EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enigma e njerëzimit dhe e UFO-ve

Shko poshtë

Enigma e njerëzimit dhe e UFO-ve Empty Enigma e njerëzimit dhe e UFO-ve

Mesazh  Jon 08.08.10 21:19

Enigma e njerëzimit dhe e UFO-ve

Enigma e njerëzimit dhe e UFO-ve Lmulj210

Dukuria e disqeve fluturues që u vu re pas Luftës së Dytë Botërore ka vazhduar edhe sot.

Shumë vrojtues besojnë se edhe dukuri të tjera, si psh gjurmë rrethore djegiesh në parcela toke, kanë lidhje pikërisht me UFO-t.

Të tjerë, që merren me studime fetare dhe shkrime të tjera të vjetra, kanë zbuluar referenca, të cilat ia dedikojnë UFO-ve (psh ngjarja lidhur me Ezekiel dhe rrota e ndritshme në mes të një rrote tjetër që ngrihej lart).

Vrojtues të tjerë pretendojnë, në bazë të thashethemeve, se arsyeja kryesore që Pergamenët e Detit të Vdekur (zbuluar në 1947) nuk janë vënë kurrë në shërbim publik është se ato përmbajnë referenca eksplicite lidhur me UFO-t në kohërat e vjetra. Këto referenca nuk bëheshin të njohura në kohët e hershme të Krishtërimit, sepse binin në kundërshtim me konceptet e reja fetare.

Modeli bazë

Njeriu i sotëm që duket se origjinon rreth 50.000 deri 100.000 vjet të shkuara (agimi i periudhës së Kromanjonit), është "krijuar" gjenetikisht nga paraardhës hominoide tokësorë, nga grupe të ardhur me UFO nga pjesë të tjera të kozmosit.

Këta grupe UFO-sh, të referuar nganjëherë si zota nga të lashtët, kishin prej kohësh perfeksionuar një teknologji të tillë që përdor kristalet reflektive për përftimin e një forme natyrore bazë energjie elektromagnetike (energjia eterike) që është e pranishme gjerësisht në natyrë.

Vilhelm Reih, një amerikan që u bë mjaft i njohur për pajisjet e tij me "energji orgone", pretendonte deri në 1940, se blloqet bazë ndërtuese të lëndës së ngurtë janë "pjesëza eterike" ose "etherone". Etheronet mund të përfaqësojnë grimca shumë më të vogla se 48 grimcat subatomike dhe kuarket që kanë identifikuar deri më sot fizikantët.

Koncepti i "eterit universal" njihej gjerësisht në kohët e lashta. Të gjithë fizikantët klasikë, duke përfshirë Njutonin dhe Xheims Maksuellin, thoshin se mjedisi eterik është esencial për veprimin e forcave në hapësirë. Sidoqoftë, me daljen e teorisë së relativitetit të Ajnshtainit, nga viti 1920, teoria e eterit u la.

Sot, fizika teorike bazohet në mekanikën e vrojtuar të grimcave dhe në relativitetin hapësirë/kohë te grimca kuantike (grimca foton-elektron që transmetojnë dritë dhe elektricitet) dhe mohon ekzistencën e eterit. Sidoqoftë ky model nuk është akoma në gjendje të shpjegojë gravitacionin dhe as 90% të lëndës që duhet të vrojtohet në univers.

Sipas teorisë së eterit, natyrore ose etheronike, energjia elektromagnetike ndryshon disi nga dukuria që njohim, elektromagnetike elektronike. Në një eter universal, energjia e grimcave nuk kufizohet medoemos brenda trupave të ngurtë, por mund të rrezatojë nga një trup në hapësirë si një aureolë energjie; duke përbërë në të njëjtën kohë grimcat eterike kaq imtësisht të rralla sa që nuk mund të zbulohen sot për sot.

Një rezervuar i madh i kësaj energjie eterike do të ishte thellë brenda një trupi masiv siç është Toka. Sipas teorisë eterike, fusha magnetike e Tokës s'do të ishte gjë tjetër veç aureola e energjisë eterike.

Shkenca aktualisht beson se fusha magnetike e Tokës është relativisht e dobët, por me modelin eterik, ku e gjithë materia është energji, fusha magnetike e Tokës është shumë më e fortë, shumë më eterike nga ç'beson sot shkenca.

Vilhelm Reih pretendonte se ekzistojnë grupe me teknologji të përparuar botëve të tjera që ndikojnë mbi energjitë e brendshme të Tokës, duke i shmangur ato dhe duke shmangur avantazhet dhe dobitë që do të mund të krijoheshin prej përdorimit të tyre në qoftë se do të arrinin në sipërfaqen e Tokës.

Me teorinë eterike, rëndesa është një shtypje mekanike e ushtruar nga eteri nga hapësira ku këto grimca nuk kanë energji siç kanë pranë një planeti si Toka. Pranë një planeti, etheronet e ngarkuara me energji konsumohen, ndërsa kombinohen elektromagnetikisht në grimca më të mëdha atomike. Etheronet në hapësirë ushtrojnë shtypje drejt planetit, duke u përpjekur të mbushin zbrazëtitë që krijohen në këtë mënyrë, duke u përftuar forca që ne i quajmë rëndesë.

Faktori kyç

Le të kthehemi te modeli i krijimit të njerëzimit rreth 100.000 vjet të shkuara. Grupet e ardhura me UFO vendosën të krijonin në Tokë krijesat Homosapiens.

Në teknikën biologjike, ata kanë përdorur burimet e tyre të energjisë për të modifikuar gjenetikisht krijesa paranjerëzore tokësore, krijesa të ngjashme me majmunët, në një tip të dëshiruar njerëzor. Plani i tyre bazohej në efektet stimulative të fuqishme biologjike të kësaj energjie që është universale, si një forcë mbizotëruese mjedisore (përveç se në sipërfaqen e Tokës për shkak se është shmangur nga grupet teknologjike).

Duke qenë forca mbizotëruese natyrore, kjo formë energjie ka qenë faktori kryesor stimulues gjatë fillimit të jetës biologjike miliarda vjet të shkuara dhe do të mbetet, si rrjedhojë, forca kyç e jetës edhe në të ardhmen.

Në qoftë se ky lloj mjedisi me energji eterike do të largohej më vonë nga një vend i caktuar, si p.sh., nga sipërfaqja e Tokës, do të shfaqeshin proçese degjeneruese jo natyrore si p.sh., moshimi ose plakja që do të ndikonte mbi të gjithë sistemet biologjike që jetojnë aty, duke përfshirë edhe njerëzimin.

Kështu, zotërat e hapësirave, duke aplikuar këtë energji teknologjikisht, ishin në gjendje që me teknika gjenetike të krijonin njeriun e sotëm. Fillimisht njerëzimi u modelua sipas qenieve kozmike (potencialisht të ngjashëm me zotin), por pa inteligjencë të zhvilluar. Prandaj, njerëzimit i duheshin periudha kohe, nën mbikqyrje, për të asimiluar përparime të tilla si gjuha dhe morali.

Disa nga emrat që tradita ezoterike përdor për t'ju referuar racës së parë njerëzore janë Raca e Adamit, Jima dhe Jama. Burri/gruaja origjinale e kaloi periudhën e të mësuarit në Eden, një rajon në brendësi të Tokës që, duke qenë brenda planetit, kishte energji eterike.

Kjo krijoi një mjedis magjik dhe burimet fetare e përshkruajnë njeriun e kësaj kohe si më shpirtëror, si të thuash, se ai ishte në një energji më të lartë ose në një gjendje më pak fizike se ç'është sot. Atomet e tij mund të kenë qenë duke vibruar në një nivel më të lartë, më eterik, se sa sot.

Ndërsa, Eden funksiononte si një shkollë fillore, mjedisi i tij biologjikisht stimulues i dha Racës Adamike jetëgjatësi shumë të madhe (Methuselan). I dha kësaj Race gjithashtu vibrime mendore me shumë energji si edhe aftësi të mëdha për të rezonuar psikologjikisht me njëri-tjetrin dhe me qeniet e tjera ("në gjendje për të folur me kafshët").

Fillimisht, gjithçka vajti siç ishte programuar nga zotat e UFO-ve. Pastaj lindi një problem serioz. Grupe të veçanta u shkëputën nga njerëzit e parë dhe filluan të guxonin të dilnin jashtë kufijve të Edenit drejt rajoneve të ndaluara e me më pak energji.

Ekskursionet e para jashtë Edenit kishin sjellë disa ndryshime të rëndësishme fizike. Në Indi, njeriu i parë tradicional, ose Jima, nuk ishte seksual, por hermafrodit; gjë që korrespondon me atë që shkrimtarët e vjetër i referoheshin si "ndarja e sekseve". Megjithatë, Raca Adamike ishte akoma me intelekt primitiv, jo e gatshme për diferencimin seksual. Kështu, ekzistenca e dyfishtë e grupeve endacake krijonte një problem serioz.

Duke jetuar një pjesë të kohës në Eden, me stimulimin e vet biologjik dhe psikologjik, dhe një pjesë të kohës në zonat jashtë Edenit, ku gëzonin fuqi të reja seksuale, filluan të kryejnë marrëdhënie të tilla me kafshët dhe, në saj të stimulimit biologjik, ndodhi ndërthurja e specieve.

Marrëdhëniet ndërmjet specieve të ndryshme sot, janë të pamundura për shkak të ndryshimeve gjenetike, por endjet e para tej Edenit ishin jashtë mbikqyrjes së zotave dhe situata atje, siç e kemi nënkuptuar, ishte kaotike. Për shkak të difuzionit, edhe situata në Eden u bë e patolerueshme.

Te njeriu i parë filluan të shfaqen orekse kafshore, jashtë natyrës së zotave. Këto ndryshime, për më tepër, u fiksuan në gjenet e tij për shkak të ndërthurrjes mes specieve (koncepti i "mëkatit të pakorrigjueshëm"). Bibla përmend një përpjekje nga zotat për t'i dhënë njeriut cilësi që i afroheshin zotave. Kjo u referohet "engjëjve që zbrisnin dhe kryenin marrëdhënie me gratë" në Tokë në përpjekje për të përmirësuar racën e ashpër dhe disi më kafshore të njerëzimit.

Sidoqoftë, për shkak të ndërthurjes së specieve, njeriu ndryshonte tashmë nga zotat dhe kështu që do të ecte në rrugën e tij. Njeriu, pra, do të vazhdonte të zhvillohej jashtë ndikimeve të jashtme, kështu që njerëzimi u dëbua (u përzu) nga vëllazëria kozmike dhe nga grupet e UFO-ve. Ja pse grupet e UFO-ve duket se kanë një sjellje të keqe, të çuditshme, të shkëputur, por akoma të interesuar drejt nesh.

Tokat oqeanike


Duke u larguar nga Edeni dhe duke u drejtuar drejt rajoneve sipërfaqësore nëpërmjet sistemeve të kavernave ose shpellave të tokës, njerëzimi bëri, si të thuash, shkollën tetëvjeçare në tokat oqeanike siç ishte Atlantida.

Atje, grupe të ndryshme etnike do të kalonin një tjetër periudhë mësimi përpara se të maturoheshin për ekzistencë të pavarur në sipërfaqe, kryesisht në zona kontinentale. Kësaj faze të njerëzimit duhet t'i referohemi korrektësisht si Kromanjon (Cro-Magnon) dhe jo Adamike.

Sipas një libri mbi Adamin dhe Evën, njeriu i hershëm ka kaluar nëpër trauma të rënda psiqike për shkak të përzënies nga Edeni dhe vazhdonte të ishte primitiv. Prandaj u vendos që, Atlantida të ishte më idilike dhe më magjike.

Për të bërë këtë, zotat e hapësirës bënë që energjitë eterike brenda Tokës të reflektoheshin me drejtim lart për në sipërfaqe me ndihmën e kristaleve. (Në leximet e tij mbi Atlantidën, përpara 1940, Edgar Keis, përshkruante anije kozmike dhe stacione të kontrollit nga larg dhe përmendte kristale dhe tunele në tokë në të njëjtin kontekst. Shën. im.).

Me kohë, ky aktivitet energjie krijoi depresion dhe Atlantida u zhyt. Kjo e bëri Tokën të pambrojtur ndaj katastrofave të mëdha siç ishin përmbytjet. Kur Atlantida u zhyt, njerëzimi ishte në zhvillimin vetiak, ku ka mbetur qysh atëhere.

Le të kthehemi te UFO-t. Si mund të shpjegohen zhvendosjet e tyre mahnitëse? Konceptet e trajtuara më lart si Atlantida, civilizimet kozmike paranjerëzore, që kanë një teknologji të reflektimit kristalor/energjisë dhe teorinë e aureolës së eterit, përbëjnë një bazë shkencore racionale për UFO-t.

Fuqia kristalore

Për UFO-t është më e përshtatshme të përdorim termin zhvendosje ose lëvizje se sa shtytje (propulsion), sepse teoria e paraqitur këtu propozon që lëvizjet e UFO-s nuk janë rezultat i shtytjes motorike apo çfarëdo, por një zhvendosje e një mjeti special nëpërmjet fenerëve të përqendruar dhe të fokusuar energjie.

Ideja është se stacione të telekomanduar thithin energji nga një rezervuar gjigand energjie eterike thellë brenda planeteve, duke përdorur kristale, dhe përdorin kristale të tjerë brenda stacionit për të reflektuar fenerë të fokusuar energjie në hapësirë, gjë që bën që anija metalike të zhvendoset me shpejtësinë e energjisë; me shpejtësi që i afrohet shpejtësisë së dritës.

Disa shkrimtarë bashkëkohorë, si Çarls Berlitz dhe të tjerë, propozojnë që ngjarjet e çuditshme të raportuara nga zona e njohur si Trekëndeshi Bermuda mund të lidhen me kristalet e vjetra të Atlantidës, që ndodhen në dyshemenë e oqeanit dhe që vazhdojnë të reflektojnë energji.

Në qoftë se, një fushë energjie nga Toka do të tërhiqej përkohësisht mbi sipërfaqen e Tokës nga një forcë relativisht po aq e fuqishme magnetike, konkretisht fusha e energjisë diellore, kjo energji e fuqishme në ngjitje mund, rastësisht, të rezononte me dhe të kapë aureola shumë më të dobta magnetike të një aeroplani ose anijeje që ndodhet brenda asaj zone.

Për shkak të intensitetit jashtëzakonisht më të madh, energjia eterike do ta mbështillte aureolën e avionit ose anijes dhe do ta kapte, sepse atomet e avionit ose anijes janë në gjendje rezonance konstante dinamike me aureolën e vet.

Në këtë mënyrë, një fushë tokësore në ngjitje do ta mbështillte një mjet metalik, duke ia ngritur shumë nivelin e energjisë dhe duke çuar në dukurinë mahnitëse të zhdukjes së avionit ose anijes, siç ka ndodhur në Bermuda.

Edhe zhvendosja e UFO-ve mund të shpjegohet në një mënyrë të ngjashme me modelin e Trekëndëshit Bermuda. Një stacion kristalor pranë sipërfaqes mund të marrë një fushë të fuqishme energjie, të reflektuar me drejtim lart nga kristale që ndodhen thellë brenda Tokës. Kjo fushë mund të fokusohet dhe të intensifikohet, duke përdorur metodat e reflektimit kristalor që pastaj i kalohet një UFO-je pranë.

Duke qenë pranë kristalit të stacionit, UFO-ja mund të fitojë shumë energji dhe atomet e tij do të vibrojnë në një nivel shumë më të lartë energjie. Në këto kushte tejet të energjizuara, mjeti spacial (hapësinor) bëhet super i ndjeshëm ndaj transmetimeve të ngjashme me intensitet të lartë nga stacione kristalore në hapësirë.

Duke përdorur kristale brenda mjetit kozmik, fenerë të tillë të largët mund të kapeshin dhe të përdoreshin për fluturime selektive drejt pikash të caktuara në hapësirë.

Aureola e UFO-s do të ishte në një gjendje të vazhdueshme rezonance me atomet e veta dhe, në mënyrë analoge me avionët dhe anijet në Bermuda, anija kozmike, sëbashku me aureolen e vet, do të kapeshin dhe do të tërhiqeshin drejt burimit të fuqishëm të energjisë magnetike në stacionin e telekomandimit.

UFO mund të fluturojë me shpejtësinë e energjisë drejt çdo stacioni spacial që dëshiron. Zhvendosjet anësore mund të bëheshin, duke fokusuar mbi dy ose më shumë stacione në të njëjtën kohë, duke lejuar kështu UFO-n që të zhvendoset me kënde ndaj rrugës së drejtë.
Ky model mund të shpjegojë lëvizjet mahnitëse të UFO-ve. Këto ide shkencore janë të paprovueshme me teknologjinë e sotme. Sidoqoftë meritojnë vëmendje.

Sa më sipër, duket më qartë në rastin e grumbullimit të fakteve mbi aktivitetin e UFO-ve. Është shkruajtur më parë se, pavarësisht nga fakti se teknologjia moderne ka pajisur shumicën e njerëzve me aparate të shkëlqyera fotografike dhe regjistruese, numëri i fotografive dhe regjistrimeve aktuale të UFO-ve ka rënë shumë.

Duket pothuaj sikur agjensia që ndodhet prapa dukurisë së UFO-ve e ka vënë re faktin e mësipërm (të zotërimit të pajisjeve moderne) dhe ka marrë masa që të mos fotografohet.

Pavarësisht nga fakti se tani aktiviteti i UFO-ve duket se është në rënie të vazhdueshme, ekziston një aspekt gjithmonë në rritje i një dukurie jashtëtokësore siç është abduksioni ('rrëmbimi').

Një numër gjithmonë e më i madh njerëzish, veçanërisht në SHBA dhe Angli, dëshmojnë për humbje të pashpjegueshme segmentesh kohe nga jeta e tyre, për kujtime të mjegullta ngjarjesh të tmerrshme dhe për fillimet e një psikoze që zakonisht është zbuluar se është rezultat i një traume mendore shtypëse. Po ashtu, ekzaminimet hipnotike paraqesin modele që tashmë janë aq të njohura sa nuk kanë të bëjnë më me aspektin mistik.

Një lloj drite e zakonshme në qiell ose në murin e dhomës etj., një ndjenjë ... sikur bota ndalet... një ndjenjë e caktuar qetësie dhe paqeje të brendshme dhe pastaj... vet kontakti.
"Ky perceptim ndjesor, raportojnë "të rrëmbyerit", dmth kontakti, duket se bëhet në një vend surealist dhe si në ëndërr, diku jashtë Tokës sonë".

Dëshmitarët tregojnë pastaj për të huaj ose jashtëtokësorë me lëkurë të lëmuar dhe sy të pjerrët. Në përgjithësi, këta të huaj, janë miqësorë, por kërkojnë një kampion indi njerëzor, nga femra ose nga mashkulli, gjak etj... Psikologët janë përpjekur të gjejnë simbolizmin e këtyre dukurive, por, sidoqoftë, ata humbasin thelbin e çështjes.

Qofshin të vërteta ose falco, në sensin e verifikueshmërisë, këto eksperienca kanë ndodhur. Kjo është një dukuri që nuk duhet nënvleftësuar dhe të përpiqesh ta injorosh atë me terma të tilla si psikoza masive, iluzione të vetinduktuara dhe transferime psiqike haluçinogjene të lidhura me tensionin nervor do të thotë të humbasësh mundësinë për të studiuar diçka e cila, në vlerën e saj misterioze, afrohet me madhështinë e vërtetë.

Më konkretisht, po ndodh diçka që po perceptohet, megjithëse nga disa të zgjedhur. Neurofiziologu, Riçard Gregori, i Universitetit të Bristolit, jep fillimet e një shpjegimi, duke thënë se mendja disponon aftësi gjeneruese të cilat nuk i kuptojmë.

Në jetën e përditshme, kur ngasim makinën në një rrugë të lagur, natën, sytë raportojnë dhe retina regjistron një imazh dy-dimensional me rezolucion të dobët të një rruge që është mundësisht e lagur për shkak se ndriçon.

Megjithatë, ajo që perceptojmë ne është një pamje jashtëzakonisht e pasur në përmbajtje e një rruge tre-dimensionale, ku mund të rrëshqasësh. Atëhere presupozojmë se ajo që kemi perceptuar 'është atje' dhe as ndonjë lloj torture nuk mund të na bëjë të besojmë se ajo që kemi perceptuar është një genjeshtër e krijuar nga truri ynë.

Në një kontekst të ngjashëm, analistët sot pretendojnë se eksperienca me UFO-t dhe rritja e rasteve të rrëmbimit nga jashtëtokësorët është rezultat i asaj që fizikani Terrance MakKena e quan 'rezonanca në fushën morfike'.

E thjeshtuar kjo do të thotë, se po ai stimulant që bën një ide të vetmanifestohet, funksionon edhe në mendjen e disa njerëzve në vende të ndryshme të botës. Ndofta është një lloj proçesi maturimi që po i nënshtrohet specia njerëzore, pra evolucionit mendor, ose mund të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i një sasie tepër të madhe njohurish. Një rast pra, ku psiqika jonë po i afrohet botës së kuanteve të truve tona racionale.

Sidoqë të jetë rasti, mbetet fakt se kërkimet në këtë drejtim janë larg të qenit të përfunduara. Kemi akoma shumë për të mësuar dhe pjesa më e madhe e kësaj qëndron brenda kokave tona.

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi