Tmerri i së mirës!
Faqja 1 e 1
Tmerri i së mirës!
Tmerri i së mirës
Edhe mjalta po u konsumua më shumë se c'duhet të bënë dëm,dhe helmi po u konsumua në sasi te vogël të bënë mirë...
Kush është tmerri i së mirës?
1.Alkooli
Alkooli dhe efektet e tij në shëndet
•Alkooli është prodhim i fermentimit i shkaktuar me me veprimin e tharmit në lëngjet të cilat përmbajnë karbohidrate (sheqerna).
•Alkooli i pastër nuk ka ngjyrë as shije.
•Përbërësitë e tjerë që i shtohen i japin ngjyrë dhe aromë.
Alkooli dhe efektet e tij në shëndet
•Alkooli është një bari (drogë) me veprim depresiv dhe jo stimulues, si
shumica e njerëzve mendojnë.
•Alkooli zvogëlon aktivitetin e SNQ.
•Efekti depresiv manifestohet me çrregullimin e koncentrimit dhe
koordinimit duke ngadalësuar kohën e përgjigjes në situata të pa pritura.
•Në sasi të vogëla, depresantët, alkooli, ndikojnë duke relaksuar njeriun dhe
duke ulë inkibimet (vetkontrolli) e tyre.
•Alkooli rritë vetbesimin dhe i bënë njerëzit më të hapur.
•Në sasi të mëdha, depresantët mund të shkaktojnë humbjen e vetdijës dhe vdekjen.
•Benzedinet, heroina dhe kanabisi (marihuana) janë poashtu depresant.
•Alkooli është drogë psikoaktive, që ndryshon disponimin, që përdoret më së shpeshti në rruzullin toksor.
•Njerëzit pijnë për t’u relaksuar, për të festuar dhe për t’u kënaqë.
•Një gotë raki, një gotë (krigël) birrë dhe një gotë venë përmbanjë
përafërsisht sasi të njatë të alkoolit.
•Alkooli absorbohet drejtë në qarkullim të gjakut përmes mukozës së lukthit
dhe zorrës së hollë.
•Ushqimi në lukth zvogëln shpejtësinë e absorbimit por nuk pengon
intoksikimin dhe dehjen.
•Alkooli që është konsumuar i tëri do të kalojë në qarkullim të gjakut. Nuk
lidhet për indin dhjamor, është i tretëshëm në uj.
•Efektet e alkoolit (si edhe i barnave tjera) në njerëz janë individuale.
•Mëvaren nga shumë faktorë:
- sasia e alkoolit,
- shpejtësisë së pirjes,
- konsumimit të edhe drogave tjera njëkohësisht,
- peshës,
- moshës,
- gjinisë,
- gjendjes shëndetësore në përgjithësi.
•Efektet e alkoolit janë:
•Pas disa pijeve: njeriu ndihet i relaksuar, ka ulje të koncentrimit dhe
ngadalësim të reflekseve.
•Pasë edhe më shumë pijeve: inkibim dhe edhe më shumë vetbesim,
koordinim të zvogëluar,vështërsi në të folur dhe disponimë të theksuar p.sh. i piklluar, i gëzueshëm, i hidhëruar.
•Vazhdimi i pirjes së sasive të reja: manifestohet me konfuzion, të parit e
turbulluar, kontrollë të dobët muskulare.
•Vazhdim i pirjes: shoqërohet me mundim, vjellje dhe gjum (me ankthe)
•Edhe më shumë pirje: e mundëshme gjendja e komës dhe vdekjes
(depresioni i qendrës së frymëmarrjes)
•Efektet e pirjes së gjatë manifestohen me dëmtime të rënda të shumë
pjesëve të trupit.
•Dëmtimet në tru dhe mëlçi mund të jenë të përherëshme (ciroza e mëlçisë,
gjakderdhja), pankreatiti, pika në tru dhe disa forma të kancerit.
•Çrregullimet e tajimit të hormoneve gjinore (cikli memstrual, impotenca,
ulja e epshit seksual).
•Adoleshentët që përdorin alkool kanë aktivitet të rritur seksual kështu që
janë në risk më të madh për infeksione me HIV ose sëmundjet e tjera që
barten përmes marrëdhënieve seksuale.
•Përdorimi i alkoolit për katëh herë rritë mundësinë për lajmërimin e
depresionit.
•Te adoleshentët përdorimi i alkoolit është shoqëruar me planifikimin dhe
përpjekjen për vetvrasje.
•Efekti i veçant toksik i alkoolit manifestohet te fetusi gjatë shtatëzënisë, si
sindrom alkoolik fetal (dështimet, të posalidurit me zhvillim psikomotor të
çrregulluar në formë të retardimit mental, hiperaktivitetit, uljes së vemëndjes dhe pengesa në të mësuar).
•Shenja dalluese e sindromit alkoolik fetal është fëtyra e gjërë me buzën e
sipërme të hollë dhe dukjen e çuditshme të syve dhe gojës.
Cili është mekanizmi i veprimit?
•Alkooli vepron në sistemin GABA- ergjik të SNQ.
•GABA është një neurotransmiter inkibitor i cili kur lidhet për receptorin
shkakton hapjen e kanaleve për Cl- i cili kur hyn në qelizë shkakton
hiperpolarizim dhe pengon përcjelljen e impulseve nervore.
•Alkooli e thekson efektin inkibitor të GABA-së dhe njëkohësisht inkibon
funksionin e receptorëve ekscitator si janë receptorët nikotinik dhe subtipin e receptorëve NMDA glutamat.
•Duke vepruar në GABA receptorët në trurin e vogël, çrregullon
drejtpeshimin dhe mbajtjen e pozitës.
•Në hipokampus alkooli çrregullon procesin e mbamendjes dhe kujtesës.
•Duke vepruar në receptorët GABA të cerebellumit çrregullon
drejtëpeshimin dhe mbajtjen e pozitës.
•Depresioni i frymëmarrjes dhe ulja e shtypjes së gjakut në komën alkoolike është pasojë e veprimit në pjesët SNQ të cilët rregullojnë funksionet vitale.
•Në fund edhe alkooli vepron në sitemin dopaminergjik përmes të cilit përjetohen ndiesitë e kënaqëisë. Ky efekt theksohet përmes veprimit në
receptorët endogjen mu opioid.
Barnat tjera në familjen e alkoolit
•Barbituratet (Valiumi).
•Benzodiazepinet (Diazepam).
•Edhe pse nuk kanë efekt identik, të dy këto substanca shkaktojnë intoksikim që manifestohet me çrregullim të sjelljes si kur pihet alkooli.
•Edhe këto barna (që përdoren në çrregullimet e gjumit-insomnia) theksojnë efektet e veprimit të GABA-së në receptorët e sajë.
•Disa benzodiazepine, posaqërisht flunitrazepami, është bërë i popullarizuar
në ndejat e studentëve.
•Atraktiviteti i përdorimit flenë në faktin se edhe këtë barna si alkooli kanë
veprim relaksues por, janë pa erë, pa shije, pa iritim lokal.
•Njifen edhe si droga që mund t’i shtohen pijës së femrave të cilat nuk mund të mbrohen dhe lehtë keqpërdoren seksualisht.
•Grupi i tretë që i takon familjes së alkoolit janë nitritet, anestetikët volatil
(eteri, kloroformi dhe oksidi i azotit).
•Shkaktojnë relaksimin e muskulaturës, rritjen e rrjedhjes së gjakut në
ekstremitete. organet seksuale dhe në tru.
•Relaksimi i muskulaturës anale i bënë këto barna të popullarizura në
marrëdhëniet homoseksuale.
•Përdorimi I përsëritur I tyre ka efekte të ngjashme si alkooli por me pasoja
shumë më të rezikshme.
•Vdekja e papritur lajmërohet si pasojë e ndërprerjes së punës së zemrës.
•Përdorimi kronik ka ndikim në toksik veshkë, mëlçi dhe organe tjera.
•Dëmtimet e trurit janë të përherëshme, në fillim me humbjen e
drejtëpeshimit e pastaj me tremor, çrregullime të parit dhe në munges të
intoksikimit.
•Trajtimi i varëshmërisë së alkoolit bëhet përmes programit social që
përfshin programin në 12 hapa dhe
•Përmes trajtimit farmakologjik kur përdoret Disulfirami.
•Disulfirami (antihelmintik) dhe alkooli I marrë njëkohësisht shoqërohet me
një gjendje të sëmur.
•Alkooli në rganizëm metabolizohet përmes veprimit të dy enzimeve në
mëlçi.
•Alkooldehidrogenaza e shëndron alkoolin në acetaldehid i cili është shumë
toksik.
•Enzimi i dytë është acetaldehid dehidrogenaza e cila e shëndron
acetaldehidin toksik në acid acetik jo toksik.
•Disulfirami shkarton acetaldehid dehidrogenazën , kështu që mundësohet
grumbullimi i acetaldehidit por, vetëm nëse është konsumuar alkooli.
•Nëse merret një tabletë e disulfiramit në ditë atëherë, pirja edhe e vetëm një gote të alkoolit shkakton një reaksion të neveritshëm averziv.
•Fëtyra dhe pjesët e tjera të trupit skuqen dhe janë të nxehëta, lajmërohet
kokëdhembja, mundimi, vjellja, djerrësitja, marramendja dhe vështërsitë në
frymëmarrje.
•Në rastet ekstreme, furnizimi i zemrës me gjak çrregullohet, shtypja e
gjakut ulet shumë çka shkakton gjendjen e shokut, e cila mund të përfundon me vdekje.
•Mangësia e përdorimit të disulfiramit mëvaret nga kujtesa që ka personi kur është esëll (nuk ka pirë alkool), prandaj “haron” me e pi barin.
•Është edhe një arsye për kujdes gjatë përdorimit se disulfirami është toksik për mëlçinë posaqërisht kur mëlçia është edhe ashtu e dëmtuar nga përdrimi i alkoolit.
•Naltreksoni dhe acamprostate janë dy barna të reja që mund të kenë
përdorim të dobishëm në pengimin e dëshirës për pirje të alkoolit dhe
pengimit të relapseve (rikthimit të pirjes).

Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 17.12.10 19:18, edituar 2 herë gjithsej
Fikrro- 484
Re: Tmerri i së mirës!
2.Droga
Çfarë janë drogat?
Teknikisht, drogat janë lëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të trupit dhe/ose të trurit. Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonishtnuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet.
Drogat e paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll.Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll.Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë botën.Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju.Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës.
Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge.Të gjitha drogat e paligjshme kanë një efekt të menjëhershëm fizik, për të cilin mund të lexoni në këtë broshurë. Por drogat mund të pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te të rinjtë.Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë potencialin e atyre që i përdorin, të cilin ata nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave që na duhen në jetë.
Edhe pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren sëbashku.Kjo përzierje e drogave mund të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme për trupin dhe mendjen e përdoruesve.Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyre. Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin rreziqe më të mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose me HIV si edhe me sëmundje të tjera të transmetuara seksualisht.
Tipet e drogave
Kanabis
Kokaina
Ekstazia
Heroina
Haluçinogjenët: LSD
Metamfetamina
Kanabis
Çfarë është?
Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.
Si merret?
Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë I vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kanabisit?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Përdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë logjike. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë të menduarit.
Nëse doza është shumë e madhe, efekti i kanabisit është i ngjashëm me efektin e drogave haluçinogjene dhe mund të shkaktojë ankth, panik dhe, madje, episode psikopatike. Përdoruesit e rregullt të kanabisit përballen me rrezikun e zhvillimit të një varësie psikologjike deri në atë masë sa të humbasin interes në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrëdhëniet me njerëzit. Studimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se ekziston një lidhje midis përdorimit të kanabisit dhe rritjes së skizofrenisë.
Rreziqe të tjera
Tymi i kanabisit përmban 50 për qind shumë katran se cigaret me përmbajtjen më të lartë të katrani, gjë që i vendos përdoruesit në një rrezik më të madh të kancerit të mushkërive dhe të sëmundjeve të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
Kokaina
Çfarë është?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.
Si merret?
Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës?
Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme.Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë.
Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake.
Rreziqe të tjera
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.
Ekstaza
Çfarë është?
Ekstaza është një stimulues psikoaktiv, I cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes ës vet kimike.Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.
Si merret?
Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazës?
Në periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet e problemeve siç janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Për më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe veshkat.Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të zemrës.Doza të mëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh të rënda.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund të dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, duke shkaktuar kështu depresion dhe humbje të kujtesës.
Rreziqe të tjera
Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre
Heroina
Çfarë është?
Heroina është një drogë që shkakton varësi dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë. Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse përzihet me lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra.
Si merret?
Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës?
Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë.
Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin.Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike.Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje.
Rreziqe të tjera
Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.
Haluçinogjenët
Çfarë janë?
Haluçinogjenët, ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e ndërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh.Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina dhe psilocibina.
LSD
Dietilamidi i acidit dilisergjik
Acid/Hippie
(PCP)
Çfarë është?
LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera.LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur.
Si merret?
Zakonisht gëlltitet.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit.Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSD-së?
Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara.Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës I përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja.Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim.Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura.
Metamfetamina
Çfarë është?
Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të amfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit, të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer.
Si merret?
Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale.Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e metamfetaminës?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku.Doza të tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonisht bie në depresion.
Rreziqe të tjera
Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit.

3.Duhani
Duhani dhe pasojat e tij
"Shpirti i fuqishem shpeton trupin e shendosh"
Pirja e duhanit eshte e rrezikshme dhe e demshme,duke shkaktuar dëme te mëdha ne organizem dhe vdekjen e mehershme,por eshte numri i paket i atyre duhangjive,qe kete te vertet mund ta pranojne dhe ta nderpresin konsumimin e tij.Kjo eshte per arsye te varesise psikologjike ndaj duhanit,si dhe per shkak te refleksit te formuar te duhangjiut.Nese nje duhanxhi konsumon 20 cigare ne dite,ai kryen 400 levizje dore,andaj lerja e duhanit nuk eshte e lehte per te,ngase i mungojne 400 bartje te nje sendi ne goje.Shkenca bashkohore pierjen e duhanit e konsideron semundje,e cila perfshin shume simptome negative ne kronicitetin e saj.
Motivimi per pirje te duhanit--pirja e duhanit nuk eshte vetem shprehi e thjeshte,por paraqet nje kompleks te tere shprehish dhe situata shoqerore te duhanxhiut ne jeten e perditdshme.
Duhangjit zakonisht kan këto shprehi:
--ato qe kane te bejne me arsye vetjake
--ato qe kane te bejne me nevoja shoqerore dhe
--nevoja te tjera.
Numerohen vetem disa nga arsyet me te rendesishme te te pirit te duhanit:
-per shkak te nervozitetit
-per shkak te relaksimit
-per shkak te vetmise
-per shkak te dietes
-per fitimin e vetebesimit
-per rritjen e kenaqesise
-per zbutjen e moskenaqesise
-nga shprehia
-si nje mjet per pagjumesi etj..
-Konsiderohet se ne tymin e nje cigareje gjenden rreth 70mg therrmija te forta dhe 23mg gaz,te cilat ndikojne ne menyre shkaterruese ne mukoqen e rrugeve te frymemarrjes dhe traktit digjestiv.Nikotina eshte elementi me i njohur toksik i cigares.Ajo deperton ne gjak dhe perhapet pothuaj ne te gjitha stacionet e organizmit ,duke u grumbulluar ne menyre selektive ne organet me rendesi jetike:tru,ne mushkeri dhe ne gjendra seksuale.Duke pire 20 cigare ne dite,njeriu fut ne trup 1gr te katranit te cigares i cili kryesisht mbetet ne mushkeri.
Pasojat e pirjes se duhanit per shendetin
-Pirja e duhanit eshte shkaktari kryesor dhe i vetcante i semundjeve dhe vdekjeve te parakohshme.Duhanxhinjte vdesin 5-8 vjet me heret se ata qe nuk pijne dhe i ekspozohen rrezikut dy here me shume nga semunjda fatale e zemres,dhjete here me shume rrezikut nga tumori ne mushkeri,disa here nga rreziku i tumorit ne fyt,pankreas,veshke.Kur prinderit pijne duhan,femijet e posalindur kane peshe me te vogel,shpesh me infeksione te organeve te frymemarrjes,me funksionim te dobet te mushkerive,me me teper infeksione kronike te veshit,dhe me shume mundesi per tu bere duhanxhinje me vone.
Pirja e duhanit dhe shendeti i femres
-Ajo,zakonishte do te dukej me e vjeter se qe eshte mosha e saj e vertet,rrudhat ne fytyre paraqiten heret,e fytyra merr ngjyren me nuansa te tokes dhe ate te verdhe.Dhembet dhe thonjet shpesh hargjohen dhe zverdhen.Shpesh behet nervoze dhe inatosen e zemrohet pa arsye.Era e cigares qe ndizer nga goja e femres e bene ate jo terheqese.Mundesit me te medha qe ti kthehet shendeti dhe rinia e saj ta zbukuroje ate,jane shume me te medha ne vitet e para te pirjes se duhanit,por shpesh keto mundesi i leshojne.Me rritjen e stazhit te pirjes se duhanit,rritet edhe numri i cigareve te pira,keshtu qe mundesia e nderprejes eshte me e veshtire por e arritur.Te pimurit e duhanit eshte i demshem jo vetem per nenen e cila i jep sise foshnjes,por njeqinde here eshte me i demshem per foshnjen e saj.
Pirja e duhanit dhe shendeti i mashkujve
-Qeliza seksuale(spermatozoidi) e mashkullit i jep embrionit te ardhshem gjysmen e informaciloneve psikologjike,anatomike dhe fiziologjike.Pirja e duhanit nuk eshte vetem rruge per vetevrasje te ngadalshme por edhe per lindje defektoze te femijeve.Gjithashtu edhe ndikimi i duhanit ne sistemin nervor qendoror eshte shume i madhe.Tek meshkujt me pervoj te gjate te pierjes se duhanit mund te lindin tumore malinje te ndryshme.
Parapengimi i pirjes se duhanit
I. Ndryshimi i sjellejeve te duhanxhijeve dhe mbeshtetje qe duhet dhene joduhanxhive.
II. Ndryshimi i pikepamjeve ndaj pirjes se duhanit ,duke rrenjosur bindjen ndaj pirjes se duhanit si shprehi e demshme dhe e rrezikshme e jo si per nje shprehi te domosdoshme.
III. Ndryshimi perberjes se duahnit.
IV.te ndryshuarit e mendimit per mospirjen e duhanit si norme e detyruar e sjelljes ne shoqeri.
Per te qene efikase lufta kunder pirjes se duhanit duhet qe te inkuadrohet tere shoqeria ne kete aktivitet te madh.Duhet qe ne menyre profilaktike te luftohet neper shkolla me me te rinjet ku ende pirja e duhanit nuk eshte be shprehi shkaterruese.
"Suksesi me i madh ne luften kunder pirjes se duhanit eshte ndyshimi i sjelljeve vetjake"
Duhani dhe kanceri i mushkërive
Kanceri në mushkëri është një sëmundje fatale dhe fajin për këtë duket se e ka duhani. Shkencëtarët thonë se sikur duhani të eleminohej, rastet e kancerit në mushkëri do të pakësoheshin deri 90 përqind. Ata thonë se kanceri i mushkërivë tani ka filluar të bëhet më i shpeshtë edhe mes personave që nuk pijnë duhan. Gjatë 10 vjetëve të fundit, shtimi i rasteve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se këta persona megjithëse nuk pijnë duhan, punojnë, ose jetojnë në mjedise ku pihet duhan. Gjithashtu ka shumë njerëz që nuk e pranojnë që pijnë duhan, madje edhe kur shkojnë tek mjeku, ngulin këmbë duke thënë se nuk pijnë duhan. Një sjellje e tillë është e rrezikëshme, veçanërisht në rastet e grave shtatzëne.
Çdo vit me kancer në mushkëri diagnostikohen 28 mijë amerikanë të cilët kurrë nuk kanë pirë cigare. Mjekët besojnë se këta të semure kanë jetuar ose punuar në mjedise ku pihet duhani. Kanceri i mushkërive ka pasoja shumë të këqia. Para disa ditësh, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vdiq nga kjo sëmundje, dhe thuhet se ai pinte shumë duhan. Gjithashtu komentatori i njohur amerikan Peter Jenings, vdiq vitin e kaluar nga kanceri në mushkëri. Ai e kishte lënë duhanin para 15 vjetësh, por e filloi përsëri dhe vetëm pak muaj pas rifillimit të duhanit, kanceri iu shfaq në mushkëri. Si presidenti Rugova edhe komentatori Jenings vdiqën në moshë relativisht të re, pak mbi 60 vjeç. Sipas të dhënave, jetë-gjatësia e një personi që pi duhan shkurtohet deri me 10 vjet, ndërsa vdekjet mes grupmoshave që pijnë duhan janë 5 herë më të larta se mes atyre që nuk e pijnë atë.
Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pa mbrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më të rrezikëshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët bëhet shkak për infeksione në gjoks, bronkit dhe infeksione të veshit dhe asthmën. Por të rriturit që nuk pijnë duhan por që qëndrojnë në mjedise me ajër të ndotur nga tymi i duhanit, mund të preken nga kanceri në mushkëri e sëmundje të zemrës. Këto të dhëna e bëjnë më të rëndësishme e të domosdoshme për prindërit që të dijnë në se fëmijët e tyre ndeshen me ajrin e ndotur nga tymi i duhanit.
Prindërve tani u vjen në ndihmë një analizë e re e urinës. Pajisja për kryerjen e kësaj analize quhet TobacAlert që shitet në farmaci pa recetë dhe me saktësi tregon nivelin e kotinës në urinë. Kotina është një nënsubstancë e nikotinës. Gjatë një punë kërkimore në këtë klinikë në Rino të Nevadës, gratë shtatzëne kryejnë rregullisht këtë lloj analize për të diktuar në se janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit. Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e kotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani. Gjithashtu këto lloj analizash tani përdoren edhe në rastet e divorceve kur njëri prind kërkon kujdestarinë e fëmijës, duke u ankuar se fëmija është në rrezik shëndeti pasi prindi tjetër pi duhan.
TobacAlert ka filluar të përdoret edhe nga ndërmarrje private ndaj punënjësve të tyre. Statistikat tregojnë se një person që pi duhan, mungon nga puna për arsye shëndetësore mesatarisht 18 ditë në vit, ndërsa një agjenci sigurimesh shëndetësore mund të kursejë rreth 3 mijë e 500 dollarë në vit nëse një person i siguruar nuk pi duhan. Madje disa ekspertë thonë se në se duhani eleminohet, pra në se lihet duhani, atëherë edhe ata që nuk pijnë duhan nuk do të ishin më në rrezik prej tij. Ekspertët thonë se me një hap të tillë, rastet e kancerit të mushkërivë mund të pakësoheshin deri në 90 përqind. Pra mendimi i përgjithshëm si dhe mesazhi është ky: Duhani është i rrezikshëm dhe ndaj tij, të gjithë duhet të kenë kujdes.
Shih këtë video:

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi