EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

5 posters

Shko poshtë

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! Empty Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

Mesazh  Estilen 09.12.10 12:38



Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!


Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! 333

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Si janë projektuar gjërat në tryezat e saj magjistare? Ç’shkulm do të rrëmbejë shpirtrat tanë bashkë me misteret e historive të pabëra akoma?

Gjatë shekujve, profetët e vjetër kanë shpërndarë në ndërgjegjen e njerëzimit makthin e kataklizmës që ende nuk dihet kur do të vijë nëse do vijë ndonjëherë.

Terror edhe magji vazhdojnë të instalojnë në planet edhe profetët e rinj modernë të shekullit të teknologjisë dhe zhvillimeve spektakolare.Këta profetë të rinj janë shkencëtarët. Terrori sot kryesisht vjen prej tyre.

Njerëzimit i duhet të shtrëngojë fort morsetat e kurajos për të përballuar diktaturën e re të informacionit dhe furinë e zhvillimit shkencor që udhëheqin profetët e rinj pa u ndalur.

Le të themi se shpjegimi i këtij zhvillimi ka arsyet e veta, që lidhen me superioritetin në rritje të species njerëzore. Kjo rritje sot shoqërohet me një fenomen që nuk mund ta justifikojë, as ambicia instiktive e ëndërruar, e barazisë me krijuesin, as babëzia instinkteve për të dalë mbi intelektin e vet:

Ky është një fenomen barbar dhe është pikërisht terrori i zhvillimit të lartë që ka sjellë teknologjia edhe shkenca..Niagara e frikshme e informacionit në botë, me një furi që shkon drejt vetëshkatërrimit, sepse e vërteta dhe drejtësia nuk janë aq të mirëpritura njëlloj si në shekujt e shkuar të thjeshtësisë, është instrumenti operues i këtij terrori, i kësaj shkence, i këtij zhvillimi të përbindshëm.

Përballë këtij fenomeni, njeriut i duhet të bëjë, ekonomi më të madhe me energjitë e nevojshme për të duruar atë dhe streset rutinë të jetesës. Gjithkujt në planet sot i duhet të kursejë forca për të duruar efektet psikologjike të këtij terrori shkencor, që ngjan me një diktature të egër morali.

Edhe të fuqishmit e botës, edhe të tjerët, të shumtët, partizanët e bukës së gojës, sot janё viktima të këtij terrori, në po atë masë dhe në po atë kuptim, sa provokon ngushëllim tek të dytët, që nuk janë vetëm, dhe dëshpërim tek të parët.

SIDA! Sëmundja e tmerrshme, ndëshkuesja e pamëshirshme e mëkateve bashkëshortore, si për të kontrolluar kurvërinë e shtuar, ka hyrë për të mos dalë kurrë nga jeta njerëzore, pavarësisht luksit të disave dhe mjerimit të të tjerëve.

Por a ekziston realisht kjo sëmundje? Nëse ekziston, a është kaq kёrcёnuese sa thuhet e shkruhet në mediat e botës, aq sa të justifikojë frikën sa njё mal që është instaluar fatalisht në planet? Edhe prodhim shkencor qoftë kjo sëmundje, por edhe farsë po të jetë, siç thuhet nganjёherё, vështirë shkenca dhe fantazistët e vaksinave, pikёrisht ata që vetë mbase e krijuan, të mund tё justifikojnë dhe kontrollojnё përmasat e frikës.

Por megjithё frikёn e madhe, megjithёse ato janë pranë nesh, këmbëngulëse, shqetësuese, të makthta, qoftё edhe virtualisht, vështirë të gjejmë mes të njohurve tanë viktima të kёtyre kёrcёnimeve, për të cilat shkarravitin gazetat dhe gjëmojnë televizionet.

Sa njerёz tё infektuar me SIDA ka gjithkush prej nesh nё rrethin e tij shoqёror? Ёshtё mё e lehtё tё fitosh lotarinё se tё ndeshёsh ndonjё mik tё miqve tё tu pozitiv me virusin e famshёm.

Gripi i derrit mbeti njё pёrallё me derra dhe dosa, qё nuk e kujton mё askush. Por lajmet gjёmojnё pёr epidemitё e rrezikshme. Na ndikojnë, na terrorizojnë në shkallëzime të pakuptimta, çoroditshëm, a thua, shkenca e botës ekziston pёr tё testuar klimёn e terrorit që ajo krijon në planet, çka do ishte në fakt më keq se terrori.

Ngrohja globale! Informacioni shkencor i rrezikut termik botëror i afrohet njeriut si një lavjerrës që herë gjëmon nga alarmi, herë fashitet, duke provokuar herë pesimizëm, bazuar në ankthin e studiuesve dhe moskokëçarjen e qeveritarëve, herë nervozizëm, ngaqë mbledhjet e Kiotos ngjajnë të bëra për tu fituar dieta të majme…

Akujt që shkrijnë në planet kanë sjellë një spektakël psikologjik në teren pak a shumë si kërcënimet bërthamore të Putinit rus, pushtetarit të madh dhe pasanikut të madh të lindjes së largët.

Përbri këtij konstatimi, bashkë me frikën, bashkë me iluzionin, bashkë me zhgënjimin, mbase nga dëshira për të mos besuar, njeriu shpreson qё kёrcёnimet e shkencёtarёve nuk thuhen seriozisht nga ata. Kërcënimet e hapësirës janë seria tjetër e një dëshpërimi të imponuar shkencor..

Fati i dinosaurëve ka nisur të përmendet me intesitet në emisionet shkencore, a thua nuk mjaftojnë të tjerat, sëmundjet dhe luftërat bërthamore.Ka edhe më. Dielli do të ndryshojë humorin e rrezatimeve, çka do të thotë më shumë thatësirë për ne në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Në pritë, atje tej, do shpërthejnë gripi i lopëve sërish dhe gripi i gomarëve. Papunësia do të rritet. Varfëria, po. Politika, vari leshtë, do shkojë keq e më keq.

Duket se terrori, bashkë më magjinë e mosnjohjes për çka do të ndodhë realisht, nuk vijnë vetëm nga qielli. Epidemia planetare e celularëve, më shumë se zhvillim, ka nisur të kthehet në makth.

Shkenca që me celularët dhe kompiuterat zbuloi etalonin e matjes së pushtetit të zhvillimit, e ktheu mbrapsht lokomotivën e informacionit, duke i prezantuar mё sё fundmi si djaj të vegjël e të rrezikshëm, që rrezikojnë seriozisht jetën e fёmijёve tonë.

Spinaqi nuk na rezulton më ushqim i dobishëm. Përkundrazi! Vera e kuqe nuk është më kurative, si para 5 vjetësh, por e rrezikshme, shumë e rrezikshme,si një meteor. Ushqimet, kujdes, shumica kanë djallin brenda, shkaktojnё sëmundje që nuk përballohen.

Por nga ana tjetër, propaganda vazhdon. Njerёz, shijojeni lumturinё e vdekjes qё sjell tymi vrasës. Babëzia e fitimit është një pushtet në interferencë, që prodhon terror gjithashtu.

Njëlloj ndodh me duhanin, ndonëse është e paqartë se përse të moçmit shkelnin 100 vjetorin e tyre me çibuk në gojë. Alkooli! Parfumrat! Operacionet plastike!

Droga! Opinioni mbetet pa fjalë, madje edhe pa frymë ndërsa kundërshtitë interferojnë vëmendjen e botës në mëngjes, në drekë edhe në darkë. Shkenca shpik, prodhon dhe terrorizon përdoruesit e këtyre prodhimeve.

Një miku im konsumonte shumë verë të kuqe dhe kafe, ndryshe porosisë së nji kardiologu të stolisur me diploma e mastera plot, të cilat nuk e shpëtuan vetë atë nga ataku kardiak sakaq, megjithëse as verën, as duhanin, nuk i vinte në gojë.

Kardiologu ndjesё pastё i kish llogaritur mikut tim 6 muaj jetё nёse nuk hiqte dorё nga ato, por miku im, mbas 6 vitesh vazhdon tё pijё verё tё kuqe dhe tё tymosё njёlloj, pa pёsuar asgjё.

Terrori fillon pikërisht këtu, në strategjinë mashtruese të fitimit. Kjo është natyrisht një strategji pushtetarësh e shkencёtarёsh të babëzitur e kriminelë.

Ka kaq shumë pasion nё planet terrorizuese tё tyre, saqë, mos vallë duhet të mendojmë se regjizurat e fitimeve tё mёdha prodhohen prej anktheve masive tё kombeve?

Mos vallë ky është dëshpërimi i një vetëdije botёrore të tërhequr në dështim, ndërsa ata që komandojnë kёtё botё e kanë kuptuar se pushteti mbi njeriun dhe pushteti i pasurisë nuk mjaftojnë për të plotësuar boshllëkun e një mungese të përjetshme, që nuk mund të mbushet me fantazi, por as me realitet kurrën e kurrës? Kush mund ta thotë......
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! Empty Re: Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

Mesazh  yasmin 09.12.10 12:57

Nje shkrim qe te mbyll gojen duke te lene pa fjale dhe qe te hap syte e mendjes....
P.S: Uroj qe kesaj here te lexohet shkrimi deri ne fund ne menyre qe te kuptohet se perndryshe do dale ndonje qe thote me cenove ne fe vetem sa lexova fjalen profet:))
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! Empty Re: Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

Mesazh  Estilen 09.12.10 13:11

yasmin shkruajti:Nje shkrim qe te mbyll gojen duke te lene pa fjale dhe qe te hap syte e mendjes....
P.S: Uroj qe kesaj here te lexohet shkrimi deri ne fund ne menyre qe te kuptohet se perndryshe do dale ndonje qe thote me cenove ne fe vetem sa lexova fjalen profet:))

Femijet e klases se pare gjithmone e shohin Abetaren vetem tek kapaket,por kur mesuesja me shume dashamiresi i meson germat,atehere ata behen te vetedijshem ne krijimin e nje fjale...dhe e urojne mesuesen(dhe jo hoxhen apo priftin) deri ne vdekje,per driten qe ju dha...
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! Empty Re: Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

Mesazh  Ufo 09.12.10 19:08

Shkrim i mirë dhe i guximshëm , e lexova me vëmendje dhe them se do e rilexoj përsëri , mua personalisht më duket me mjaft vlera , urime dhe përshëndetjet e mia !
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! Empty Re: Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

Mesazh  Fikrro 09.12.10 19:54

Se pari tema kete here duhet ta cek se me pelqeu shum,ishte teme me nje metafor te mrekulllueshme,me pelqeu qe ne fillimin e Kapakut te Abetares dhe gjere ne fund.

Si duket kete here nuk do jem ai une qe cenon Yasmin.

Estilen ky shembulli i Abetares shum i mire per ata qe dine ta kuptojne...pasi qe une e kuptova!

Ju pershendes te dyve

Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! Empty Re: Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

Mesazh  Idlir 17.12.10 14:01

Eshte nje realitet ne te cilin jemi te zhytur, dhe kuptohet lehte, pa qene nevoja e ndonje abstraksioni. Nje argument i artikuluar ne menyre te shkelqyer nga Estilen.

Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! Empty Re: Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi