Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
+2
Berti69
Admin
6 posters
Faqja 1 e 1
Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Mistiku hindus, i cili u lind në fundin e shekullit të XIX dhe vdiq më 1969, Meher Baba veten e emëroi si Avatar (mishërim apo inkarnim i Zotit). Ai shkroi librin "Zoti Flet" dhe kishte dëshmi për pohimet e veta nga sadguru-të (pesë mësuesit e përsosur të cilët presin dhe "stërvitin" zotin).
Kontradikta e vërtetë del kur mistiku hindus Sathya Sai Baba, i lindur më 1926, i cili në moshën 13 vjeçare shkel një akrep dhe thumbuhet nga ai, kështu që bëhet i vetëdijshëm dhe thotë se është Avatar. Përndryshe, ky ende jeton (dhe mendon se do të jetojë edhe 24 vjet). Edhe ky kishte dëshmi mbi pohimet e veta. Këtu na shkoqitet pyetja: Si, prej vitit 1926 deri më 1969 në Tokë ecnin dy Zota?!
Hulumtuesit padyshim konstatonin se te disa njerëz vjen deri te kujtesa e ndonjë individi ose individëve të cilët kanë jetuar në lokalitete tjera hapësinore e kohore. A është kjo dukuri e shkaktuar nga ana e shpirtit? Shpirti, ç'është? A e kemi parë ndonjëherë? A është vetëm personifikim ireal i emocioneve tona apo përfshin ndonjë hapësirë dhe kohë? Këtë nuk mund ta dimë kurrë. Sa më shumë që gjejnë shkencëtarët kundërfakte, aq mistikët i japin lloj lloj aftësie shpirtit.
Do ta jap edhe një shpjegim që më takon mua dhe i cili ka një anë satirike dhe anekdotike. Përndryshe këtë hipotezë e pata zhvilluar kur isha "mysliman i vërtetë".
Në religjionin islamik, si dhe në religjionet tjera monoteiste, mbizotëron besimi se pranë çdo njeriu qëndrojnë edhe dy engjuj, Kerameni dhe Katibini (në filozofinë "New Age" fituan rol aktiv dhe quhen Udhëheqës), të cilët i shkruajnë të gjitha veprat tona të mira dhe të këqija.
Kur njeriu vdes, më nuk i nevojiten engjujt (sepse "atje" nuk ka mëkate ose mirësi), kështu që në Ahiret grumbullohen këta engjuj. Zoti, i kacafytur me këtë "katastrofë ekonomike", erdhi te një ide gjeniale, që foshnjave të posalindura t'u caktojë engjujt e penzionuar (poashtu të përzier mes veti).
Ata rregullisht do ta kryejnë detyrën e vet. Mirëpo, derisa klienti i tyre është ende fëmijë (pasi që atëherë nuk shkruhet për të asgjë) këta engjuj, që ta thejnë monotoninë, flasin mes vete mbi përvojat e njerëzve të kaluar. Informatat në fragmente do të vijnë edhe deri te vetëdija e klientit.
Për këtë dhe fëmijëve më së shumti iu kujtohet jeta e kaluar. Me këtë teori mund të shpjegohet edhe rasti i dr. Scottit.
Ta lëmë shakanë anash dhe ta analizojmë shpjegimin tjetër që mori emrin "teoria holografike". Hologrami është fotografi tredimenzionale e cila edhe në pjesët më të imëta të tij përfshin tërë komponentën e fotografisë.
Kështu ekziston edhe hipoteza - Bootstraping, e cila u zhvillua nga ana e fizicientit David Bohm dhe matematicientit John Bell dhe të tjerëve që thonë "se në çdo grimcë ekziston gjithë universi, gjegjësisht informatat mbi vetitë e tij në hapësirë dhe kohë". Kjo në filozofinë hinduse është e njohur si Akasha, ndërsa në Islam si.i Levh-i Mafhuz (ose "Gayb").
Sipas kësaj teorie njeriu në ditët e veta rinore, për shkak të disa nevojave psikologjike, prej akashës merr informata në lidhje me ndonjë vashë, dhe kështu ai zgjedh alter-egon e vet. Por edhe kjo teori ka mangësitë e veta, dhe pasi që krejt kjo bazohet në shpekulimet matematikore, nuk mundemi asgjë të përcaktojmë, sepse as nuk janë shpjeguar mënyrat e perceptimit të këtyre "diturive të fshehta".
Por ka edhe raste të kujtesës së jetave të kaluara ku kjo teori nuk mund të ofrojë shpjegim. Njëri prej rasteve është i shënuar në librin e B.D.Benediktit "Bota paralele". Një çek i ri, i pasionuar pas dekorit të brendshëm të salloneve të epokës së rokokosë, më 1965 rastësisht viziton një pallat në Austri. Aty kupton se dekori aq i vulosur në mendjen e tij i takon atij pallati, dhe zbulon se një vashë e re, qe kishte jetuar aty, kishte qenë e dashura e tij në jetën e kaluar të vet.
Teoria holografike e cila thotë, se "personalitetet e reinkarnuara" zgjedhen rastësisht këtu bie poshtë në këtë shembull unikat. Për vërejtjet e kontradiktave në këtë hipotezë i jemi mirënjohës hulumtuesit kroat mr. Drago Pleçkos.
Teoria e tretë e cila u mundua të jetë më shkencorja (mund të thuhet më ateistikja) i ka rrënjët në v.1962.
Qysh atëherë psikologu James Mc Connell nga Michigan Unversity dëshmoi se dituria mund të hahet! Ai skrrajat shpatuke i mësoi për një refleks të caktuar, dhe pastaj i mbyste ato, duke u dhënë skrrajave të tjera të pamësuara për t'i ngrënë të mbyturat; kështu që edhe skrajat e pamësuara veç dinin më pas refleksin e tillë.
Hulumtuesi suedez Holger Hyden në eksperimentet me minj, bashkë me Allen Jacobsonin nga UCLA dhe disa shkencëtarë tjerë dëshmuan se në materien përcjellëse luan rol acidi ribonukleik (ARN). Më vonë Georges Hungar nga Baylor Universiteti, në minj krijoi frikën prej errësirës (minjtë zakonisht errësirën e dojnë më tepër se dritën) me ndihmën e efektit të Mc Connellit.
Në këta shembuj vërejtëm se disa makromolekula organike, acide nukleine dhe polipeptide mund ta përcjellin "diturinë" prej një sistemi të organizuar të jetës në tjetrin. Kështu u lind "Hipoteza Engramike" e cila mundohet ta shpjegojë reinkranimin me transferimin e këtyre molekulave (të ashtuquajtura molekula engrame).
Sipas kësaj hipoteze, kufoma e varrosur padyshim do t'i ketë në vete engramet të cilat i krijoi gjatë jetës. Kështu, ndonjë bimë, duke lëshuar rrënjë mbi varr dhe me ndihmën e procesit të osmozës, bashkë me ujin dhe mineralet, merr edhe engramet. Engramet e akumuluara prej bimëve kalojnë në njerëz, duke krijuar kështu dukurinë e reinkarnimit.
Edhe pse duket e mundshme, mjafton një vështrim më i thellë dhe të shohim se ky ekosistem paraqet një iluzion. Bima e cila i merr mineralet dhe ujin, i përdor këto gjatë fotosintezës, glikolizës, dhe në proceset tjera fiziologjike. Në këto reaksione gjithmonë vjen deri te ndarja e molekulave, kështu që ato humbin strukturën e vet të mëparshme.
Edhe engramet do ta kenë këtë fat, do të shkatërrohen në fazat e para të metabolizmit. Poashtu nuk është e qartë se si engrami do të mund të vinte deri te trupi i njeriut dhe ta ketë reaksionin e vet. Së pari, do të ishte i sulmuar nga sistemi i imunitetit si antitrup, ndërsa shpërbërja e mëtejshme gjatë metabolizmit do ta shkatërronte deri në fund strukturën e tij.
Kujtesa e jetave të kaluara pastaj mund të bëhet edhe kur njeriu ka vdekur një ditë para se të lind përsëri, kështu që ekosistemi nuk mund të jetë aq i shpejtë. Megjithatë, janë shpirtat e vonuar që e problematizojnë këtë hipotezë.
Poashtu psikoanalisti nga Zvicra, Carl Schoomaker, duke i kontrolluar disa pacientë të vet, erdhi në përfundim se shkaqet e fobieve, obsesioneve, neurozave të detyrueshme dhe sëmundjeve të tjera psikotike mund t'i kenë rrënjët edhe në jetat e kaluara. Mirëpo edhe kjo nuk mund të jetë dëshmi për reinkarnimin.
Disa njerëz, duke dëgjuar ndonjë muzikë, lexuar ndonjë libër ose duke u shëtitur në ndonjë qytet, në mënyrë intuitive kuptojnë hapin e mëtejshëm në kazualitet dhe mendojnë se veç më parë e patën këtë përvojë. Kjo në literaturë është emëruar "deja vu" (e parë më parë), por edhe këtë nuk mund ta pranojmë si dëshmi për reinkarnimin.
Teoria e cila ka më së shumti ithtarë shkencorë (shumica janë psikologë), dhe për të cilën edhe unë mendoj se është më e mundshmja, është ajo e cila thotë se reinkarnimi paraqet vetëm një dukuri të nëndijes.
Për shkencëtarë është e njohur dukuria e quajtur "efekti i kiptomenzisë", që zhvillohet atëherë kur ne përceptojmë botën ndër pragun e ndijimit, kështu që informatat e tepërta dhe të panevojshme na grumbullohen në nëndije (ndërsa ne jemi të vetëdijshëm vetëm për 10% të atyre informatave).
Kur personaliteti ynë, për shkak të disa konflikteve të brendshme don ta krijon njëfarë "ndarje të personalitetit", do t'i shfrytëzojë ato rezerva informatash për t'u bërë i rëndësishëm në shoqëri (këtë e pamë më parë). Ashtu siç janë këto informata realitet, atëherë edhe figura e krijuar mund të jetë reale.
Edhe pse kjo duket mjaft e zmadhuar, nëndija i ka të gjitha këto mundësi. Siç thotë edhe dr. Scott Pecku, "gjithkund nëndijen e kemi një hap përpara".
Poashtu edhe teknikat që shfrytëzohen për njohjen e identitetit në jetat e kaluara ngjajnë shumë në teknikat për depërtimin në nëndije (p.sh. shihni botimin e J.H.Brennan - "Reinkarnimi: pesë teknika për njohjen e jetave të kaluara").
Gati në të gjitha dukuritë e reinkarnimit mund t'i vërejmë efektet e kriptomenzisë. Për shembull, aq e popullarizuara Tigheons thoshte se kur ishte sikur Bridey Murphy, ishte dënuar për shkak të shkatërrimit të krevateve metalike, freskët të ngjyrosura.
Por hulumtimet që u bënë, dëshmuan se në kohën kur ka jetuar Bridey Murphy, nuk kanë ekzistuar krevatet e metalta. Atëherë pse kjo dha këtë informatë parazite? Vërtet se në enciklopedinë Ana Britannica është cekur se atëherë në Irlandë ka ekzistuar një lloj i tillë i krevatit, ndërsa mundësia se Tigheons kishte pasur në dorë, ndonjëherë në jetën e saj, encikopedinë e tillë, nuk është e vogël.
Do ta cek edhe një shembull nga "World of Strange Powers" të autorit Arthur Clarke. Më 1910 një grup i parapsikologëve të Anglisë regresuan një femër dhe ajo u shfaq si Blanche Poynings, por më pas u konstatua se informatat e tilla ajo i kishte marë prej librit "Countess Maud" të autores Emily Sarah Holt, të cilin e kishte shfletuar vetëm sipërfaqësisht.
Mendoj se edhe ky shembull i dhënë prej librit të hipnotizuesit profesional Momçilo Todoroviqit "Hipnoza për gjithkënd" nuk do të ishte i tepërt. Ky eksperiment është bërë në Rusi. Natasha M. (18 vjeçare), me anë të regresionit është sjellur në vitin e katërt të jetës së saj. Kur është kërkuar prej saj të vizatojë, ajo atëherë vizatoi sikur një fëmijë i vogël, por kur iu dha sygjerimi se ajo është një piktore profesionale, ajo krijoi një pikturë profesionale.
Tash, në shekullin e njëzetë, me zhvillimin e teknologjisë, është zhvilluar edhe shpejtësia e shkëmbimit të informatave, dhe kjo dukshëm ndikon në vëllimin e nëndijes. Dhe nëse ekziston telepatia, siç thonë parapsikologët, atëherë dukuria e kriptomenzisë do të na dukej edhe më tepër e mundshme. Andrew Malcoff nga Universiteti i Washingtonit, me eksperimentet që i bëri me fëmijët e moshës dyvjeçare, dëshmoi se truri i tyre është në mundësi t'i analizojë dhe t'i konceptojë disa nocione me ndihmën e informatave të fituara me perceptimin e tillë.
Këto eksperimente i cekëm që të mos na duken të pashpjegueshme hulumtimet e dr.Stivensonit. Poashtu edhe dr.Roggo pohon se kujtesa ekstra-cerebrale te fëmijët paraqet, të themi, më parë një dukuri psikologjike, se sa paranormale.
Mund të bindeni edhe vetë prej hulumtimeve të Stivensonit se "personaliteti i kaluar" nuk ka jetuar më larg se 50 km. prej fëmijëve.
Mendoj se, sado pak, jeni bindur se reinkarnimi paraqet një dukuri psikologjike dhe se me hulumtimin e mëtejmë të tij mund të arrijmë deri në shtresat më të thella të shpirtit tonë.
Si përfundim, mund të themi se reinkarnimi paraqet një mënyrë të lirimit prej tanatofobies, ose thënë shkurt e shqip, prej frikës së tepruar prej vdekja.
Sezgin Bojnik

Admin- 1132
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
"Paradoksi i jetës" në mishërim është në të vërtetë rezultati DY VIZIONEVE tek unë, një të tillë që unë e shoh dhe mendoj se është por që nuk jam ai
dhe një tjetër që unë nuk e shoh por që megjithatë unë jam ai.
Kjo gjendje quhet "gjumë", "ëndërr", "makth", "iluzion", "falsifikim", "botë", etj të cilën një pjesë e njerëzimit ende e jeton këtë.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Nese buda ka besuar ne rimisherim ku eshte ai sot, a eshte shpirti i tij duke jetuar ne nje trup fizik sot pse nuk shfleton kujtimet e budes qe kishte
Crash.- 6
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Crash. shkruajti:Nese buda ka besuar ne rimisherim ku eshte ai sot, a eshte shpirti i tij duke jetuar ne nje trup fizik sot pse nuk shfleton kujtimet e budes qe kishte
Buda. Rama. Krishna, Hermes, Mois, Orfe, Pitagora, Platoni, Krishti, Muhamedi, Gurdijef etj etj nuk rimisherohen me, ata e kane kaluar kete cikel.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
por un besoj edhe jet ne dimensione te tjera po jo si kjo rimisherim, pse vetem njher te na jepet mundsia te ndjehemi vetvetja te kemi vetdije te plot ta ndjejm fizikun ton pse jo edhe here te tjer diku tjeter ne nje dimension tjeter, pasi qe na ka dhen mundsia te ekzistojm njeher pse mos te ekzistojm prap, pse sipas disa njerezve vetem njher jepet mundsia per ta ndjer veten e jo me shum pak e cuditshmeBerti69 shkruajti:Crash. shkruajti:Nese buda ka besuar ne rimisherim ku eshte ai sot, a eshte shpirti i tij duke jetuar ne nje trup fizik sot pse nuk shfleton kujtimet e budes qe kishte
Buda. Rama. Krishna, Hermes, Mois, Orfe, Pitagora, Platoni, Krishti, Muhamedi, Gurdijef etj etj nuk rimisherohen me, ata e kane kaluar kete cikel.
Crash.- 6
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Nuk na jipet vetem njehere mundesia.
Mos degjo se çfare thone te tjeret po verifikoje vete...pergjigjen e ke brenda teje...nuk ke nevoje te mesosh asgje por vetem ta kuptosh.
Pergjigjet per keto pyetje nuk do i gjesh me ane te arsyes por vetem me eksperience.
Mos degjo se çfare thone te tjeret po verifikoje vete...pergjigjen e ke brenda teje...nuk ke nevoje te mesosh asgje por vetem ta kuptosh.
Pergjigjet per keto pyetje nuk do i gjesh me ane te arsyes por vetem me eksperience.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
pak e quditshme vetem njher :O un ne vetem time e shoh qe do te jetojm ne parajs dhe se toka eshte ferri kshtu ma ndjen zemra jo deshiraBerti69 shkruajti:Nuk na jipet vetem njehere mundesia.
Mos degjo se çfare thone te tjeret po verifikoje vete...pergjigjen e ke brenda teje...nuk ke nevoje te mesosh asgje por vetem ta kuptosh.
Pergjigjet per keto pyetje nuk do i gjesh me ane te arsyes por vetem me eksperience.
Crash.- 6
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Shihet qe je i ndikuar nga besimet...besimet jane vetem interpretime.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Nuk jam i ndikuar aspak nga besimet, besimin e kam ne zemren timeBerti69 shkruajti:Shihet qe je i ndikuar nga besimet...besimet jane vetem interpretime.
Crash.- 6
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Krishti vdiq e u ringjall në sy të vet armiqve e u ngrit në qiell e ai është gjall në shekuj të shkujve në të djathtën e krijuesit,Berti69 shkruajti:Crash. shkruajti:Nese buda ka besuar ne rimisherim ku eshte ai sot, a eshte shpirti i tij duke jetuar ne nje trup fizik sot pse nuk shfleton kujtimet e budes qe kishte
Buda. Rama. Krishna, Hermes, Mois, Orfe, Pitagora, Platoni, Krishti, Muhamedi, Gurdijef etj etj nuk rimisherohen me, ata e kane kaluar kete cikel.
prandaj mos e barazo Krishtin me këta idhuj të vdekshëm.
I’m X person- Nëse mërzitesh mos kërko ngushëllim prej njerëzve!
Sepse shpresa në njerëz është e kotë.
26
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
I’m X person shkruajti:Krishti vdiq e u ringjall në sy të vet armiqve e u ngrit në qiell e ai është gjall në shekuj të shkujve në të djathtën e krijuesit,Berti69 shkruajti:Crash. shkruajti:Nese buda ka besuar ne rimisherim ku eshte ai sot, a eshte shpirti i tij duke jetuar ne nje trup fizik sot pse nuk shfleton kujtimet e budes qe kishte
Buda. Rama. Krishna, Hermes, Mois, Orfe, Pitagora, Platoni, Krishti, Muhamedi, Gurdijef etj etj nuk rimisherohen me, ata e kane kaluar kete cikel.
prandaj mos e barazo Krishtin me këta idhuj të vdekshëm.
Perceptim i gabuar qe keni. Lexo nje liber, pastaj ktheu ne forum.
F786- 11
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Gjithkush mund të thotë se perceptimi dhe gjykimi i tij është më i sakti pa marrë parasysh se një tjetër perceptim është reali dhe i vërteti për ata që janë zgjuar,Emir shkruajti:
Perceptim i gabuar qe keni. Lexo nje liber, pastaj ktheu ne forum.
kurse sa për librin e kam lexuar, jo një libër çfarëdo por librin e së vëtetës i cili flet për të vërtetën që ju nuk e besoni dhe ju duken përralla, por do të vijë dita që këto përralla të ju shfaqen papritur realitet e ater do të çuditeni.
Po flas në gjuhën tuaj jobesimtare, imagjino sikur këto që po ti them (edhe pse nuk i beson) do të jenë të vërteta.
I’m X person- Nëse mërzitesh mos kërko ngushëllim prej njerëzve!
Sepse shpresa në njerëz është e kotë.
26
Re: Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim
Jetoni jetën që keni. Ska as rimishërim e as ringjallje. Me vdekjen që na vjen, mbyllet cikli i jetës. Të tjerat jan veç përralla me na hutu mëndjen...
Cimi Elezi- 108
Similar topics
» Fenomen i rralle !
» Jeta ne jeten e kaluar (Fenomeni De-Javu) kush ishim para se te lindnim
» Kush e programon jetën tuaj?
» Dashuria për jetën: Kush është njeriu?
» Çfarë keni qenë në jetën e kaluar, e çfarë ju pret në të tashmen?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi