EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesazh nga e andejmja !

Shko poshtë

Mesazh nga e andejmja !  Empty Mesazh nga e andejmja !

Mesazh  arbri1994 15.05.11 23:58

Mesazh nga e andejmja !
Durim Krasi, tanimë një artist i njohur, as që i ka shkuar mendja se një ditë do të pranoj një mesazh nga e andejshmja, mesazh ky që do t’ia ndryshoj rrjedhën e jetës së tij.

Ishte shumë i kënaqur në momentin kur në një shfaqje artistike iu nda roli i artistit të njohur Gjon Belushi, i cili kishte vite që kishte ndërruar jetë (Gjoni është njëri nga dy vëllezërit Belushi me origjinë shqiptare).

Gjon Belushi ishte vetëm 33 vjeçar kur si pasoj e dozës së tepruar të heroinës, u nda nga kjo botë. Kjo ka ndodhur në një bungallo të hotelit “Marmont” në Los Angjelos të SHBA-ve, me 5 mars të vitit 1982.

Është çështje e fatit që edhe Durim Krasi nuk përfundoi në të njëjtën mënyrë: pinte aq shumë sa që e zinte gjumi nëpër ceremoni të ndryshme, humbiste vetëdijen dhe binte në komë, për pasoj përfundonte shpesh edhe në spital.

Durimi ishte shumë i pasionuar pas kinematografisë. Ai kishte një koleksion shumë të pasur të këtij zhanri artistik. Në veçanti i adhuronte artistët me origjinë shqiptare që kishin bërë emër deri në Hollivud. Edhe vet e kishte regjistruar në vitin 1997 degën e aktrimit, në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dhe ishte treguar shumë i suksesshëm. Kishte arritur të bëhet ndër më të famshmit e gjeneratës së tij.

Mirëpo fatkeqësia filloi menjëherë pas luftës në Kosovë. Vizionet impozante që i kishte ëndërruar e planifikuar Durimi filluan të zbehen gjithnjë e më shumë. Mungesa materiale, mospërkrahja institucionale, injoranca shoqërore etj., për realizimin e projekteve kinematografike, të imagjinuara vite me radhë, por edhe traumat e luftës, filluan ta godasin ndërgjegjen e tij duke tronditur kështu seriozisht gjendjen shpirtërore. Gjithashtu, mundësia për të studiuar e krijuar jashtë Kosovës, për momentin ishte vetëm një iluzion...

Vullneti aq i fuqishëm i tij filloi të thyhet. Filloi të kthehet në stres, në ankth për të kaluar në depresion. Durimi filloi të luftoj me vetveten, por nuk arrinte ta mposhte atë ves të keq, të shëmtuar e të dëmshëm. Duke mos gjetur shteg në këtë ballafaqim, ai u dha përfundimisht pas alkoolit. Aq shumë u keqësua gjendja e tij sa që u dash të shtrihet me urgjencë në spital.

Dhe po atë natë, deri sa ishte në dhomën e përkujdesjes intensive, para tij u materializua figura e Gjon Belushit. Ishte i zbehtë, i veshur me rroba të verës që dukeshin mjaft të leckosura dhe i pakrehur. Durimi u habit për pamjen e tij, pasi ai ishte mësuar që, kur komunikonte në ëndrra, ta shihte atë elegant, prandaj edhe ia tërhoqi vërejtjen.

Gjoni, i hidhëruar dhe shumë nervoz ju drejtua se kjo ishte e gjitha që ka mundur të arrij.
- Durim, unë nuk kam kohë për mendimet e tua “intelektuale”. Po shkatërrohem ngadalë dhe me vështirësi po e mbaj edhe lëkurën që të mos pëlcas. Shikoma fytyrën, shikomi duart...
- Më thuaj gjon, a mund të të ndihmoj? - e pyeti Durimi.

Atëherë Gjon Belushi qeshi aq shumë sa që gati ra përtokë, e pastaj në moment e ndërpreu të qeshurën dhe foli me një zë ndjellakeq.
Ma punove mirë, shumë mirë, aq mirë sa që më për ne as në ferr nuk ka vend. Nuk dua të më sillesh nëpër këmbë - e ke të qartë? Ti nuk di as të mahitësh, as të zgërdhihesh as të pish as... asgjë. Kanë filluar të shkruajnë se ti nuk di as të aktrosh. Cili je ti? - një i pështyrë, një i dobët, një i pavlerë, një budalla, një palaço.

Durimi e dëgjonte me gojëhapur!
- Kam ardhur të të tregoj se jeta është sakrificë, se jeta është edhe luftë. Duhet të përballesh me çdo sfidë dhe të ngadhënjesh mbi gjithçka. Përveshu punës, shiko realitetin në sy, merri gjërat shtruar, pra vepro si të gjithë njerëzit e guximshëm të kësaj bote!
- E ke me shaka ti. Po ti? Ti çfarë ke...

Dhe ende pa e kryer fjalën, Gjoni ju përgjigj:
- Unë jam i vdekur, gjegjësisht ende jam duke vdekur. Edhe ti po vdes, mirëpo ke mundësi të mbetesh gjallë, ndonëse ti këtë, ndoshta nuk e meriton. Kam dëshirë të jetosh, , të bësh emër, të lësh vepra...

Në ato çaste në dhomë hyri motra kujdestare. E shikoi Gjonin dhe mbeti e habitur nga fakti se si kishte arritur të futët ai në dhomën intensive pa ra në sy. Filloi ta qortoi rreptë për shkak të tonit të lartë të zërit e të kësaj vizite aq të vonë, pasi po afrohej mesi i natës. E urdhëroi që ta lëshoj menjëherë dhomën dhe ta lë pacientin të qetë, pasi ai ishte në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për qetësi e jo për zhurmë.

Durimi nuk ishte i sigurt se çfarë në të vërtet ndodhi: ishte ëndërr, iluzion, halucinacion, fiksion...apo realitet. Me këto mendime dhe nën ndikim e medikamenteve e zuri gjumi.
Të nesërmen në mëngjes, kur erdhi vizita, mjeku gjithashtu e qortoi edhe Durimin për zhurmën e bërë dhe vizitorin e orëve të vona. Durimi mbeti i shtangur. Nuk i besonte veshëve të vet. Ishte ajo mbrëmë ëndërr apo kjo tani? Ishin ato iluzioni, halucinacione, fiksione, apo këto që po i dëgjonte tani nga goja e mjekut?!!!

Në raportin e motrës, mysafiri ishte përshkruar në përpikëri. Identik me Gjon Belushin, edhe pse ajo nuk e njihte atë.

Në fakt, kush ishte ky vizitor? Ishte vërtet shpirti i Gjoni? Ishte fantazma e tij? Ishte trupi eterik, trupi astral? Apo ishte e gjithë kjo vetëm një lojë neuronesh e asaj sfere, sa magjike e mistere, e quajtur tru?!!! Por raporti i motrës kujdestare. Po fjalët e mjekut. Po...

Fundi fundit që rëndësi ka seç ndodhi realisht atë mbrëmje - mendon sot Durim Krasi. E rëndësishme është se Gjon Belushi, me mesazhin nga e “andejshmja”, e kishte larguar atë nga rruga e dështimit, nga rruga e humnerës, nga rruga e ferrit, pra nga vet vdekja!

Durimi i kaloi 32 ditë në spital dhe doli i shëruar. Katër ditë më pas filloi të punoj në një film të ri. Vazhdoi dhe kreu me sukses edhe studimet e lënë përgjysmë dhe, nga një dështak i dikurshëm, Durimi arriti që të bëhet një aktor, por dhe regjisor shumë i famshëm. Sot, në qetësi të plotë e me optimizëm real, ai e pret ardhmërinë dhe sigurt e shpejtë po ngjitet drejt kulmit të karrierës.
arbri1994
arbri1994

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi