EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E pash një pjatë fluturuese

Shko poshtë

E pash një pjatë fluturuese Empty E pash një pjatë fluturuese

Mesazh  Admin 26.05.08 14:51

E pash një pjatë fluturuese

Asnjëherë, deri më sot, nuk është dhënë ndonjë përfundim definitiv mbi jetën jashtëtokësore ose mbi pjatat fluturuese nga ana e shkencëtarëve. Mirëpo, në këtë fushë, është vërejtur një fleksibilitet intelektual i astronomëve dhe fizicientëve eminentë. Ç'është UFO? Domethënia etimologjike i vjen prej akronimit Unknown Flying Objects, e që do të thotë Objektet e Paidentifikuara Fluturuese (OPF).

Pasi që UFO paraqet një nocion të ri, edhe ekzistenca e tij vihet në pyetje. Para se të përgjigjemi në këtë pyetje, së pari duhet të shpjegojmë se ç'nënkuptojmë me nocionin UFO. Çdo objekt fluturues, para identifikimit të tij, paraqet UFO-n. Në të vërtetë, edhe një xhitë e ndezur flakë mund të konsiderohet si UFO, mirëpo me hulumtimet e mëtejme në laborator, mund të marrim vesh se për çka është fjala. Mirëpo me objektet që neve na interesojnë, rasti është tjetër.

Siç mundemi të vërejmë në literaturat mbi UFO-t, këto objekte nuk mund të shpjegohen me kurrëfarë ligje të natyrës të njohura për neve. Ndoshta "mbinatyrorja" e UFO-ve shtrihet në njohjen tonë të pamjaftueshme të shkencës (kurrë s'guxojmë ta harrojmë thënien e Shën Augustinit). Ufologët kësaj logjike i kundërvihen, të cilët ndoshta do të kënaqen nëse këto objekte i emërtojmë si "Flying saucers" (që është herët për këtë).

Sipas dëshmitarëve, të cilët pohuan se i kanë parë UFO-t, ja se ç'mund të mësojmë për to: mund të shihen si natën ashtu edhe ditën, në të shumtën e rasteve kanë formën ovale, të diskut, të rrumbullakët dhe të zgjatur (në formën e cigares), dhe gjithmonë kanë simetri. Ngjyrat u janë të ndryshme, prej asaj të skuqurës së metaltë deri te asaj të ndezurës flakë.

Për ta dëshmuar ekzistencën e UFO-ve, shkencëtarët kurrë nuk ndërmorrën hulumtime studioze. Besimi i ithtarëve të kësaj teorie është përforcuar edhe nga teoritë e ca postnobelistëve, nga hulumtimet "ground & underground" të ca shkencëtarëve eminentë dhe nga takimet e policisë ose shërbimeve ushtarake me objektet e tilla.

A ka me të vërtetë dëshmi për ekzistencën e UFO-ve? Ekzistojnë ca indicie, edhepse nuk janë specifike, të cilat na sygjerojnë në këtë pyetje. Fjala është për disa raste kur vjen deri te takimi me UFO-t, ku janë të pranishëm një grup njerëzish. Kjo lehtë mund të shpjegohet me dobitë financiare të vëzhguesit (siç dihet, edhe në këto ujëra rolet kryesore i luajnë sharlatanët, të cilët nuhasin se prej kësaj mund të del një fitim i mirë).

Nëse në këtë lojë mund të lëshohen më së shumti njëqind njerëz, atëherë si mundemi ta shpjegojmë dukurinë që ndodhi më 1917 në qytetin portugalez Fatima, ku 70000 njerëz ishin dëshmitarë të drejtëpërdrejtë të UFO-s! Për këtë dukuri u shtruan mendime të ndryshme. Deri sa kjo çështje duhej të paraqitej si diçka e shkëlqyeshme në dukurinë "fanitja e Nënës Mari", ufologu John A. Keel është i mendimit tjetër. Ja si ngjau kjo dukuri:

Sipas porosisë, të cilën e dëgjuan tre djem prej Nënës Mari, ajo duhej të materializohej një ditë shtatori në Fatima, Portugali. Me këtë rast u mblodhën 70000 katolikë të devotshëm, të cilët, me tespitë e tyre, me lutjet në "zemra" dhe me aparate fotografike, me padurim e pritnin Nënën Mari. Edhepse koha ishte e vrërët, masa nuk shpërndahej.

Befas u hapën retë dhe në qiell u shfaq një disk i argjendtë, i cili emetonte një nxehtësi të dendur sa ishte në gjendje t'i terë edhe rrobat e lagura. Prapa diskut qëndronte Nëna Mari. Pas kësaj u shfaq një diell tjetër, i cili për 12 minuta bëri xhiro nëpër qiell, dhe i cili mund të shihej edhe nga largësia prej 40 kilometrave. Pastaj u konstatua se të sëmurët prej artritisit, të thatit dhe sëmundjeve të tjera, të cilët qenë të pranishëm në këtë "celestial-show", spontanisht u shëruan. Prej të gjitha këtyre fakteve Keel-i dha konkludimin se shkaktar i kësaj dukurie ishte UFO-ja.

Poashtu ai beson se shërimi prej atritiseve dhe të thatëve u shkaktua nga rrezatimet infra të kuqe që i emetonte objekti i tillë. Ata më religjiozët këtë shpjegim e emërtuan materialistik dhe kurrë nuk e morën seriozisht. Edhe Erich von Danikeni në librin e vet "Erscheinungen" (Fanitjet), dukuritë e këtilla i shpjegon me teoritë e njohura tani për gjithkënd, të cilat nuk dallojnë aq prej atyre të Keel-it.

Në dukurinë Fatima, edhepse dëshmitarët kishin fotoaparatet me vete, nuk ekziston asnjë fotografi që e dëshmon atë ngjarje. Kjo shpjegohej me arsyen se Papa i pat mbledhur të gjitha dëshmitë, por kjo duket tepër e pabesueshme. Në anën tjetër, në masën përplot fanatikë religjiozë, halucionacionet kolektive nuk janë të pamundshme. Poashtu edhe përshkrimet individuale nuk përputhen me të gjitha vijat.

Kjo dukuri nuk është e vetme në UFO literaturën, sepse ekzistojnë përplot raste ku me dhjetëra njerëz e kanë parë objektin e njëjtë. A munden të gjitha këto dukuri të shpjegohen vetëm si halucinacione kolektive?

"Druri i portokallit" dhe "Litari kacavjerrës" janë truqe iluzioniste të fakirëve me të cilat shërbehen joginët. Këta janë në gjendje që njerëzve t'ua projektojnë perceptimin e realitetit që ata e dëshirojnë. Ky truk mund të veprojë edhe në masën prej më tepër se njëqind njerëz, dhe ka një aspekt interesant, ku çdo njeri e sheh pamjen e njëjtë imagjinare. Mirëpo, nëse e inçizojmë këtë dukuri, nuk do të mundemi ta shohim madje as një pjesë të asaj që e panë njerëzit me sytë e vet. Kështu supozohet se UFO mund të paraqet një halucinacion kolektiv. Këtu një gjë nuk na është e qartë, se cili është agensi i këtyre porosive halucinatore, mund të themi edhe telepatike?

Duke e lënë këtë pyetje hapur, të nisemi t'i analizojmë disa dëshmi të tjera. Në botën e ufologjisë pluhurin më të madh e ngritën ata që pohonin se arritën t'i fotografojnë këto objekte. Shumë herë gjuetarët në UFO pohuan se i fotografuan ato objekte, mirëpo në negative të filmave nuk mund të vërehej asgjë. Ufologu francez Jean Pierre Petite këtë dukuri e shpjegonte me zbulimet e fizicientit A.Mesen në vitet e 30-ta. Ai dëshmonte se objekti i cili emeton rreze infra të kuqe bëhet i padukshëm në fotografinë e rëndomtë. Kjo gjë Petite-në e solli në përfundimin se pasi që UFO-t emetojnë rreze infra të kuqe, bëhen të padukshme, përfundim në të cilin erdhi edhe Keel-i.

UFO skeptiku më i madh, Piter Klas, disa fotografi të këtyre objekteve i shpjegon krejtësisht ndryshe. Ai beson se 90% të fotografive të tilla janë fotomontazhe, ndërsa të tjerat dukuri natyrore të keqinterpretuara. Është interesante se këto objekte gati gjithmonë fotografohen prapa objekteve të tjera, më së shpeshti prapa lisave. Si të shpjegohet kjo? Ose UFO-t janë ithtarë të vegjetarisë, ose me këtë mënyrë lehtësohet teknika e fotomontimit...

Gjatë kohës, një sasi e panumërt e fotografive të UFO-ve u dëshmuan si fotomontazhe. Mes tjerash, para ca vjetëve IBM ndërtoi sistemin i cili është në gjendje të krijojë fotografi të tilla sa që edhe me teknikën më moderne nuk mund të dihet se është fjala për fotomontazh. Do duhej ta kishit parë fotografinë "Mjegulla mbi Golden Gate", të krijuar me këtë teknikë.

Megjithatë, janë edhe disa fotografi të tilla të UFO-ve, ku të heshtësh vlen më së shumti prej të gjithave.

Është vërejtur se në komunikacionin e UFO-ve nuk vlen asnjë ligj i natyrës i njohur për neve. Për shembull, ato mund të qëndrojnë të stacionuara pezull me orë të tëra dhe janë në gjendje të bëjnë kthesa këndrejta dhe këndngushta. Vetia më interesante e tyre është aftësia e nxitjes (shpejtimit) së menjëhershme. Në invazionin e UFO-ve që u bë në Belgjikë më 1991, janë vërejtur nxitjet deri në 40 g. Edhe më interesante është vërejtja e një stacioni të radarit amerikan më 1974, kur objekti prej pozitës statike për një çast e arriti shpejtësinë prej 72000 km/h. Nëse supozojmë se kjo shpejtësi u arrit për 4 sec. - edhepse në raport thuhet se është arritur "në çast" - atëherë llogarisim se nxitja ishte rreth 5000 g.

Kjo është e padurueshme për të gjitha materiet, e sidomos për njeriun - në Tokë. Do të vinte deri te "stresi i metalit", i cili do ta shkaktonte rraskapitjen e objektit. Ne e dijmë se objektet që fluturojnë më shpejtë se 1200 km/h (shpejtësia e zërit/Mach) shkaktojnë një zë të një fuqie të madhe. Mirëpo tek UFO-t kjo gjë nuk është vërejtur. Petite këtë e shpjegonte me njëfarë lloji të tunelit ajror që krijohej prapa fluturakes së paidentifikuar.

Pas kësaj hyrjeje mbi UFO-t, mirë është të merremi pak me kronologjinë e tyre. Më 1947, piloti amator Kenneth Arnold, duke fluturuar mbi një mal në Arizonë, vërejti 9 fluturake që i ngjanin filxhanit të kthyer mbrapsht. Në raportin që ia dha një gazete, ato objekte i emërtoi "flying saucers", që do të thotë "pjatat fluturuese". Njëkohësisht filluan që edhe policia, ushtria dhe institucionet e ngjashme të marrin përplot raporte nga shtresat e ndryshme të njerëzve të cilët kishin kontaktuar me këto objekte.

Ushtria amerikane, nën mbikëqyrjen e UAF (united air force), prej 1947-1948 themeloi komisionin Air Technical Intelligence Center (ATIC), i cili për punë e kishte t'i shpjegojë këto dukuri. Ky komision kontaktet e civilëve i shpjegonte sipërfaqësisht dhe në mënyrë banale, duke i hudhur poshtë si të rrejshme dhe të pabindshme, ndërsa kontaktet e pilotëve i shpjegonte si dukuri natyrore të keqinterpretuara. Ky komision jo vetëm që nuk i qetësoi shqetësimet, por e ngriti edhe më shumë tensionin. Pas kësaj, më 1948, u themelua Project Sign me qëllime të njëjta.

Në këtë projekt punoi Allan J.Hynek, dhe pas një radhë shpjegimesh konfuze që i dha ky projekt mbi UFO-t, Hynek braktisi këtë projekt dhe u bë ufolog i zjarrtë. Prej 1949-1952 punët e këtij projekti i mori komisioni Grudge I dhe Grudge II nën komandën e kapitenit Edward J.Ruppelt-it. Mes viteve 1952-1969 Allan Hynek, bashkë me kapitenin Hector Qintanilla, themeloi Project Blue Book (Projekti Libri i Kaltër), i cili i analizoi 11000 kontakte.

Ky projekt, përkundër atyre të kaluarve, këto dukuri nuk i shpjegonte si mashtrime, iluzione ose prodhime të halucinacioneve, por, në të shumtën e rasteve, i trajtonte si dukuri "mbinatyrore". Në të vërtetë, këta ishin të bindur se UFO-t paraqitnin anijet kozmike të cilat vinin nga anët e largëta të kozmosit. Hulumtimi publik mbi UFO-t është ndërprerë më 1968, kur Condon Project, nën udhëheqjen e Edward U. Condon-it, dha gjykimin përfundimtar se këto objekte nuk paraqesin asnjë rrezik për njeriun, pa kurrëfarë shpjegimi mbi prejardhjen e tyre.

Hynek, pas përvojave shumëvjeçare në fushën e UFO-s, e bëri klasifikimin e tyre, i cili edhe sot përdoret:

1. Dritat e natës - Janë drita të çuditshme të cilat shihen natën. Janë në gjendje t'i ndërrojnë ngjyrat dhe dendësinë e dritës së tyre. Në fund zhduken me ndërrimin e shpejtë të kahjes.

2. Objektet e para ditën - Janë objektet që perceptohen nga largësitë e ndryshme dhe kanë forma të ndryshme si ovale, të zgjatura, etj.

3. Radari + kontaktet - Në disa raste UFO-t perceptohen njëkohësisht edhe me radar edhe me sy. Ekspertët këtyre rasteve iu japin një kujdes të veçantë. Dr. Hynek nuk është në pajtim mbi origjinalitetin e vetëm të vështrimit nga ana e radarit, duke pohuar se mund të jenë tufa të zogjve, retë speciale, difraksioni i dritës dhe lloje të ndryshme të dukurive natyrore. Përkundër kësaj, radari + vërejtjet e njeriut janë mjaft interesante, edhepse mjaft të rralla. Takimet e afërta që ndodhin janë shumë më të rralla dhe shumë më interesante, dhe gjithnjë lënë prapa ndonjë gjurmë materiale. Janë tri lloje të këtyre takimeve:

4. Takimet e afërta të llojit të parë - Në këto raste vjen vetëm deri te takimi (pak më i afërt) i zakonshëm me UFO-t. Mes shfaqjes dhe vendit ku shfaqet nuk ka kurrëfarë kontakti fizik, dhe kështu edhe dëshmi materiale.

5. Takimet e afërta të llojit të dytë - I ngjajnë takimeve të llojit të parë, por dallojnë nga kontakti fizik që ngjan në këtë rast. Në të vërtetë, këtu vjen deri te djegia e barit në formën e rrethit, thyerja e degëve të lisave, kafshët i kaplon panika e paarsyeshme. Dritat e automobilëve, motorët dhe radiot (në disa raste edhe rryma) kyçen e çkyçen pa kontroll deri te largimi i UFO-s.

6. Takimet e afërta të llojit të tretë - Këto janë kontakte ku njerëzit pohojnë se ishin në brendinë e UFO-ve dhe kishin kontakte me ufonautët. Dr.Hynek në këto raste tregonte një fleksibilitet të madh, gjë që nuk i ngjan një intelekti siç është ai.

Në këto klasifikime, më së shumti në shkallën e gjashtë, mund të vërejmë se për shpjegimin e prejardhjes dhe natyrës së UFO-ve, duhemi të besojmë në një aksiomë të domosdoshme që thotë se UFO-t paraqesin fluturaket kozmike të cilat erdhën nga anët e largëta të kozmosit. Përndryshe kjo është teoria më e përhapur në botën ufologjike. Për këtë edhe do ta analizojmë këtë teori e cila bazohet në pseudofakte.

Nga Sezgin Bojnik

vazhdon ...


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 26.05.08 15:08, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E pash një pjatë fluturuese Empty Re: E pash një pjatë fluturuese

Mesazh  Admin 26.05.08 14:52

Së pari duhet të shpjegojmë se e a janë të mundshme udhëtimet ndrëryjore? Ylli më i afërt pas diellit është Alpha Centauris, i cili gjendet në largësinë prej 4.3 vjet dritë (një vit drite=9.5 bilion km). Sipas teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, ligjet e natyrës mbizotërojnë njëjtë në të gjitha vendet e kozmosit. Sipas kësaj, vështirësitë që i hasë një jashtëtokësor në udhëtimet ndëryjore, i hasim edhe ne.

Tash për tash, për neve, në këtë nivel teknologjik, është e pamundshme t'i arrijmë yjet. Nëse do të kishim mundur që orbitën e Neptunit ta kalojmë për dy vjet, po kjo shpejtësi do të na mundësonte që të arrijmë deri te ylli më i afërt për 9000 vjet. Edhe nëse do ta kishim anijen e tillë kozmike, nuk do të mund t'i kishim dalur në krye karburanteve dhe rezervave të ushqimit që do t'iu nevojiteshin njerëzve brenda anijes kozmike. Si zgjidhje të kësaj janë përmendur hibernacioni, robotizimi, lindja ndër kontroll, etj., por të gjitha këto duken të pamjaftueshme për një shpjegim të shëndoshë të problemit.

Kemi parë se në këto udhëtime barriera më e madhe është intervali kohor i cili zgjatë tepër gjatë. Si zgjidhje e këtij problemi padyshim është udhëtimi i shpejtë, mirëpo sa është mundësia e udhëtimit më të shpejtë? Nga teoria speciale e relativitetit dihet se shpejtësinë më të madhe në kozmos e paraqet shpejtësia e dritës (afër 300000 km/s). Atëherë, nëse deri te Alpha Centauri do të fluturonim me po këtë shpejtësi, deri te ky yll do të mbërrinim për 4.3 vjet. Për fat të keq, fizika nuk na jep shpresa për këtë fantazi, sepse obektet me masë kurrë nuk munden të udhëtojnë në shpejtësinë e dritës.

Fizicientët O.M.P.Bilanuk, V.K.Deshpand dhe E.C.G.Sundarshan, më 1962 propozuan teorinë, e cila jep mundësinë e ekzistencës së grimcave imagjinare më të shpejta se drita. Më vonë fizicienti Geral Feinberg e zhvilloi këtë teori dhe atyre grimcave ua dhe emrin tachion (i shpejtë). Të supozojmë, pra, se çdo grimcë e zakonshme shndërrohet në tahionin përkatës.

Tahionët më tej menjëherë do të iknin me një shpejtësi të jashtëzakonshme, dhe nëse ato në momentin e caktuar rishtazi do të shndërroheshin në grimca të rëndomta, pas disa ditëve, madje edhe pas ca sekondave, mund të kaloheshin largësi tepër të mëdha" - këto janë citate prej librit "Exploring the Earth and the Cosmos" të shkrimtarit të ndjerë Isaac Asimov-it. Menjëherë pas kësaj po ky autor shkruan: "Për fat të keq, askush deri më tash nuk i zbuloi tahionet, ndërsa shumë shkencëtarë pohojnë se ato s'mund të ekzistojnë as teoretikisht".

Disa shkencëtarë, të cilët mundohen që ta paramendojnë gjithësinë si një shirit dydimensional të Meobiusit, përpiqen që të japin zgjidhje logjike për udhëtimet ndëryjore. Shiriti i Moebiusit paraqet një unazë dydimensionale ku ana e epërme dhe ajo e poshtme paraqet një sipërfaqe të njëjtë. Kur prej pikës së caktuar dëshirojmë të dalim në antipodin e tij, në shiritin e Moebiusit mënyra më e shkurtër pr ta bërë këtë është të shpohet vrima në atë pikë. Në këtë rast na nevojitet ndërhyrja e kontinuumit tredimensional.

Kur është në pyetje gjithësia e vërtetë, atëherë na nevojitet ndërhyrja nëpër kontinuumin e dimensionit të katërt (koha si koordinatë nuk merret parasysh). Disa shkencëtarë janë të bindur se "ndërhyrja" e tillë në gjithësi realizohet përmes Vrimave të Zeza. Kjo u bazua në një formulë të definuar nga Ajnshtajni dhe Roseni. Ky i fundit pohon se në ato vrima mund të realizohen udhëtimet hapësinore pa kurrëfarë vështirësie.

Kozmologu Stephen Hawking, në librin e vet "Vrimat e Zeza dhe Kozmosët Shkurtabiqë", të botura më 1993, thotë se brendia e vrimës së zezë paraqet një gjithësi miniaturale të llojit të vet, ku në dyer qëndron vërejtja e Dantes të cilën e ka parë në ferr. Thjesht s'kemi kurrëfarë shansi praktik të dalim gjallë prej vrimave të zeza.

Teoria më e logjikshme që na e japin ufologët është se jashtëtokësorët erdhën me një anije të madhe amë, në të cilën gjenden me qindra anije miniaturale vëzhguese. Sipas kësaj, "pjatat fluturuese" që i shohim nuk janë gjë tjetër pos anije vëzhguese, të cilat e observojnë Tokën.

I po këtij mendimi është edhe prof. Ronald Bracewell nga Radiolaboratori në Standsford, që thotë se për komunikimet ndëryjore zgjidhjet më të lehta janë sondat. Këto sonda mund të jenë të automatizuara për një radhë të dukurive, dhe për qëllim do ta kishin hulumtimin e planetit të caktuar dhe dërgimin e informatave në bazën e tyre, e cila ndodhet në planetin prej nga dhe erdhën.

Prof. Bracewell shtoi se ata janë të programuar në një mënyrë speciale që t'ia dëshmojnë ekzistencën e tyre njerëzve. Në të vërtetë, kur të kapin ato ndonjë lloj të valëve elektromagnetike, duhen që atë ta dërgojnë prapa në Tokë, prej nga i pranuan ato valë. Kur do të na ndodhtë kjo gjë, do të na dukej si eho e valëve veç të dërguara më parë.

"Për mrekulli, po kjo gjë na ndodhi më 1927, kur një radio operator në Oslo i pranoi sinjalet me valë të shkurta të radiostacionit PCJJ nga Ajdhoheni, Holandë. Pasi ky radiostacion i dërgoi valët, pas tri sekondave në Oslo u pranua ehoja e këtyre valëve. Kjo gjë u hulumtua, dhe më 11 tetor 1928 kjo gjë u përsërit, ashtu që nga PCJJ u dërguan sinjale të fuqishme, ku ehoja përsëri u pranua. Kësaj herë në eho u bindën vetë dr. B. van der Poll nga radio korporata e Filipsit në Ajdhohen dhe Administrata telegrafike norvegjeze në Oslo.

Udhëheqësi i këtij hulumtimi, fizicienti Carl Stormer, i raportoi revistës Nature mbi këtë replikë. Viteve të ardhme edhe hulumtuesit tjerë pranuan eho të ngjashme" - thekson Paul Watzlawick, në "How Real is Real". Ato tre sekonda të vonesës na tregojnë se sonda gjendej në largësinë afër Hënës. Nëse bëhemi të vetëdijshëm për faktin se atë kohë stacioni i Ajdhovenit ishte më i forti në Evropë, atëherë ky do ta paraqiste prenë logjike për sondën.

Van der Polli, së bashku me Stormerin, nga Osloja i dërguan tre pika të shpejta telegrafike në intervale prej 30 sekondave dhe e pranuan ehon në po atë frekuencë me vonesa të ndryshme. Pastaj studenti i universitetit të Glazgovit, Duncan A.Luani, në boshtin x e përcolli kohën e vonesës, ndërsa në boshtin y i vendosi numrat e radhitjeve impulsive, dhe kështu e fitoi hartën e yjësisë Bootis. Në fund ai erdhi deri te përfundimi se këto sonda erdhën para 11000 vjetëve nga ylli Epsilon Bootis.

Kjo dukuri nuk është unikate në histori. John Mc Way na citon rastin e përsëritjes së sinjalit (kësaj herë TV sinjalit), të vërjetur më 1950 në Hjuston, Teksas, me TV stacionin KLEE. Këto fakte na sygjerojnë se pjatat fluturuese paraqesin një prodhim të jashtëtokësorëve. Mirëpo shumë çështje mbesin të hapura me këtë teori. Për shemull, si kanë mundur të dijnë jashtëtokësorët, të cilët gjenden me qindra vjet dritë larg nesh, se aparatet tona fotografike nuk janë të ndieshme në dritën infra të kuqe. Mes tjrash, është plotësisht i pashpejgueshëm komunikacioni i çuditshëm i UFO-ve nga aspekti i teorive të Bracewellit.

Nëse supozojmë se sondat ndëryjore rrethojnë mbi tokë, atëherë na lind pyetja mos mundësia e kontaktit të astronautëve me UFO-të është më e madhe se sa me banorët e Tokës. Kështu Charles Berlitz dhe William Moore në një libër të tyre japin listën e anijeve kozmike dhe ekipeve të astronautëve të cilën janë takuar me UFO-t gjatë ekspeditave të tyre në gjithësi.

Astronautët edhe vetë tregojnë se sa është ndikimi i madh i pamjes mahnitëse të gjithësisë në vetëdijet e tyre. Pamja e tillë në ta krijon njëfarë baze ku "bota" perceptohet në një mënyrë jo të përditshme... dhe ku mrekullitë mund të ndodhin në çdo çast. Në revistën Omni astronautët e njohur i patën dhënë deklaratat e veta në lidhje me takimet me UFO-t. Askush prej tyre nuk ka pohuar se janë takuar me ta, edhepse mjaft prej tyre kanë qëndruar më shumë se 200 ditë në gjithësi.

Rasti më i njohur në këtë lëm është ai i cili ndodhi më 1971, kur Apollo 15 kshte për qëllim aterimin e katërt në Hënë. Në bisedën me bazën e kontrollit në tokë befas u ndërpre lidhja (përndryshe, këtë e them në zhanrin ufologjik) dhe u dëgjua një zë fërshëllyes e i mbyllët, i cili tha: "Lama Rabi Alardi Dini Endavur Esa Kunis Alim". Lingvistët e gjuhëve të ndryshme, kryesisht të hebreishtes, më në fund e interpretuan këtë enigmë. Bëhej fjalë për një kërcënim që pjesërisht tingëllonte "Mbizotëruesi mësues do ta bëjë ligjin...", që tregonte në rreziqet e përparimit tonë teknologjik të disbalancuar.

Më pas u konstatua e kjo ishte vetëm përshëndetje dërguar teknikut të projektit Apollo: "Merhaba ahle el-ard, min Endeavor elazkum salaam", (Jungjatjeta, njerëz në Tokë, keni përshëndetje nga Endivori) - pat thënë astronauti All Vorden në përfundim të orbitës së dymbëdhjetë rreth Hënës. Qendra e kontrollit në tokë u gjend nëpanikë, duke menduar se anijen kozmike e pushtuan marsianët. Pra, Vordeni foli në gjuhën arabe, për nder të "mbretit Faruk", siç e quanin Faruk El-Baz-in, teknikun kryesor të projektit Apollo.

Pyetja jonë se pse kjo dukuri në atë kohë u interpretua me aq senzionalitet, nuk na duket e çuditshme, nëse bëhemi të vetëdijshëm për kohën që ngjau ky rast. Atëherë "lufta e ftohtë" e zgjeruar i detyronte njerëzit të shpresojnë në një civilizim më të lartë, i cili do t'iu sjelë më tepër fat.

E pamë se disa aftësi të caktuara të UFO-ve nuk mund të shpejgohen me sondat e Bracewellit, pos nëse supozojmë se ato qenë të drejtuara nga qeniet inteligjente nga vetë brendia e atyre objekteve. Nëse kjo teori është e saktë, atëherë kjo do të ishte një dëshmi e shkëlqyeshme për jetën në gjithësi.

Ufologët, për të dëshmaur se në brendinë e UFO-ve ekzistojnë qeniet inteligjente, i kryen një radhë hulumtimesh me qëllim që të konstatojnë se a ekziston ndonjë kontinuitet në komunikacionin e tyre. Për herë të parë ufologët Charles Garreau dhe Raymond Lavier dhanë teorinë se lëvizjet e UFO-ve mund të shpejgohen me kuadrate të regjioneve të caktuara. Mirëpo, më pas u konstatua se kjo teori është e pavlefshme.

Aime Michel zhvilloi teorinë se UFO-t shfaqen gjithnjë në vijat e drejta, të cilat me sezonë e ndërrojnë vendin. Pastaj ufologu i njohur francez Jack Vale, duke gjurmuar për vërtetësinë e kësaj teorie, gjeti se kjo nuk është e saktë, dhe se disa të dhëna që i gjeti Micheli nuk paraqitnin gjë tjetër pos rastësisë.

Teorinë e tretë e zhvilloi piloti i Zelandës së Re Bruce Cathie. Sipas kësaj teorie UFO shfaqet gjithmonë në kuadër të trekëndëshit barabrinjës. Çdo anë e këndit është i gjatë 61,116 km (33 mila). Më pas aeronautiku Jean Charles Fumoux disa herë e dëshmoi këtë teori. Prej 1911 UFO-ve të vërejtur në v.1954, Fumouxi 1625 prej tyre i adaptoi në këtë teori, e cila u quajt Harmonic 33.

Jean François Gille-u, matematicienti francez, tregoi se rastësia e hulumtimeve të Fumouxit silelt në 1:1000. Pastaj matematicienti Dominique Caudrom rishtazi i hulumtoi vërejtjet e v.1954, he erdhi në përfundim se në radhën kronologjike, teoria Harmonic 33 duket e pamjaftueshme për shpjegimin e lëvizjeve të UFO-ve.

Edhe ish jugosllavët, më 1989, krijuan një grup psikologësh, fizicientësh, aeronautikësh dhe ufologësh dhe zhvilluan një teori nën emrin Loksodrom. Përndryshe Goran Ergoviqi e reklamoi këtë teori si 90-95% të saktë në parashikimet e lëvizjeve të UFO-ve.

Deri tash vërejtëm se asnjë rast nuk mundt ë dëshmojë se brenda UFO-ve ekzistojnë qeniet inteligjente. Mirëpo, prej klasifikimit të 6. të Hynek-ut mund ta nxjerrim një përfundim deduktiv, i cili jep mundësinë e ekzistencës së jashtëtokësoreve brenda pjatave fluturuese.

Prej gjysmës së këtij shekulli deri në ditët e sotme, janë shënuar përplot takime të afërta të llojit të tretë ose siç emërtohen sot, "kidnapime". Një kamarier kafeneje, përndryshe okulisti George Adamsnku, më 1948 kontaktoi (zaten komunikoi me telepati) me Venerianët në ARizonë. Pastaj me anijen e jashtëtokësorëve udhëtoi në Venerë, Hënë dhe Saturn, ku këtu, siç pohon foli me jasthëtokësorët tjerë.

Poashtu pohonte se në anën e errët të Hënës ekziston jeta, vegjetacioni i bujshëm dhe ndërtesat monumentale. Edhe kur astronomët zbuluan se në Venerë mbizotëron temperatura rreth 440oC dhe se e gjithë atmosfera është e mbushur përplot CO2, Adamski edhe më tej pohonte se e fliste të vërtetën. Për fat ai ishte i vdekur (më 1954), kur u zbulua ana tjetër e Hënës dhe sipërfaqja e Saturnit!

Rasti më i njohur i kidnapimit ndodhi më 20 shtator 1961 në New Hempshire në Amerikë, kur qifti Barney dhe Batty Hill, në rrugën për Portsmouth, zbuluan se u mungojnë dy orë të kohës. Më tej, kur filluan të kenë ankthe dhe ëndrra të këqija, iu nënshtruan hipnozës nga ana e dr. Benjamin Simonit më 1964 dhe në praninë e astronomit dr. Allan Hynekut.

Ata nën hipnozë "zbuluan" se në atë kohë të humbur qenë të kidnapuar nga ana e jashtëtokësorëve brenda anijes dhe i qenë nënshtruar ca eksperimenteve mjekësore. Por, siç thotë prof. dr. Carl Sagani, "kjo është një dukuri mjaft interesante dhe ngazëllyese, por pa asnjë dëshmi".

Në të gjitha dukuritë e kidnapimeve njerëzit me vetëdije nuk kujtoheshin për aktin e kidnapimit, mirëpo me hipnozë ose me ndonjë teknikë tjetër për depërtim në nëndije, bëheshin të vetëdijshëm për dukurinë që s'iu kujtohej. Shumë hulumtues tërheqin vëmendjen në rezikun e përdorimit të hipnozës si teknikë për nxjerrjen në pah të kriptomenzisë, sepse shumë psikologë tregojnë në faktin se nëndija nuk është vetëm ndonjë rezervar palidhje i perceptimit subsenzitiv, por ajo ka një botë të veten që ka qëllime, dëshira dhe nevoja të ndryshme prej vetëdijes.

Kështu mund të vijmë deri te përfundimi se njerëzit që pohojnë, nën hipnozë, se qenë të kidnapuar, janë të mashtruar nga vet nëndijet e tyre. Në të vërtetë, hipnotizuesi William Mc Koll dhe dy ufologë, Elvin Losson dhe John de Carrera, i zgjodhën tre persona të ndryshëm, të moshave të ndryshme, me karakter të mbyllur në vete dhe që s'kishin lidhje me UFO-t.

Poashtu këta s'kishin kurëfarë të metash mentale. Tre hulumtuesit, në një spital të Kalifornisë, i hipnotizuan kandidatët dhe i pyetën në mënyrë indirekte për UFO-t. I pari prej tyre tha se një qenie me një sy iu afrua atij dhe e vështronte me një dritë që drejtohej nga pjata fluturuese.

Tjetri tha se levitoi në shpinë deri te anija kozmike, ku u trajtua nga ana e jashtëtokësorëve që i ngjanin fetusit. I treti tha se duke fluturuar brenda një tuneli të shndritshëm u gjend brenda pjatës fluturuese. Me këtë eksperiment marrim vesh se tregimet mbi kidnapimet paraqesin vetëm imagjinatën e bujshme të njeriut. Ndërsa Filip Klasi thotë se Hopkinsi (UFO sharlatani i njohur, i cili përmes hipnozës i zbulon "të pafatët" e kidnapuar) i then të gjitha rregullat themelore të hipnozës së shëndoshë.

Në të vërtetë, hipnotizuesi kurrë nuk guxon të ketë kontakte me subjetin para seansës dhe duhet ta inçizojë gjithë seansën në videokasetë. Hipnitizuesit, megjithatë, veprojnë kundrejt këtyre rregullave.

Nga Sezgin Bojnik

vazhdon ...
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E pash një pjatë fluturuese Empty Re: E pash një pjatë fluturuese

Mesazh  Admin 26.05.08 14:56

Njerëzit, nën ndikimin e ndonjë mjeti narkotik, në disa raste i përjetojnë kidnapimet, ndërsa janë të njohura rastet kur pacientët (pohojnë pa kurrëfarë arsye), pas marrjes sëUFO anestetikëve (sidomos valiumit), halucinojnë dhe besojnë se qenë të dhunuar nga mjekët. Kjo gjë e solli psikofarmacistin Ronald Sigel në përfundimin se dukuria e kidnapimit paraqet halucinacionin e nxitur prej streseve, errësirës dhe izolimit.

Se "kidnapimet" paraqesin një dukuri psiko-sociale, na bind dëshmia e vërejtjes së ufologes britaneze Xheni Rendls, e cila i studioi dallimet mes tipit amerikan të kidnapimit dhe atij anglez. Në të vërtetë, jashtëtokësorët amerikanë paraqiten si krijesa të vogla me koka dhe sy të mëdhenj. Ata britanikë janë të madhësisë së njeriut dhe të gjatë prej 180-210 cm. Përkundër atyre amerikanë, jashtëtokësorët britanikë shumë rrallë bëjnë teste mjekësore, ndërsa testet gjinekologjike, të cilat janë shabllon-masë në Amerikë, janë një rrallësi e madhe në Britani.

Në të gjitha rastet e kidnapimeve, jashtëtokësorët kishin formën e ngjashme me humanoidët, gjë që na duke mjaft e çuditshme, sepse siç e dijmë, edhe vetë Darvini pat thënë se shansi i evolucionit të shkojë rrjedhës së njëjtë si në Tokë ashtu edhe në gjithësi është tepër e vogël, thuaja në zero.

Mirëpo, nëse kidnapimet i trajtojmë si prodhime të imagjinatës sonë të bujshme, atëherë të gjitha këto nuk na duken të çuditshme. Përkundër kësaj, Ahmed Bosniqi në librin e vet "Misionarët nga gjithësia" për këtë çështje flet kështu: "Dëshmitarët (e takimeve të afërta të llojit të tretë) në ato anije, ose pranë tyre, vërejtën krijesa që kursesi nuk i ngjajnë insekteve gjigante, por figurave njerëzore, që është gjithsesi një arsye më pak të dyshohet në këto raporte". Çfarë ironie e padurueshme!

Tash i erdhi radha një teorie shpekulative e cila përpiqet të dëshmojë se brenda UFO-ve ekzistojnë, ose së paku kanë ekzistuar, qeniet më inteligjente se sa njerëzit. Sipas kësaj teorie, jashtëtokësorët, para mija vjetëve erdhën në Tokë dhe kanë kontaktuar me njerëzit, ndërsa UFO-t që i shohim sot paraqesin invazionin e dytë të tyre.

Paleokontakti kozmik - siç u emërtua kjo teori, bazohet në pseudofaktet arkeologjike, historike, mitologjike dhe ato religjioze.

Teoria e këtillë për herë të parë u formulua në vitet e 20-ta nga ana e një arkeologu rus (kërkoj ndjesë nga lexuesit që s'më kujtohet emri i tij), dhe tek më vonë, viteve të 60-ta, u popullarizua nga ana e një kamarieri zviceran me emrin Erich von Daniken. Një e vërtetë e pafshehur është se ky emër tash përfaqëson një gërditje te të gjithë shkencëtarët e lëmeve të ndryshme.

Logjikshmëria e kësaj teorie është e konstruksionit të dobët; ajo çdo godinë të madhe e të lashtë e konsideron si vepër të jashtëtokësorëve. Njëra prej tyre padyshim është edhe çudia e shtatë relikte, piramida e Keopsit. Për këtë piramidë janë shkruar aq shumë punime sa që përsëritja e tyre do të ishte e panevojshme.

Këtu duam ta tërheqim vëmendjen mbi atë se për ufologët, dimensionet e piramidës kinse paskan lidhje me dukuritë astronomike, poashtu edhe këndi i shkallëve në brendinë e piramidës qenka e barabartë me këndin e heliksit të acidit deziksiribonukleik, etj.

Këtu vjen edhe fakti se piramida egjiptase paraqet një kokëdhembje edhe për arkitektët e sotëm, ndërsa njerëzit si Danikeni nxjerrin teori se jashtëtokësorët janë ndërtues të kësaj ndërtese monumentale. Egjiptologët vazhdimisht e refuzojnë këtë teori, duke dhënë fakte se Khu-Fu (piramida e Keopsit, në gjuhën egjiptase) është ndërtuar mes 2551-2528 para erës sonë për faraonin e atëhershëm.

Piramida e Keopsit nuk paraqet vetëm varrezën (mes tjerash mumia e faraonit ende as nuk është gjetur), por e ka edhe anën e vet socialo-politike. Në të vërtetë, sipas egjiptologëve, piramida është ndërtuar për nder të bashkimit të Egjipitit të poshtëm dhe atij të epërm, i cili kishte dobi për interesat e dyanshme.

Kështu shpjegohet edhe orvatja e ithtarëve të Danikenit që thonë se si kanë mundur me dhjeta mija robër të punojnë me 2.400.000 blloqe të gurëve - të rënda prej 2.5 deri 70 tona, të cilët gjendeshin me kilometra larg. Mirëpo, nëse kjo ndërtesë është ndërtuar me vetëdijen kolektive të popullit për një qëllim paqësor, si na thotë historia, atëherë nuk na është i çuditshëm as preciziteti i këtij objekti.

Poashtu janë edhe ca teori të tjera të suksesme të cilat mund ta shpejgojnë ndërtimin e piramidave sipas diturisë së atëhershme të arkitekturës.

Ajo që i bën piramidat të çuditshme janë dukuritë misterioze që ndodhin brenda tyre. Viteve të 30-ta Antoan Boveti zbuloi se kafshët e vogla të cilat kanë humbur në piramidën e madhe dhe të cilat kanë ngordhur në të, nuk janë kalbur. Pastaj u zbuluan plot ndikime fiziko-kimike të piramidave në botën biologjike dhe atë joorganike.

Piramida mund ta shpejtojë rritjen e bimëve, ta ndërrojë viskozitetin e lëngjeve të ndryshme, t'i mprehë zhiletat e topitura, etj. Pastaj u zbulua se edhe piramidat e vogla prej kartoni, të zvogëluara proporcionalisht me përmasat e piramidës së Keopsit, japin rezultate të njëjta.

Ithtarët e paleokontaktit kozmik pohojnë se brenda piramidës së madhe ekzistojnë gjeneratorët specialë, të cilët e akumulojnë energjinë kozmike. Fituesi i shpërblimit të Nobelit, fizicienti Walter Luis Alvarezi, me detektorë tejet të ndieshëm i matte rrezet kozmike brenda piramidës, por asgjë nuk gjeti që do të sygjeronte në teorinë e mëparme.

Këto dukuri brenda piramide më në fund u shpjeguan me dehidrimin e shkaktuar nga ana e proporcioneve speciale të këtyre objekteve.

Ekspertët për metalurgji në ish Çekosllovaki, pas dhjetë vjetëve hulumtimi të efektit të priamidës në zhileta, zbuluan se tehu i harxhuar i zhiletit në majtë e veta ka xhepa të imëta të lagështisë, të cilat e krijojnë topitjen e tehut. Pastaj zbuluan se pas qëndrimit një kohë në piramidë, këta xhepa mikroskopikë avullohen dhe zhileti e fiton përsëri mprehtësinë e vet.

Një vepër tjetër "e cila e kaloi kohën e vet", janë figurat e gjetura rastësisht në vitet e 30-ta në Nazca, Peru. Kjo temë u bë cak i palodhshëm i shumë ithtarëve të Danikenit, por e cila edhe në ditët e sotme mbetet enigmatike. Shikuar nga perspektiva e zogut, në Nazce mund të shihen figura të çuditshme të ca kafshëve të gjata me qindra metra.

Ç'ka këtu për t'u çuditur, do të pyeteni. Kur ato figura i shikojmë nga toka, nuk do të shohim asgjë pos ca hullive rastësisht të lëvruara. Dukshëm me këtë, vijat e atyre hullive nuk e humbin simetrinë. Si arritën të ruhen këto hulli, të ndërtuara para mija vjetëve, të cilat edhe për vendasit paraqesin vetëm shtigje rastësisht të krijuara.

Shikuar nga niveli i dheut, këto prerje paraqesin hulli të gjera, të cilat zbulojnë terenin e verdhë të zbehtë që shtrihet ndër shtresën e sipërme të rërës së murme të këtij regjioni gati shkretinor. Këto hulli janë ruajtur për shkak se këtu ka shumë pak të reshura. Të reshurat lokale në Nazca zgjasin mesatarisht 20 minuta në vit.

Nga Sezgin Bojnik

vazhdon ...
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E pash një pjatë fluturuese Empty Re: E pash një pjatë fluturuese

Mesazh  Admin 26.05.08 15:05

Dy hulumtues amerikanë, sipas nivelit të diturisë dhe shkathtësisë së manipulimit me mjete pune, dëshmuan se vendasit e hershëm të Perusë ishin në gjendje të ndërtojnë balon. Këta të dy, bashkë me "Condor"-in (të cilin e krijuan sipas teorive të veta), disa herë fluturuan për të demonstruar në qiellin mbi Nazca.

Nëse edhe vizatuesit e atyre figurave kishin në disponim balonat, atëherë nuk është vështirë të shpjegohet krijimi i atyre figurave; mirëpo ende mbetet enigmatike qëllimi i atyre figurave, sepse deiri më sot nuk u zbulua asnjë kult, sektë ose religjion në këtë regjion që do të kishte lidhje me ato figura.

Danikeni, si dëshmi për teorinë e vet, i hulumton edhe figurat e shpellave të cilat i ngjajnë raketave, skafanderëve, pjatave fluturuese, etj. Për shembull, në Kimberli, Australi, Joseph Bradshow më 1907 zbuloi një vizatim shpelle ku mund të shihej një njeri me skafander dhe me antena në kokë, e bashkë me të gjenden edhe tre tipe evropiane të femrave dhe një urtak babilonas.

Është e vërtetë se në literatura mund të gjenden sasi të mëdha të këtyre llojeve të vizatimeve. Ka edhe vizatime në shpella ku pjatat fluturuese dhe raketat mund të shihen qartë. Danikeni pohon se njerëzit që i kanë parë pjatat fluturuese, si shenjë të kujtesës në "zotat", edhe vendet e tyre të shenjta i ndërtuan në formën e anijeve kozmike. Për shembull, minarja e xhamisë i ngjan raketës.

Si çdo pohim tjetër i tij, edhe ky qëndron në konstruksion të dobët, sepse mundësia është tepër e vogël që raketat e jashtëtokësorëve t'u ngjajnë atyre tokësorëve. Pos kësaj, raketat tona, kur hyjnë në ndonjë planet tjetër, nuk janë më të formës së mëparme.

Nuk mund të japim ndonjë fjalë përfundimtare mbi vizatimet në shpella, por na është i njohur pohimi i James Frazerit në veprën e vet kapitale "Golden Bough" (Dega e Artë), se artifaktet në formën e diskut paraqesin simbolet e pastrimit, gjegjësisht mbrojtjes prej së keqes.

Këto simbole në formë disku janë gjetur gati në gjitha traditat e popujve, ndërsa edhe raketat mund t'i konsiderojmë sikur simbole të falusit, i cili është shenjë e plleshmërisë (së tokës). Vizatimet e "pjatave fluturuese" ndoshta paraqesin simbolet religjioze të alegorizuara në formën e dukurive mitologjike. Ithtarët e Danikenit theksojnë se disa lloje të vizatimeve ose disa forma arkitektonike, shfaqen në vende të ndryshme (Australi - Amerikë Jugore) larg njëra tjetrës me mija kilometra, dhe të cilat i kanë format e njëjta.

Për shembull, në Amerikën Jugore dhe jo larg saj, në Ishujt e Pashkëve, ekzistojnë forma të njëjta të kokave prej guri. Ajo që na çuditë është se edhe në Australi janë gjetur figura të ngjashme si këto të mëparmet. Kjo dhe ishte kafshatë e madhe për ithtarët e "paleokontaktit kozmik", të cilët, me mendje të shëndoshë, menduan dhe konkluduan se pasi që njeriu i atëhershëm nuk ishte në gjendje të bëjë udhëtime transpacifike, këto vepra i ndërtuan jashtëtokësorët.

Zoologu norvegjez (më vonë etnolog) Thor heyerdahl, me pesë miqtë e vet, me trap të rëndomtë të ndërtuar prej balza-drurit, të cilin e emërtoi Kon-Tiki, e kaloi oqenain paqësor, duke dëshmuar kështu mundësinë e migracioneve parahistorike të Indijanëve prej Amerikës Jugore në kahjen e ishujve të shumta të Polinezisë.

Ekspedita e tij e cila zgjati 101 ditë (28.4-7.7. 1947), dëshmoi se vendasit e vjetër të Amerikës Jugore ishin në gjendje ta përcjellin diturinë e tyre në regjionet e largëta, gjë që edhe e kanë bërë këtë. Mirëpo, ithtarët e Danikenit e refuzojnë këtë shpjegim duke i dhënë vërejtjet e veta për paaftësinë e njerëzve t'i ndërtojnë statujat e tilla sikur që janë në Ishujt e Pashkëve. Ato statuja janë të gjata prej 12-22 m, ndërsa të rënda nga 50 tona. Të gjitha i kanë veshët e gjata dhe në kokë kanë kapelëza të kuqe që u ngjajnë perukave.

"Para shumë kohësh njerëzit veshgjatë nga Peruja zbarkuan në Ishujt e Pashkëve, ku i zunë robër vendasit (njerëzit vesh shkurtër) dhe këta, si robër, i ndërtuan ato statuja prej shkëmbinjve vullkanorë të vullkanit të fikur Rano-Roraku, dhe me litarë dhe trarë i sollën ato gjer te vendi i planifikuar. Mirëpo, vendasit pastaj u çuan në kryengritje dhe i ngadhnjyen okupuesit dhe i shkatërruan statujat e tyre". Këtë skenar Thor heyerdahl e zhvilloi në librin e vet "Aku-Aku, the Island of Giants" (Aku Aku dhe ishulli i gjigantëve, botim i Tiranës). Përndryshe sot kjo teori ka shumë më tepër dëshmi etnologjike dhe është e pranuar gjerë mes shkencëtarëve.

Dëshminë më të fuqishme për shumë ithtarë të "paleokontaktit kozmik" e paraqet dituria e jashtëzakonshme e vendasve të vjetër të shtetit Mali, i cili gjendet në veri-perëndim të Afrikës. Dogonët janë fis totemistik të cilët mbahen gjallë me bujqësi. Ata e dijnë se ylli më i ndritshëm në qiell, Siriusi, e ka një përcjellës të vetin, të quajtur Po-tolo. Po-tolo është yll masiv i përmasës sa Toka.

Pasi që ky yll nuk ka gjasa të shihet me sy, në botën perëndimore u zbulua më 1844 nga ana e astronomit gjerman Friedrich W. Besselit dhe u emertua Sirius B. Siriusi B është një tip klasik i xhuxhit të bardhë (yll i degjeneruar), i cili gjendet në sistem binar me yllin më të ndritshëm.

Nëse i pyesim Dogonët se si arritën deri te kjo njohje, ata do të përgjigjen se "zotat" (Nommo) të cilët erdhën nga Po-tolo, ua mësuan zanatet si dhe teknikat e bujqësisë. Kjo tingëllon në mënyrë "danikenore", por nëse thellohemi në këtë çështje, në shesh do të dalin paradokset e ndryshme. Për shembull, mitologjia e Dogonëve tregon se më parë ata jetuan në Sirius B, por kjo gjë është e pamundshme, sepse Sirius B nuk është planet, por yll me përmasa planeti. Vërejtja tjetër bazohet se pse pikërisht Siriusi u zgjodh për burim të diturisë së tyre (dhe jetës).

Përgjigjja është e qartë: Siriusi paraqet yllin më të ndritshëm, kështu që edhe në Egjipt qe adhuruar si sotis, që ishte shenjë e plleshmërisë së tokës (në fillim ishte adhuruar si mbretëreshë, por më vonë u transformuan në zotin Seth). Kjo është arsyeja pse Dogonët, si mbretëri të zotave të tyre, e zgjodhën pikërisht Siriusin. E vetmja gjë që nuk na është e qartë është se si erdhën në dijeni se ai yll ka përcjellësin e vet.

Duke besuar se mitologjitë paraqesin dokumente të vërteta, që i shënuan urtakët e vjetër, ithtarët e Danikenit në to gjetën mjaft dëshmi për paleokontaktin kozmik. Pasi që ato raporte të tyre nuk kanë (as nuk mundohen të kenë) ndonjë aspekt shkencor, nuk do të bëjmë fjalë për to, sepse e dijmë se populli në mitologji sa e shtrembëron realitetin.

Dikund lexova se princi serb Marko në mitologji ishte njeri me forcë minatyrore, i cili ishte në gjendje që me dorë të priste malin, mundte ta ngadhnjente ushtrinë me një dorë, pastaj me një hap t'i kalojë lumenjtë, malet, etj. Poashtu besohet se është i pavdekshëm dhe momentalisht është duke fjetur në një shpellë. Në realitet, ishte qyqar dhe tradhtar i cili vdiq duke i ndihmuar anës tjetër.

Edhe në librat e shenjtë religjiozë, Danikeni i gjeti dëshmitë për teorinë e vet. Ai është i bindur dhe palodhshëm pohon se zotat në librat e shenjta janë astronautë. Duke u nisur me këtë logjikë aeronauti i NASA-s Joseph Blumrich, sipas përshkrimit të vizionit të Izakielit, e bëri maketën e anijes kozmike të jashtëtokësorëve.

Hulumtuesit tjerë besojnë se arka e artë e Moisiut është një radio pranues me TV. Edhe në Kur'an mund të gjenden të tilla raporte, ku psh. në kaptinën "Fil" fitorja shpejgohet me ndihmën e pjatave fluturuese, pastaj në kaptinën "Kehf" ajeti 11, ku përshkruhet hibernacioni, etj.

Shihet se teoria e paleokontaktit kozmik jo vetëm se s'mund t'i shpjegojë shumë fakte, por edhe është shkencëtarisht jo e plotë dhe e pasaktë.

Në mesin e ufologëve ekstremistë, është e përhapur edhe një teori, e cila thotë se njerëzit në Tokë bëjnë pakte dhe marrëveshje të ndryshme me jashtëtokësorët, dhe se CIA dhe Pentagoni kanë kontratë reciproke me jashtëtokësorët. Kështu qeveria e SHBA-ve i lë ata rehat dhe nuk shpalos kurrëfarë fshehtësie për jashtëtokësorët, poashtu edhe këta nuk i kidnapojnë më njerëzit dhe kafshët për të eksperimentuar me ta.

Për mendjen e njeriut të shekullit të 20-të këto fjalë nuk janë gjë tjetër pos një senzacionalizëm i tipit patologjik, gjë që na vjen shumë keq që gjërat qëndrojnë kështu. Njerëzit, megjithatë, besojnë në këtë, madje shumica prej tyre edhe i frikohen kësaj teorie.

Si dëshmi të kësaj, vetëm paramendoni se sa libra deri më tash i ka shitur Ahmed Bosniqi, edhe pse ato s'kanë kurrëfarë origjinaliteti. Ky mit (teori) daton prej 24.9.1947, kur, zaten, në Rosewell u rrëzua një pjatë fluturuese me jashtëtokësorë të vdekur. Po kjo gjë ndodhi edhe më 25.3.1948 në New Mexico.

Atëherë, nën udhëheqjen e dr. Vanevar Bushit, u themelua organizata e fshehtë "MJ-12", e cila kishte për qëllim që t'i hulumtojë këto pjata fluturuese dhe kufomat e jashtëtokësorëve. Edhepse këto hulumtime janë kryer në fshehtësinë më të madhe, dy anti ortodoksë, Berlitz dhe Moore, e më vonë edhe fizicienti nuklear Stanton Friedmann (përndryshe tash ky udhëheq një kompani telefonike për përgjigjje në pyetjet mbi UFO-t. Duket se s'ka mundur si të fitojë më herët, kështu që njeriu provoi udhë të reja), me hulumtimet e veta, i nxorrën në shesh punimet e grupit "MJ-12".

Pastaj kjo teori (viteve të 90-ta) u shfaq në fokusin e interesimit të ufologut francez Jimmy Giueu.

Heshtjen e qeverisë së SHBA-së njerëzit e merrnin si dëshmi për këtë teori, megjithëse qeveria këtë ndoshta e pranonte si prestigj në luftën e ftohtë me Rusinë.

Këtu thamë se ekzistenca e UFO-ve është fakt i kudnërshtueshëm deri sa ende nuk konkluduam përfundimisht se ç'janë ato. Padyshim jemi kundër pohimit se UFO-t në vete kanë qeniet inteligjente për shkak të shumë arsyeve. Sjellja e UFO-ve në kuadër të kësaj teorie na duket mjaft e çuditshme.

Në të vërtetë, pse ato nuk kontaktojnë me neve, por gjithmonë janë një hap para nesh dhe "ndjehen si të jenë në shtëpitë e veta"? Ende nuk na është e kuptueshme se si kanë mundur ta thejnë barrierën e udhëtimeve ndëryjore.

Nga Sezgin Bojnik

vazhdon ...
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E pash një pjatë fluturuese Empty Re: E pash një pjatë fluturuese

Mesazh  Admin 26.05.08 15:06

Sipas meje, teorinë më të bindshme, tani për tani, për shpjegimin e prejardhjes dhe karakteristikave të UFO-ve, e dha John Keel në librin e vet "The Mothman Prophesies" (Profecia e ***), ndërsa e popullarizoi Colin Wilson në "Mysteries".

Formula tejet e shkurtër e kësaj teorie është: UFO-t janë tulpa!

Ç'është tulpa? Edhepse kjo nuk e ka vendin këtu, duhet të dijmë se ç'janë tulpat që ta kuptojmë këtë teori. Tulpa është një termin pak a shumë i njohur në literaturën okulte, që mund të definohet si kreacion psikik i projektuar në realitetin tredimensional. Teoria e tulpave, edhepse paraqet një aspekt të shpekulimit okult, e ka bazën e vet në rastet speciale të shënuara në literatura dhe në teoritë e mekanikës kuantike dhe supozimeve të psikologjisë.

Alexandra DAvid Neel, në librin e vet "With Mystics and Magicians in Tibet", jep një shpjegim të gjerë mbi tulpat. Përndryshe kjo në Tibet, me meditim special që zgjati me vite, arriti ta krijojë një tulpë në formën e lamës (prift tibetas). Edhepse ky pohim i etnologes së famshme mund të tingëllojë si absurd, ka njerëz që e kanë takuar atë lamë (sepse kjo e mori atë me vete në Evropë).

Poashtu edhe prof. Ducasse në librin "A Philosophical of Religion" e shpjegon këtë takim dhe e përshkruan lamën si shërbëtor besnik të Neelit, i cili linte përshtypjen e njeriut të vërtetë. Pastaj Neeli me meditimin gjashtëmujor arriti ta shkatërrojë lamën e krijuar.

Madje edhe Dion Fortune e krijoi një tulpë në formën e ujkut. Por ky ujk, sikur edhe lama e Neelit, pas një kohe deshi ta krijojë egon e vet.

Një dukuri krejtësisht tjetër, përbindëshi nga Loch Nessi, e detyroi natyralistin F.V.Holidey të thotë se këtu bëhet fjalë për tulpë. Shumë fakte na sygjerojnë në vërtetësinë e kësaj teorie. Holidey vërejti se edhe në liqenet La Fada dhe La Nahuin janë parë përbindëshat, ndërsa këto liqene janë tepër të vogla që ta shpejgojnë ekosistemin me përbindëshat.

Poashtu, për të gjithë është i njohur rasti se përbindëshi nga Loch Nessi gjithmonë është në gjendje që pa u hetuar të shfaqet si dhe të zhduket.

F.V.Holiday, duke i analizuar deklaratat e dëshmitarëve, erdhi në përfundim se këtu bëhet fjalë për "tullimonstrum gregarium", një lloj kërmilli lakuriq gjigant. Përndryshe, në mitologjitë angleze ky tregohet si shembëlltyrë e së keqes, dhe me një hulumtim të kujdesshëm ky natyralist konstatoi se edhe ëprbindëshi i Loch Nessit e ka po këtë rol.

Ekipi i tij fitoi sindromin e neuralgjisë gjatë gjurmimeve në këtë teren, që sygjeron në "mallkimin" e atij vendi. Holiday pranë liqenit e pati një fanitje, ose vizion, të një njeriu me të zeza i cili mbante maskë, dorëza dhe helmetë. në takimin me të Holiday ndjeu një bezdisje psiko-fizike të përcjellur me vullnet të errët. Përndryshe ky shkencëtar vitin e ardhshëm përjtoi infarkt në vendin ku e pat takuar atë "hije".

Këto dëshmi i shtruam vetëm që ta tërheqim vëmendjen në atë se rrethina e liqenit Loch Ness e paraqet një vend për magjitë rituale të britanezëve të vjetër. Hulumtuesi i njohur i dukurisë Loch Ness, dr. Robert Rines, më 1976, me ndihmën e sonarit, në liqen, në thellësinë prej 20 m, i zbuloi një numër të konsiderueshëm të gurëve megalitë të renditura në rreth.

Kështu padyshim vijmë në përfundimin se liqeni Loch Ness përpara ka qenë një vend i shenjtë magjizezë i keltëve, të cilët i kryenin ritualet e veta, dhe kështu, me një "vetëdije kolektive", erdhën në gjendjen e tillë që ta krijojnë përbindëshin e vet të adhuruar, i cili edhe sot e kësaj dite endet jashtë kohës së vet.

Edhepse nuk janë të bindshme, ekzistojnë indicie se edhe në ritualet e Aleister Crowleyt, shtëpia i të cilit gjendej pranë liqenit, vinte deri te shfaqja e përbindëshave. Një magu tjetër, i cili i kryente ritualet e veta afër liqenit, i erdhi, pos përbindëshit, edhe një mysafir tjetër i paftuar - UFO-ja.

Megjithatë, këto pohime në shumëçka janë ose të rrejshme ose të zmadhuara. Ne këtu mundohemi të tregojmë se krijimi i realitetit përmes psikës nuk takon në fantazitë imagjinare. Këtë e përpoqëm ta dëshmojmë me dukurinë e Loch Nessit. Disa do të pyeten se a ekzistojnë rastet konkrete ku mund të shihet qartë krijimi i tulpave.

Në këtë pyetje mund të përgjigjemi pozitivisht. Parapsikologu dr. Kenneth Batcheldor, duke e gjurmuar dukurinë e levitimit, erdhi në përfundim se në eksperimentet në grup, suksesi varet nga gjendja psikike dhe nga bindja e subjektëve. Ky ëprfundim e nxiti dr.

George Owenain dhe gruan e tij Irisën që me një grup njerëzish ta kryejnë një eksperiment të madh; që varësisht nga gjendja psikike dhe nga bindjet e tyre për ta ndërruar realitetin, sikur në eksperimentet e Batcheldorit, të përpiqen ta krijojnë një personalitet të imagjinuar - një fantazmë! Kështu ata vendosën që me meditim ta krijojnë një dashamir me emrin "Philip", i cili kishte jetuar në kohën e Cromwellit.

Pas disa orvatjeve të pasuksesme memeditim, ata Filipin e krijuan ashtu që filluan ta trajtojnë si një njeri të vërtetë. Kështu Filipi u krijua nga fantazia e grupit, i cili pastaj i shprehte ca karakteristika jashtë kornizave që ia kishte caktuar grupi.

Padyshim se shpjegimi i dukurisë së tulpave paraqet vështirësi në dëshmimin e tyre. Tulpa i then të gjitha kuptimet tona mbi realitetin. Megjithatë, ekzistojnë ca paralajmërime në botën mekanike-kuantike, të cilat na sygjerojnë në lidhjen mes vetëdijes së njeriut dhe dukurive natyrore (gjegjësisht materies). Viteve të 50-ta fizicienti David Bohm shtroi teorinë, me të cilën ndërlidhet faktori i vetëdijes në ligjet e botës subatomike.

Poashtu nuk na është e qartë se si ta shpejgojmë paradoskin e "maçokut të Schrodinger"-it pa praninë e faktorit të vetëdijes, dhe nëse këtë paradoks e aplikojmë te njerëzit, atëherë na bjen se edhe vetëdija jonë luan rolin vendosës në botën tonë. Edhe njëri nga krijuesit e bombës hidrogjenike, Eugene Wigner, është i po këtij mendimi. Pa hyrje të thellë në këtë problematikë (sepse nuk e ka vendin këtu) mund të themi se mekanika kuantike e lejon teorinë "mind over matter".

Sinkroniciteti i Carl Gustav Jungut është nocioni më i afërt i tulpave. Edhepse nuk ka njëjtësi logjike, me një analizë deduktive mund të vijmë gjer te ky përfundim. Jungu dekurinë e sinkronicitetit e shpejgonte me të njëjtat lidhje-edhepse jo kazuale - mes objekteve më të ndryshme të cialt mund të gjenden në masat hapësinore-kohore, e që janë tepër larg njëra tjetrës. Lidhja në të cilën bëhet sinroniciteti është "kuptimi" ose nocioni analog i "Tao"-s.

Është interesante se Jungu shtroi fakte në të cilat shihet marrëdhënie reciproke mes sinkronicitetit dhe arketipit (shfaqjet arkaike të mosdijes kolektive). Kjo i shkon për dore edhe teorisë së UFO-ve, pasi që veç e pamë se çfarë simbolike kanë ato. Vetë Jungu e shkroi një libër kushtuar vetëm UFO-ve, ku pohonte se këta paraqesin nusproduktin e kreativitetit psikik të njeriut, të shkaktuar me nevojat e atëhershme psiko-sociale.

Pohimi se ky shpjegim paraqet një zmadhim konfuz, ne e popullarizuam teorinë e tulpave për shkak të ngushtësisë së shpejgimit psikologjik. Kjo teori nuk është në gjendje t'i shpjegojë takimet dhe vetitë e çuditshme të UFO-ve, pos nëse pohojmë se dëshmitarët kanë qenë mashtrues ose të mashtruar me ndonjë dukuri natyrore.

Si dukuri e shfaqjeve masovike të tulpave, shpesh thuhet edhe për shfaqjen e vampirëve në Transilvani mes v.1700-1740. Kjo mund t'i përshkruhet edhe historisë masovike të nxitur nga efektet psiko-sociale që mbrtëronin në mosdijen menjelehtë të popullit. Siç dihet, në atë kohë filloi të shuhet mania e ndjekjes së shtrigave. Kështu populli u ngrit në vetëdijen, ku ndërgjegjja e padrejtësisë që iu shkaktua atyre femrave të pafajshme filloi ta brejë masën.

Sipas kësaj ajo masë populli e krijoi animusin (principin mashkullor - këtu përmendet si sinonim për vampirët), i cili do të kishte për qëllim të hakmarret për popullin dhe kështu të vjen deri të homeostaza psikike. A ishin vapmpirët tulpa? Në këtë nuk mund të përgjigjemi, pasi që nuk kemi asnjë dëshmi të nevojshme për të treguar në "tulpoiditetin" e vampirëve. Për këtë edhe nuk mund t'i konsiderojmë si fryt i iluzionit të popullit bestyt.

Me UFO-t rasti është tjetër; ekzistojnë vështrime objektive, të cilat nuk janë karakteristikë e asnjë kreacioneve të krijuara halucinativisht.

Pos kësaj, trajtimi i pjatave fluturuese si tulpa ka mjaft anë të dobishme nga çfarëdo teori tjetër. Kjo tregon fleksibilitetin me të cilin mund t'i shpejgojmë format e dnryshme të UFO-ve, ndërsa tulpat, pasi që janë, të them, të natyrës mbimateriale, mund të kenë edhe nxitje (shpejtime) të mëdha, të cilat nuk mund t'i durojnë materiet tjera. Ne nuk pohojmë se të gjitha objektet e paidentifikuara fluturuese paraqesin tulpat, por ka prej tyre të cilat mund të klasifikohen në dukuri natyrore më pak të njohura.

Përmenden edhe teori të ndryshme të cilat i shpjegojnë UFO-t me "jonizimin plazmoid" (përndryshe kjo teori është pjesërisht e suksesme në shpejgimin e rrathëve misterioze në fushat me drithëra të Anglisë, të cilat i përshkruhen jashtëtokësorëve), që pohojnë se për shkak të disa kushteve të motit vjen deri te jonizimi i vorbujve ajrorë vibrues, që shihen edhe si sfera të ndritshme.

Madje edhe Charles Forti në "Book of Damned" (Libri i të mallkuarve), i përmend ca dukuri, ku sferat fluturuese paraqiten para ose pas termeteve, që tregon kjo në lidhjen me ndonjë dukuri gjeologjike. Për shkencëtarë është e njohur dukuria e "topthave të rrufesë" të cilat quhen edhe produkte fiziko-kimike.

Te krijimi i këtyre rrufeve misterioze vjen kur me ndihmën e rrezeve kozmike dhe elektriciteteve tokësore, atomet kalojnë në gjendje metastabile (gjendje speciale e atomit të cytur) dhe kondenzohen në formën e topthit. Këto toptha rrufeje i kanë disa speicifika mjaft të çuditshme. Janë në gjendje të hyjnë brenda në dhomë përmes vrimës së çelësit dhe të dalin po prej asaj vrime, duke e shkatërruar më parë krejt brendësinë e dhomës. Hulumtimi i dy dukurive historike mund të na sjell në përfundimin në të cilin dëshirojmë të vijmë.

Në natën e 24 gushtit 1978, me zhurmë të madhe, me mija toptha rrufeje ranë në habrovsk, Rusi. Në vendin ku ranë ato, nuk mbiu më asnjë bimë, që është përndryshe efekt i njohur i UFO-ve. Në anën tjetër të Rusisë, në Udmurtsk, në shtatorin e v.1984, ata toptha shkaktuan ndërprerjen e rrymës elektrike në radiusin prej 20 km, që është prap efekt i njohur për UFO-t. Në këta shembuj shohim se topthat e rrufesë i përgjigjen ca vetive të UFO-ve.

Pohimet se UFO-t i paraqesin anomalitë gjeofizike nuk mund t'i shpjegojnë të gjitha dukuritë lidhur me këto objekte. Në të vërtetë, ngjyra e metaltë nuk është veti e topthave të rrufesë, ku madje edhe këto nuk mund të fluturojnë me atë shpejtësi dhe harmoni.

Pyetja më e rëndësishme që na shtrohet është se pse u krijuan UFO-tulpat dhe pse kanë pikërisht ato forma.

Krijimi i UFO-ve ndërlidhet me luftën e dytë botërore. Në të vërtetë, agresioni i nxitur atëkohë e sublimoi një instinkttjetër: seksin. Kjo shihet në format e UFO-ve. Për shembull, deri sa forma ovale e UFO-s paraqistë uterusin, forma e cigares do ta simbolizonte falusin. Dëshmi për këtë supozim mund të jetë shfaqja e rrufeshme e tyre menjëherë pas luftës së dytë botërore. Kjo hipotezë tingëllon në mënyrëfrojdiste dhe shpekulative.

Hipoteza tjetër, të cilën mund ta quajmë edhe jungore, format e UFO-ve i interpreton tjetërfare. Përdiskun e pamë se e paraqet simbolin esë mirës. Kështu shfaqja e UFO-ve interpretohet si homostazë psikike e krijuar ta zbusë frustrimin e agonisë së kohës sonë.

Në këto vazhdime mbi UFO-t u përpoqa ta zhvilloj teorinë se këto paraqesin tulpat, teori që është e rrallë në literaturat mbi UFO-t. Unë besoj se në sistemet tjera yjore duhet të kezistojë jeta, por nuk mund ta pranoj pohimin se pjatat fluturuese tregohen si dëshmi për këtë hipotezë, sepse me këtë e ndërprejmë çdo logjikë të studimit ekzakt të kësaj dukurie. Edhepse këtu dukurisë së UFO-ve iu afrova në mënyrën teorike, mund të them se edhe unë pata një përvojë takimi me UFO-n, gjë që pjesërisht i përforcon sado pak pohimet që u shtjelluan këtu!

Nga Sezgin Bojnik
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E pash një pjatë fluturuese Empty Re: E pash një pjatë fluturuese

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi