Histori e shkruar me gjakun e syve..
Faqja 1 e 1
Histori e shkruar me gjakun e syve..
Histori e tmershme e shkruar me gjakun e syve
Rreth 15 mijë burra, shqiptarë dhe vllehë, me sy të nxjerrë, krejtësisht të verbër, me gjakun që u rridhte nëpër fytyrë, të sakatosur dhe gjithë plagë, përpiqeshin të gjenin rrugën, për të shkuar te mbreti i tyre, Samueli, dhe ti tregonin atij gjithçka që u kishte ndodhur, por duket se gjithçka ishte e pamundur.
Të kapur dorë-për-dore nga dikush që i kishte mbetur një shenjëz drite te syri (dhe ata ishin vetëm pak) përpiqeshin të kalonin nëpër grykat e errëta si nata… nëpër përrenjtë që gurgullonin vajtueshëm e që nuk dukeshin ku ishin…, nëpër shpatet që ngriheshin të mprehtë si thika, e nuk i tregonin dot ku i kishin pasur rrugët dhe shtigjet…
15 mijë burra të verbër, shqiptarë dhe vllehë, binin dhe ngriheshin, kalonin rrugë e pa rrugë. Ndaleshin dhe hapnin varre me duart e tyre për shokët që u vdisnin rrugës. Nuk kishin asnjë ide se ku po i varrosnin shokët: anës përroit, buzë një shkëmbi, përbri një pylli... Grykat e Cimba-longut dhe të Klides, jo shumë larg qytetit të Seresit, në verilindje të Selanikut, po ktheheshin në një varrezë gjigante. Pastaj, ata që mbeteshin gjallë, niseshin prapë për udhë.
Kërkonin burimet për një pikë ujë që të zbutnin ethet e të plagosurve dhe nuk i gjenin dot, kërkonin ti ndalonin shokut rrjedhën e gjakut dhe nuk i gjenin dot plagën; përpiqeshin të ishin të fortë, të mbërrinin te mbreti Samuel dhe ti tregonin atij se si perandori Bazil në krye të ushtrisë greke kishte dhënë urdhër që 15 mijë burrave, shqiptarë dhe vllehë, tu nxirreshin sytë. Le të mbeten disa mes tyre, me një shikim të mangët, kishte thënë perandori Bazil, që ata të çojnë shokët e tyre te mbreti Samuel…
Le ti shikojë ai me sytë e tij ushtarët e tij, kishte thënë Bazili
Mbreti Samuel
Ata që mbetën gjallë u gjendën pranë mbretit të tyre, Samuelit. I dëgjonin vetëm zërin, vetëm fjalët, por nuk ia shikonin dot vështrimin që atë çast i kishte përhumbur, nuk ia pikasnin dot lotët që mbretit Samuel i shkisnin poshtë faqeve e që bënte çmos ti fshihte edhe para të verbërve, nuk ia shquanin dot lëvizjet, që atë moment ai po bënte para e tyre, e që më së shumti i ngjanin ece-jakeve të një njeriu të dëshpëruar. “Si është e mundur”?! pyeti mbreti Samuel.
Nuk u kuptua nëse pyeste veten, nëse pyeti ushtarët e verbër, shqiptarët dhe vllehët, apo, nëse pyetjen ia kishte drejtuar perandorit Bazil në krye të ushtrisë greke. “Kjo është çmenduri”, tha mbreti Samuel. Në zërin e mbretit kishte dëshpërim dhe dhimbje. Ushtarët e verbër, shqiptarë dhe vllehë, që nuk mundeshin të shikon asnjë rreze drite, dalluan dhimbjen e mbretit të tyre.
Ai nuk po e mbante dot veten. Nga gropëzat e syve të nxjerrë nisën tu rridhnin lot. Qanin ushtarët dhe mbreti. “A kishin fytyrë njeriu ata njerëz?”, pyeti sërish Samueli. “Kjo është çnjerëzore”, tha ai, duke u përpjekur të gëlltiste dhimbjen e të mos shtonte lotët e ushtarëve në gropëzat e gjakosura të syve, e të mos lëndonte më tepër ushtarët që kishin udhëtuar bashkë me vdekjen për të mbërritur deri te ai dhe që tashmë shumë prej tyre po jepnin shpirt. Disa të tjerë kishin rënë të vdekur para këmbëve të tij.
“Përse duhej të ndodhte kështu”?
Pyetja e mbretit Samuel mbeti pa përgjigje. Ajo përgjigje mungon edhe sot e kësaj dite…
“Përse kështu?”, pyeti sërish Samueli. Pak kohë më parë, mbreti Samuel kishte marrë lajmin se perandori Bazil do të nisej drejt Shqipërisë dhe siç kishte bërë gjithnjë ai, së bashku me ushtrinë greke, do të shkretonte fshatra dhe qytete, shtetet e mbretërisë së tij.
Për këtë arsye mbreti Samuel u kishte dhënë urdhër ushtarëve që ushtrisë greke tia prisnin udhën te grykat e Cimba-longut dhe të Klides, në verilindje të Selanikut, por kësaj radhe nuk e ndihmoi fati. Ushtarët e tij mbetën të rrethuar. Një pjesë e grekëve u kishte dalë pas shpine, gjë që shqiptarët dhe vllehët nuk e kishin llogaritur. Pas këtij çasti nisi masakra. Një pjesë e ushtarëve, shqiptarë dhe vllehë, u therën, më pas u dha urdhri tu nxirreshin sytë… Po ndodhte ajo që nuk do të harrohej kurrë…
Po përse kështu?
Shqiptarët dhe vllehët nuk ishin nisur për të pushtuar Athinën, as për të grabitur thesaret e tyre, por vetëm për të ndalur pushtimin grek. Vetëm kaq. Mbretit Samuel që vazhdonte të qëndronte para 15 mijë burrave të verbër e të masakruar po i kujtoheshin të gjitha.
Grekët të ndihmuar edhe nga rusët, pasi shkatërruan mbretërinë e Preslavës, (bullgarët) deshën të shtinin në dorë edhe trojet shqiptare, por pikërisht në këtë kohë doli në skenë konti Samuel, të cilin shqiptarët dhe vllehët e zgjodhën mbret të tyre, të Prespës.
(Në të vërtetë edhe pse nuk e patën të lehtë, grekët mbeten edhe shkatërruesit e mbretërisë së Prespës). Matieu i Edesës thotë se Samueli ishte me origjinë armene. Familja e tij kishte braktisur Armeninë kur pranë saj kishte mbërritur ushtria arabe, për tu vendosur në Maqedoninë e Epërme. Në vitin 976 mbreti Samuel nisi luftën dhe e vazhdoi atë deri ditën e vdekjes së tij, më 1014.
Fillimet e luftës së tij, madje për shumë vite me radhë kishin qenë të mbara, por erdhi një ditë që ai po merrte vetëm humbje. Kjo ndodhi, për herë të parë, kur po kthehej nga Peloponezi, në vitin 995. Në këtë kthim Samueli u sulmua nga një ushtri greke në shtegun e lumit Sperkios të Thesalisë ku ai humbi ushtrinë e tij.
Grykat e lumit Sperkios u mbushën me kufomat e shqiptarëve dhe vllehëve, u njomën nga gjaku i tyre. Grekët të ngazëllyer nga fitorja nuk morën mundimin të hapnin qoftë edhe një varr të vetëm për ta. Ikën dhe i lanë atje. Ato eshtra u tretën mes erërave dhe shiut në grykat e Sperkios, në Thesali, ndërsa nënat dhe gratë e tyre prisnin që tu ktheheshin një ditë në shtëpi.
Ishte një ushtri e tërë. Por e keqja nuk do të mbaronte këtu. Perandori Bazil i ndihmuar edhe nga ushtarë rus dërgoi ushtrinë e tij drejt Pelagonisë (Manastirit) që tu nxirrte sytë të gjithë banorëve të saj. Ata që mbeten (robërit) i ndau në tre pjesë: për vete, për ushtrinë e tij dhe për ushtrinë ruse.
Çmenduria e perandorit Bazil nuk kishte kufi. Jo më kot ky njeri, perandor i Lindjes (976-1025), do të mbiquhej bullgarokton për mizoritë e tij ndaj bullgarëve, por edhe ndaj shqiptarëve dhe vllehëve.
Urrejtja
Mbretin Samuel po nuk po e merrte dot veten nga ajo që kishte parë. Ushtarët e tij, shqiptarë dhe vllehë, ishin aty, të mbetur pa sy dhe të gjakosur, por ai nuk ishte i zoti tu thoshte një fjalë.
Të jepte përshtypjen se edhe ai nga çasti në çast do të binte mes ushtarëve të masakruar dhe do të mbetej i vdekur. Çtë ishte gjithë kjo urrejtje e perandorit Bazil?! Shqiptarët gjithnjë kishin qenë në trojet e tyre.
Edhe 2000 vjet p.e.s, ata kishin qenë aty. Vazhdonin të jetonin në hapësirat e pafund që nga Orno deri në Bosfor. Shqiptarët ishin miti dhe legjenda, bijtë e titanëve, të cilët ishin bij të tokës dhe të qiellit, të ciklopëve që prodhonin rrufe për Zeusin, të Polifemit, të Atlasit dhe Prometeut, i cili u vodhi zjarrin perëndive dhe ua dhuroi njerëzve. Ata kishin pasur perënditë e tyre: Dodonën në Epir, Kabiret në Samotrakë, në verilindje të detit Egje, Eleuzian në Atikë, që për kryeqendër kishte Athinën etj.
Historiani Kantu (vëll. 1, fq. 544).do të thoshte: “Në përgjithësi është pranuar se Shqiptarët i përkasin racës pellazgjike… Faktet dëshmojnë se Pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat.
Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbare”.
Ndërsa Straboni thotë se, edhe në kohën e tij, shumë njerëz i thërrisnin Epirit me emrin Pellazgji. Përse atëherë gjithë kjo urrejtje? Shqiptarët nuk po pushtonin tokat e të tjerëve, ishin në trojet e veta. Gjithçka nisi të shkonte mbrapsht me ardhjen e helenëve. Ata nisën luftën kundër shqiptarëve dhe arritën ti dëbojnë edhe nga Thesalia.
Të detyruar nga lufta, shqiptarët u shpërngulën në Arkadi, në Kretë, në Epir, në Itali dhe Sicili. Ata që mbetën u kthyen në skllevër dhe shërbëtorë.
Që nga kjo kohë Ilirët nisën të ishin armiq të të gjithë Greqisë. Këtë gjë na e thotë edhe Polibi, historiani nga Arkadia (rreth 200-120 p.e.s): “Ilirët ishin armiq të të gjithë Greqisë”. Kishte filluar të ndodhte kështu, sepse grekët i kishin dëbuar nga trojet e tyre, u kishin vjedhur e grabitur pasurinë, i kishin vrarë dhe masakruar.
Vllehët
Samueli, mbreti i Prespës, nuk po e duronte dot dhimbjen. I la ushtarët e tij dhe hyri brenda. Dëshironte të gjente një çast prehje, një çast qetësie, të ishte vetëm dhe të mendonte edhe një herë për atë që kishte ndodhur me ushtarët e tij, vllehë dhe shqiptarë. Pallati i tij mbretëror ngrihej mbi ishullin e Prespës.
Ai ishte edhe kryeqytet i mbretërisë së tij, por atë ditë ndodhej në Prilep. Në gjithë mbretërinë e Prespës ishte përhapur lajmi i zi. Vajtonte gjithçka. Samueli doli në dritare dhe vështroi sërish ushtarët. Shqiptarët dhe vllehët ishin aty.
Vllehët ishin bërë bashkë me shqiptarët që nga koha e pushtimit romak, veçanërisht kur romakët pushtuan Epirin. Qytetet epirote po binin njëri pas tjetrit. Në fillim kishte rënë Pasaroni, Tekmoni, Falasi dhe Horeumi, ndërsa më pas perandori Pal-Emil do të shkretonte edhe 70 qytete të tjera, pjesa më e madhe e të cilëve u përkiste molosëve. Pas kësaj, 150 mijë banorë i shpërngulën në Itali.
Në vend të tyre sollën nga Italia kolonë të tjerë dhe këta ishin vllehët ose romanët e ditëve tona, në veçanti Zagoritët. E njëjta gjë ndodhi edhe me thesalianët e masakruar apo të shndërruar në skllevër prej grekëve. Edhe ata u zëvendësuan me vllehë të dërguar nga Italia dhe të organizuar nëpër duumvire.
Dhe ishte kjo arsyeja pse vllehët kishin ndihmuar Cezarin të fitonte luftën kundër Pompeut. Ata që i vinin në ndihmë ishin nga Epiri dhe Thesalia. Beteja e parë midis tyre, Cezarit dhe Pompeut, nisi përreth Durrësit, ndërsa do të përfundonte pas 10 vjetësh në Farsala të Thesalisë më 9 gusht 48 p.e.s. me fitoren e Cezarit. Që nga ajo kohë shqiptarët dhe vllehët kishin luftuar bashkë.
Maqedonasit
Befas nga brendësia e pallatit mbretëror doli një lajm: “Mbreti nuk ishte mirë me shëndet”. Ky lajm do të mbërrinte edhe mes ushtarëve, shqiptarëve dhe vllehëve. Çpo ndodhte kështu? Për shqiptarët gjithçka po shkonte keq.
Të gjithë turreshin drejt Ilirisë: keltët, gotët, avarët grekët, romakët e gjithkush tjetër që mundej. Të gjithë e donin, qoftë edhe një copë të vogël. Që të gjithë e dëshironin Ilirinë, këtë pjesë të botës, por nuk dëshironin njerëzit e saj.
Iliria kishte filluar të rrudhej… Por grekët nuk i donin as maqedonasit, sepse siç thotë Justini, “maqedonasit ishin Pellazgë”, ndërsa sipas Strabonit, maqedonasit dhe shqiptarët e Epirit, përbënin një popull të vetëm.
Në të vërtetë, thotë Straboni i Sinopit, shqiptarët dhe maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë, kishin të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i prisnin flokët në të njëjtën mënyrë, dhe se ata kishin mjaft gjëra të tjera të përbashkëta, deri në atë masë, sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korkyrë (Korfuz)....
Maqedonasit nuk flisnin greqisht dhe se, për tu marrë vesh, ishte i nevojshëm një përkthyes”. Demosteni edhe maqedonasit i quante barbarë, ndërsa për sytë e grekëve të lashtë, maqedonasit ishin një racë e huaj.
Jo rastësisht, Neoptolemi mbret i mollosëve e martoi vajzën e tij, Olimpian, me mbretin maqedonas, Filipin II. Nga kjo martesë erdhi në jetë Aleksandri i Madh. Babai i tij, Filipi II këmbëngulte tu rimerrte grekëve Amfipojën, Potidën, dhe brigjet që ata ia kishin rrëmbyer Maqedonisë, dhe në vitin 338 Filipi II e pa veten zot të Greqisë. Edhe me vdekjen e Filipit II më kot shpresuan grekët, vendin e tij do ta zinte Aleksandri i Madh.
Grekët shpresuan sërish me vdekjen e Aleksandrit të Madh, por ata sërish u thyen nga Antipatri në Kranon (v. 322). Në kohën kur në Maqedoni sundonte Aleksandri i Madh, në Epir sundonte daja i tij, Aleksandër Mollosi, ose vëllai i Olimpias. Më pas do të vinte Pirroja i Epirit, i cili u rrit nga kushëriri i tij, mbreti Glauk, i Taulantias. Pas vrasjes së Olimpias, Pirroja do të sundonte edhe Maqedoninë.
Në të vërtetë të gjithë mbretërit e Epirit: Admeti, Terruta, Alkesti, Neoptolemi, Arriba, Aleksandri I, Eakidi, Alkesti II, Pirro II, Neoptolemi II, Aleksandri II, Ptolemeu, Pirro III, Leodamia, e cila ishte motra e Pirros II, do ta mbanin Epirin gjallë. Për grekët, si ilirët dhe maqedonasit, ishin popuj barbarë.
Vdekja e Samuelit
Mbreti Samuel kishte bërë gjithçka që të përmbante dëshpërimin, por nuk kishte mundur. Shëndeti i tij kishte filluar të përkeqësohej. Diçka që kishte zënë vend brenda tij po e rrënonte minutë pas minute.
Njerëzit pranë tij kishin shpresuar se e nesërmja do të ishte një ditë më e mirë për të, por edhe kjo nuk ndodhi. Ditën e dytë ai zuri shtratin dhe nuk ngrihej dot nga vendi. Doktorët, që hynin dhe dilnin, nuk jepnin shumë shpresa.
Ditën e tretë, mbreti Samuel vdiq. Pas vdekjes së tij shqiptarët dhe vllehët do të merrnin humbje të tjera. Të gjithë ishin kundër Ilirisë, ndërsa ilirët ishin vetëm. Por përse ndodhte kështu? Këtë shpjegim, shumë vite më vonë do ta jepte historiani Zhan-Klod Faverial, i cili pasi studimit të të gjitha ngjarjeve në trojet shqiptare del në konkluzionin se,
“Nuk është e pavlerë të theksojmë, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, të dhunshme e shekullore, midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria. Ka qenë kjo në Bizant, si rrallë diku tjetër ku ndodhnin grindjet fetare, por shkaku për të cilin është debatuar gjithherë ishte për zotërimin e Ilirisë dhe të Ohrit, metropolit të tij.
Pra, çështja kryesore e Bizantit ishte që të mbeste zotëruese e Ohrit, dhe të mos lejonte Ilirët të krijonin një shtet më vete, siç u formuan në vende të tjera, si dhe të kthente në bizantinizëm atë që Roma e kishte romanizuar, e më tej, të zëvendësonte me të folmen greke, në fillim latinishten, e më pas edhe gjuhët vendase…”
. Përballë planeve të tilla u sakrifikuan shqiptarët, maqedonasit dhe vllehët, të cilët nuk gjenin dot asnjë ngjashmëri me grekët.
(Ky shkrim i referohet “Historia e Shqipërisë” e Jean-Claude Faveyrial)
Harta e territoreve te mbreterise se mbretit te Prespes, Samuel

Estilen- 713
Similar topics
» Domethënia e syve!
» Sekti që pinë gjakun e vetë!
» Historia e shkruar, miti dhe mitologjia
» Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?
» Letër e shkruar më 1854 nga kryetari i Lëkurëkuqve Seathl

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi