, të dyja palët, kishin bërë një marrëveshje gjatë vizitave që kishin bërë në Kosovë, Ministrat turk të Punëve të Jashtme dhe të Arsimit.
Zëvendësministri kosovar i Arsimit, Nehat Mustafa thotë se ndryshimet do të bëhen për shkak se autorët e teksteve historike kanë bërë gabime.
“Kompromis do të ketë në disa pjesë ku autorët e historisë nuk kanë ditur të bëjnë dallime midis Turqisë dhe Perandorisë Turke, sepse edhe strategjia e BE-së kërkon që tekstet të lirohen nga gjuha e dhunës”, ka thënë Mustafa.
Edhe Ministri turk në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagxhilar, konfirmon marrëveshjen mes të dyja vendeve, por nuk jep detaje rreth ndryshimeve që mund të bëhen.
“Ka disa gjëra që duhet të ndryshohen. Nevojitet për të hequr perceptimet e gabuara që janë krijuar në kohën e komunizmit për Turqinë”, thotë Jagxhillar.
Por, Pëllumb Xhufi një historian nga Universiteti i Tiranës thotë se ndryshimet mund të bëhen për shkaqe politike, por e vërteta është se nuk ka asgjë fyese dhe jo reale në librat historike.
“Në tekstet e historisë së popullit shqiptar nuk ka gjuhë fyese. Qeveria e Kosovës nëse pranon ndryshimet atëherë bënë pranimin e një kërkese politike dhe për nevoja politike”, thotë Xhufi.
Sipas Xhufit, një kërkesë e tillë, të paktën, është dashur të shqyrtohet me autoritetet e Shqipërisë, për shkak se Shqipëria dhe Kosova ndajnë të njëjtën materie historike sa u përket kësaj periudhe për të cilën kërkohen ndryshime.
Megjithatë, Ministria e Arsimit e Kosovës, pritet që nga muaji i ardhshëm të formojë ekipet punuese që do të rishikojnë pjesët e historisë që kanë të bëjnë me Turqinë dhe Perandorinë Osmane.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Nderhyrja turke
Otaomanët shqiptarë, sikurse Sinan Hasani e Ali Shukria
Viteve të fundit, populli dhe trojet shqiptare janë shndërruar në poligon ushtrimi influencash të shteteve armike. Greqia jep para për shqiptarët që e mohojnë atdheun. Mali i Zi u jep para shqiptarëve që shndërrohen në malazezë, Serbia jep pasaporta biometrike për shqiptarët që e marrin nënshtetësinë serbe. Maqedonia u jep para dhe poste liderëve shqiptarë për mosrealizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve. Turqia jep ndihma vetëm atyre që e flasin gjuhen turke. Ku na mbeti shqiptaria?!
Këto ditë, gjatë vizitës së delegacionit turk, në agjendën e tyre vend prioritar ishte ndryshimi dhe shtrembërimet historike që nga agresori të konsideroheshin çlirimtarë.
Kërkesat e Turqisë aktuale që populli shqiptar të bëjë ndryshime në librat shkollorë, meqë sipas tyre Perandoria Otomane nuk ishte pushtuese e territoreve shqiptare, është e papranueshme. Perandoria Otomane, për të shtrira autoritetin e vet, vrau, plaçkiti, burgosi, masakroi dhe dogji fshatra të tëra shqiptare. Pasi arriti t’i pushtonte territoret tona, djemtë tanë i detyronte të shkonin në shërbimin ushtarak me mijëra kilometra larg vendlindjes, duke i dërguar në Jemen e vende tjera aziatike për të luftuar për interesa të sulltanëve, e jo të shqiptarëve. Këtë më së miri na e ilustron kënga popullore: “Vinë pampurat rrethit detit…”, në të cilën përshkruhen vuajtjet e djemve dhe vashave tona pa burrat e tyre.
Gjatë kohës së pushtimit otoman 500-vjeçar, në tërë Perandorinë, i vetmi ishte populli shqiptar i cili nuk gëzoi asnjë privilegj, edhe pse shqiptarët e përqafuan fenë islame. Shqiptarëve ua ndaloi hapjen e shkollave shqipe, djemtë tanë i detyronte të shërbenin 9 vjet në ushtrinë e tyre; edhe kur Perandoria e tyre po shkatërrohej shqiptarëve nuk ua njohu pavarësinë, ndërkaq ua njohu pavarësinë Greqisë, Serbisë, Malit të Zi, që ishin veç një grusht popull etj.
Kush ishin të privilegjuarit e Perandorisë?
Disa intelektualë nga Kosova, ende pretendojnë dhe i kanë lansuar teoritë e tyre se po të mos ishim pushtuar nga Turqia, Kosova sot do të ishte serbizuar. Sipas këtyre teoricientëve të paguar nga Turqia e sotme, pa pushtimet turke emri shqiptar do të ishte zhdukur në Kosovë, e ndoshta edhe më gjerë. Këta historianë dhe të tjerë bazohen në disa fakte të paqëndrueshme kur deklarojnë se shqiptarët ishin populli më i privilegjuar në tërë Perandorinë Otomane, sepse kishte gjeneralë shqiptarë që i dirigjonin luftërat pushtuese të perandorisë, kishte oficerë e personalitete tjera të suksesshme në Perandorinë Otomane.
Për ta sunduar një popull dhe për ta nënshtruar për një kohë sa më të gjatë, është e domosdoshme që të privilegjojë djem të nxjerrë nga i njëjti popull. Një gjë e tillë është praktikuar edhe nga romakët dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Në kohën e pushtimeve romake, kishte shumë nga tanët që arritën të fitojnë pozita të larta në pushtet, por pikërisht të tillët ishin ata që më lehtë e nënshtronin popullsinë e tyre ilire. Ne sot mund të mburremi gabimisht se populli shqiptar ka dhënë ndonjë papë, ndonjë sulltan, ndonjë gjeneral të ushtrive pushtuese, por në fakt ata ishin kriminelët e popullit te tyre. Edhe në kohën e Serbisë kishte shqiptarë të privilegjuar, e madje Sinan Hasani ishte shef i Jugosllavisë. Shtresa e privilegjuar dhe historianët e paguar, Serbinë do ta quanin jo agresore, por çlirimtare. Ne edhe sot nuk kemi guximin t’i trajtojmë personalitetet shqiptare që i njohim dhe të cilët na futën burgjeve se ata ishin bashkëpunëtorë të armikut. Ne nuk mund të shkruajmë e as të flasim se Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli e shumë e shumë të tjerë ishin në shërbim të Serbisë. Historia e shqiptarëve duhet të rishikohet objektivisht, e jo në bazë të interesave imediate.
Turqia aktuale bartëse e kërkesave pushtuese otomane
Qeveria aktuale e Turqisë nuk është asgjë tjetër, vetëm se një vazhdimësi e kërkesave dhe qëllimeve që dikur kishte Perandoria Otomane. Natyrisht, tani kemi kushte dhe realitet krejtësisht tjetër.
Menjëherë pas humbjes së Perandorisë, Turqia në marrëveshje sekrete me Serbinë i ndihmoi në shpërnguljet masive të shqiptarëve. Qindra-mijëra shqiptarë i vendosi në shkretëtirat e Anadollit, të cilët i përdori kundër pakicave tjera joturke, si ermeniane, kurde etj.
Shqiptarët e shpërngulur në Turqi nuk e kishin të drejtën të deklaroheshin se janë shqiptarë. Shqiptarët e shpërngulur në Anadoll nuk kishin të drejtë të quheshin me emrin shqiptar, e t’i ruanin mbiemrat, si Gashi, Berisha, Kelmendi etj., por mbiemrat dhe emrat e tyre ua ndërruan detyrimisht, duke i pagëzuar me emra e mbiemra turq, si Vatansever, Usllu etj. Si ende autoritetet turke kanë sy e faqe të kërkojnë se ishin dashamirë të shqiptarëve?! Për të bërë një krahasim ndërmjet shqiptarëve të shpërngulur në Turqi dhe atyre në Perëndim, është mirë të përkujtojmë se pikërisht në kohën kur Turqia nuk ua ndërronte emrat dhe mbiemrat shqiptarëve në Bruksel, Faik Konica kishte të drejtë të quhej Faik Konica dhe të deklaronte se ishte me origjinë shqiptare.
Turqia e detyruar nga Evropa
Deri vonë, shqiptarët në Turqi ishin shtresa më e degraduar dhe më e poshtëruar, aq sa nuk i thërrisnin me emrin shqiptar, por arnaut. Ndoshta në gjuhën turke “arnaut” do të jetë diçka e mirë, por edhe po të ishte mirë nuk ka asgjë më të mirë se të na quanin shqiptar, e jo “shiftar”, e as “arnaut”.
Shqiptarët në Turqi nuk kishin të drejtë ta flitnin gjuhën shqipe e të mbanin mbishkrime shqipe nëpër dyqanet e tyre. Shqiptarët në Turqi nuk kanë të drejtë në shkollën shqipe, edhe pse janë përafërsisht tre milionë. Është krejt normale se prej tre milionë shqiptarëve që dikush të ketë arritur të bëhet gjeneral apo i pasur, por ky fenomen i ngritjes në poste apo pasurisë ekziston edhe te shqiptarët në SHBA dhe në Evropë. Nëse një apo disa shqiptarë kanë arritur suksese në Turqi, kjo nuk duhet nënkuptuar se ata i çmojnë shqiptarët që jetojnë në Turqi. Ato janë fenomene të rralla, që mund të ndodhin kudo. Viteve të fundit, Turqia është e obliguar nga Unioni Evropian që t’i respektojë pakicat joturke në territorin e saj. Kështu që tani shqiptarët kanë të drejtë të deklarohen se janë me nënshtetësi turke, por me origjinë shqiptare. Në fakt, me ligj kanë të drejtë, por në realitet ata do t’i humbin disa privilegje tjera nëse deklarohen si shqiptarë.
Turqia “dëshmon” se Kosova është vazhdimësi e Perandorisë Otomane
Në një anë, Serbia ende “dëshmon” se Kosova është pjesë e Serbisë, në anën tjetër Turqia po ashtu është duke u përpjekur ta ndryshojë historinë tonë se ata nuk ishin pushtues, por i kishin marrë nën kontroll vetëm territoret e saj që i konsideronin të tyre. Pra, ata territoret tona i konsiderojnë si të vetat dhe ata nuk na paskan pushtuar. Si mund të quhemi agresor, nëse një ditë ne do bashkohemi me Shqipërinë?!
Turqia është duke bërë çdo gjë që turqfolësit shqiptarë t’i konsiderojë si turq autoktonë. Turqia financon projekte të ndryshme në Prizren, Mamushë dhe kudo ku flitet turqisht. Unë nuk kam kurrfarë paragjykimesh për banorët e Mamushës, por dihet se ata kurrë nuk kanë qenë të ardhur nga Turqia, por shqiptarë që e kanë pranuar besimin islam. Deri në ditët e sotme, banorët e Mamushës janë veshur me tirq e xhurdia, që është shenjë se ata ishin shqiptarë, por flasin turqisht. Në sistemin e Titos, të gjithë ata që deklaroheshin turq gëzonin privilegje, si p.sh. te punësoheshin patjetër. Në Kosovën e pasluftës, të tillët po ashtu privilegjohen dhe këta tani po t’i konsiderojmë si shqiptarë do të inatosen, sepse i humbin privilegjet personale.
Turqia e ka intensifikuar politikën e saj që sa më tepër shqiptarë të turqizohen njëlloj si Greqia në Shqipëri.
Historia nuk ndryshohet me para
Turqia, duke i ndihmuar OJQ-të e ndryshme dhe duke blerë ndonjë personalitet politik dhe intelektualë të tjerë, nuk mund ta ndryshojë realitetin historik. Po të ndryshohej historia sipas tekeve të disa individëve, Franca, Italia, Gjermania etj., do ta bënin këtë. Por, ndryshimi i historisë është krim ndaj njerëzimit. A mund që Franca t’i kërkojë Polonisë se Napoleoni nuk ishte agresor?! A mund që Gjermania t’u kërkojë shteteve të pushtuara nga Hitleri ta ndryshojnë historinë e tyre e të shkruajnë se ai nuk ishte agresor? ! Shtetet e civilizuara nuk e bëjnë një kërkesë të tillë, sepse ajo do quhej krim dhe pushtim për së dyti.
Vetëm shtetet si Turqia, Serbia e Greqia që vërtet kryen krime më të tmerrshme ndaj popullsisë sonë sot ende nuk heqin dorë nga krimet e tyre dhe në vend se të kërkojnë falje, këta pretendojnë se ne jemi vazhdimësi e tyre.
Deklarata dhe kërkesa e zyrtarit të Turqisë e turpëron tërë popullin turk, nëse Qeveria e Turqisë nuk kërkon falje. Turqia ishte agresore dhe kjo kurrë nuk mund të ndryshohet.
Nga Rexhat Sahitaj

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi