Nëse më parë nuk je njeri...
Faqja 1 e 1
Nëse më parë nuk je njeri...
"Secili mendim, secila ide, secili plan e qëllim është një lloj i vërtetë sikurse është e vërtetë dora dhe zemra në trupin e njeriut". Prandaj, pasi që secili mendim e ide janë të vërteta, siç janë të vërteta organet e dukshme të trupit t ë njeriut, para përdorimit të terapisë lutëse duhet "ta pastrojmë" mirë e mirë shtëpinë shpirtërore nga të gjitha elementet negative të shtresuara në këndet e asaj shtëpie.
Lutja shkencore është temë delikate për shqyrtim dhe, në mjedisin tonë, zgjon asociacione kundërthënëse. E para, për shkak të një mendimi dominues që "ka fituar të drejtë qytetare" se lutja i takon vetëm sferës fetare dhe me nocionin "lutje" nënkuptohet çdo gjë që ka të bëjë me ritualet e besimeve të ndryshme.
E dyta, secili që merr guxim të merret me shqyrtimin e kësaj teme, paraprakisht e dënon vetveten të mbajë mbi kokë epitetet aspak mirënjohëse që pikëtakohen me sharlatanizëm, diletantizëm e "izma" të tjera. E treta, pak kush do ta kuptojë seriozisht efektin pozitiv të lutjes shkencore e shumë sosh janë të gatshëm të akuzojnë për shitje të mjegullës e të tymit.
Por, pavarësisht prej opinioneve momentale ndaj nocionit "lutje", përpunimi i kësaj teme në mënyrën sa më të qartë dhe sa më popullarizuese, është me dobi të shumëfishtë, prandaj po vazhdojmë ecjen e shkallëshkallshme.
E para: ç'është lutja shkencore?
Lutja shkencore nuk është asgjë tjetër, pos një varg i pohimeve pozitive. Lutja është dëshirë.
Vetëm ky përkufizim i lutjes shkencore na jep të drejtë që me këtë temë të merremi në mënyrë serioze, sepse është thënë sa e sa herë se mendimet pozitive, në asnjë rast e në asnjë rrethanë nuk sjellin ndonjë dëm, por, përkundrazi, gjithmonë ndikojnë në realizimin e shëndetit të përkryer, suksesit dhe të lumturisë njerëzore (Zaten, pikërisht në këtë fakt qëndron fuqia çudibërëse e mendimeve!).
F. Bekoni thotë: "Dija është fuqi". Prandaj e kemi për detyrë të bëjmë përpjekje e të hedhim pak më shumë dritë në njohjen e kësaj fushe, por do të arrijmë më shumë e do të ecim më lehtë, në qoftë se marrim edhe nga "magjja" e të tjerëve.
"Lutja paraqet idenë e formuar të një gjëje që dëshirojmë ta realizojmë. Ajo është dëshirë e sinqertë e shpirtit të njeriut. Kështu që secila dëshirë njëherësh është edhe lutje. Deri te paraqitja e saj vjen në bazë të nevojave më të thella të njeriut dhe ajo zbulon synimet deri atëherë të fshehura", thotë Xh. Marfi.
Por duhet pasur parasysh se detyrë e parë e njeriut, i cili vetes ia bën terapinë me lutje, është që ta zgjedhë idenë, planin ose përfytyrimin që dëshiron ta përjetojë. Pastaj bën çdo gjë që të jetë i vetëdijshëm për aftësinë e vet, që këtë ide t'ia përcjellë ndërdijes së vet, në atë mënyrë që të ndiejë e të besojë se gjendja e paramenduar paraqet realitet. Po qe se i mbetet besnik qëndrimit të tij mendor, lutja do t'i plotësohet.
Pra, terapia lutëse paraqet veprim saktësisht të caktuar mendor, me qëllim të caktuar saktësisht. Të paramendojmë se me ndihmën e terapisë lutëse arrini të shërbeheni, përkatësisht të liroheni nga ndonjë problem. Do të niseni nga fakti se vështirësia e sëmundja është pasojë e mendimeve negative të ngarkuara me frikë dhe të vendosura thellë në ndërdije. Po qe se ju shkon për dore ta lironi ndërdijen nga këto farë mendimesh, atëherë do të liroheni edhe nga problemi".
Është me interes t'i shohim parakushtet, po: (pikërisht) parakushtet që lutja shkencore të jetë efektive. Sepse, është thënë, çdo gjë e keqe rrjedh nga moskuptimi, nga mosdija, nga të kuptuarit e gabuar të jetës, nga të keqpërdorurit e ndërdijes.
Por cilat janë këto parakushte, që largojnë mosdijen dhe të kuptuarit e gabuar të jetës?
Përgjigjja e shkurtër do të ishte: qëndrimi ynë negativ! Kurse shpjegimi më i gjerë, më i plotë i qëndrimit negativ, i padijes dhe të të kuptuarit të gabuar të jetës, kërkon një përpunim të elementeve të veçanta.
Bazë ose pikënisje për të kuptuar vlerën reale të pengesave ose elementeve që pengojnë jetësimin e lutjeve shkencore, është ky konstatim: "Secili mendim, secila ide, secili plan e qëllim është një lloj i vërtetë sikurse është e vërtetë dora dhe zemra në trupin e njeriut".
Prandaj, pasi që secili mendim e ide janë të vërteta, siç janë të vërteta organet e dukshme të trupit t ë njeriut, para përdorimit të terapisë lutëse duhet "ta pastrojmë" mirë e mirë shtëpinë shpirtërore nga të gjitha elementet negative të shtresuara në këndet e asaj shtëpie.
Të gjitha hidhërimet, të gjitha shqetësimet, urrejtjet, zilitë, kritikat janë pengesa serioze të jetësimit të lutjes dhe të gjithë ata që duan ta përdorin terapinë lutëse, duhet të heqin dorë nga përdorimi i këtyre helmeve personale, që e lëndojnë dhe e sjellin buzë shkatërrimit edhe trupin, edhe shpirtin.
Kritika. Është veti shumë e përhapur dhe shumë e dëmshme. Kritikë sa më pak ose, nëse është e mundur, të mos përdoret fare. Sepse Vatsoni thotë: "Kur ne duam të analizojmë një individ tjetër, e kemi tepër të lehtë të gjejmë tek ai plot të meta, arsye për ta qortuar, sesa motive për ta lavdëruar.
Por, shumë rrallë e vëmë veten në të njëjtën pozitë me individin kur ai e ka bërë atë lloj gabimi, duke e pyetur veten me sinqeritet: "Si do të kisha vepruar unë në të njëjtat rrethana të atij individi?" Në qoftë se ju do të studioni historinë e gjinisë njerëzore, do t'ju merren mendtë kur të mësoni se nga sa bukuri ka qenë e privuar bota për fajin e vetëm të kritikëve.
Prandaj duhet pasur gjithnjë parasysh se çfarëdo veprimi të kryejë njeriu, ai ka përshtypjen se ka vepruar sipas të drejtës së tij. Dhe, në asnjë rast, nuk do të pranojë kush se ka bërë një të keqe të madhe, sepse në atë rast, në ato rrethana e kushte shpirtërore, nuk ka pasur mundësi të veprohet më mirë.
Fundja, kush e do kënd më shumë se njeriu vetveten dhe ky individ që e do vetëm një mijë herë më shumë se ti që e kritikon, po të dinte dhe po të mundte, për çfarë arsye nuk do të vepronte më mirë e më drejt se që ka vepruar?
Pse kritika është aq e dëmshme? Sepse e plagos njeriun në atë pikë që e ka më të shtrenjtë: në ndjenjën për t'u dalluar, për t'u dukur. Për t'u vënë në plan të parë. Për t'u paraqitur në skenë i ndriçuar plotësisht. Prandaj mos e humbni kurrë nga sytë këtë ndjenjë instinktive, të përgjithshme, që dremitet te çdo individ, tek unë, te të gjithë, edhe pse disa nuk duan ta pranojnë.
A është e vërtetë se ndjenja më e shtrenjtë e njeriut është për t'u dukur, për t'u dalluar?
Frojdi thotë: "Dëshira për të qenë i madh, me nevojën seksuale, është një nga shtytjet më të mëdha të aktivitetit njerëzor".
Prandaj, para lutjes shkencore duhet të harrohet tërësisht ky ves i të kritikuarit vend e pa vend, kohë e pa kohë. Ky burim i helmit, që mbush trupin dhe shpirtin tuaj, por që, në të njëjtën kohë, helmon edhe të tjerët.
Përgojimet. Shprehia e keqe e të përgojuarit, gjithnjë me konotacione negative, duke bërë përpjekje për t'i nxjerrë të palarat, të qena e të paqena, të dikujt për të treguar shkallën e pastërtisë sate, është një rrethanë tjetër që rritë deponimin e helmeve shpirtërore.
Marfi thotë: "Ndoshta ndaj shokut të punës keni mirëkuptim dhe silleni mirë ndaj tij, por sapo jua kthen shpinën, filloni të flisni e të mendoni për të si është më keq. Prandaj këto mendime kanë efekt shkatërrues për ju.
Mendimi që keni për dikë është mendim juaji, sepse ju e mendoni. Mendimet janë krijuese, prandaj çdo gjë që e mendoni dhe e ndjeni për të tjerët, bëhet pjesë e përvojës suaj vetjake, sepse përmes veprimit të ndërdijes, mendimet tuaja materializohen në realitetin tuaj".
Urrejtja. "Mos urreni askënd, - thotë H. Boksi, - sepse ndjenja juaj e urrejtjes nuk dëmton pothuajse kurrë (o shumë lehtësisht) armiqtë tuaj: por bie mbi veten tuaj, duke ju bërë të trishtuar, të shqetësuar, të inatosur: jua helmon gjakun e jua vjedh një pjesë të madhe të energjive tuaja jetësore: ato energji do të mund t'i përdornit në dobinë tuaj në mënyrë krejt tjetër. Në këtë drejtim do t'ju them të keni dinakërinë e egoizmit për të mos urryer askënd. Do ta kurseni gjendjen tuaj shpirtërore".
Mirëkuptimi ose falja. Gjithkund përreth nesh gjenden njerëz me veti të papërshtatshme. Njerëz krye më vete, të tërhequr, madje edhe të tillë me çrregullime psikike. Fjala është për personat me sëmundje psikike, për ngucakeqët, për cinikët, për ata që nuk bashkëpunojnë me të afërmit, për njerëzit që hidhërohen për gjithçka e me gjithkënd, për njerëzit e papërgatitur për të jetuar.
Askujt nuk i shkon mendja për t'i gjykuar, për shembull, të sëmurët nga tuberkulozi a nga ndonjë sëmundje e ngjashme. Pra, të sëmurët psikikë nuk duhen gjykuar. Përkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirëkuptim dhe keqardhje. E, mirëkuptimi do të thotë falje.
Personi me pengesa dhe çrregullime psikike nuk është në gjendje të bashkëpunojë me inteligjencën e paskajshme të ndërdijes së vet. Personi i tillë refuzon njerëzit e qetë, të gëzuar dhe të lumtur. Ai kritkon, gjykon dhe intrigon secilin që ndaj tij është i sjellshëm dhe i mirë. I përmbahet qëndrimit "pse të jenë ata të lumtur, përderisa unë jam kaq fatzi?" Ai është i gatshëm për ta fundosur gjithë botën që ta bjerë në nivelin e vet të t'jetuarit. Paaftësia, pra, don shoqëri!
Falni edhe këta të gjorë, falni edhe ata që ju kanë shkaktuar lëndime, falni të gjithë, sepse ta falësh dikë, do të thotë ta falësh vetveten. Të falësh të tjerët, do të thotë t'i harmonizosh mendimet e tua me parimin universal. Gjykimi i vetvetes quhet ferr, ndërsa falja quhet parajsë.
Zilia. Ziliqarët janë vrasësit e vetvetes.
Praninë tejet të madhe të zilisë në këtë mjedis, në mënyrën më të plotë e jep një anekdotë jona: "Shkon njëri te zoti me kërkesën e vet dhe e lut zotin t'ia plotësojë një dëshirë! Zoti i thotë: - Po, por ty një, fqinjit tënd dy... lyp çka të duash! I mjeri, mendohet dhe thotë: të lutem, i madhi zot, ma nxjerr njërin sy!"
Kërkesë e qartë është që t'i gëzoheni me sinqeritet të natyrshëm suksesit e pasurisë së të afërmve tuaj. Sepse të menduarit negativ për suksesin e huaj, thjesht, e zhduk çdo mundësi për përparim të vetes suaj. Njeriu për të cilin flasim, gjykon atë për çka është duke u lutur. Ai lutet njëkohësisht në dy mënyra.
Në njërën anë thotë: "dua pasuri" e, në tjetrën, me zë të lehtë, por thekshëm: "ndiej neveri ndaj pasurisë së të afërmve të mi". Kundërthënia në të cilën bie e pengon atë për t'i shijuar të mirat e lutjes së parë. Prandaj gjithnjë duhet ndier gëzim për pasurinë e të tjerëve. Sepse njeriu krejt çka bën, bën për vete, prandaj nëse doni që lutja shkencore të jetë efektive, pastrojeni shtëpinë shpirtërore edhe nga shtresa e ndotjes së quajtur zili.
Populli ynë e thotë më bukur se kushdo: "Inati të plakë, gëzimi të rinon"!
Do të duhej hapësirë tepër e madhe që të sheshoheshin të gjitha anët negative një për një, por shkurt e thjesht: pastrojeni shpirtin nga të gjitha mendimet negative, mësojeni teknikën e lutjes shkencore dhe përdoreni atë sa më shpesh.
Para përdorimit të lutjes shkencore, duhet pasur parasysh dy momente qenësore.
E para: lutja duhet të bëhet në gjuhën tënde. Lutjet fetare, që thuhen në gjuhët e huaja, për trupin tënd, për mendjen e shpirtin tënd, që nuk e kupton atë gjuhë, janë të barabarta me shushurimën e ujit. Asnjë efekt pozitiv nuk e kanë, sepse nuk është në nivel të mendimit të qartë që e kupton mendja jote, prandaj nuk mund të bëhet fjalë për bartjen e këtij mendimi (pozitiv) nga vetëdija në ndërdije.
E dyta: Oshoja, në librin Fara qiellore, thekson: "Mos u bëni lypsarë, por bëhuni falënderues". Merreni me mend, - thotë ky mendimtar i përndritur, - po të vijë te ti një lypës dhjetë herë në ditë dhe të ta lodhë shpirtin duke kërkuar "ama këtë, ma jep atë", cili prej nesh do ta kishte duruar këtë lypës më shumë se dy ditë?
Të njëjtën gjë e bëjnë fetarët... dhe: merreni me mend tash lypësin e djeshëm, që vjen e të thotë: "Sot nuk kam ardhur të lyp gjë, por kam ardhur të të falënderohem me gjithë zemër për atë bukë që ma ke dhënë dje", çfarë qëndrimi do të marrësh sot, a mund ta lëshosh atë njeri pa i dhënë edhe diçka?
Prandaj, bëhuni falënderues, sepse zemra falënderuese është gjithmonë afër thesarit të gjithësisë!
Lutja shkencore ndërtohet me vargje (pohime) pozitive për secilën dëshirë dhe problem që ju mundon. Por, lutja është akt intim. Ju takon vetëm juve ta dini...
Lutja shkencore përsëritet shpesh me zë, lehtë, me vendosmëri dhe bindje, kur të jeni plotësisht të vetëdijshëm se mendja e njeriut i ngjan kopshtit ku do të mbijë çdo farë e mbjellë dhe e ujitur në kohën e duhur.
Dhe, në fund, kur ta keni arritur pjekurinë emocionale, më nuk do të reagoni negativisht ndaj vërejtjeve, kritikave dhe ndaj sjelljeve jo të mira të njerëzve që ju rrethojnë.
Me fjalë të tjera, më nuk do të bini në nivelin e vibracioneve të ulëta mendore dhe nuk do të mishëroheni me atmosferën negative të të tjerëve. Identifikohuni me qëllimet tuaja qenësore dhe mos i lejoni asnjë personi, vendi a gjësendi që t'ju zmbrapsë nga mendja juaj e brendshme dhe e thellë e qetësisë shpirtër

beka112- 10
Similar topics
» Një njeri, një shpirt, një zot!
» ''Magjia dhe mallkimi'' Njeri...
» Shfaqet Njeri-Hardhucë
» Udhëtim në kohë
» Nese gaboni ne jete
» ''Magjia dhe mallkimi'' Njeri...
» Shfaqet Njeri-Hardhucë
» Udhëtim në kohë
» Nese gaboni ne jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi