EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas 147 vitesh dshifrohet mesazhi

Shko poshtë

Pas 147 vitesh dshifrohet mesazhi Empty Pas 147 vitesh dshifrohet mesazhi

Mesazh  Equinox 29.12.10 13:35

CIA deshifron pas 147 vitesh mesazhin në shishe

Pas 147 vitesh dshifrohet mesazhi Coded-10

Mesazhi në një shishe i dërguar një gjenerali të Konfederatës gjatë rrethimit të qytetit amerikan Wiksburg, një nga pikat qenësore të kthesës në luftën civile amerikane, më në fund, është deshifrua pas 147 vjetësh.

Në një shishe qelqi të mbyllur gjendej një letër e shifruar, dërguar gjeneralit Jon K. Pemberton, të cilin në këtë qytet të shtetit Misisipi e kishin rrethuar forcat e Unionit me në krye Julajsis S. Grant.

Pas afërsisht 6 javësh njerëzit në Wiksburgun e rrethuar ishin detyruar të fillojnë të hanë macet dhe qenët dhe të bëjnë supë nga ngjitësi i tapetave.

Rrethimi i Wiksburgut ka qenë i tmerrshëm dhe për këtë arsye qyteti ka kundërshtua për 80 vjet që të festojë 4 korrikun si Ditën e Pavarësisë.

Mesazhi i shifruar në 6 radhë, me datën 4 korrik 1863, dita kur Pemberton ishte dorëzuar , nuk do t’i ipte shumë shpresë këtij të fundit. Në mesazh shkruhej: “Nuk mund të pritni ndihmë nga kjo anë e lumit”. Mendohet se mesazhin e kishte shkruar gjeneralmajori Jon J, Waker nga divizioni i Teksasit.

Mesazhi ruhej në Muzeun e Konfederatës nga viti 1896, Dejvid Gedit, një deshifrues në pension i CIA-së, iu deshën disa javë për ta dekoduar mesazhin.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi