Kur qeliza shpjegon filozofinë e jetës sonë
Faqja 1 e 1

Robert Horovitz: “Kur qeliza shpjegon filozofinë e jetës sonë”
Është një biolog që ka fituar çmimin “Nobel” për mjekësi. Falë studimeve të tij për “vdekjen e programuar”, janë bërë të njohura disa studime për evolucionin e organizmave
Vdekja përbën një nga temat më të preferuara për letrarët, teologët, filozofët, që për mijëra vjet kanë folur dhe kanë shkruar për të volume pa fund. Kjo ka ndodhur që nga kohët kur askush nuk dinte gjë për këtë “fat” të pashmangshëm të të gjithëve, pra kur të gjithë e kishin kollaj të thoshin diçka të pamohueshme për të. Por si në shumë fusha të tjera dhe në këtë drejtim shkenca ka bërë përpara, duke e shndërruar vdekjen në një fenomen më pak mistik dhe më të shpjegueshëm. Në veçanti, “Nobeli” i mjekësisë për vitin 2002 iu dorëzua Sidnej Brener, Robert Horovitz dhe Xhon Sulston “për zbulimin e tyre në lidhje me rregullshmërinë gjenetike të zhvillimit të organeve dhe vdekjes qelizore të programuar”.
Horovicit, njërit prej tre të laureuarve, i kemi kërkuar që të na ndihmojë të kuptojmë se në çfarë mënyre këto zbulime kanë revolucionarizuar këndvështrimin tonë për vdekjen. Gjithashtu i kërkuam që të na e prezantojë këtë fenomen në një mënyrë më pak të frikshme dhe më të magjishme nga sa mund të jetë në të vërtetë, apo nga sa na e kanë bërë deri më tani romanet dhe librat e poezisë.
Çfarë ka zbuluar biologjia në lidhje me vdekjen?
Diçka që nuk mund të imagjinohet: që procesi i formimit të organizmave, duke filluar nga krijimi i një qelize e kështu me radhë në organizma më të komplikuar, bazohet në vdekjen e një numri shumë të madh qelizash. I gjithë procesi është kompleks dhe thelbësor. Për shembull, në organizmin tonë vdes 85% e qelizave tona cerebrale dhe 15% e atyre imunitare. Dhe në më të shumtën e rasteve këto qeliza vdesin para se të kenë kryer ndonjë funksion.
Po thoni që lindin për të vdekur?
Pikërisht. Por vdekja e tyre është e një rëndësie jetike. Për shembull, një miu që arrihet t’i bllokohet vdekja qelizore, zhvillohet në një mënyrë shumë anormale dhe nuk arrin të mbijetojë gjatë.
Vdekja qelizore është një proces i rastësishëm?
Absolutisht jo. Në fakt quhet “e programuar” dhe është një pesë shumë e rëndësishme e programit gjenetik të zhvillimit. Është më e përhapur te kafshët se sa te qeniet e tjera, përfshi edhe njerëzit.
Cili është qëllimi i këtij programimi?
Duhet që të jemi të vëmendshëm, të mos keqkuptohemi. Vdekja qelizore është e programuar për qelizat, por nuk është programuar nga askush. Në natyrë asgjë nuk është e programuar. Gjithçka evoluon.
Atëherë le ta themi më mirë se cili është avantazhi evolutiv i vdekjes së programuar?
Është ai i “gdhendjes” dhe përmirësimit të organizmit në mënyrë të sofistikuar e të fuqishme, duke eliminuar disa qeliza që janë gjeneruar nga organizmi me shumicë. Cilat janë qelizat që duhen eliminuar dhe në ç’mënyrë ndodh kjo, është një çështje që ndryshon nga organizmi në organizëm dhe mbi të gjitha ende nuk është zbuluar i gjithë mekanizmi i një veprimi të tillë.
Vdekja e programuar ndodh vetëm në qelizat e organizmave të ndërlikuar, apo edhe në ato të organizmave të thjeshtë?
Edhe atyre të thjeshtë, por me një mekanizëm të ndryshëm nga ai për të cilin po flasim tani. Është zbuluar nga Elisabeth Blekbërn, Karlo Greider dhe Xhek Sozak, që për këtë kanë marrë çmimin “Nobel” në vitin 2009.
Si funksionon?
Kur një qelizë ndahet, ADN-ja e saj dyfishohet, por jo tërësisht. Në çdo dyfishim kemi humbje të një sasie të papërcaktuar të telomereve, që janë shumë ndihmëse për kromozomet. Dhe kur humbasin të gjitha telomeret, qeliza nuk mund të shumëfishohet më. Si pasojë, të gjitha qelizat duhet që të vdesin.
Më parë folët për “gdhendje” të një organizmi. A mund të jepni një shembull?
Disa lloje zogjsh i kanë këmbët me gishta, të tjerë jo. Kjo përbën një dallim të madh, për shembull, për sa i përket aftësisë për të notuar. Dhe kjo varet nga mënyra e vdekjes qelizore të programuar. Nëse ndodh siç duhet, atëherë gishtat ndahen, ndërsa në rast se nuk ndodh, atëherë gishtat nuk ndahen. Edhe fëmijët në barkun e nënës i kanë fillimisht gishtat e ngjitur dhe vetëm me kalimin e kohës ndodh që ato të ndahen dhe të formohet një pëllëmbë dore, apo shputë këmbe si ajo që kemi kur dalim në jetë. Nëse ka ndonjë problem gjenetik në procesin e vdekjes qelizore, atëherë ka raste kur një fëmijë lind me gishtat e ngjitur. Kjo nuk është shumë e rëndësishme për njerëzit, të cilët mund ta zgjidhin një problem të tillë me anë të operacionit, por ka një rëndësi të dorës së parë për zogjtë, për të cilët vlen shumë për sa i përket cilësisë së fluturimit. Për ta madje është çështje jete a vdekje.
Po për ne, cili mund të jetë një ndryshim që mund të bëjë diferencën?
Sëmundja e parë që të vjen ndër mend kur ke të bësh me një anomali, është kanceri. Por nuk bëhet fjalë për një lidhje banale, pra mes vdekjes qelizore dhe vdekjes së individit. Përkundrazi. Problemi është që qelizat kancerogjene ndahen dhe refuzojnë që të vdesin.
Vdekja e organizmit mund të shkaktohet nga një gjë e tillë?
Në përgjithësi numri i qelizave në një organ të caktuar përcaktohet nga një ekuilibër mes dy procesesh të kundërta: ndarja qelizore, që shton qeliza dhe vdekja qelizore, që i pakëson qelizat. Një rritje e tepruar pra mund të provokohet nga dy faktorë që i kundërvihen njëri-tjetrit, një ekses i jetës së qelizave, ose nga një defekt i tyre.
Por a nuk bëhet fjalë për dy anë të së njëjtës medalje?
Janë, por duhet parë se cila prej tyre shkakton njërën dhe anasjelltas. Në rastin e kancerit ka shembuj të të dyja rasteve, por në shumicën e rasteve të kancereve është i pranishëm një mosfunksionim, ose një dizaktivizim i programit të vdekjes së qelizave. Kështu, shumë terapi që trajtojnë kancerin si kimioterapia, apo radioterapia, synojnë riaktivizimin e funksionit të vdekjes së programuar të qelizave, në mënyrë që qelizat kanceroze të zhduken. Nuk bëhet fjalë për t’i vrarë, por mjekimi shkakton vetëvrasjen e tyre.
Pra, në rastin e kësaj sëmundjeje dhe në raste të tjera është e rëndësishme vetëvrasja?
Është shumë e nevojshme. Një proces i tillë është vital për ekuilibrin mes jetës dhe vdekjes. Nëse është fakt që jo vetëm në sëmundjen kancer, por dhe në sëmundje të tjera imunitare, problemi është pikërisht vdekja qelizore, atëherë në sëmundje të tjera si Alzheimar, apo SIDA bëhet fjalë për një prodhim të tepërt qelizash. Situata është e komplikuar dhe në të dyja rastet, pra në atë të vetëvrasjes së qelizave, ose shtimit të tyre, këto procese mund të arrihen në mënyra të ndryshme. Për shembull, një qelizë mund të vetëvritet menjëherë për shkak të aktivizimit të mekanizmit, ose mund të vritet në mënyrë të tërthortë, për shkak të vënies në funksionim të një tjetër mekanizmi dytësor, i cili ky pastaj vë në lëvizje mekanizmin në fjalë. Pra, kemi të bëjmë me një proces zinxhir. Dimë shumë gjëra në lidhje me këta mekanizma, por nuk kemi shumë njohuri për mënyrën se si ata integrohen me njëri-tjetrin.
Po sikur qelizat t’i krahasonim me individët dhe individët me shoqërinë dhe të kishim parasysh këtë model, çfarë mund të ndodhte?
Një herë kam marrë një çmim nga Universiteti i Bernës. Në komitetin e caktimit të këtij çmimi, ndër të tjerë ndodhej edhe një teolog, që më tha se kishte mbetur shumë i befasuar nga fakti që vetëvrasja luante një rol kaq të madh në biologji. Ideja që vdekja e një pjese nuk është vetëm demonstrim i një procesi natyror, por edhe diçka e dobishme për të gjithë organizmin, e kishte shtrënguar që të rishikonte mendimin e tij teologjik të deriatëhershëm.
Po ju, a mendoni pikërisht kështu?
Unë jam një biolog dhe detyra ime është që të zbuloj fakte. Preferoj më pas që gjykimet filozofike mbi jetën dhe konkretisht mbi vdekjen t’ua lë filozofëve dhe teologëve. Janë ata që duhet të nxjerrin konkluzionet në fushat e tyre, duke u nisur edhe nga zbulimet në fushën e shkencës. Unë vetë nuk kam një fe personale që të më shtyjë në përgjithësime, duke u nisur nga biologjia për të përfunduar te sociologjia.
//Gazeta Shqip//

Elizza- 195
Similar topics
» Dielli -krijuesi i jetës sonë
» Misteret e shkencës
» Si ta përdorni filozofinë për të arritur lumturinë
» Origjina e species sonë
» Njeriu dhe kriza e shoqërisë sonë…

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi